Një ngjarje shumë interesante nga dijetari Abdul Muhsin Ahmed
Faqja 1 e 1

Ky dijetar rrëfen për një student nga vendet arabe, i cili kishte udhëtuar drejt Perëndimit për studime. Ja se si e kishte rrëfyer ky student ngjarjen e tij.
"Pasi udhëtova për studime në Amerikë, fatkeqësisht mësimet nuk më vajtën mbarë ashtu siç kisha planifikuar. Vendosa t’i ndërpres studimet në tërësi, e pastaj fillova të bëja tregti me vetura. I blija në Perëndim dhe i dërgoja në vendet arabe për t’i shitur.
Deshi Allahu që të kisha sukses të madh me tregtinë dhe tregtia ime të shkonte deri në Kinë. E falënderoj Allahun që krahas kësaj dhuntie më dhuroi edhe mirësinë më të madhe për këtë botë dhe botën tjetër, udhëzimin në rrugën e Tij të drejtë, pasi u bëra ndër më të devotshmët. Një ditë isha ulur në një restorant për të ngrënë ushqim. Ndërkohë që po prisja kamerierin, fillova të mendoja për dhuntitë e mëdha të Allahut ndaj meje dhe kisha filluar të mendoja për të kaluarën e hidhur e të shfrenuar: alkool, amoralitet, pirje e duhanit. E falënderova Allahun për këtë ndryshim madhështor; në vend të pakos së cigareve, në xhep tani mbaj Kuran xhepi dhe në çdo rast lexoj Kuran. Në vend të cigares tani mbaj misvakun për të pastruar dhëmbët. O Allah, sa dhunti të mëdha më ke dhuruar mua.
Në atë moment, befas ngrita kokën dhe pashë karrigen pranë meje që lëvizi nga vendi. Ishte një femër shumë e bukur! Vallahi, kam udhëtuar shumë nëpër botë, por kurrë në jetën time nuk kam parë femër më të bukur. Por, elh, menjëherë i kërkova që të largohet. Ajo befas më pyeti në isha me bashkëshorten. I thashë jo. Më tha: “A je me të dashurën tënde?” I thashë jo. Atëherë ajo mbeti duke më shikuar me habi. Unë i thashë se e di që tani Zoti im, Krijuesi i gjithësisë, është duke më shikuar dhe Ai nuk është i kënaqur me gjëra të tilla dhe për atë unë nuk jam i kënaqur me atë që Allahu nuk është i kënaqur dhe unë turpërohem nga Ai. Ajo u largua menjëherë.
Posa u largua nga unë, menjëherë më erdhën shejtanët e botës me gjithë cytjet e tyre duke më thënë: “Bëj çfarë të duash dhe pendohu, se Allahu është Gafuru Rrahim (shumë falës e mëshirues).” Tjetri më thoshte se vallahi dyzet vite po të kërkosh, nuk do të gjesh si ajo, kurse tjetri më thoshte shko thirre para se të ikë, se nuk do ta gjesh më. Pësova tronditje të madhe shpirtërore nga presioni që pata dhe u ngrita në këmbë. Befas dora më shkoi në xhep dhe mora Kuranin e xhepit dhe e hapa. Vallahi nuk e kisha lënë ndonjë shenjë më herët, por vetë u hap në atë vend dhe për befasi gjeta përgjigjen dhe të vërtetën nga Krijuesi i gjithësisë, sikurse dikush të kishte studiuar me vite se çfarë ajeti më përshtatej mua në atë pozitë të palakmueshme. Dhe fillova ta lexoja: “Kushdo që dëshiron gjërat kalimtare (të kënaqësisë së kësaj bote), Ne ia japim atij menjëherë çfarë Ne duam dhe për kë Ne duam.” (El-Isra: 18) Sikur Allahu po më thotë: A po do të mirat kalimtare? Ja ku i ke, si të duash. Shko, por vetëm para se të shkosh merre përgjigjen se çfarë kam përgatitur për të tillët në Ditën e Kiametit: “Pastaj pas kësaj Ne kemi përcaktuar për të xhehenemin, aty do të digjet i përçmuar dhe i flakur tej (larg nga mëshira e Allahut).”
Vazhdova të lexoja ajetin tjetër: “Dhe kushdo që dëshiron jetën e fundit dhe përpiqet dhe i shërben asaj me mundimin që duhet për të (duke punuar në bindjen e Allahut), duke qenë besimtar (i Allahut në Islam), atëherë të tillët janë ata përpjekja e të cilëve do të jetë e pëlqyer (e falënderuar dhe e shpërblyer nga Allahu).” (El-Isra: 20)
Fillova të mendoja se nëse bëj sabër, për mua është më mirë, sepse femrat e kësaj bote nuk krahasohen me hyritë e xhenetit. Siç thotë Muhamedi salallahu alejhi ue selem në disa hadithe të tij, se “vetëm një thua i njërës nga hyritë e xhenetit është më i mirë se e tërë dynjaja dhe çka ka në të”, apo hadithi tjetër, se “sikur njëra nga hyritë e xhenetit të zbriste në qiell, natën do ta bënte ditë”, apo nëse “pështyma e njërës prej tyre të përzihej me ujin e detit, do ta shndërronte në ujë të pijshëm.”
Pasi lexova këtë ajet, m’u qetësua zemra, e mbylla Kuranin dhe vendosa të ndalem dhe të pres shpërblimin e Allahut të cekur në ajet: “Dhe kushdo që dëshiron jetën e fundit dhe përpiqet dhe i shërben asaj me mundimin që duhet për të (duke punuar në bindjen e Allahut), duke qenë besimtar (i Allahut në Islam), atëherë të tillët janë ata përpjekja e të cilëve do të jetë e pëlqyer (e falënderuar dhe e shpërblyer nga Allahu).” (El-Isra: 20).
Pasi u ktheva në vendin tim, deshi Allahu që të martohem e të kem një djalë, Abdu Rrahman, por fatkeqësisht pas disa kohësh djali im nisi të vuajë nga një sëmundje shumë e rëndë në gjoksin e tij. Dhe pasi e dërgova në spital, mjekët më thanë se djali im kishte një problem në gjoksin e tij, kështu që duhej patjetër që t’i nënshtrohej një operacioni shumë të rëndë, suksesi i të cilit ishte në pikëpyetje. E morën mjekët dhe e futën në sallën e operacionit, kurse unë fillova të brengosesha shumë për fatin e djalit tim dhe me padurim prisja daljen e ndonjë mjeku që të më tregonte a kishte sukses operacioni apo jo. Koha filloi të më dukej shumë e gjatë, një minutë më dukej si një muaj.
Vendosa që të shkoja e të merrja abdest. Fillova të falja dy rekate. Sa vendosa ballin në sexhde, Allahu deshi që të më sjellë ndër mend skenën e asaj dite kur kisha refuzuar atë femrën e bukur për hir të Allahut. Dhe fillova t’i lutem Allahut me këtë dua: “O Allah, nëse unë atë ditë atë vajzë e kam refuzuar vetëm për hirin Tënd dhe Ti ke qenë i kënaqur me mua në ato çaste, bëj që djali im të dalë shëndoshë e mirë e me sukses nga operacioni." Pasi fala dy rekate, papritmas doli njëri nga mjekët nga salla e operacionit. Ende ishte me uniformë. E largoi maskën nga goja e tij dhe i çuditur m’u drejtua, ndërsa unë pata frikë se mos po më thotë ndonjë fjalë e po m’i humb shpresat e jetës për çunin tim. Por, elh, mjeku me habi më tha se nuk i kishte ndodhur në jetën e tij që të bënte ndonjë operacion më të lehtë e më të suksesshëm se ky i djalit tim. Ai më tha: “Vallahi, sapo kam filluar operacionin sikur dikush m’i mori mjetet e operacionit nga dora dhe e kreu vetë operacionin. Në jetën time nuk më ka ndodhur që të kryej operacion më të lehtë dhe më të suksesshëm sesa ky i djalit tënd.
E pastaj mua m’u kujtua fjala e Allahut në Kuran: “Dhe kushdo që dëshiron jetën e fundit dhe përpiqet dhe i shërben asaj me mundimin që duhet për të (duke punuar në bindjen e Allahut) duke qenë besimtar (i Allahut në Islam), atëherë të tillët janë ata përpjekja e të cilëve do të jetë e pëlqyer (e falënderuar dhe e shpërblyer nga Allahu).” (El-Isra: 20)
Përktheu: Hevzi Kadriu
12.7.2009

melika- Moderator
- Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010
Similar topics
» Dijetari dhe Nxënësi
» Ahmed Bukhatir ya eid
» Imagjino sikur unë dhe ti të ishim në këtë ngjarje!
» Disa zbulime interesante të Dr. Tariq Al Swaidan:
» Ahmed Bukhatir-Rabbunallah

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi