Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hadithe të zgjedhura

Shko poshtë

Hadithe të zgjedhura Empty Hadithe të zgjedhura

Mesazh nga Ebu Beker Thu Mar 18, 2010 3:09 pm

Hadithe të zgjedhura....

Pasha Zotin, nuk ka krijuar Allahu ndonjë besimtar e të ketë dëgjuar për mua e të mos më dojë..!

Thotë Ebu Hurejrah: Nëna ime ishte politeiste (mushrike), e thirrësha çdo herë atë ne islam, por ajo refuzonte, derisa një herë e thirra atë e ajo më tha diç të urrejtur për Pejgamberin a.s..
Shkova te Pejgamberi a.s. duke qajtur, i tregova për këtë dhe kërkova prej tij që të lutet për të (nënën time).

Tha a.s.:O Allah,udhëzoje nënën e Ebu Hurejres! Dola prej Pejgamberit a.s. që të shkoj për ta përgëzuar atë dhe arrita në shtëpi. Dera ishte e mbyllur, dëgjova ujin të rrjedhte dhe ia dëgjova zërin e saj duke më thënë: Qëndro aty! Pas pak u hap dera dhe ajo shpejtoi me shpejtësi drejt mbulesës dhe tha: "Dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij!

Tha Ebu Hurerjra: Shkova tek Pejgamberi a.s. duke qajtur prej gëzimit, sikur qava nga pikllimi dhe i tregova për këtë Pejgamberit a.s.
Pastaj i thash: Lute Allahun që të më bëj të dashur mua dhe nënën time prej robëve të tij besimtar!
Tha a.s.: "O Allah, bëne të dashur këtë robin tënd dhe nënën e tij tek robët e Tu besimtarë dhe bëni besimtarët të dashur tek këta dy.
Disa hadithe lidhur me pastërtin:


Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:“Kur të zgjohet dikush nga ju nga gjumi le të pastrojë duart e tij tre herë para se t’i fusë duart në enë, ngse nuk e di ku e kanë kalurë natën duart e tij”(mutefekun alejhi).

Transmeton ebu hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Mos të urinoj dikush nga ju në ujin e palëvizshëm që nuk rrjedhë e pastaj të pastrohet në të” (mutefekun alejhi).
Ndërsa në transmetim tjetër: “ mos të pastrohet dikush nga ju në ujin e palëvizshëm duke qenë xhunub”

Transmeton ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërgauari i allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Nëse miza bie në enën e ndonjërit nga ju le ta fundose, pastaj le ta nxjerrë sepse në njërën anë të krahut ka shërimin ndërsa në tjetërn ka smundjen” (transmeton Buhariu).

Shpjegim:
Në këto hadithe ka disa norma që kanë të bëjnë me ujin dhe rregulla me të cilat muslimani duhet të veprojë me to për ta ruajtur pastërtin e ujit.

Dobitë:

-Ndalimi i futjes së dorës në enë pas zgjuarjes nga gjumi dhe para larjes së duarve tri herë.

-Ndalesa e urinimit në ujin e palëvizshëm ose pastrimi nga papastërtia (pas mardhënjeve intime) në të.

-Pastërtia e mizës dhe nuk e bënë të papastërt ujin në të cilin ka rënë.

Ishte njëhere Muhammedi SaAll-llahu Alejhi ve Selem duke ecur me Ebu Bekrin, ky i fundit e vështronte dhe mahnitej me bukurinë e tij dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut sa i bukur je!
-Ke të drejtë - iu pergjigj Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.
e degjoi kete bisede Ebu Xhehli dhe nje dite i thotë Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem: O Muhamed sa i shemtuar je.
-Ke të drejtë - i pergjigjet Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.

Pasi merr vesh Ebu Bekri për këtë dialog i thotë të Dërguarit të All-llahut:
O i derguar i All-llahut, kur unë te peyat se sa i bukur je, ti me the se kam te drejte dhe kur te tha Ebu Xhehli sesa i shëmtuar je po te njejten pergjigje i ktheve, si ka mundesi? Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem i pergjigjet:
-PO është e vertetë, të verteten ju kam thënë të dyve, sepse unë jam si një pasqyre, dhe cdokush sheh tek unë atë që ka ne zemer. Ti me the se jam i bukur sepse zemra jote rrezaton mirësi dhe besim, ndersa ati iu duka i shëmtuar sepse nga zemra e tij buron e keqja dhe cmira...
Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Zejdi, i cili ka thënë:

"E kam pyetur Ebu Vailin për murxhitë, e ai tha: Më ka treguar Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
‘Ta turpërosh (ofendosh) muslimanin është mëkat, ndërsa ta mbysësh atë është mosbesim (kufër)’."

Na ka treguar Museddedi, këtij i kishte treguar Ismail b. Ibrahimi, këtij Ebu Hajjan et-Tejmiu, ky nga Ebu Zur’a, e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:
"Një ditë Pejgamberi s.a.v.s. doli në mesin e njerëzve; iu afrua atij një njeri dhe e pyeti:

‘Çka është besimi (imani)?’

’Besim (iman) është të besosh Allahun, melekët e Tij, takimin me Të (në Ditën e Kijametit), të besosh pejgamberët e Tij dhe ringjalljen.’ – u përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).


’Po, çka është Islami?’ – pyeti ai.

‘Islami është ta adhurosh Allahun, të mos i përshkruash shok Atij, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe të agjërosh Ramazanin.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.

‘Po, çka është mirësia (ihsani)?’ – pyeti ai.

‘Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë. Nëse ti nuk e sheh Atë, Ai padyshim të sheh ty.’ – u përgjigj.


‘Kur do të jetë Dita e Kijametit?’ – pyeti njeriu.

Lidhur me këtë pyetje Pejgamberi s.a.v.s. tha:

‘I pyeturi nuk është në dijeni më të madhe për këtë çështje se pyetësi. Vetëm po të tregoj ty për shenjat e tij: kur robëresha të lind pronarin (d.m.th. zotëriun) e saj; kur barinjtë e deveve zeshkane me mburrje do të shtyhen në ndërtimin e pallatit. Ajo (Dita e Kijametit) është një nga pesë fshehtësitë që nuk i askush, përveç Allahut xh.sh.’

Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. citoi ajetin e Kur’anit:

"Vërtet që Allahu! Vetëm tek Ai është dija e Orës (e Çastit të Fundit, Kijametit)..." (Lukman: 34).

Pastaj njeriu u nis të shkojë, (e Pejgamberi s.a.v.s.) tha:

’Kthejeni atë!’

Meqë ata nuk e panë më atë (sepse u flak para syve të tyre), Pejgamberi s.a.v.s. tha:

’Ai është Xhibrili a.s., ka ardhë t’ua mësojë njerëzve fenë e tyre’."


Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "E gjithë kjo është pjesë e besimit (imanit)."
Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, ky nga Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga babai i tij, ky nga Aishah r.a., e cila transmeton se Harith b. Hishami r.a. e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:

"O Resulullah, si të vjen ty Shpallja (Vahji)?’

Pejgamberi s.a.v.s. i qe përgjigjur:

‘Herë-herë më vjen si tingujt e ziles. Kjo për mua është mënyra më e vështirë e Shpalljes, e më ndërpritet pasi ta kem mbajtur në mend atë që më është thënë. Dhe, herë-herë meleku (Xhibril) më paraqitet në formë njeriu. Ai më flet dhe unë e mbaj në mend atë që më thotë.’

Aishah r.a. është shprehur kështu:
’E kam parë atë (Pejgamberin s.a.v.s.) duke i zbritur atij Shpallja në ditët shumë të ftohta dhe kur i ndërpritej (Shpallja), vërtet, ballin ende e kishte qull me djersë’."




Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve b. Zubejri, ky nga Aishah r.a., e cila ka thënë:


"Kur Pejgamberi s.a.v.s. për herë të parë ka filluar ta marrë Shpalljen, ishin ato ëndrra të mira që i përjetonte në gjumë. Nuk ka pasur ndonjë ëndërr që nuk do t’i dilte qartë si agimi i mëngjesit. Pastaj ai u dashurua në vetmi. Vetmohej në shpellën Hira dhe aty ruhej (nga gabimet) dhe lutej me net të tëra, para se të zbriste te familja e tij që të furnizohej me ushqim për këtë qëllim. Pastaj kthehej te Hatixheja dhe furnizohej si më parë. (Kështu veproi) derisa i erdhi E VËRTETA kur ai ndodhej në shpellën Hira.


I erdhi meleku dhe i tha: ‘Ikre’, d.m.th. ‘Lexo, mëso!’

’Nuk di të lexoj’ – iu përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).

’Më mori’, - tha ai (Muhammedi a.s.) – ‘dhe më shtrëngoi aq sa më kaploi mundimi, e pastaj më lëshoi dhe më tha: ’Ikre’, d.m.th. ’Lexo, mëso!’

’Nuk di të lexoj,’ – ’i thashë, e ai (Xhibrili) më mori edhe për herë të dytë më shtrëngoi derisa më kapi mundimi, pastaj më lëshoi dhe më tha:

"Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar njeriun nga Alak (copë gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues." (Al ‘Alak: 1-3).

Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u kthye, e duke iu dridhur zemra (nga frika), hyri te Hatixhe b. Huvejlidi r.a. të cilës i tha: ‘Më mbuloni! Më mbuloni!’ E mbuluan derisa i kaloi frika. Pasi ia tregoi ndodhinë Hatixhes, tha: ‘Po frikohem!’ ndërkaq Hatixheja ia ktheu: ‘Jo, për Zotin, kurrsesi! Allahu nuk të turpëron dhe nuk të lëshon ty asnjëherë, sepse ti i viziton të afërmit, po u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën.’
Atëherë Hatixheja e çoi te djali i mixhës së vet, Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza. Ky njeri e kishte pranuar krishterimin në kohën e xhahilijetit. E dinte mirë shkrim-leximin hebrej dhe përshkruante (transkriptonte) nga Inxhili në gjuhën hebreje, atë që Allahu xh.sh. donte të shkruhej. Ishte plak i këputur (shumë i moshuar) dhe, vërtet, ishte verbuar.
Hatixheja i tha (Verekës):
‘O djal i xhaxhait, dëgjo diç nga djali i vëllait tënd!’
Vereka i tha (Muhammedit a.s.):
‘O djal i vëllait tim, ç’është ajo që ke parë?’
Pejgamberi s.a.v.s. ia shpjegoi Verekës ndodhinë që e kishte përjetuar, e Vereka i tha:
‘Ai është Namusi, të cilin Allahu ia dërgoi Musait. Ah, ta kisha fatin të isha i ri në ditët e thirrjes sate. Ah, ta kisha fatin të isha gjallë kur populli yt do të dëbojë.’
‘A thua do të më dëbojë? – pyeti (Pejgamberi s.a.v.s.).
‘Po’ – tha ai – ‘sepse asnjëherë askush nuk ka sjellur diç t ngjashme si ti, e që nuk është sulmuar. Po të jem gjallë, do të ndihmoj ty sa të mundem.’
Nuk kaloi shumë pas kësaj e Vereka vdiç. Edhe Shpallja për një kohë pushoi.
Nga Ebu Hurejre r.a. përci*llet se Pej*gam*be*ri s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar është xheloz. Xhelozia e All-llahut vjen në shprehje kur njeriu i bën ato vepra të cilat i ka ndaluar All-llahu”. (Muttefekun alejhi)


Nga Ebu Hurejre r.a. përci*llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson”. (Hadith hasen. Trans*me*ton Tirmidhiu dhe të tjerët)

Trans*me*tohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e Të Dërguarit të All-lla*hut s.a.v.s. i numëronim dhe kon*sideronim prej ga*bimeve (mëkat*eve) më të mëdha”. (Buhariu)
Pejgamber alejhi selam ka thanë:

"Besimi i përkryer përbëhet nga gjashtëdhjetë e sa degë (pjesë). Edhe turpi është pjesë e besimit (imanit)."


Gjithashtu me një hadith tjeter sahi Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem thotë:

"Kush edukohet nga burimet e Pejgamberëve [alejhimusselam] nuk do të dobësohet dhe as që do të humb shpresën. Ai do të mbetet krenar në fenë e tij, i përqëndruar si kodrat, durimtar i cili pret shpërblim nga Allahu, Zoti i tij."


Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdoherë kur fillonte fjalimin e tij thoshte:

“Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, punët më të këqija janë ato të shpikurat (në fe), e çdo shpikje është humbje.” Ka edhe shumë hadithe në këtë temë.
Pra, e kemi obligim t'ua tërheqim vërejtjen njerëzve nga kjo vepër, t'i largojmë prej saj dhe t'i këshillojmë për përqëndrim në sunetin e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe për largim prej asaj që e kundërshton sunnetin. Nga Aisheja r.anha thuhet: “Pej*gam*be*ri s.a.v.s. ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një beduin dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata. Pej*gam*be*ri s.a.v.s. u tha shokëve të vet: “Ja pra ky sikur ta kishte emërtuar (me bismil-lah) do t’u kishte mjaftuar edhe juve (ushqimi i tij)”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen sahih)


Umer ibnu Ebi Selem r.anhuma thotë: “Isha fëmijë dhe nën mbikëqyrjen e Pej*gam*be*rit s.a.v.s. në shtëpinë e tij. Njëherë, para se t’ia fillojmë ushqimit, zgjata dorën në një enë të ush*qimit, por Pej*gam*be*ri s.a.v.s. më tha: “Djalosh, thuaj ‘Bismil-lah’, përmende emrin e All-llahut, ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes”. (Muttefekun alejhi)

Safvan bin Assal r.a. tre*gon: “Një çifut i thotë shokut të vet: Eja me mua te ky Pej*gam*ber, dhe shkuam ke i Dërguari i All-llahut dhe e pyetëm për shpjegimin e ajeteve (nëntë mrekullive të mëdha të All-llahut), ndërsa trans*me*tuesi pasi e ka përmendur hadi*thin për ato ajete, thotë: “Në fund të dy e puthën dorën dhe këmbën e Pej*gam*be*rit s.a.v.s. dhe thanë: dësh*mojmë se ti je i Dër*guari i All-llahut”. (Tirmidhiu dhe të tje*rët me sened të vërtetë)
Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, ky nga Shu’be, ky nga Abdullah b. Ebu Seferi dhe Ismaili, këta nga Sha’biu, ky nga Abdullah b. Amri r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:

"Musliman i vërtetë është ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë, kurse shpërngulës (muhaxhir) i vërtetë është ai, i cili e largon atë që Allahu xh.sh. e ka ndaluar."



15. Na ka treguar Ja’kub b. Ibraihimi, këtij Ibni Ulejje, ky transmeton nga Abdu-l-Aziz b. Suhejbi, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s (sipas një senedi tjetër): Na ka treguar Ademi, ky nga Katade, ky nga Enesi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

"Asnjë nga ju nuk do të jetë besimtar (i mirë) derisa unë nuk do të jem më i dashur te ai se prindët e tij, fëmija i tij dhe njerëzia përgjithësisht".



Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtë e kishte njoftuar Shu’ajbi, këtë Ebu Zinadi, këtë A’rexhi, e këtë Ebu Hurejre, i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

"Kush e kalon Natën e Kadrit duke bërë ibadet dhe duke llogaritur (vetëm në shpërblimin e Allahut), do t’i falen gabimet e bëra më parë."
Ibrahimi transmeton nga Salih b. Kejsani dhe Ibni Shihabi, kanë thënë, kurse Urve transmeton nga Humrani:

"Pasi Uthmani mori abdest, tha:

‘Dëgjoni! Do t’ju tregoj një hadith – e po të mos kishte ndonjë ajet, unë nuk do t’ua tregoja juve (hadithin). E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:

’Çdonjërit, që në mënyrë të rregullt merr abdest dhe fal namazin, do t’i falen gabimet (gjynahet) gjatë kohës në mes abdestit dhe namazit përkatës, derisa të falë atë namaz’."
Na ka treguar Muhammed b. Sinani, këtij i kishte treguar Fulejhu, e sipas një vargu tjetër të transmetuesve, më ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij Muhammed b. Fulejhu, këtij babai i vet, këtij Hilal b. Aliu, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë:

"Derisa Pejgamberi s.a.v.s. në një rast ishte duke folur para popullit, erdh një beduin dhe pyeti:


‘Kur do të jetë Çasti i Kijametit?’

Pejgamberi s.a.v.s., megjithatë, vazhdoi të flasë. Disa njerëz (të pranishëm aty) thanë se Pejgamberi s.a.v.s. e dëgjoi se çka e pyeti ai, por nuk i pëlqeu ajo që e pyeti, kurse disa të tjerë thanë se Pejgamberi s.a.v.s. nuk e dëgjoi fare.

Kur Pejgamberi s.a.v.s. e mbaroi fjalimin e tij, si duket, pyeti:

‘Ku është ai që, mendoj se pyeti për Çastin e Kijametit?’

‘Ja, unë o Resulullah’ – u përgjigj beduini.

‘Momentin e Kijametit prite, kur të zhduket siguria’ – u përgjigj.

‘Si do të shkatërrohet?’ – ishte pyetja tjetër.

‘Kur t’i besohet detyra atij që nuk është për të i aftë dhe kompetent, prite Ditën e Kijametit’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.)."


Haadithi nr.59 te Sahih´ ul ´Buhari
Ebu Hurejre transmetoi se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë:"Ju ka ardhur juve Ramazani, muaj i bekuar. Allahu e ka bërë detyrë për ju agjërimin e tij. Në të hapen dyert e Xhenetit, dyert e Xhehenemit mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhirë. Allahut i përket një natë në të, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kushdo që pengohet nga e mira e saj, atëherë ai është privuar."


Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i Luftës së Bedrit thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet". (Muslimi)


. Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson". (Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët)
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi