Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Takimi kritik Davutollu-Bilt

Shko poshtë

Takimi kritik Davutollu-Bilt Empty Takimi kritik Davutollu-Bilt

Mesazh nga Peace to you Sat Mar 13, 2010 7:31 pm

Takimi kritik Davutollu-Bilt

Pasi parlamenti suedez miratoi projektligjin në lidhje me pretendimet armene të vitit 1915, Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutollu, dje u takua në Finlandë me homologun e tij suedez Karl Bildt.
Davutollu i përcolli ministrit suedez shqetësimin e Turqisë në lidhje me ligjin e miratuar dhe i tha atij se parlamentet nuk duhet të vendosin në lidhje me ngjarjet historike.
Ministri i jashtëm i Turqisë dhe Suedisë u takuan në Finlandë gjatë mbledhjes jo zyrtare të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian.
Takimi i veçantë mes dy ministrave u bë me kërkesën dhe iniciativën e Karl Bildt.
Pas bisedimeve dypalëshe ata dhanë një konferencë për shtyp.
Në këtë konferencë Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutollu tha se një gjë të tillë nuk e prisnin nga një parlament kaq miqësor. Ai e vlerësoi votimin e bërë si një gabim të madh parimor.
Edhe Karl Bild shprehu keqardhjen e tij për vendimin e marrë dhe se në Suedi qeveritarët nuk mund të përfshihen në votimin e parlamentit por ata kishin treguar publikisht se ishin kundër miratimit të projektligjit në fjalë.
Davutollu vlerësoi për TRT-në vendimin e parlamentit suedez dhe takimin e tij me Bildt.
Ai tha se është e pamundur të kuptohet një vendim i tillë i parlamentit suedez në një kohë që marrëdhëniet midis dy vendeve tona po shkonin kaq mirë, Një vendim i tillë ka për të provokuar marrëdhëniet Suedi-Turqi.
Davutollu u shpreh se qeveria e Suedisë e kupton shumë mirë reagimin e Turqisë.
Ai theksoi se vendimi i parlamentit suedez është jo serioz dhe është rezultat i provokacioneve të disa rretheve që kërkojnë të hakmerren nga Turqia./trt/
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi