Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një ditë nga jeta e të Dërguarit a.s.

Shko poshtë

Një ditë nga jeta e të Dërguarit a.s. Empty Një ditë nga jeta e të Dërguarit a.s.

Mesazh nga Ebu Amar Fri Apr 02, 2010 7:49 pm

Një ditë nga jeta e të Dërguarit a.s.

Një ditë nga jeta e të Dërguarit a.s. 2zgtatg

Të përshkruash vetëm 24 orë, d.m.th. një ditë nga jeta e ndonjë individi, nuk do të mjaftonte plotësisht që vetëm nëpërmjet kësaj ta njohim atë individ, kjo sepse pothuaj asnjë ditë nuk përjetohet e njëjtë sikur dita
tjetër. Kjo detyrë, pra përshkrimi i një dite të vetme, peshon edhe më shumë kur kemi të bëjmë me një individ të veçantë, siç është në të vërtetë i Dërguari ynë, Muhamedi a.s. Pavarësisht nga vështirësia e kësaj detyre, jam përpjekur të përshkruaj një ditë të tijën, duke e ndarë atë në periudha të caktuara, duke vënë theksin kryesor mbi faktin se çfarë ishte kryer gjatë atyre periudhave, madje edhe nëse ndodhia nuk ka ndodhur në të njëjtën ditë, gjithnjë duke u bazuar në burimet autentike.Duke u nisur nga ajo se në kohën e të Dërguarit ditët më së shumti përqendroheshin rreth xhamisë dhe namazeve, atë, pra ditën e kam ndarë sipas periudhës së pesë namazeve ditore. Meqë orët e vona të natës kishin një domethënie të veçantë për të Dërguarin a.s.. dhe ata që e pasonin atë, edhe këto orë i kam vënë si periudha të veçanta të ditës.

Mëngjesi

Dita në këtë planet, si zakonisht, fillon në mëngjes, para agimit. Nga shfaqja e muzgut e deri sa të gdhijë, të gjitha qeniet rrinë të mbledhura në një hallkë, derisa të lind dielli, duke bërë dhikër me gjuhët e tyre unike ndaj Krijuesit të gjithçkaje. Njeriu, gjithashtu, me plot vetëdije merr pjesë në këtë dhikër dhe e fillon ditën e tij me format e ndryshme të dhikrit dhe aktiviteteve, e nga gjithë kjo veçohet namazi. Muhamedi a.s. gjithashtu ditën e tij e fillonte me namaz. Por, pasi Abdullah ibn Ummi Mektumi, njëri nga ashabët, e thërriste ezanin e sabahut, i Dërguari ynë a.s. e falte synetin e namazit të sabahut në dhomën e tij, dhe pastaj dilte në xhami, që t’i printe xhematit në faljen e farzit të sabahut. Me përjashtim të atyre ditëve që vërtet kishin arsye për të mos dalë, të gjithë myslimanët në Medinë përpiqeshin të falin çdo farz bashkë me Muhamedin s.a.v.s.. Për çdo mëngjes, pas namazit, i Dërguari a.s.. së pari lexonte tesbihe dhe pjesë nga Kur’ani, derisa dielli nuk kalonte nga pozita e caktuar, dhe fill pas kësaj kthehej nga ashabët dhe bisedonte me ta. Nëse nuk kishte punë të shkonte diku pas namazit, atëherë i Dërguari a.s. kthehej në shtëpi dhe pyeste se a kishte ushqim. Nëse kishte - hante, e nëse jo, atëherë thoshte: “Atëherë do të agjëroj!” dhe agjëronte atë ditë. Kur kishte ushqim, rëndom kishte qumësht, hurma, bukë elbi etj.. Hante çfarëdo që të ndodhej në shtëpi, dhe nuk e zgjidhte ushqimin. Në dallim nga koha e sotme, ushqimi i të Dërguarit a.s.. nuk ishte në qendër të vëmendjes së tij jetësore, orari i ushqimit nuk organizohej sipas kohës së drekës apo darkës, me një fjalë nuk harxhohej shumë kohë për ushqimin, dhe fare nuk e kishte problem edhe nëse nuk kishte ushqim, dhe as që organizoheshin darka të veçanta. Ky pushim i shkurtër i paradrekes njihet në literaturën islame dhe me fjalë të tjera, mund ta quajmë, gjumi i paradrekes apo gjumi i drekës.

Dreka

Dreka është koha kur dita arrin plotninë e saj dhe avash-avash fillon të ikë... koha kur obligimet ditore janë plotësuar deri në një masë të caktuar dhe shfaqet nevoja për ta ndërprerë aktivitetin dhe për të pushuar pak, madje edhe shpirtit i nevojitet pushim nga mundimi dhe lodhja që shkakton kalueshmëria e kësaj bote dhe puna e mundimshme. Ngrënia e vetëm dy vakteve ushqim në kohën e sotme, është synet i cili jo vetëm duhet të rekomandohet, por edhe të praktikohet, ngase një veprim i tillë kursen kohën dhe paratë, por besa edhe vetë shëndetin. Nga kjo kuptohet që bëjnë përjashtim të sëmurët me diabet dhe me probleme të tjera. Ndonjëherë Muhamedi a.s. i vizitonte as-habët, i kryente obligimet ditore, u përkushtohej problemeve të shoqërisë si prijës që ishte, u diktonte shkruesve të tij ajetet e shpallura, i lajmëronte njerëzit për urdhrat urgjente dhe priste
mysafirë. P.sh., në vitin 8 pas Hixhretit i vinin në vizita mjaft ambasadorë. Një pjesë të ditës e kalonte në takimet
me ta, u përgjigjej pyetjeve e kërkesave të tyre dhe i përcillte mysafirët.

Pasdita

Pasdita është koha kur orari ditor i afrohet fundit dhe kur tashmë mblidhen frytet e shëndetit, paqes dhe mirësisë, që janë kryer gjatë tërë ditës. Sipas mësimeve të Kur’anit fisnik, i Dërguari a.s.. i kushtonte një vëmendje të veçantë faljes së këtij namazi (iqindisë) dhe ishte Bilalli r.a. ai që, me zërin e tij të ëmbël, thërriste bashkësinë myslimane për faljen e këtij namazi. Meqë ikindija është koha e namazit kur ndërrohen engjëjt roja të ditës me ata të natës, të cilët i mbrojnë besimtarët, prandaj dhikri pas këtij namazi është më i gjatë. Kjo transmetohet edhe në një hadith: “Një grup engjëjsh janë me ne gjatë ditës,kurse grupi tjetër gjatë natës. Ata mblidhen në kohën e sabahut dhe të iqindisë që të ndërrojnë rojat. Edhe pse Krijuesi ynë më së miri e di gjendjen e robërve të Tij, Ai i pyet engjëjt: “Si i latë robërit e Mi?”; Ata i përgjigjen:
“I lamë duke u lutur dhe ishim pranë tyre gjersa ishin në lutje”. Muhamedi a.s.. kishte një shprehi së cilës i përmbahej gjithnjë: Pas iqindisë i vizitonte gratë e tij për t’i pyetur se si janë dhe a u nevojitej diçka, kurse ato e gostitnin me ç’u qëllonte pranë.

Mbrëmja

Mbrëmja na e kujton se njësoj sikurse shumë krijesa vdesin në fund të verës, ashtu edhe njeriu do të vdes një ditë dhe se bota do të shkatërrohet në fillim të Ditës së Gjykimit. Në ato momente shpirti i njeriut dëshiron
të qëndrojë në prani të Atij Që i realizon tërë këto, dhe të thotë: “Allahu është më i Madhi!”, duke lënë gjithçka
tjetër që është kalimtare mënjanë, dhe, për të madhëruar edhe një herë Madhërinë e Tij. Pas vdekjes së të Dërguarit a.s., këto aktivitete i vazhduan gratë e tij, duke e hapur atë për një masë të gjerë njerëzish. Natyrisht, nuk bisedohej vetëm për dijen, por njëkohësisht kultivohej edhe lidhja në mes anëtarëve të familjes që vinin nga mjedise, kultura dhe karaktere të ndryshme, veçse që të gjithë aspironin që të Dërguarit a.s. t’ia lehtësonin barrën e ëmbël profetike, prandaj dhe kohë pas kohe bënin edhe shaka... Thënë shkurt, kështu, në këtë mënyrë, krijohej një atmosferë e duhur për një familje të lumtur.

Nata

Në kohën e namazit të jacisë, gjithçka është e mbuluar nga errësira, ajo çka shihej gjatë ditës, thuajse më nuk
ekzistonte... Ngjashëm sikur njeriu që vdes, shpërngulet për në Ahiret dhe harrohet tërë ajo që ka poseduar,po kështu na shfaqet fundi i plotë i jetës së kësaj bote e cila nuk është asgjë tjetër përveçse një sprovë, edhe para gjumit, fal namaz, me qëllim që ta përfundojë këtëditë me të mirë. Kuptohet që mund të gjejmë edhe të tjera rekomandime dhe praktika në lidhje me këtë temë, siç është ajo p.sh. që e transmeton Imam Aliu r.a.: “I
Dërguari a.s.. më rekomandoi mua dhe Fatimesë: “Kur të bini në shtrat, lexojeni nga 33 herë Allahu Ekber; Subhanallah dhe Elhamdulilah”! Kur Imam Aliu r.a. tha se kurrë në jetë nuk kishte pushuar së vepruari këtë që e
porositi i Dërguari a.s.., dikush e pyeti: “Madje as edhe në natën e Siffinit?”; Imam Aliu r.a. iu përgjigj: “Po, as
atë natë madje...”Jeta e përditshme e të Dërguarit tonë, Muhamedit a.s.., mund të analizohet nga këndvështrime
të ndryshme, mirëpo, ngado që t’i qasemi, kemi për të gjetur vepra, tradita dhe fjalë të cilat e udhëzojnë
tërë njerëzimin.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi