Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjet pershperitje per motrat muslimane

Shko poshtë

Dhjet pershperitje per motrat muslimane Empty Dhjet pershperitje per motrat muslimane

Mesazh nga melika Fri Apr 16, 2010 9:20 am

Dhjet pershperitje per motrat muslimane
Deri te mbesat e Esmasë nga nderi e pastërtia... deri te ndjekëset e rrugës së Ajshës, Hafsës dhe Sumejës... deri te të pastrat, më të pastrat, të devotshmet dhe të ndershmet...

Deri tek ato që mashtrohen me stolitë e përkohshme të perëndimit apo të lindjes... deri tek ato që mahniten me qytetërimin e të prapambeturve...

Deri te secila që ka bërë mëkat ndaj Zotit dhe ka braktisur mbulesën për të dalë nga shtëpia e veshur, e zhveshur, e lakuar, e dredhuar, provokuese dhe e provokuar.

Po dërgoj zërin qortues dhe paralajmërues...

Pëshpëritja e parë: Oj motër besimtare, oj ti, që Allahu të begatoi me shëndet, oj ti, që Allahu të nderoi me Islam, falënderoje Allahun e lartësuar dhe lavdëroje, afrohu kah Ai dhe respektoje, sepse respekti ndaj Tij është lumturia e dunjasë dhe ahiretit dhe afrimi kah Ai mëton të sjellë krenarinë. I Lartësuari thotë: "Kush e respekton Allahun dhe të Dërguarin, ai veçse ka arritur fitoren madhështore".

Pëshpëritja e dytë: Kujdesu për mbulesën dhe nderin tënd, sepse mbulesa është pastërti dhe nder. Allahu thotë: "O i Dërguar, thuaji grave tuaja, bijave e grave të besimtarëve që të lëshojnë vellon mbi ta, kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen dhe të mos ngacmohen nga të tjerët..."

Po pra, është zbukurim dhe simbol i femrës së pastër dhe të ndershme. Si të mos jetë, ndërsa mbulesa është argument i turpit të saj, simbol i pastërtisë dhe është mburojë për të nga djajtë njerëz dhe xhind. Andaj - Allahu të mëshiroftë - kujdesu për mbulesën tënde, se aty gjendet edhe sekreti i lumturisë për ty.

Pëshpëritja e tretë: Kujdes nga thirrësit e jombulesës dhe lakuriqësisë, ata duan sherrin për ty. Ti bëhu një pengesë e fortë përballë ideve që përhapin dhe mburojë ndaluese përballë epsheve që duan të kënaqin. Po, oj motër, ata shqetësohen dhe assesi nuk mund të durojnë nderin dhe turpin tënd, ndaj dëshirojnë t'i bashkohesh karvanit të perëndimoreve të prishura. E gjithë kjo, me qëllim që ata të kënaqin epshin dhe të realizojnë ëndjet e tyre. Kujdes nga ata, unë sinqerisht po të këshilloj.

Pëshpëritja e katërt: Mbroje gjuhën nga përgojimi dhe futja e kallave, sepse ato fshijnë sevapet dhe hanë shpërblimin e punëve të mira. Allahu thotë: "Të mos e përgojojë askush dikë tjetër, mos vallë dëshiron dikush të hajë mishin e vëllait të vdekur, ndërsa e urreni...".

Larg atyre mexhliseve, ku ndodhin këso lloj gabime dhe mëkate. Allahun përkujtoje sa më shumë dhe lexo Kur'an më tepër, sepse këto të dyja janë shpëtim prej atyre gabimeve.

Pëshpëritja e pestë: Mundohu - Allahu të ruajtë - që t'i kuptosh dispozitat e fesë dhe çështjet e besimit. Të këshilloj lexim të librave të dobishëm dhe këshillave përmbledhëse, nga librat e dijetarëve dhe hoxhallarëve tanë. Mos harro të jesh e pranishme në mexhliset e dijes, sepse aty mund të arrish dijen e kërkuar.

Përkujto fjalën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: "Kush ecën një rruge për të kërkuar dije, Allahu ia lehtëson rrugën për në xhenet".

Pëshpëritja e gjashtë: Oj besimtare, vazhdimisht nga historia lexojmë biografitë e grave të mëdha, të cilat kanë sakrifikuar mundin dhe kohën për të edukuar trima dhe njerëz të mëdhenj, kanë marrë pjesë në përgatitjen e shëmbëlltyrave ndriçuese. Për këtë ka folur bota, madje është thënë: "Pas çdo edukimi madhështor, fshihet një grua madhështore".

Pra, a do gdhendësh edhe ti emrin tënd në murin e kohës, a do pikturosh veprën tënde në pllakën e historisë, duke prodhuar një gjeneratë të dalluar dhe të veçantë, ku do mbjellësh dashurinë ndaj fesë dhe umetit dhe ku do vendosësh shpirtin e sakrifikimit?!

Fillo që tani, oj motër, se nuk të shkon mundi kot dhe puna nuk humbet. Allahu thotë: "Thuaj: Punoni, se Allahu do të shohë punën tuaj, e po ashtu edhe i Dërguari dhe besimtarët".

Pëshpëritja e shtatë: E nderuar, shtoji adhurimet vullnetare, jep vazhdimisht mund dhe sadaka dhe bëhu e para në këtë garë... që përfundon në xhenetin e gjerë sa toka dhe qiejt. Allahu ka thënë: "Bëni gara drejt faljes së Zotit tuaj", dhe ka thënë: "dhe në të, le të garojnë ata që dëshirojnë garën".

Urdhëro, pra, oj motër, se mejdani është i gjerë dhe rruga është e gjatë. Furnizohu me furnizim të besimit, armatosu me armën e respektit ndërsa... takimi është në xhenet.

Pëshpëritja e tetë: E nderuar, a e ke dëgjuar tregimin e gruas Umu Salih?

Ajo ishte një grua plakë që kishte dëgjuar për vlerën dhe shpërblimet e mëdha nga thirrja në rrugë të Allahut, kështu që, me familjen e saj, u vendos në një fshat, për t'i mësuar, këshilluar dhe ndihmuar grave të atij fshati. I lumtë! Ku janë ato që do të marrin këtë shembull?!

Allahu ka thënë: "Le të ketë nga ju, që do të thërrasin në mirësi, do porosisin në të mira dhe do largojnë nga të këqijat". A do t'i nënshtrohesh kësaj thirrjeje të Zotit dhe a do marrësh mësim nga kjo këshillë e Allahut të madhëruar? Shpresoj se po...

Pëshpëritja e nëntë: Oj besimtare, shumë prej grave janë të mallëngjyera që brengat t'i ndajnë me dikë, mërzitë dhe dhembjet t'i përgjysmojnë me dikë... ato kanë nevojë për gra të mira si ti. Andaj, shpejto - Allahu të ruajt - të qëndrosh afër motrave të tua dhe bëhu ndihmë për ta që ta respektojnë Allahun edhe ato.

Madje, udhëzoji ato në mirësi dhe shpëtim, sepse - shpresoj - ti je e aftë për këtë dhe vazhdimisht përkujtoje fjalën e Muhamedit, salallahu alejhi ue selem: "Vallahi, të udhëzojë Allahu ndonjë person duke qenë ti shkak, është më mirë për ty, sesa të posedosh devetë e kuqe (pasuri e jashtëzakonshme për atë kohë)".

Pëshpëritja e dhjetë: Të këshilloj leximin e biografive të grave të mira nga e kaluara, të cilat dhanë shembuj të paparë si shëmbëlltyra të rralla dhe të veçanta. Vërtetë, në biografitë e atyre grave ka këshilla dhe mësime, margaritarë dhe xhevahire.

Po të kisha më shumë hapësirë, do të përmendja disa shembuj ndriçues dhe fotografi nga lajmet dhe gjurmët e tyre. Shpresoj ta bëj këtë në ndonjë temë të ardhshme, me lejen e Allahut. Sidoqoftë, unë të referoj në librat e historisë, se aty ka edhe më shumë...Allahu të marrtë në kujdesin e Tij, të bëftë të lumtur dhe të ruajt

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi