Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Djaloshi i guximshem Aliu r.a

Shko poshtë

Djaloshi i guximshem Aliu r.a Empty Djaloshi i guximshem Aliu r.a

Mesazh nga Dhulkarnejn Fri Feb 12, 2010 10:54 pm

Djaloshi i guximshem Aliu r.a

Hazreti Aliu r. a. dhe
Pejgamberi Muhammedi alejhisselam

Pejgamberi Muhammedi alejhisselam e kishte mixhën me emrin Ebu Talib. Ebu Talibi ishte tepër i kujdesshëm ndaj Muhammedit a. s. Pikërisht ky u kujdes për Pejgamberin e Zotit në shtëpinë e tij nga mosha gjashtë vjeçare e Muhammedit a. s. Tërë kohën që e kaloi tek ai, mixha është sjellur ndaj tij si ndaj të birit të vet. I ka ofruar dashuri dhe kujdes sikur edhe çdo baba i kujdesshëm. Në anën tjetër, Muhammedi a. s. e ka dashur dhe thellë e ka respektuar mixhën e vet. Pejgamberi i Allahut ka jetuar te Ebu Talibi deri te martesa e tij me hazreti Hatixhen radija’ll-llahu anha, kur edhe u transferua në shtëpinë e tij vetjake.
Kur Ebu Talibi e fitoi të birin, Muhammedi a. s. i tëri ishte i entuziazmuar. Ishte i kënaqur sikur edhe vet ta kishte fituar një djal. Posa mësoi për lindjen e foshnjes së re, nxitoi në shtëpinë e mixhës ta shohë djaloshin.
Nëna këtë fëmijë të njomë, shumë të bukur, me pamje të kthjellët, e mbante në krahërorin e vet. Pejgamberi i Allahut iu afrua fëmijës dhe e puthi në ballë.
“Si do të quhet?”, pyeti Muhammedi a. s.
“Alij”, ia ktheu Ebu Talibi.
Sa kalonte koha Muhammedi a. s. e njoftonte dhe e donte Aliun r. a. Aq e ka dashur sa një ditë shkoi te Ebu Talibi dhe i tha: ”O mixho, e di se më do sikur të birin. Për këtë shkak të lusë të bësh diç për mua. Ma jep Aliun që të jetojë me mua. Hatixhja, po ashtu, do të jetë shumë e lumtur. Do ta rrisim dhe do të kujdesemi ashtu si je kujdesur ti për mua.”
Ebu Talibi aq shumë e ka dashur Pejgamberin sa që nuk mundi ta refuzojë lutjen e tij. Kështu Aliu r. a. e lëshoi shtëpinë e babait dhe shkoi të jetojë te Pejgamberi a. s. Në ndërkohë Aliu r. a. i ndihmoi Pejgamberit të Allahut në punën e tij të madhe.



2. Hazreti Aliu r. a. bëhet musliman

Një ditë Aliu r. a., kur i kishte dhjetë vite, erdhi në shtëpi dhe ka parë diç që e ka habitur shumë. Muhammedi a. s. qëndronte kokëulur, me duar të paluara mbi krahëror. Hatixhja r. a. qëndronte pranë tij në pozitën e njëjtë.
Deri sa Aliu r. a. i kundronte, Muhammedi a. s. dhe Hatixhja r. anha u përkulën kah toka. Për një çast mbeten ashtu të përkulur, e pastaj u drejtuan. Aliu r. a. çuditej me atë çka vepruan ata. Pastaj u lëshuan në gjunj duke prekur me ballë në dhe. “E çuditshme”, mendonte Aliu r. a. “shpesh kam parë njerëzit se si u luten idhujve prej gurit, por këtu nuk ka kurrfarë idhuj. Muhammedi dhe Hatixhja i luten dikujt, por këta sigurisht nuk janë idhuj.”
Aliu r. a. ishte djalosh i mençur. Ndonëse në tërësi nuk e ka kuptuar ç’vepronte Muhammedi a.s., megjithatë e kuptoi se lutej. Ka menduar se Muhammedi a.s. i lutej Zotit xh. sh. që është i padukshëm. Aliu r. a. me padurim dëshiroi të mësojë kush ka qenë ai Zoti xh. sh. i padukshëm.
Posa Muhammedi a.s. e kreu lutjen e vet, Aliu r. a.. me padurim e pyeti se ç’veproi ashtu. Muhammedi a.s. ishte i kënaqur me atë që djaloshi kërkoi shpjegim. Duke u buzëqeshur, ai i tha: Me kujdes më dëgjo, o voglushi im! Hatixhja dhe unë iu lutem Allahut xh. sh. Ai është një dhe i vetmi Zot dhe pos tij nuk ka zot tjetër.”
Allahu xh. sh. më ka zgjedhur për pejgamber të vetin dhe më ka urdhëruar që popullit tim t’ia përcjelli porosinë e tij. Porosia që jam i obliguar të komunikojë me popullit tim është kjo: njerëzit duhet të heqin dorë nga besimi në zotërat e rrejshëm dhe të adhurohet vetëm ai. Vetëm atij duhet t’i nënshtrohen, sepse ai është Zoti i vetëm dhe nuk ka zot tjetër pos Atij.
Muhammedi a. s. e shikonte drejt në sy dhe tha: “Ti e di sa të dua. Jam kujdesur për ty si ndaj fëmijës sim të lindur. Kurrë nuk të kam rrejtur, as që ndonjëherë të kam mashtruar, ndaj dua ta pranosh të vërtetën që pikërisht po ta shqiptoj. Nuk ka zot tjetër pos Allahut që më ka zgjedhur për pejgamber të vetin.”
Aliu r. a. po atë çast e ka ditur se Muhammedi a. s. e fliste të vërtetën, dhe ka besuar në atë që ai ia komunikoi. Pejgamberi ishte i mallëngjyer: “Mirë se erdhe Ali”, tha, “në zemrën tënde e ke njohur vërtetësinë e fjalëve të mia. Po shoh, e ke pranuar Allahun xh. sh. për një të vetmin Zot, dhe kështu u bëre djaloshi i parë musliman.”


3. Ebu Talibi është i brengosur për hazreti Aliun r. a.

Njëherë Aliu r. a. e kryente namazin e vet në shoqëri të pejgamberit Muhammedit a. s.. Së bashku kanë falur në shoqëri të disa muslimanëve të tjerë në grykën e fshehtë malore në afërsi të Mekkes. Befas u shfaq babai i Aliut r. a. Ebu Talibi i cili e kërkonte të birin e tij. Ebu Talibi ka qenë plak i këndshëm që shpesh brengosej për Aliun r. a.. Duke e parë Muhammedin a. s. dhe Aliun r. a. se si së bashku falen u habit në tërë këtë. Kurrë më herët nuk ka parë se si dikush falet në këtë mënyrë, dhe ishte i hutuar.
Duke parë se e kryen namazin e tyre, Ebu Talibi iu afrua.
“O Muhammed”, i tha, “ç’po bëni kështu?”
“Po falemi”, iu përgjigj Pejgamberi i Allahut.
“Po si kështu faleni?”, tha. “Ku janë zotërat që u faleni”?
“Deri sa falemi, nuk e bëjmë këtë para zotërave prej guri”, iu përgjigj Pejgamberi i Zotit.
“Kujt atëherë i faleni?”
“Ne i falemi Allahut xh. sh., Një dhe të Vetmit Zot, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.”
“Por, përse i faleni?”
“Për arsye se unë jam i dërguar i Allahut xh. sh., kurse Ai më ka urdhëruar që vetëm Atij T’i falem. Eja o mixho dhe na u bashko edhe ti, drejtoja lutjen Allahut xh. sh.. “
Duke e dëgjuar ftesën, Ebu Talibi u përgjigj: “Si këtë? Po, unë jam plak, nuk mund t’ju bashkohem dhe të heq dorë nga besimi i fisit tim.”
“Por, a nuk po kupton?”, tha Pejgamberi i Allahut. “Kjo është feja e mirëfilltë e parababait tonë, Ibrahimit a. s. “
Ebu Talibi, pastaj, iu drejtua të birit të tij Aliut r. a. që qëndronte me muslimanët tjerë.
“Biri im, e ç’po bën ti këtu”, e pyeti. “A edhe ti ke hequr dorë nga feja e të parëve tu?”
Edhe pse mjaft i ri, Aliu r. a. i tha babait të vet: “Kam vendsosur t’i nënshtrohem Allahut xh. sh. dhe ta ndjek të dërguarin e Tij Muhammedin a. s.”
Kur Ebu Talibi i dëgjoi këto fjalë, u brengos. U frikësua që Aliu r. a. do të ecë rrugëve të shtrebëra dhe do të heq dorë nga besimi i të parëve të vet, që mjaft e dëshproi. Ebu Talibi e luti që të kthehet në shtëpi, por Aliu r. a. edhe pse shumë e respektonte dhe e donte atë, megjithatë nuk dëshiroi të kthehet.
Duke e parë Ebu Talibin të shqetësuar dhe të dëshpruar, Pejgamberi i Allahut duke iu drejtuar Aliut r. a. tha: “O Ali, vepro si të dëshirosh. Nëse dëshiron të kthehesh tek babai yt, atëherë ecë.”
Në këtë Aliu r. a. u përgjegj se më me dëshirë do të mbetej me të dhe t’i nënshtrohet Allahut xh. sh.
Kështu, Ebu Talibi e la të birin e vet Aliun r. a. me pejgamberin e Allahut Muhammedin a. s., sepse nuk dinte si të veprojë ndryshe. Ishte jo i lumtur, sepse Aliu r. a. e kishte ndërruar fenë e vet, por ishte i bindur në atë se Muhammedi a. s. ishte i ndershëm dhe shpirtmirë. Me rastin e kthimit iu drejtua Pejgamberit të Allahut: “Edhe pse nuk e kuptoj fenë tuaj, megjithatë të besoj ty, sepse ti kurrë nuk do ta shpie Aliun të bëjë çkado të shëmtuar apo të çoroditur.”


4. Hazreti Aliu r. a. bëhet burrë

Hazreti Aliu r. a. ishte djalosh i ndershëm, i kujdesshëm dhe i vyeshëm, me prirje për punë të rënda. Një ditë kur i kishte rreth njëmbëdhjetë ditë, pejgamberi Muhammedi a.s. e ftoi tek ai. “Po përgatis gazmend për anëtarët e vjetër të familjes sonë,” i tha Pejgamberi. “Dëshiroj që t’i të jesh organizatori kryesor në përgatitje dhe t’i thërrasësh musafirët.” Aliu r. a. e ndjeu veten të nderuar me këtë që pejgamberi i Allahut e ka caktuar për organizatorin kryesor të gazmendit. I ka ftuar të gjithë anëtarët më të vjetër të familjes duke u kujdesur që ushqimi të jetë i përgatitur me shije.
Ftesës iu përgjigjen të gjithë anëtarët më të vjetër të familjes, ndër të cilët ka qenë edhe Ebu Lehebi, njeri mjaft i vrazhdë dhe një prej mixhallarëve të Pejgamberit të Allahut. Gjithë jetën e tij ka menduar vetëm për para, për çka ka qenë i gatshëm të bëjë çdo gjë. Ka pasur prirje për rrena, ka mashtruar të varfërit e madje edhe i ka torturuar ata që nuk kanë mundur të mbrohen. Atë që më së shumti e ka dashur Ebu Lehebi, ka qenë pasuria e tij.
Sikur edhe të gjithë kryeparët tjerë të Mekkes, edhe Ebu Talibi i ka adhuruar idhujt prej gurit duke refuzuar nënshtrimin ndaj Allahut xh. sh., Një të Vetmit Zot. Rëndom vetes do t’i thoshte:
“Sikur të isha bërë musliman, atëherë pasurinë time do të duhej ta ndaj me varfanjakët dhe ata të mjerët. Ashtu thotë Allahu. Sikur të isha bërë musliman, do të duhej të bëhesha i sinqertë, dhe më nuk do të mund të fitoja me gënjeshtra e mashtrime.”
Posa kryeparët mbaruan me ushqim, Pejgamberi i Allahut Muhammedi a. s. u ngrit dhe filloi fjalimin mbi Allahun xh. sh. duke dëshiruar t’ju thotë se si Allahu xh. sh. është Një i Vetmi Zot, kurse ai është pejgamberi i Tij, dhe që të pushojnë me adhurimin e idhujve prej gurit.
Posa filloi të flasë Pejgamberi, Ebu Lehebi filloi të bërtasë dhe ta heshtë atë. Ebu Lehebi e ka urrejtur, edhe pse ishte mixha i tij. Assesi nuk i pëlqente që të tjerët ta dëgjojnë atë që ai kishte ndërmend ta thoshte. Aq bërtiste sa që Pejgamberi i Allahut u detyrua të heshte. Ashtu, të gjithë musafirët shkuan duke mos dëgjuar ç’ishte pasur Pejgamberi i Zotit të thoshte për Allahun xh. sh.
Pas shkuarjes së musafirëve, Aliu r. a. ishte shumë i shqetësuar dhe i dëshpruar me sjelljen e Ebu Lehebit. Nuk e kishte të qartë se si dikush nga familja e tij mund të sillet aq shëmtuar. Pejgamberi i Allahut, duke e parë Aliun r. a. të shqetësuar tha: “Mos e humb shpresën o Ali. Do ta shehë se do të ngadhnjejmë, sepse Allahu xh. sh. do të na ndihmojë. Për këtë, edhe njëherë përgatite gazmendin dhe ftoi të njëjtit musafirë. Do të shohim ç’do të ndodh këtë herë.” Hazreti Aliu r. a. kështu edhe bëri. Të gjithë kryeparët e familjes sërish erdhën në gazmend. Pas ushqimit, Pejgamberi i Allahut sërish u ngrit të fletë mbi Allahun xh. sh. Këtë herë Ebu Lehebi nuk ndërhyri në fjalë.
“Miqë të mij”, filloi pejgamberi i Allahut. “Po ua sjell porosinë nga Krijuesi juaj. Allahu xh. sh., Një dhe i Vetmi Zot, më ka zgjedhur për të dërguar të Tij. Ai më dërgon për të dërguar të Vetin që t’ju mësojë se si të arrihet suksesi si në këtë ashtu edhe në jetën e ardhshme. Për këtë, me kujdes më dëgjoni, ja çka po ju porositë Allahu xh. sh.:

“Unë jam Një, I Vetmi Zot
Gjithnjë Më përkujtoni.
Më doni dhe Më adhuroni.
Më dëgjoni dhe vetëm Mua m’u nënshtroni.
Vetëm Mua m’u përuluni.
Bëni kështu – do të jam i kënaqur me ju.
Po ju premtoj, sepse ju dua dhe brengosem për ju.
Nëse veproni si t’ju them, do t’ju përfshijë
me mëshirën time dhe nga çdo e keqe do t’ju ruaj.
As frika nuk do t’ju përshkojë,
as që do të ankoheni për ndonjë send.
Këtë ma ka urdhëruar Allahu xh. sh. që t’ua shpalli. Tash, vëllezërit e mi, kush nga ju janë të gatshëm të më ndihmojnë në shërbimin Allahut xh. sh.? Kush do të më ndjek? Kush do të jetë përcjellësi im dhe bartës i veprës së Tij të lartësuar?”

Askush as një fjalë ta fletë. Edhe pse të gjithë kryefamiljarët i dëgjuan fjalët e Pejgamberit, askush prej tyre ta mbështesë atë. Kur Pejgamberi çdonjërin prej tyre filloi ta shikojë në sy, secili prej tyre e ulë shikimin. Aliu r. a. nuk mundi të besojë. Me gjithë zemër ka besuar se Muhammedi a. s. e ka folur të vërtetën, por nuk ka mundur ta kuptojë përse kryefamiljarët nuk i besuan. “Duhet të jenë të marrë, pasi nuk dëshirojnë që Allahu xh. sh. t’i udhëzojë.”
Aliu r. a. shikimin e vet e drejtoi drejt pejgamberit të Allahut i cili qëndronte duke pritur që dikush t’i jepte përkrahje. Aliu r. a. më nuk mundi ta duronte këtë heshtje varri, dhe u ngrit lehtë, e kaloi grupin e të vjetërve dhe u ndal krahas pejgamberit të Allahut.

“O Pejgamber i Allahut, ” tha, “unë do të jam pasuesi yt, përcjellësi yt dhe ndihmuesi yt. Edhe pse jam i ri dhe jo fort i fuqishëm, megjithatë do të luftojë në anën tënde. Armiqët tu do të jenë edhe armiqët e mi.”

Kur dëgjuan se çka tha Aliu r. a., kryefamiljarët e Mekkes më nuk ditën çka të bëjnë. Si t’i ndihmojë fëmija dhe të luftojë kundër armiqëve të tij? Mirëpo, Aliu r. a. ka besuar në Allahun xh. sh. E ka ditur se Allahu xh. sh. do t’i ndihmojë edhe atij dhe pejgamberit të Tij dhe se ata një ditë do të ngadhnjejnë.
Pejgamberi i Allahut ka qenë i ngazëlluar me fjalët dhe veprën e tij. “Shikoni”, tha, “ja fëmija më guximtar se cilido mashkull këtu i pranishëm. Me kënaqësi e përshëndes dhe i shprehi mirëseardhje si pasuesit dhe ndihmuesit tim. Të gjithë ju do të duhej ta dëgjoni dhe ta ndiqni shembullin e tij.”
Muhammedi a. s. i buzëqeshi Aliut r. a. që ishte tepër për Ebu Lehebin. Deri atëherë rrinte ulur në qetësi, duke heshtur dhe buzëqeshur në vete, por posa e dëgjoi Pejgamberin e Zotit se si me admirim flet për djaloshin, filloi të bërtasë dhe të bëjë zhurmë të madhe.
“Vëllezër”, tha, “Si mundet një njeri dhe një fëmijë ta ndërrojnë tërë botën? Si munden dy vetë t’i detyrojnë miliona njerëz që t’i ndjekin? Po kjo është e pamundur!”
Ebu Lehebi nuk kishte të drejtë. Pikërisht këtë këta të dy e kanë bërë, Pejgamberi i Allahut dhe Aliu r. a. sikur edhe të tjerët që kanë ndjekur rrugën e tyre, sepse Allahu xh. sh. ka vigjëluar mbi ta.


5. Vepra e guximshme

Pejgamberi Muhammedi a.s. pjesën më të madhe të jetës së vet e ka kaluar duke i ftuar njerëzit të besojnë në Allahun xh. sh. çdo ditë do të shkonte ndër njerëz dhe u fliste për Allahun xh. sh., Një të Vetmit Zot, kurse për veten fliste si të Dsërguarin e Tij në çka disa kanë besuar dhe kështu janë bërë muslimanë. Ata i janë falur Allahut xh. sh. dhe i kanë besuar pejgamberit të Tij, por përkundër tentimeve të Muhammedit a.s., gjatë kohë pas kësaj numri i mekasve që e kanë pranuar islamin ka qenë i parëndësishëm.
Numri më i madh i Mekasve ka refuzuar të besojë në fjalët e pejgamberit të Allahut. Këta, kryesisht, kanë qenë ata që kanë qenë të verbuar me nepsin vetjak dhe që kanë besuar në idhujt prej gurit duke menduar se do t’i lumturojnë dhe pasurojnë. Klerikët dhe eprorët e vendit, po ashtu nepqarë, i kanë nxitur në këtë. Mënyrën me të cilën kanë grabitur pasuri e kanë konsideruar të drejtë, e për të cilën nuk kanë zgjedhur mjete. Për këtë kanë refuzuar të besojnë në Allahun xh. sh., Një dhe të Vetmin Zot.
Edhe pse Pejgamberi i Allahut ka pasur vetëm disa pasues, megjithatë kanë qenë me besim të fortë dhe nuk ka mbetur e pavërejtur. Kanë qenë të dalluar dhe është folur për ta. “Duhet të ekzistojë diç në atë që muslimanët po veprojnë,” menduan. “Mbase Muhammedi ka të drejtë. Mbase do të duhej ta hedhim besimin në idhujt prej gurit dhe të besojmë në Allahun xh. sh. “
Kur arrinin lajme të këtilla deri te vendi i klerikëve dhe kryeparëve, tek ata zgjohej mllef i madh. “Tërë pasuria jonë dhe ndikimi jonë do të zhduken, vetëm nëse populli i beson Muhammedit”, do të flisnin ata. “Ekziston vetëm një mënyrë që kjo të ndalet. Duhet pa tjetër ta mbysim.”
Kështu klerikët dhe kryeparët e vendit lidhën marrëveshje të fshehtë mbi sulmin në Muhammedin a. s., Pejgamberin e Allahut. I zgjodhën disa djelmosha më të fuqishëm prej çdo familjeje më autoritative mekase duke i armatosur me shpata të mprehta dhe duke iu urdhëruar që gjatë natës ta rrethojnë shtëpinë e Muhammedit a.s. dhe që, në mëngjesin vijues, gjatë daljes prej saj, ta mbysin. “Me kujdesin më të madh”, u thanë djelmoshave. “Hapni katër sy dhe mos lejoni që t’ju ik Muhammedi. Vëzhgoni me ndërrime që të jeni të sigurtë se po flenë. Kështu do ta dini saktë kur ngritet dhe do të jeni të gatsjhëm që ta pritni në dalje prej shtëpisë.”
Mirëpo, pasi që Muhammedi a. s. ka qenë pejgamber i Allahut xh. sh. , Allahu xh. sh. e ka mbrojtur dhe ia ka shpëtuar jetën duke e njoftuar paraprakisht për planin e armiqëve të tij. I urdhëroi që menjëherë ta lëshojë Mekken dhe të shkojë në Jethrib ku me padurim e kanë pritur muslimanët tjerë të cilët do të duhej të kujdeseshin për të.
Pasi mësoi për komplotin që po i përgatitjej, Muhammedi a.. s. e ftoi Aliun r. a.
“Allahu xh. sh. pikërisht ma ka tërhequr vërejtjen se shtëpia së shpejti do të na rrethohet me armiqë. Janë të armatosur me shpata dhe do të presin deri në agim kur kanë për qëllim të më mbysin. Sonte, kur të shkojë për fjetje, ata do të vëzhgojnë mbi shtëpinë. Nëse shkoj tashti, do të arrijë t’u shmangem dhe nuk do të mund të më zënë. Por nëse askush nuk flen në krevatin tim, atëherë do të dijnë se kam shkuar. Ndaj, po të lusë që sonte të fleshë në krevatin tim. Mirë mbuloje fytyrën që mos ta dallojnë dhe që të mendojnë se unë jam në krevat. Në mëngjes do të mësojnë për të vërtetën, por atëherë do të jam larg në rrugë për Jethrib.”

Aliu r. a. kishte dëshirë t’i ndihmojë Pejgamberit të Allahut dhe me gatishmëri e miratojë planin e tij. Shumë e donte Muhammedin a. s. dhe ka qenë më i lumturi kur i jepej rasti që në çfarëdo mënyre të bëjë diç për të. Kështu Muhammedi a.s. tinëz e lëshoi shtëpinë që armiqët e tij nuk kanë dijtur për shkuarjen e tij.
Pas shkuarjes së tij, Aliu r. a. mbeti vetëm. Hyri në shtratin e Muhammedit a. s. duke e mbuluar mirë kokën. Deri sa shkonte për fjetje, e dinte se armiqët e Muhammedit a. s. e kishin rrethuar shtëpinë. Mirëpo, Aliu r. a. nuk ua kishte frikën. E dinte se atë që pikërisht e bënte është e rrezikshme, sepse armiqët e Pejgamberit do të mund edhe ta mbysnin posa ta mësojnë të vërtetën. Por, kjo aspak nuk e ka shqetësuar, sepse hazreti Aliu r. a. fuqishëm ka besuar në Allahun xh. sh.
Deri sa Aliu r. a. flente, armiqët e Pejgamberit të Allahut e vëzhgonin shtëpinë. Në vend të Aliut r. a. kanë menduar se në krevatin e vet flen personalisht pejgamberi i Allahut. Me padurim kanë pritur agun kur janë përgatitur që ta kapin dhe mbysin.
Kur në agim mësynë shtëpinë, mbetën të nemitur. Për dëshprim të tyre, nga krevati, në vend të Pejgamberit të Allahut, u zgjua Aliu r. a., kushëriri i tij i ri. Nuk kanë mundur t’u besojnë syve të tyre, sepse aq kujdeshëm e kanë vëzhguar shtëpinë. Mllefi edhe më i madh i kaploi kur mësuan se Muhammedin a. s. nuk mund ta gjejnë as në pjesët tjera të shtëpisë. Vrapuan nga dhoma në dhomë, duke e kërkuar dhe duke vluar nga tërbimi. Në fund e rrëmbyen Aliun r. a. dhe bërtitën me tërë zërin:
“Ku është Muhammedi? Fol ku po fshehet! E dijmë se këtu diku në shtëpi është!”
“Muhammedi a. s., Pejgamberi i Allahut, e ka lëshuar Mekken”, i qetë ua ktheu Aliu r. a. “Këtu nuk është dhe nuk do ta gjeni tash.”
“Na thuaj pra”, klithën të gjithë tok, “kah është nisur? Edhe ashtu do ta ndjekim dhe do ta gjejmë. Nëse nuk do të na tregosh, do të rrahim pa kurrfarë mëshire.”
“Pejgamberi Muhamedi a. s. e ka lëshuar Mekken”, edhe për herë të dytë u përgjegj i qetë Aliu r. a. “Kjo është e tëra që kam për t’ua thënë”. Me të vërtetë, kjo ishte e tëra që ua tha.
Me të dëgjuar fjalët e Aliut r. a. armiqët e pejgamberit të Allahut u vërsulën.
Disa ditë më vonë, me ndihmën e Allahut xh. sh., Muhammedi a. s. i sigurt arriti në Jethrib, që më vonë u quajtë Medinetun-nebij, Qyteti i Pejgamberit.
Më vonë, kur Aliu r. a. sërish e ka takuar Muhammedin a. s. , Pejgamberi i Allahut e pyeti atë:
“A nuk je frikësuar kur armiqët e mi të janë kërcënuar me rrahje?”
“Jo”, u përgjigj Aliu r. a. “pos Allahut xh. sh. askujt nuk i frikësohem.”


6. Lufta e pabarabartë

Kaluan pesë vjet qëkur Pejgamberi i Allahut erdhi në Medine. Dy herë e kanë sulmuar ushtritë nga Mekkeja, dhe janë zhvilluar betejat në Bedër dhe Uhud. Ja, edhe këtë herë, ushtritë armiqësore kanë arritur. Këtë herë janë bashkuar të gjithë armiqët e pejgamberit të Allahut nga tërë Arabia dhe me përgatitje të plotë luftarake e rrehtuan Medinen. Rreth 24.000 ushtarë erdhën ta shkatërrojnë islamin dhe bashkësinë e vogël të muslimanëve që jetonin në qytetin e pejgamberit të Allahut.
Këtë herë shërbëtorët e Allahut xh. sh. nuk iu frikësuan atyre.
Edhe pse me numër më të vogël dhe me pak kuaj, megjithatë fuqishëm besonin në Allahun xh. sh. dhe në Pejgamberin e Tij, aq fuqishëm sa kanë qenë të bindur se Allahu xh. sh., nëse do të vdesin në rrugën e Tij, do t’ua dhurojë xhennetin.
Deri sa ushtritë e Kurejshëve, Benu Kin
anëve dhe popullit të Tihamës afroheshin, befas iu dëftua diç që ua mori frymën dhe që i dëshproi. Para tyre u paraqit pengesa me të cilën deri atëherë nuk kanë llogaritur. Kanali, që plotësisht e rrethonte qytetin, e kanë gropuar pejgamberi i Allahut dhe ithtarët e tij që ta mbrojnë Medinen nga sulmet e armiqëve.
Kurejshitët u hipën kuajve të vet duke u vërsulur me tërbim në kanale rreth qytetit, por kuajt, duke parë greminën para vetes, me shpejtësi u ndalën dhe refuzuan t’i dëgjojnë urdhëresat e ngarësve të vet, që ta kapërcejnë kanalin, edhe pse bërtitën në ta dhe rreptë i kanë goditur.
Në disa sulme, njëri pas tjetrit, kalorësit kanë provuar ta kapërcejnë kanalin, por çdo herë u detyruan të heqin dorë. Në fund erdhi kalorësoi më i mirë ndër ta, Amri i fuqishëm, i veshur me mburojën e çeliktë me helmetë shkëlqyese në kokë, duke ndejur ulur në kalin e tij. Syri i tij i mprehtë menjëherë e vlerësoi gjendjen. Herë para, herë prapa, ka kalëruar ai me njerëzit e vet duke kërkuar vend ku kanali ishte më i ngushtë. Jogjatë pastaj, kur e gjeti, kali i tij e kaloi me kërcim gjigant.
Amri tash u gjend në tokën e baltuar ndërmjet kanalit të hapur dhe malit Sal. Jo fort larg nga këtu qëndronin muslimanët duke e përcjellur çdo gjë me interesim. Ishin të ngujuar dhe të rrethuar, por megjithatë të gatshëm për luftë. Aliu r. a. u jepte urdhëra njerëzve pikërisht në këtë pjesë të kanalit. Edhe më herët, në betejën e Bedrit, ka pasur rastin ta shoh Amrin dhe e ka ditur se ka qenë luftëtar i fortë, i fortë sa edhe vetë mburoja e çeliktë në të, e krahas kësaj trim dhe sypatrembur.
Duke mos humbur kohë, Amri ftoi në dyluftim duke bërtitur sa kishte mundësi:
“Kush ka guxim të dalë në dyluftim me mua?” klithi ai.
Qetësia mbretëroi ndër besimtarët posa e njoftën zërin e Amrit. Sytë e të gjithëve ishin të drejtuara te Pejgamberi i Allahut. Aliu r. a. vendosshmërisht doli i gatshëm ta pranojë provokimin, por Pejgamberi i Zotit e ndali me lëvizje të dorës.
“A nuk po sheh, ky është Amri”, i tërhoqi vërejtjen Muhammedi a.s. atij.
“Ç’është o muslimanë, sot nuk ka vullnetarë për të shkuar në xhennet?”, me nënçmim sërish bërtiti Amri.
Aliu r. a. kërcëlloi me dhëmbë, e kapi dorëzen e shpatën së vet duke kërkuar edhe njëherë leje që të ballafaqohet me këtë vigan dhe ta heshti atë njëherë e përgjithmonë. Megjithatë, Pejgamberi i Allahut sërish e mbajti.
Sipas traditës së Arabëve, Amri fjalët vijuese i shprehi në vargje:

“Amri i fuqishëm më thërret, ja unë vetë,
m’u ngjirë zëri duke bërtitur e ofruar juve.
Muslimanë, qyqarë, dëgjonie këngen time,
Ju thërras në betejë vendimtare.”

Duke kuptuar se ishte e kotë ta ndalësh Aliun r. a. pas këtyre fjalëve përçmuese, Pejgamberi i Allahut i dha shenjë të ecë përpara. Aliu i ri e shtrëngoi shpatën e vet të rëndë dhe u nisë para, duke kënduar gjatë kësaj:

“Feja ime është e fuqishme, kurse vendimi i qartë,
O njeri mburravec që thirrjet i bën mendjelehtësisht, e vërteta ngadhnjen dhe gjithnjë është e qartë.
Për Allahun, s’do të kesh kur para vdekjes të pendohesh.”
Vigani ka zgurdulluar me shqetësim në viktimën para vetes. Gajas së qeshuri, lëkund kokën dhe me keqardhje foli: “Pa, kjo është turp. Përse fare të mundohem dhe të derdh gjakun e njeriut sikur ti. Dërgoje, pra, dikë nga mixhallarët tu që janë më të moshuar se ti!” Por Aliu r. a. mbeti në vendin e vet:
“Unë dua të luftojë me ty dhe për Zotin xh. sh. do të mbysë”, u përgjegj Aliu r. a.
Deklarata dhe guximi i këtillë i Aliut r. a. e nxiti tërbimin tek Amri i cili e nxorri shpatën e vet dhe e nxiti kalin.
“Si të luftojë me ty deri sa je në kal?” – i tha Aliu r. a.
Amri zbriti nga kali dhe me tërë rreptësinë mori hov me shpatën e vet drejt Aliut r. a. Aliu r. a. e ngriti mburojen e tij në të cilën, thellë dhe me plasje, u ngulitë tehu i shpatës së Amrit. Amri, i skuqur nga mllefi, me aq fuqi e tërhoqi shpatën e vet që ajo fluturoi thellë prapa, duke u ngulitur në qafën e tij. Deri sa trupi i armikut të tij luhatej, Aliu r. a. ia dha goditjen vendimtare. Mjegulla e pluhurit i mbuloi trupat e dy luftëtarëve, por kur u shpërnda pluhuri, muslimanët bërtitën “All-llahu ekber”. Amri ishte i vdekur. Me mëshirën e Allahut xh. sh. Aliu r. a. e ka mbytur.
Aliu r. a., ndonëse i ri dhe luftëtar jo fort i rritur, me ndihmën e fesë dhe dinjitetit të vet, megjithatë e mbyti luftëtarin më të fuqishëm ndër armiqët e vet. Aliu r. a. e ngriti shikimin, i buzëqeshi Pejgamberit të Zotit dhe i shprehi vargjet që t’i dëgjojnë të gjithë:

“Ky njeri i marrë u ka shërbyer zotave prej guri, unë i shërbej vetëm Allahut, sepse ai është Një i Vetmi o armiqët e Allahut, ruajene këtë betejë në kujtesën tuaj, sepse kush lufton kundër Pejgamberit, do të gjejë shtëpi në xhehennem.”


7. Ai që e ka dashur Allahun xh. sh. dhe të Dërguarin e Tij

Hajberi ka qenë fortifikatë e fortë e vendosur rreth njëqind kilometra në veri prej Medines të cilën e ruanin Hebraikët dhe për këtë luante rol të rëndësishëm në luftërat që Kurejshitët i kanë zhvilluar kundër muslimanëve në Medine. Kur të gjitha ushtritë e Mekkes dhe të gjitha fiset e Arabisë u bashkuan me Kurejshitët para sulmit dhe rrethimit të Medines, kur erdhi deri te lufta ndërmjet Aliut r. a. dhe Amrit, Hebraikët nga fortifikata Hajber i shfrytëzuan dhe i nxitën në sulm kundër muslimanëve në Medine. Muslimanët e kanë ditur se Medineja nuk do të jetë qytet i sigurt deri sa fortifikatën e Hajberit e mbajnë armiqët.
Vitin e shtatë sipas hixhretit, pasi që Pejgamberi i përfundoi bisedimet me Mekkasit në Hudejbij, u nisë drejt Hajberit.
Hajberi i kishte disa fortifikata më të vogla. Pejgamberi i Allahut i ka pushtuar një nga një. E para ra fortifikata Ne’im, e pastaj edhe El-Kamus, El-Sab dhe më në fund dy të fundit El-Vatih dhe El-Salalim.
Rrethimi zgjati shumë, dhe secila fortifikatë ishte fort e ndërtuar dhe mirë e armatosur. Një fortifikatë që gjatë kohë ishte e rrethuar ishte vështirë të pushtohej. Fuqishëm mbrohej, duke i kthyer sulmet një pas një. Askush nuk arrinte ta pushtojë. Më në fund, Pejgamberi i Allahut i ftoi njerëzit e vet dhe deklaroi: ”Nesër do t’ia dorëzojë flamurin atij kush e don Allahun xh. sh. dhe Pehjgamberin e Tij. Pasi që Allahu xh. sh. dhe Pejgamberi i Tij e duan, me dorën e tij fortifikata do të pushtohet.”
Të gjithë me padurim prisnin të shohin kush do të jetë ai njeriu i ndershëm. Secili nga ata mallëngjente në zemrën e vet që ky njeri të jetë ai. Me zbardhjen e ditës, Pejgamberi a. s. e ftoi Aliun r. a. tek ai. Duke ia dhënë flamurin, tha:
“O Ali, merre këtë flamur dhe ecë përpara deri sa Allahu xh. sh. nuk ta jep fitoren.”
Në atë kohë, Aliu r. a. e kishte kalljen e syrit dhe u çuditë tash se si do ta organizojë këtë mision kur të pamurit nuk po i shërben mirë. Pejgamberi i Zotit e ngriti kokën e Aliut r. a. dhe me pështymën e tij si melhem, ia fërkoi sytë e Aliut r. a. I mahnitur, Aliu r a. sërish filloi të sheh qartë, dhe e pyeti Pejgamberin e Allahut : “O Pejgamber i Allahut, a të luftojë me këta deri sa nuk bëhen muslimanë?”
“Kur të arrish deri te fortifikata”, tha Pejgamberi i Allahut, “më parë dërgoju atyre kasnecin, ftoi ta pranojnë islamin dhe porositi ata se duhet të betohen se askë tjetër pos Allahut nuk do ta dhursh., nëse vetëm një prej tyre niset rrugës së drejtë pas angazhimit tënd, shpërblimi që pason do të jetë më i madh edhe se njëqind deve
këmbëshpejta.” Aliu r. a. i nisë përpara me një grup të vogël njerëzish. Duke ardhur te fortifikata, e nguliti flamurin në një grumbull gurësh jo larg mureve.
“Kush je ti”, briti Hebraiku nga maja e fortifikatës.
“Aliu, i biri i Ebu Talibit, kushëriri i Muhammedit”, tha Aliu r. a.
Po atë çast, tërë garnizoni i ushtrisë mësyri jashtë të luftojë me ta. Një ushtar e sulmoi Aliun r. a. duke e goditur me aso force sa ia hoqi nga dora mburojen. Në atë çast, dukej sikur Aliun r. a. po e mbushë njëfarë fuqie e çuditshme, kur i kapi dyert e fortifikatës, i shkëputi dhe i përdori për mburojë. Aliu r. a. me trimëri luftoi deri sa Allahu xh. sh. nuk ia ndau fitoren. Pas mbarimit të luftës, Aliu r. a. e hodhi derën në tokë.
Ebu Rafi, që ishte ndër luftëtarët e Aliut r. a. në këtë betejë ka rrëfyer se ai e edhe shtatë të tjerë kanë provuar t’i ngrenë dyert, por as nuk kanë mundur t’i luajnë nga vendi. Aq ka qenë fuqia që Allahu xh. sh. ia ka dhënë Aliut r. a. në këtë betejë, sepse Allahu xh. sh. është i Gjithëmundshëm dhe Mëshirues.





V ë m e n d j e!

Këto tregime flasin për pejgamberin
dhe as’habët e tij dhe, ndonëse
të argumentuara me hadithe
autentike, do të duhej
të lexoheshin vetëm
si tregime.
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi