Kohët në të cilat është e ndaluar falja e namazeve
Feja Islame :: Fikh
Faqja 1 e 1

Është e ndaluar falja pas namazit të sabahut nga koha e lindjes së diellit deri kur dielli të jetë ngritur në horizont sa gjatësia e një shtize, kur dielli është në pikën e tij kulmore derisa ai lëviz drejt perëndimit dhe po ashtu edhe pas namazit të iqindisë, derisa të perëndojë dielli.
Ebu Seid ka transmetuar se Profeti (sal-All-llahu alejhi we sel-lem) ka thënë: “ Nuk ka namaz pas iqindisë derisa të perëndojë dielli, nuk ka namaz pas namazit të sabahut derisa të lindë dielli”.[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Amër ibn Abese tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut: “ O i Dërguar i Allahut! Më trego në lidhje me namazet!”. Profeti (sal-All-llahu alejhi we sel-lem) i ka thënë: “Fale namazin e sabahut dhe pastaj mos u fal derisa dielli të ketë lindur dhe të ngrihet, sepse ai lind midis brirëve të shejtanit. Kjo është koha në të cilën atij i gjunjëzohen jobesimtarët. Pas kësaj kohe falu, sepse namazi yt do të jetë i dëshmuar, derisa hija e njështize të bëhet më e vogël se gjatësia e saj. Pas kësaj, ndaloje faljen, sepse në këtë kohë xhehnemi ushqehet me lëndën e tij djegëse. Kur vjen hija, ti mund të falësh sepse namazi yt do të jetë i dëshmuar (nga engjëjt), derisa të falësh namazin e iqindisë. Pas tij, largohu nga falja derisa të perëndojë dielli, sepse ai perëndon midis brirëve të shejtanit dhe ajo është koha kur jobesimtarët I gjunjëzohen atij”.[Transmeton Ahmedi dhe Muslimi]
Ukbe ibn Amir ka thënë: “ Janë tre kohë gjatë së cilave Profeti (sal-All-llahu alejhi we sel-lem) na ndaloi nga falja e namazit dhe nga varrosja e të vdekurve tanë : lindja e diellit derisa dielli të jetë ngjitur në horizont ( në njëfarë lartësie), kur dielli vshtë në pikën kulmore të tij dhe kur dielli është duke perënduar, derisa perëndimi i tij të jetë kryer plotësisht”.[Transmeton “Grupi”,përveç Buhariut].
Mendimet e dijetarëve në lidhje me të falurin pas namazit të sabahut dhe namazit të iqindisë
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se muslimani mund t`i plotësojë namazet e humbura pas namazit të sabahut dhe atij të iqindisë. Kjo bazohet në fjalët e Profetit (sal-All-llahu alejhi we sel-lem): “Nëse dukush e harron namazin, ai duhet ta falë sapo të kujtohet për të”.
Përsa i përket namazeve vullnetare, disa sahabë nuk e pëlqenin faljën e tyre gjatë kohëve në fjalë.Këta sahabë ishin Aliu, Ibn Mesudi, Zejd ibn Thabit, Ebu Hurejra dhe ibn Umeri.
Umeri I godiste ata persona që falnin dy rekate pas namazit të iqindisë ( në praninë e sahabëve të tjerë) dhe nuk qortohej asnjëherë për një veprim të tillë.Gjithashtu edhe Halid ibn Valid vepronte në të njëjtën mënyrë. Prej tabi`inëve që nuk e pëlqenin faljen e namazit në kohë e ndaluara ishin: El Hasani dhe Sejid Ibn El Musejeb.
Gjithashtu, të këtij mendimi ishin edhe Ebu Hanife e Maliku. Shafiu mendonte se falja e namazit gjatë këtyre kohëve është e lejuar, vetëm nëse personi e ka një arsye për atë namaz( namazi i përshëndetjes së xhamisë, apo namazi pas marrjes së abdesit e kështu me radhë). Ai përdor si argument faktin se Profeti (sal-All-llahu alejhi we sel-lem) ka falur dy rekate namaz sunet të drakes pas namazit të iqindisë.
Hambelitë thonë se është e ndaluar falja e namazit gjatë këtyre kohëve, edhe nëse dikush ka arsye për ta bërë një gjë të tillë, përveçse në rastin e dy rekateve për tavafin rreth Qabës.Kjo bazohet në hadithin e Xhubejr ibn Mut`im se Profeti (sal-All-llahu alejhi we sel-lem) ka thënë: “O fisi i Abd Menetit, mos I ndaloni njerëzit nga tavafi reth kësaj shtëpie (Qabesë) apo nga të falurit aty, në çdo kohë që duan ata, ditën apo natën”.[Hadith Hasen Sahih; Sahih Ebu Daud]
Sejid Sabik

Similar topics
» Cilat janë mëkatet për të cilat njerëzit do të dënohen në varrë?
» Martesa e një muslimanje me një mosbesimtarë është e pavlefshme dhe mardhënia me atë është zina (kurvëri)
» Dëgjueshmëria është arsyeja e butësisë, ndërsa bërja e gjynaheve është shkaktari i fatkeqësive
» Falja e Namazit ne flash
» Falja e namazit të sabahut mbronë nga sëmundjet e zemrës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi