AI kritika ndaj qëndrimit të SHBA kundrejt të drejtave të njeriut
Faqja 1 e 1

Organizata për të Drejtat e Njeriut Amnesty International ka kritikuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj të drejtave të njeriut pikërisht në ditën kur Departamenti amerikan i Shtetit nxori raportin e tij vjetor mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në botë.
Shtetet e Bashkuara konsiderohen në shkallë të gjerë si toka e mundësive dhe e demokracisë.
Vetë Shtetet e Bashkuara e prezantojnë veten si mbrojtës të të drejtave të njeriut.
Por asnjë vend nuk është i përsosur, thotë T. Kumar i organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International:
“Është për të ardhur keq që Shtetet e Bashkuara janë në një grup përkrah Iranit dhe Kinës.”
Amnesty International kritikon mënyrën se si Shtetet e Bashkuara i trajtojnë të dyshuarit për terrorizëm që mbahen në Burgun Guantanamo.
Kjo organizatë thotë se përdorimi i metodave si simulimi i mbytjes për të nxjerrë informacion, përbën torturë.
Presidenti Barak Obama është i të njëjtit mendim dhe e ka ndaluar këtë praktikë, megjithëse ai nuk mbështet ndjekjen penale të agjentëve të CIA-s që përdorën teknikat.
Por Xhon Bolton, ish ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara, mbron teknikën e simulimit të mbytjes në disa raste. Ai ka shërbyer në administratën e Presidentit Xhorxh Bush:
“Këto janë pyetje që lidhen me dilemën nëse mund t’i manipulojmë psikologjikisht ''terroristët'' me metoda që janë analizuar nga juristë kompetentë dhe që janë zbatuar vetëm në shkallë të kufizuar, ku, siç informohemi kanë dhënë rezultate shumë të dobishme.”
“Në momentin kur Shtetet e Bashkuara ndjehen mirë që i praktikojnë këto metoda ndaj atyre që s’janë shtetas amerikanë, pra mbytjen e simuluar ose mbajtjen në burg si në këtë rast për 7 apo 8 vjet pa gjyq, nuk do të kalojë shumë kohë para se këto metoda të zbatohen edhe ndaj shtetasve amerikanë.”
Kumar kritikon edhe metodat e përdorura ndaj shtetasve amerikanë. Ai thotë se Amerika është i vetmi vend perëndimor që zbaton dënimin me vdekje.
“Askush nuk duhet të lejohet të marrë jetën e dikujt tjetër.”
Por Michael Paranzino i grupit Throw Away the Key, që mbron dënimin me vdekje, thotë se dënimi me vdekje u shërben familjeve të viktimës për të shëruar plagët:
“Aty duhet të përqendrohet debati, pra tek dëmi që i shkakton familjes vrasja e një të afërmi nga dikush tjetër.”
Një tjetër kritikë ndaj politikave të brendshme amerikane është për shëndetësinë.
Organizata Amnesty International beson se është e drejtë e çdo individi të ketë kujdes shëndetësor bazë:
“Shtetet e Bashkuara nuk janë në të njëjtin nivel me vende të tjera perëndimore.”
Ligjvënësit amerikanë përgjithësisht e mbështesin idenë e reformimit të sistemit shëndetësor të Shteteve të Bashkuara, por shumë deputetë konservatorë thonë se reformat që do t’u siguronin të gjithëve sigurime shëndetësore kanë kosto tepër të lartë.
“Vendi ynë është tepër i madh, tepër i ndërlikuar, tepër i decentralizuar dhe nuk lejon që një grup i vogël deputetësh në Uashington të shkruajë rregullore për reformimin e një sektori që përfaqëson 17 për qind të ekonomisë sonë.”
Xhon Bolton thotë se ata që kanë kritika për Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë së pari vëmendjen tek Irani, Koreja e Veriut dhe vende të tjera. Por shumë veprimtarë për të drejtat e njeriut thonë se nëse Amerika dëshiron të krenohet si mbrojtëse e të drejtave të njeriut, ajo duhet të përqendrohet së pari brenda kufijve të saj./voa/

Ebu Beker- Anëtarë Aktiv
- Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010
Similar topics
» Shkelje të të drejtave të njeriut në mbarë botën gjatë vitit 2009
» BIK; i ashper ndaj GJ.DUKES, i but ndaj Don Anton Kçirës
» “NYT”: SHBA, forca speciale ne Somali
» Krimi Politik dhe Fetar i "Zgjedhjeve" si dhe Obligimi ynë kundrejt tyre.Pjesa e parë
» SHBA: Paralajmërim i ri për udhëtimet në Iran

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi