Hakim Ibn Hazami është i vetmi nje ri që ka lindur brenda në Qabenë e madhëruar
Faqja 1 e 1

HAKIM IBN HAZAMI
“Në Mekë gjenden katër persona më të zhveshurit nga politeizmi dhe më të dëshiruarit për të pranuar fenë islame... Njëri prej tyre është Hakim ibnu Hazami.”
Muhammedi a.s.
Lexues i nderuar! A ke dëgjuar apo lexuar për jetën e këtij sahabi?
Historia ka shënuar në analet e saj se Hakimi është i vetmi nje ri që ka lindur brenda në Qabenë e madhëruar...
Rrëfimi për lindjen e tij, në pika të shkurtra, është ky:
Nëna e tij me një grup shoqesh hyri brenda në Qabe për ta shikuar atë. Atë ditë, Qabeja ishte e hapur për një rast të cak tuar. Në atë kohë, e ëma e Hakimit ishte shtatzënë dhe befas ndjeu dhembjet e lindjes; ajo ishte brenda saj dhe nuk arriti të dalë prej Qabes...
Asaj i është sjellë një postiqe dhe mbi të e lindi fëmijën e saj...
Fëmija e posalindur ishte Hakim ibnu Hazam ibnu Huvej-lidi.
Ai është i biri i të vëllait të nënës së besimtarëve, Hatixhe bin tu Huvejlidit r.a.
* * *
Hakimi u rrit në një familje me prejardhje fisnike, të res pek tuar dhe të pasur. Përveç kësaj, ai ishte i mençur, i ndershëm dhe i vye shëm, andaj fisi i tij e emëroi prijës të vet dhe i besoi një detyrë të caktuar për të ndihmuar njerëzit.
Ai ndante nga pasuria e vet për nevojat e vizitorëve të Qabesë në kohën e injorancës. Ishte i urtë dhe shok besnik i Resulullahut a.s. edhe para se ai të shpallej pejgamber.
Edhe pse ishte pesë vjet më i moshuar se Pejgamberi a.s., megjithatë ai ishte korrekt ndaj tij, sillej njerëzishëm dhe kënaqej në shoqëri dhe ndeja me të, kurse Pejgamberi a.s. ia kthente në të njëjtën masë, me dashuri dhe sinqeritet.
Pastaj u zhvilluan marrëdhëniet e afërta, të cilat u forcuan edhe më shumë kur Pejgamberi a.s. u martua me hallen e Hazamit, Hatixhe Bin tu Huvejlidin r.a.
* * *
Ndoshta do të jesh i mahnitur, lexues i nderuar, pas tërë kësaj që rrëfyem për marrëdhëniet dhe lidhmërinë e Hakimit me Pejgam berin a.s. kur do të mësosh ai nuk e pranoi fenë islame deri në ditën e çlirimit të Mekës, në kohën kur kishin ka luar më së njëzet vjet qëkur Muhammedi ishte shpallur Pejgamber!
Për një njeri siç ishte Hakimi, të cilit Allahu i kishte dhuruar atë mendje të shquar dhe i kishte mundësuar të ketë farefisni me Pej gamberin a.s., mendohej se do të ishte nga radhët e besimtarë të pa rë, prej atyre që do ta legalizonin thirrjen e Pejgamberit dhe që do të udhëzohej nga udhëzimet e tij.
Por, ajo ishte dëshira e Allahut... Çfarë dëshiron Ai, ashtu edhe bëhet...
* * *
Siç jemi të befasuar me kalimin e tij të vonuar në fenë islame, ashtu ishte i befasuar me këtë edhe vetë ai.
Pasi pranoi fenë islame dhe zuri ta shijojë ëmbëlsinë e ima nit (besimit), ai u pendua pamasë për çdo moment të jetës së kaluar në politeizëm duke mohuar Allahun dhe duke përgënjeshtruar të Dërguarin e Tij.
Kur ai e pranoi Islamin, i biri i tij e kishte parë duke qarë dhe e pyeti:
‑ Përse qan, o baba?!
‑ Gjëra të shumta më bëjnë të qaj, ‑ ia ktheu ai.
E para, vonesa ime për ta pranuar Fenë Islame. Më kanë kaluar situata të volitshme dhe të shumta dhe sikur ta shpen zoja tërë arin që ka toka, nuk do të arrija asgjë nga ato.
Allahu më shpëtoi në betejën e Bedrit dhe të Uhudit, kur pata thënë: “Nuk do t’i ndihmoj kurejshitët kundër Pejgamberit e as që do të dal nga Meka”. Megjithatë, u detyrova t’u ndihmoj kurejshitëve.
Pastaj, sa herë që interesohesha për Fenë Islame, shikoja bu rrat e mbetur kurejshit, të cilët ishin të moshuar dhe ishin të lidhur ngusht me çështjen e injorancës, atëherë edhe unë veproja njësoj si ata dhe pëlqeja një gjë të tillë.
Ah, sikur të mos veproja ashtu...
Asgjë nuk na ka çuar në humnerë, vetëm se veprimi ynë i ngjashëm me veprimet e gjyshërve dhe prijësve tanë. Atëherë si të mos qaj, o djaloshi im?!!
* * *
Siç jemi të befasuar ne, por edhe vetë Hakimi për hyrjen e tij të vonuar në Fenë Islame, ashtu befasohej edhe Pejgamberi a.s. me një njeri mendjekthjellët dhe që kuptonte mjaft, përse Feja Islame ishte ende sekret për të, ndërsa Pejgamberi a.s. dëshironte që ai dhe njerëzit e ngja shëm me të për nga sjelljet të nxitonin për ta pranuar fenë islame.
Një natë para çlirimit të Mekës, Pejgameri a.s. iu tha shokëve të tij:
“Në Mekë janë katër persona, të cilëve nuk ju dëshiroj politeiz min, por dëshiroj që ata të pranojnë Fenë Islame.” Ata e pyetën:
‑ Kush janë ata, o Pejgamber i Zotit?
‑ Ata janë: Uttab ibnu Usejdi, Xhubejr ibnu Mut’im, Hakim ibnu Hazami dhe Suhejl ibnu Amri ‑ u përgjigj Pejgamberi a.s.
Dha Zoti dhe që të gjithë ata pranuan Fenë Islame.
* * *
Kur Muhammedi a.s. hyri në Mekë dhe e çliroi atë, ai dëshiroi ta nderojë Hakimin, andaj urdhëroi muezinin e tij që t’ia kumtojë ma sës këtë lajm:
‑ Kush dëshmon që nuk ka zot tjetër përveç Allahut Një dhe nuk i bën shok Atij, si dhe dëshmon që Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij, ai është i sigurtë.
‑ Kush strehohet në Qabe dhe e dorëzon armën, ai është i sigurtë.
‑ Kush hyn në shtëpi të vet dhe e mbyll derën, ai është i sigurtë.
‑ Kush hyn në shtëpi të Ebu Sufjanit, ai është i sigurtë... dhe
‑ Kush hyn në shtëpi të Hakim ibnu Hazamit, ai gjithashtu është i sigurtë...
Shtëpia e Hakim ibnu Hazamit ishte në fund të Mekës, kurse ajo e Ebu Sufjanit ishte në krye të saj.
* * *
Hakimi pranoi fenë islame me aq përkushtim, saqë ia pushtoi shpir tin, kurse imani ia përzeu gjakun dhe ia trazoi zemrën.
Ai i shtroi vetes detyrën që ta kompensojë gjithë atë që ka hum bur, ta mbulojë me vepër të mirë çdo veprim të bërë kundër Pej gamberit a.s. gjersa ishte jomusliman. Tani e tutje ai do ta shpen zojë për të mirën e tij.
Hakimi e realizoi betimin e dhënë...:
Daru en‑Nedve ‑ shtëpi e lashtë dhe historike ‑ u bë pronë e tij...
Në atë shtëpi kurejshitët më parë mbanin kuvendimet në kohën e injorancës dhe mu aty tuboheshin kryeparët dhe prijësit e tyre që të bëjnë komplot ndaj të Dërguarit të Zotit xh.sh.
Hakimi dëshiroi që të lirohet dhe ta braktisë atë shtëpi dhe dëshironte t’ia sajojë perden e harresës asaj të kaluare të urryer, prandaj e shiti atë për njëqind mijë dërhem. Atëherë një djalosh kurejshit i tha:
- A e shite vendin më të nderuar të kurejshitëve, o xhaxha?!
Hakimi iu përgjigj:
‑ Larg je nga e vërteta, o djalosh. Të gjitha vendet e respek tua ra na dolën nga dora dhe nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç de votshmërisë, sepse unë nuk e kam shitur atë shtëpi për asgjë, por vetëm që me çmimin e saj ta blej një shtëpi në xhenet.
Dëshmoj para jush se mjetet e fituara prej saj do t’i shpenzoj në rrugën e Allahut të Lartmadhëruar.
* * *
Hakimi e bëri haxhin pasi pranoi fenë islame, ndërsa para vetes çoi njëqind deve të zgjedhura për sevabe të mëdha dhe të gjitha ato i theri kurban për Allahun...
Në haxhin tjetër ai u ndal në Arafat, me vete kishe njëqind ro bër të tij dhe në qafën e secilit vendosi nga një qafore të arit, në të cilat shkruante:
“Për hir të Allahut të Lartmadhëruar, janë të lirë nga Hakim ibnu Hazami.” Pastaj i liroi që të gjithë.
Ndërkaq në haxhin e tij të tretë, para vetes çoi një mijë dele të zgjedhura, kurse në Mina të gjitha i theri kurban për Allahun dhe me mishin e tyre ushqeu muslimanët e varfër.
* * *
Pas betejës së Hunejnit, Hakimi kërkoi pasuri nga Pejgamberi a.s. e ai i dhuroi. Hakimi kërkoi përsëri e Pejgab-meri prapë i dha, derisa pasuria që mori arriti në njëqind deve (në atë kohë ai ende ishte i ri në fenë islame). Atëherë i Dërguari a.s. i tha:
- O Hakim! Kjo pasuri është e ëmbël dhe e dashur për shpirtin... kush e merr këtë me kënaqësinë e shpirtit, për të është i bekuar... por kush e merr me lakmi të shpirtit, ai nuk është i bekuar, por është sikur ai i cili ha dhe nuk ngopet, sepse dora e cila jep është më e mirë se ajo e cila shtrihet për të marrë.
Kur dëgjoi fjalët e Pejgamerit a.s. Hakimi tha:
‑ O Resulullah! Për Atë i Cili të ka dërguar ty me të vërtetën, nuk do të kërkoj më asgjë, prej askujt, derisa të kaloj prej kësaj jete (derisa të vdes).
Hakimi e mbajti si duhet fjalën që e kishte dhënë.
Gjatë sundimit të Ebu Bekrit, e thirrën disa herë me qëllim që ta marrë atë që i takonte prej arkës shtetërore të shtetit musliman, por ai refuzoi...
Kur Omeri e mori pushtetin, edhe ai e ftoi që ta marrë hakun e vet, por ai përsëri refuzoi... Atëherë, Omeri u ngrit në mesin e nje rëzve dhe tha:
- Dëshmoj, o muslimanë, se unë e thirra Hakimin ta marrë pasu rinë që i takon, por ai refuzoi.
Hakimi iu përmbajt parimit të vet të njohur dhe nuk pranoi as gjë, prej askujt, derisa vdiq

melika- Moderator
- Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010
Similar topics
» Martesa e një muslimanje me një mosbesimtarë është e pavlefshme dhe mardhënia me atë është zina (kurvëri)
» Dëgjueshmëria është arsyeja e butësisë, ndërsa bërja e gjynaheve është shkaktari i fatkeqësive
» Rriten defektet tek fëmijet e lindur në Faluxha

» Brenda vitit, digjitalizohen televizionet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi