Pershkrimi i Xhennetit
Faqja 1 e 1
Pershkrimi i Xhennetit
Pershkrimi i Xhennetit
"Kam përgatitur për robërit e mi të mirë, gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as në mendje nuk i ka vajtur kujt”
Qëllimi i çdo njeriu në këtë botë është të jetojë i lumtur. Secili prej nesh kur vepron diçka, ka si qëllim që të arrijë lumturinë. Edhe kur u bën mirë njerëzve të tjerë, e bën pasi tek gëzohen ata, ndjen gëzim dhe ai. Paratë në vetvete nuk të bëjnë të lumtur, por të mirat materiale që sjellin paratë na bëjnë të mendojmë që aty mund të gjejmë lumturinë. Dikush e sheh lumturinë tek fëmijët e mbarë dhe të respektueshëm. Një sportist e sheh lumturinë në arritjen e rezultateve sa më të larta dhe duke u bërë yll sporti.
Edhe vetë besimtari kur falet, e bën këtë pasi beson që kjo i jep lumturinë shpirtërore.
Ai i cili bën gjynahe, vepron kështu pasi mendon se do gjejë lumturinë tek ato që bën.
Ajo që e ndjen lumturinë tek njeriu është zemra e tij. Nëse zemra ndjehet e lumtur, i gjithë trupi qetësohet.
Po vallë a ka lumturi ashtu siç e mendojmë ne në ketë botë?
Jo. Zoti i Madhëruar e ka caktuar që në këtë botë, të mos ketë lumturi të përsosur siç duam. Çdo gjë e mirë, ka brenda saj diçka që ia ul vlerat. Ke oreks dhe dëshirë për të ngrënë një ushqim, por pasi e han dhe ngopesh, dëshirën që kishe më parë nuk e ke më, madje fillon të ndjesh dhe lodhje. Udhëton diku dhe kënaqesh, por kur kthehesh, ndihesh i lodhur dhe ke nevojë për pushim. Fëmijët që doje aq shumë, pasi të rriten secili ndjek rrugën e tij dhe ndahen prej teje. Vajzën me të cilën ishe i lidhur aq shumë, nuk u martove dot për një arsye apo për një tjetër. Pasuritë që ke mbledhur gjithë jetë, vjen një ditë dhe ndahesh prej tyre.
Na ndodh që shumë herë të mendojmë mbi atë që duhet të bëjmë në të ardhmen dhe fantazojmë mbi shumë gjëra të kësaj bote. Mendojmë se çfarë do të bëjmë dhe si do jetë e ardhmja jonë.
Po vallë, a e kemi bërë diçka të tillë për xhenetin? A jemi ulur ndonjëherë të mendojmë mbi të, se si mund të jetë dhe se si e mendojmë veten atje? Le ta bëjmë diçka të tillë, duke u mbështetur në hadithet e Profetit a.s.
Qëllimi me këtë temë është që të na shtohet dashuria për xhenetin, të largohemi nga gjynahet dhe të veprojmë punë të mira.
Profeti a.s në një hadith thotë:"Kam përgatitur për robërit e mi të mirë, gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as në mendje nuk i ka vajtur kujt”
Le të mendojmë tani sikur jemi para derës së xhenetit. I kemi kaluar të gjitha, Siratin, llogarinë etj... dhe kemi arritur tek dera e xhenetit, të cilën e gjejmë të mbyllur. Fillojnë njerëzit të kërkojnë dikë që të hapë derën. Shkojnë tek babai i gjithë njerëzimit, Ademi a.s Por Ademi a.s i kthen mbrapsht, duke u thënë që "unë nuk mundem t’ua hap derën”. Atëherë shkojnë tek profetët e tjerë, por të gjithë u japin të njëjtën përgjigje. Derisa vjen Profeti Muhamed a.s, i cili thotë: "Unë jam ai që e hap!” dhe troket në derën e xhennetit. Nga brenda dëgjohet zëri i melekut që pyet se kush është. "Jam Muhamedi!” - ia kthen Profeti. "Më ka urdhëruar Zoti që të mos ia hap kujt,veç teje” - thotë meleku dhe e hap derën.
Le të përfytyrojmë veten tonë duke hyrë në xhenet. Ku vallë do të jemi? Përkrah Profetit a.s apo në fund të myslimanëve? Apo nuk do të jemi fare aty, pasi gjynahet na kanë çuar në zjarr? A do jesh nga ata që do i kapë Profeti a.s për dore dhe do i çojë tek pallatet dhe vilat e tij në xhenet?
Në një hadith Profeti a.s thotë: "Njerëzit e parë që do të hyjnë në xhenet do të duken si hëna e plotë. Ata që do të hyjnë pas tyre do të duken si ylli më i shndritshëm në qiell dhe kështu me radhë."
Vallë në shoqërinë e kujt do të jesh në çastet kur të hysh në xhenet? A pretendon dhe a punon ti o motër që të hysh në shoqërinë e njërës nga nënat e besimtarëve? Cfarë ke vepruar që ta meritosh këtë nder?
Në Kur'an, Zoti tregon se asnjë njeri nuk do të hyjë në xhenet i vetëm, por me shoqërinë me të cilët e fitoi këtë gradë dhe vend të bekuar. Thotë Zoti në kuran lidhur me këtë fakt:"Ndërsa ata që i janë frikësuar Zotit të tyre, do të çohen grupe-grupe në Xhenet." (Zumer, 73)
Ti o vëlla dhe ti oj motër, duhet të keni shoqëri të mirë, që të hyni bashkërisht në xhenet. Që të bëhesh besimtar duhet të kesh shoqëri të mirë, por edhe që të vazhdosh në rrugë të drejtë duhet të kesh shoqëri të mirë.
Thotë Profeti a.s mbi derën e xhenetit: "Dera e xhenetit do të jetë sa distanca mes Mekës dhe Sirisë, megjithatë njerëzit do të shtyhen me njëri - tjetrin për të hyrë”.
Të fitosh xhenetin nuk është diçka e parealizueshme. Atë mund ta fitosh me dy rekate namaz, të cilat i kryen me përkushtim dhe sinqeritet. Atë mund ta fitosh me lutjet dhe pendimin e një nate, në të cilën Zoti ta shkruan emrin tek banorët e xhenetit.
Në një hadith, Profeti a.s jep disa hollësi mbi jetën në xhenet. Ai thotë:"Atje nuk do të urinojnë, as të bëjnë nevojën, nuk do kenë qyre dhe nuk do kenë llum. Krehrat e tyre do jenë prej floriri, djersës do i vijë era misk, bashkëshortet do të jenë hyritë, zemrat do i kenë si një e vetme, nuk do ketë divergjenca mes tyre dhe as urrejtje."
Thotë Zoti në Kuran:"Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre." (Araf, 43)
Rreth faktit që zemrat e banorëve të xhenetit do të jenë si një e vetme, dijetarët thonë:"Nëse njëri prej tyre do të dëshirojë diçka, Zoti do e bëjë atë gjë të dashur edhe për banorët e tjerë." Kështu, nëse njëri prej tyre dëshiron që të luajë futboll, do të shohë që të gjithë shokët e tij kanë dëshirë t'i bashkëngjiten. Nëse njëri prej tyre ka dëshirë të lahet në lum, edhe të tjerët do e kenë këtë dëshirë. Në këtë botë, shohim shumë çifte bashkëshortësh që kanë shije të ndryshme dhe si rezultat shtohen dhe konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Kurse në xhenet do të jetë ndryshe. Me të dëshiruar diçka bashkëshorti/bashkëshortja, do e dëshirojë dhe tjetri.
Thotë Profeti a.s:"Në xhenet do t’u frymëzohet bërja tesbih ashtu siç marrin frymën".
Për shkak të peisazheve dhe mrekullive të xhenetit, njerëzit që do i shohin ato habinë do e shprehin duke lartësuar dhe falënderuar All-llahun.
Secili prej nesh, kur të hyjmë në xhenet, nuk do e ndjejmë se po hyjmë në një vend të panjohur dhe të pashkelur më parë. Ne do të hyjmë në xhenet dhe do të ndihemi sikur kemi lindur dhe jemi rritur aty.
Thotë All-llahu në Kuran, lidhur me këtë:"dhe do t’i shpjerë në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë." (Muhamed, 6)
Secili prej nesh, kujtimet më të bukura i kemi ato të vegjëlisë. Vendet ku kemi bredhur, luajtur dhe dëfryer i kujtojmë me nostalgji dhe nuk i harrojmë dot. Në momentin kur të hyjmë në xhenet, ne do të ndihemi sikur kemi lindur dhe jemi rritur aty. Gjithçka na duket e njohur dhe do të shkojmë direkt tek pallati që Zoti ka përgatitur për ne.
Thotë Zoti në Kuran:"
"Pa dyshim, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu do t’i shpjerë në Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj." (Muhamed, 12)
"Te këmbët e tyre do të rrjedhin lumenj" (Araf, 43)
Secili prej nesh dëshiron të ketë një vilë të bukur, në një ishull ekzotik apo qoftë dhe në bregdet. Nëse kjo ëndërr është bërë realitet vetëm për një pakicë njerëzish në këtë botë, në xhenet ajo do të jetë realitet i pakrahasueshëm me ato të kësaj bote, për të gjithë ata që e kanë njohur Zotin dhe e kanë adhuruar Atë. Kjo vilë, mund të fitohet me dy rekate namaz të pranuara tek Zoti.
Nëse njerëzit do e ndjenin kënaqësinë që të jep fakti që je banor i xhenetit, do u dukej e vogël dhe e përballueshme çdo lloj fatkeqësie dhe sfide. Ata që janë të ndërgjegjshëm se qëndrueshmëria dhe durimi për sfidat dhe sprovat e kësaj jete, do të shpërblehen me xhenet, nuk e kanë aspak të vështirë t'i përballojnë ato me sukses.
Një miku im, më tregoi një ditë:"Teksa po shkoja të shtrihem në shtrat, më vajti mendja dhe thashë:"O Zot! Ne i përkasim xhenetit, prandaj na e lehtëso qëndrimin në këtë botë, me qëllim që qetësinë dhe lumturinë ta kemi në xhenet."
Por këto gjashtëdhjetë vite që kalojmë në këtë botë, shpesh herë dhe shumë prej nesh, i bëjnë ta harrojnë krejt xhenetin. Ne angazhohemi totalisht për këto vite të përkohshme dhe harrojmë krejtësisht jetën e amshuar në xhenet. A e di sa janë gjashtë dhjetë vite në krahasim me jetën e përjetshme dhe të amshuar? A e di sa janë pasuritë që ke vënë mënjanë, në krahasim me jetën dhe kënaqësitë e xhenetit?
Njëherë sahabet i thanë Profetit a.s: "O i dërguari i Allahut, na e përshkruaj se si janë ndërtesat e xhenetit”.
Ai u tha:"Ndërtesat e xhenetit janë prej floriri dhe argjendi, llaçi është prej misku (lloj parfumi) guralecët janë prej diamanti dhe çatia e tyre është Arshi i Allahut."
A e ndjen sa afër je me Zotin o vëlla dhe oj motër? Catia e shtëpisë ku banon, është Arshi i All-llahut të Lartësuar.
Nuk ka umet të cilit i janë përshkruar bukuritë dhe mrekullitë e xhenetit, ashtu siç janë përshkruar për umetin e Muhamedit a.s. Dhe nuk ka umet për të cilin është zbukuruar dhe hijeshuar xheneti, siç është zbukuruar për umetin e Muhamedit a.s.
Por ne si umet i Muhamedit a.s, a kemi ashikë që e duan xhenetin si asgjë tjetër? A kemi ashikë të tillë që të dalin në errësirën e natës, për të falur namazin e sabahut në xhami? Ashikë të cilët e frenojnë zemërimin me bashkëshortet, fëmijët dhe të tjerët, thjesht sepse synojnë të fitojnë xhenetin? Ashike të tilla që i durojnë padrejtësitë e burrave, thjesht sepse duan të fitojnë xhenetin? Ashikë të rinj, të cilët edhe pse u është lehtësuar gjynahu, e ruajnë veten sepse i përket xhenetit dhe jo kënaqësive të kësaj bote?
Një i ditur thotë:"Xheneti është zbukuruar për ata që duan të martohen me të. Ka shumë njerëz të cilët kanë filluar të mbledhin dhuratën e martesës (adhurimin). Prandaj përpiquni të ofroni një dhuratë sa më të shtrenjtë."
Thotë Profeti a.s:"Shpërblimi i Zotit është i shtrenjtë, pasi shpërblimi i Zotit është xheneti."
All-llahu nuk bën pazar me mall të lirë dhe pavlerë.
"Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre, në këmbim të Xhenetit." (Teube, 111)
Secili prej nesh, dëshiron dhe ëndërron që sipërfaqja e shtëpisë ku banojmë, të jetë e bollshme, ku secili të ketë nga një dhomë etj.etj...
Kurse përsa i përket banesës së xhenetit, Profeti a.s thotë:"Njeriu që do të ketë hisen më të vogël në xhenet, është ai që ecën në pallatin e tij njëmijë vite dhe nuk e përshkon dot të gjithin. Shikon pjesën më të largët të tij, ashtu siç shikon pjesën më të afërt."
Në xhenet, do të kesh lumin tënd ku do të freskohesh, do të lahesh dhe relaksohesh. Do të kesh detin tënd, fushën e futbollit, tenisit, pishinën, lëngje frutash të ndryshme etj...
Kur myslimanët e dëgjuan hadithin e lartpërmendur, thanë:"O i dërguar i Allahut! Nëse ky është shpërblimi i njerëzve që do të kenë hisen më të vogël në xhenet, cili është shpërblimi i atyre që do të kenë hisen më të madhe?"
Profeti a.s u përgjigj:"Janë ata që e shohin madhështinë e Zotit ditë e natë."
Musai a.s i kërkoi Zotit ti tregojë, mbi njeriun që do të ketë më pak të mira në xhenet. Zoti i tha: "Ai që do të ketë pozitën me të ulët në xhenet, është ai njeri që do të dalë i fundit nga zjarri duke ecur këmbadoras. Sa herë që kërkon të dalë, e tërheq flaka dhe e përpin, deri sa në përpjekjen e tretë arrin të dalë me zor.
– Vallë çfarë gjynahesh ka bërë një njeri i tillë që të vuajë kaq shumë? Sigurisht që unë nuk e di, por kam frikë se është një njeri që është treguar i shkujdesur në këtë botë. Është dikush që nuk i ka interesuar veçse interesi i tij. Ai ka parë qejfet dhe rehatllëkun e vet. Sa herë që interesi i tij vihej mënjanë dhe ligjet e Zotit në anën tjetër, ai rendte pas interesit. -
Pasi del, ai thotë:"Falënderoj Zotin që më shpëtoi prej teje ( nuk dua gjë tjetër)!” Do t’i thotë Zoti: "O robi Im, shko dhe futu në xhenet!” Por kur shkon atje, i duket sikur është i mbushur dhe nuk ka vend për të, dhe do t’i thotë Zotit:"O Zot, shkova dhe nuk gjeta vend se ishte i mbushur”.
Do t’i thotë Zoti:"O robi Im, a nuk të mjafton sikur të kesh pasurinë dhe të mirat e mbretit më të madh që ka ekzistuar në dynja?!”
"A po tallesh me mua, o Zot?” - do t’i thotë njeriu.
Por Zoti do i thotë: "Në xhenet do të kesh të mirat e mbretit më të madh që ka qenë në dynja, dhe dhjetë herë më shumë, do të kesh çfarë të të dojë qejfi, çfarë të të shohin sytë dhe do të jesh i përjetshëm”.
Musai e pyet: "O Zot, a ky ish ai që do të ketë më pak të mira në xhenet?"
"Po” – i thotë Zoti. "Po ai që do të ketë pozitën më të lartë, kush do të jetë o Zot” – e pyet Musai përsëri.
"O Musa – do i thotë Zoti – "Ata do të jenë robërit e Mi, të cilët lumturinë e tyre e kam bërë përgjegjësinë Time.”
Thotë Profeti a.s mbi ushqimin e xhenetit:"Besimtarit në xhenet, do i vijnë njëmijë melekë. çdo melek, mban në duar një tabaka me ushqim, i cili nuk i ka dy elementë të njëjtë. Ai do të hajë nga tabaku i fundit, ashtu siç ha nga tabakaja e parë."
Banorëve të xhenetit, do u vijnë zogj të cilët do u thonë:"O i dashur i Allahut! A nuk të pëlqen të më hash?"
Besimtari do i thotë:"Jo, nuk dua."
Zogut nuk do i pëlqejë kjo përgjigje, pasi duke u bërë ushqim për banorët e xhenetit, ai plotëson adhurimin karshi Zotit. Për këtë, ai do i thotë sërish:"O i dashur i Allahut! A e din se jam ushqyer nga një pemë e cila i ka rrënjët tek Arshi i Allahut? Ashtu siç kam pirë ujë nga një lum që buron nga Firdeusi i lartë."
Kur i dëgjon këto, besimtarit i vjen oreksi për ta ngrënë dhe në çast zogu shndërrohet në ushqim të shijshëm.
Thotë Profeti a.s:"Vendi që 'zënë dy shigjeta në xhenet, është më i mirë se kjo botë me të mirat e saj."
Dy shigjeta, janë sa një tavolinë e vogël. Nëse në xhenet nuk ke më shumë vend se një tavolinë e vogël, sa për të qëndruar në këmbë, dije se je në një vend që është më i mirë se e gjithë kjo botë me të mirat e saj.
Vallë sa kushton një metër katror vend në qendër të kryeqytetit? Po në bregdet?
Kurse një metër katror vend në xhenet, është shumë i lirë. Atë mund ta fitosh me dy rekate namaz, me një pikë loti që del nga përkushtimi për Zotin, me një shumë që e jep sadaka, me një person që e sjell në xhami dhe e udhëzon në islam, me një "jo" që i thua gjynahut dhe epsheve.
Thotë Profeti a.s:"çdo pemë në xhenet, e ka trungun prej floriri."
Do të fryjë flladi mbi pemët e xhenetit, gjethet e të cilave do të nxjerrin një zë melodioz që nuk është dëgjuar kurrë më parë. Banorët e xhenetit do të thotë:"Këtë nuk e kemi dëgjuar kurrë më parë."
Zoti do u përgjigjet:"Ka diçka që është akoma më e bukur."
Banorët e do të pyesin:"Çfarë është ajo o Zot?"
Zoti do të thërrasë:"O Daud! Lexo nga pasazhet e tua."
Kur të dëgjojnë Daudin a.s, do të kënaqen më shumë se herën e parë. Të mrekulluar, do të thotë:"O Zot! Kurrë nuk mund të ketë zë më të bukur se ky!"
Zoti do u përgjigjet:"Po, ka edhe më të bukur se ky." Dhe do të thërrasë:"O Muhamed! Lexoje suren Taha!"
Kur të dëgjojnë Profetin a.s duke lexuar suren Taha, do mrekullohen edhe më shumë se ç'u mrekulluan me zërin e flladit dhe të Daudit a.s.
Të mrekulluar, do të thonë:"O Zot! Kurrë nuk mund të ketë zë më të bukur se ky!"
Zoti do u përgjigjet:"Po, ka edhe më të bukur se ky."
Ata do e pyesin:"E çfarë është më e bukur o Zot?"
Zoti do u përgjigjet:"Kur të lexoj Unë vetë suren Rahman."
Kënaqësia që do të ndjesh kur të dëgjosh vetë madhështinë e Zotit të lexojë suren Rahman, është e papërshkrueshme. Përpiqu ta lexosh këtë sure me këtë ndjesi.
Sidomos tek të rinjtë dhe adoleshentët, ndodh që të shtrihen në krevat për të fjetur, dhe kalojnë orë të tëra duke fantazuar mbi lidhjet me filan vajzë, si do i propozojë, si do të fejohen, si do të martohen etj... E njëjta gjë ndodh edhe me vajzat. Biznesmenët fantazojnë mbi metodat që u sjellin më shumë të ardhura dhe para. Vallë sa prej nesh fantazojnë rreth xhenetit kur vendosin kokën në jastëk?
Ajo që na shtyn të fantazojmë mbi kënaqësitë dhe të mirat e kësaj bote, është se i shohim dhe i përjetojmë çdo ditë. Kurse kënaqësitë e xhenetit nuk i shohim me sy dhe nuk i ndjejmë. Përse të mos fantazojmë edhe rreth kënaqësive të xhenetit, duke u bazuar mbi hadithet dhe përshkrimet e Profetit a.s?
Thotë Profeti a.s:"Në xhenet ndodhet një pemë, e cila nuk përshkohet nga një kalorës qoftë dhe për njëqind vite."
Përpiqu ta imagjinosh këtë pemë, sa e madhe dhe e bukur, me lumenj dhe përrenj të vegjël përreth, lulet e shumëllojta kanë mbushur vendin, cicërimat e zogjve vijnë nga të katër anët etj... Imagjinoje veten bashkë me shoqërinë tënde, ku njëri prej jush propozon që të ftoni të dërguarin e Zotit a.s për drekë. Dikush tjetër propozon të ftoni dhe dëshmorët e Uhudit, dreka të shtrohet në bregun e lumit, pas dreke do të hyni në lum dhe do të notoni, do të luani etj...
Një nga faktorët që të ndihmojnë për t'u rezistuar sprovave dhe sfidave në këtë botë, është që të imagjinosh dhe të fantazosh mbi xhenetin. Shumë gjynahe mund të distancohesh prej tyre, duke u lidhur më shumë me xhenetin.
Origjina e prindërve tanë të parë është xheneti, prandaj ne i përkasim atij vendi të bekuar. Kjo tokë mbi të cilën lindim, jetojmë dhe vdesim, nuk është e jona. Ne jemi të huaj mbi të dhe duhet të kthehemi në vendin tonë. Vetëm duke u ndërgjegjësuar mbi këtë fakt, ne e kuptojmë më mirë thënien e Profetit a.s që thotë:"Jeto në këtë botë si i huaj ose si kalimtar."
A nuk dëshiron që të jesh komshi i Profetit a.s në xhenet dhe çdo ditë të trokasësh tek porta e tij dhe t'i thuash:"Mos dëshiron ndonjë gjë prej meje o i dërguar i Zotit?" A do të dëshiroje të bësh një shëtitje me Ebu Bekrin dhe një tjetër me Umer ibnul Hattabin? A do të doje ti o motër të bësh një shëtitje në mëngjes me Merjemen a.s dhe për drekë të kesh të ftuar Hadixhen, gruan e Profetit a.s?
Ata të rinj dhe të reja të cilët shkatërrojnë jetën e tyre dhe të familjeve në emër të dashurisë, le të shohin dhe të shtojnë informacionin e tyre mbi dashurinë në xhenet. Ne shpesh herë dëgjojmë dhe lexojmë mbi hyritë e xhenetit dhe bukurinë e tyre të rrallë. Por është fakt që gratë e kësaj bote, do të jenë shumë herë më të bukura se hyritë e xhenetit.
Profeti a.s thotë mbi bukurinë e hyrive:"Sikur një nga hyritë e xhenetit do të zbulonte vetëm majën e gishtit të saj në këtë botë, do e ndriçonte jetën e kësaj bote pa pasur nevojë për diell apo për hënë."
Megjithatë, gratë e kësaj bote do të jenë më të bukura se hyritë e xhenetit. Thotë Zoti në Kuran lidhur me gratë e kësaj bote që do të jenë banorë të xhenetit:"..të cilat Ne i kemi krijuar në një formë të veçantë (jo të lindura), dhe i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta" (Vakia, 35-37)
Ato do të kenë të njëjtën pamje dhe fizionomi, por bukuria dhe tërheqja fizike do të jetë e papërshkrueshme.
Thotë Profeti a.s:"Do i dallohet palca e këmbës edhe nën shtatëdhjetë fustane."
Të gjithë banorët e xhenetit do të jenë në një moshë, atë tridhjetë e tre vjeçare dhe do vazhdojnë në këtë moshë në përjetësi.
Fjala "të dashura" në ajetin e mësipërm (uruben në arabisht) do të thotë që e qajnë me lot artin e dashurisë. Ajo për të cilën të rinjtë dhe të rejat tona shkatërrojnë veten dhe familjen, u ofrohet banorëve të xhenetit në formën më të përkryer.
Thotë Profeti a.s:"Kur një grua nga gratë e kësaj bote do të hyjë në pallatin e saj në xhenet, nga shkëlqimi i saj bën dritë gjithandej. Nëse i flet të shoqit të saj, e shastis nga të gjithë bukuritë e tjera të xhenetit."
Kush prej jush ka dëgjuar dashuri më të madhe se kjo, ku djali jepet aq shumë pas të dashurës saqë harron gjithçka tjetër përreth? Përse biem pre e filmave dhe telenovelave, të cilat duam t'i imitojmë në jetën tonë dhe kështu shkatërrojmë veten dhe familjen?
Dashuria e vërtetë e cila nuk shuhet kurrë, është vetëm në xhenet. Ato që thuhen në filma dhe telenovela, se jetuan të lumtur gjithë jetën etj... janë përralla dhe të pavërteta. Dashuria mes burrit dhe gruas në xhenet, do të jetë e përjetshme, sepse bukuria e të dyve veç sa shtohet dhe nuk pakësohet.
Thotë Profeti a.s:"Në xhenet ndodhet një treg, ku dalin gratë. Kur kthehen, burrat do u thonë:"Për Zotin u qenka shtuar bukuria dhe hijeshia." Edhe gratë do u thonë:"Edhe qenka u është shtuar bukuria dhe hijeshia."
Nëse kjo ndodh çdo javë, ç'mund të themi mbi bukurinë e tyre pas një mijë viteve jetë në xhenet?
Kush është ai që e humbet një kënaqësi të tillë dhe e ndërron me kënaqësitë e kësaj bote? Kush është ai mendjefyçkë që e refuzon këtë kënaqësi dhe lumturi?
A mund të mërzitemi me mrekullitë e xhenetit?
Dikush mund të thotë:"A është e mundur që këto kënaqësi të kthehen në rutinë dhe të na mërziten?
Kësaj pyetjeje i përgjigjet vetë All-llahu në Kuran ku thotë:
"Sigurisht që atë ditë banorët e Xhenetit nuk do të mendojnë për gjë tjetër, veç lumturisë së tyre." (Jasin ,55)
Herë pas here, Zoti do të sjellë për banorët e xhenetit, kënaqësi nga më të ndryshmet, të cilat nuk i njohin njerëzit.
Zoti do t’u thotë:"O banorët e xhenetit, nga Unë do të keni katër gjëra:
Do të jetoni dhe nuk do të vdisni,
do të jeni të shëndetshëm dhe nuk do të sëmureni,
do të jeni të rinj dhe nuk do të plakeni dhe
do të jeni të lumtur dhe nuk do të hidhëroheni"
Katër gjëra nga të cilat kishe frikë prej tyre në dynja, Zoti ti largon në xhenet, dhe kjo të garantohet qysh me hyrjen në xhenet. Kënaqësitë e kësaj bote janë të kufizuara dhe të ditura, kurse ato të xhenetit nuk kanë kufi dhe shumica nuk njihen.
Thuhet se në xhenet ekziston një treg, i gjithi me panorama dhe pamje magjepsëse. Nëse një besimtari i pëlqen një pamje, futet brenda saj.
Një kënaqësi tjetër që nuk njihet në këtë botë, është se do të vijë një re nga retë e xhenetit dhe do u thotë besimtarëve:"O banorë të xhenetit! çfarë dëshironi që t'ju lëshoj sot?"
Ata do të fillojnë të kërkojnë dhe gjithçka që kërkojnë, ua lëshon kjo re.
Ajo që do u japë kënaqësi më shumë se çdo gjë tjetër, do të jetë shikimi i Allahut. Thotë profeti a.s:"Që kur janë krijuar, nuk u është dhënë kënaqësi më e madhe, se kënaqësia e shikimit të Allahut”.
Shikimi i All-llahut të Madhëruar, do i shastisë dhe hutojë banorët e xhenetit. Kushdo që ka vajtur të vizitojë Qaben gjatë Haxhit apo për Umre, gjatë udhëtimit përgatit lutjet me të cilat do të lutet gjatë tavafit. Por me t'u përballur me Qabenë, i harron të gjitha lutjet. Dikush mund të shpërthejë dhe në të qara dhe nuk di çfarë të thotë dhe si të lutet. Ata që hyjnë brenda ndërtesës së Qabes, zakonisht janë dijetarë dhe hoxhallarë të mëdhenj. Megjithatë, kur hyjnë – siç tregojnë dhe vetë – nuk dimë çfarë të themi dhe si të lutemi.
Nëse kjo na ndodh kur përballemi me ndërtesën e Qabes, ç'mund të na ndodhë kur të shohim madhështinë e vetë Zotit të lartësuar?
Banorëve të xhenetit Zoti do u thuhet: "O banorët e xhenetit, Zoti u ka ftuar ta vizitoni, prandaj bëhuni gati për vizitën e të Gjithëmëshirshmin!”
Menjëherë do të përgatiten mjetet udhëtuese dhe do të mbërrijnë në një vend ku do të vendoset Kursij i All-llahut. Rreth Kursij, do të vendosen podiume prej drite, podiume prej floriri dhe të tjera prej argjendi. Ndërkohë që janë duke pritur, një dritë do të shfaqet sipër tyre (Ajo është drita e Zotit, që ndriçon të gjithë xhenetin). Sytë e tyre do të fokusohen tek kjo dritë. Zoti u flasë dhe do u thotë: "O banorë të xhenetit!Paqja qoftë me ju!”
Ata do ia kthejnë duke thënë: "O Zot, Ti je paqja dhe prej Teje vjen paqja. I lartësuar qofsh, o i Madhëruar dhe Bujar!”
Zoti do i pyesë:"O banorët e xhenetit, ku janë ata që më adhuronin në dynja pa më parë? Sot është dita e shpërblimit, prandaj më kërkoni ç’të doni!”
Të gjithë do i kërkojnë që të jetë i kënaqur me ta. Zoti do u thotë: "Sikur të mos isha i kënaqur me ju, nuk do të ishit në xhenet, prandaj kërkoni gjëra të tjera”.
"Atëherë, -i thonë- na e mundëso që të të shohim, o Zot!”
Zoti ua jep këtë mundësi dhe për ta është kënaqësia më e madhe që do të shijojnë në xhenet."
A do të doje të jesh në atë vend o vëlla dhe oj motër? A do të doje të jesh pranë Zotit të Gjithëmëshirshëm? A do të doje të jesh komshi me të dërguarin e Zotit, Muhamedin a.s?
E lusim Zotin që të na e shtojë dashurinë për Xhennetin...Amin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi