Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkujto "çastet" që të presin

Shko poshtë

Përkujto "çastet" që të presin Empty Përkujto "çastet" që të presin

Mesazh nga Ebu Beker Tue Apr 13, 2010 11:59 pm

Përkujto "çastet" që të presin

Përkujto "çastet" që të presin 2pqjihw

Le ta kujtojë njeriu atë vend që patjetër ka për të shkuar; t’i vizitojë varret duke menduar se në ato momente ka prej atyre që po dënohen, ka prej atyre që thërrasin për ndihmë, por askush nuk mund t’i përgjigjet! Le të mendojë njeriu se një ditë do të futet në atë gropë të errët dhe të ngushtë dhe se do të jetë ushqim për krimbat dhe gjarpërinjtë, do të jetë i vetëm e pa ndihmës, edhe nëse ka qenë mbret në dynja! Le të kujtojë njeriu se vdekja do t’i vijë herët a vonë, do t’i vijë engjëlli i vdekjes, por pa e lajmëruar, e nuk dihet se në çfarë gjendje e gjen! Le t’i përcjellë njeriu të vdekurit duke menduar se edhe atë do ta mbartin të tjerët!



Le të mendojë momentet kur është në shtratin e vdekjes, i vijnë të afërmit rreth e qark, i flasin, por ai nuk iu kthen dot përgjigje!Kujto, kur të lajmërojnë doktorin për të të shëruar, por ai nuk mundet, mendo momentet kur të dalë shpirti, për t’iu dorëzuar Krijuesit të vet, mendoje veten në duart e atij që është duke të larë, e ti nuk lëviz dot!Mendo, kur të largohesh nga kjo dynja një herë e përgjithmonë, duke i dhënë fund veprave të tua, qofshin të mira apo të këqija! Jo pa qëllim Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë : Kujtojeni shpesh atë që ua ndërpret ëndrrat, dëshirat, e ajo është vdekja!”"….I vizitoni ato (varrezat), sepse ajo ua zbut zemrën, jua bën sytë të lotojnë dhe ju kujton ahiretin!”



Kush e kujton vdekjen ka 4 mirësi :



Shpejton pendimin;



I zbutet zemra;



Gjallëron aktivitetin e njeriut;



Ka një përfundim të mire;




Le të kujtojë njeriu ditën kur i fryhet surit dhe do të vdesin të gjithë, veç atij që do Allahu i Madhëruar, kur yjet të shkapërderdhen, kur kodrat të bëhen si lesh i prishur, kur detet të vlojnë si zjarri i flakëruar, kur qielli të jetë hequr e të jetë çarë, kur xhehenemi të jetë ndezur fort, kur të dridhet toka, kur të hapen varret e të dalin njerëzit si insekte të shpërndara! Le të kujtojë njeriu ditën, kur çdo shtatzënë do ta hedhë fëmijën e vet, kur njerëzit të jenë si të dehur, por jo, ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut të Madhëruar është i ashpër! - Le të kujtojë njeriu ditën, kur fëmijët do të bëhen pleq nga frika e asaj që shohin para syve! - Le të përfytyrojë njeriu qëndrimin para Zotit të vet, Zotit të botërave, të zhveshur burra e gra bashkë! Është një gjendje aq e frikshme ajo skenë sa që i bën ata as të mos iu shkojë mendja, e jo më, të shohin njëri tjetrin. Le të përfytyrojë njeriu qëndrimin në atë diell, i cili tashmë është shumë afër, njerëzit mbulohen nga djersët e tyre, ditën kur të ndahet fëmija nga prindi, vëllai prej vëllait, kur njeriu të ndahet nga gruaja e fëmijët, kur çdonjërit i mjafton vetëm çështja e vet! Le të kujtojë ditën, kur do të ketë fytyra të pluhurosura e të mbuluara nga një errësirë e zezë! Le të kujtojë njeriu momentet e fillimit të llogarisë, kur të shpërndahen librat e veprave, e kur njerëzit do të thonë : " O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.



Dhe të mos dija fare se si është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja) mbarim i amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U largua nga unë autoriteti që kisha. E u thuhet zebanive : Kapeni (fort) atë, e vërjani prangat! Pastaj atë futeni në xhehenem… !Pastaj, lidheni atë me një zinxhir të gjatë 70 kutë !” (Haka, 25-32.)"Përkujto ditën kur njerëzit do të thonë pasi të shohin librin me veprat e tyre : "Të mjerët ne ! Ç’është puna e këtij libri, që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” (Keh , 49.)Kujto momentet, kur pas mbarimit të llogarisë, fillon shijimi i dënimit! Si do të jetë gjendja e banorëve të zjarrit (Zoti na ruajt prej tij) ?! Ushqim për ta, do të jetë pema e Zekumit dhe uji i fëlliqur."Përpiqet ta përpijë, por nuk mundet ta gëlltisë atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët, por ai nuk vdes, atë e pret dënim shumë i rëndë.”Ata (banorët e zjarrit) hidhen me fytyrë në zjarr, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Kujto kur Allahu i Madhëruar u shfaq atyre re të zeza dhe u thotë : "O banorët e zjarrit, çfarë kërkoni?



U kujtohen retë e dunjasë dhe thonë : " Zoti ynë duam ujë!” Por u bien atyre nga retë, pranga që iu shtohen edhe më, si dhe zinxhirë që ua shtojnë zinxhirët që i kanë dhe atyre u hidhen shkëndija nga zjarri. U shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët.” (Muhamed, 15.) Dijeni, se rrobat e tyre janë prej katrani, zifti, janë rroba prej zjarri, e u hidhet ujë i valë mbi kokat e tyre, e me të u shkrihet krejt çka ka në barqet dhe lëkurat e tyre! Kujto o njeri, kur ata, banorët e zjarrit të thonë : "Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat, (u dhamë shumë pas epsheve të dynjasë) dhe si të tillë ishim të humbur! Zoti ynë, na nxirr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë! Ai thotë : "Heshtni aty, e mos flisni!” (Muminun, 107-108.)



Edhe pse i dimë këto gjëra, përsëri nuk i kujtojmë herë pas here, pas vdekjes nuk ka kthim prapa. "Zemra nuk ngurtësohet, vetëm se për shkak të dashurisë për dynjanë, nuk i shtohet dashuria për dynjanë, vetëm nëse i shtohen punët, nuk i shtohen punët e dynjasë, vetëm se nga harrimi i ahiretit, e nuk harrohet ahireti, vetëm se nga përmendja e pakët e Allahut të Madhëruar.” (Fjalë e urtë)Thotë Allahu i Madhëruar : "Frikësojuni ditës, kur do të ktheheni tek Allahu dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar dhe askujt nuk i bëhet padrejtësi !” (Bekare, 281.)Ka qenë një nxënës i Abdullah ibn Abasit, kur shkonte për në xhami kishte dy rrugë. Kur kalonte nga rruga që ishte përmes tregut, nuk flinte atë natë.



E pyetën djemtë e tij, pse e bënte këtë gjë. E ai tha : "Në treg është një kovaç, e kur e shoh zjarrin e tij, më kujton zjarrin e xhehenemit dhe atë natë e kaloj në ibadet.” Kujtimi i ahiretit nuk duhet të mbetet vetëm tek të qarët, por ajo duhet të shoqërohet me vepra që të na ruajnë nga të këqijat e kësaj dite. وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلًا مِّمَّن دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحًا وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ الْمُسْلِمِينَE kush është më fjalëmirë se ai që fton në rrugën e All-llahut, që punon mirësi e drejtësi dhe thotë: "Unë jam nga Muslimanët?"[Fussilet-33]"
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi