Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

O ju "humorist" mjaft më u tallët me fenë e Allahut!!!

Shko poshtë

O ju "humorist" mjaft më u tallët me fenë e Allahut!!! Empty O ju "humorist" mjaft më u tallët me fenë e Allahut!!!

Mesazh nga Dhulkarnejn Thu Apr 22, 2010 4:40 pm

O ju "humorist" mjaft më u tallët me fenë e Allahut!!!

El-Arbiah 07 Xhumad el Ula 1431 / 21 04 2010alt

'''NESE JE MUSLIMAN BOJKOTO HUMORIN QE TALLET ME FEN TENDE PEJGAMBERIN TEND EDHE KRIJUESIN TEND AT QE TE DHA SYT TE DHA GOJEN TE HASH TE PISH PA PROBLEME CDO DIT AT QE TE DHA DURT E KEMBET TE ECESH TE PUNOSH PER VETE TA MBASH FAMILJEN TENDE TE KRIJOI NJERI TE MORALSHEM ANDAJ MBROJE MORALIN TEND ME AT QE KE MUNDESI''''



Vëllezër dhe motra të nderuar/a



NE emisionet Vala Mala Show, i cili transmetohet në programin KTV, po shfaqen jo një, por disa "humore" ku bëhet tallje e rëndë me fenë/fjalët e Allahut të Lartëmadhëruar.



Ne dvd kasetat e ''STUPCAVE'' te ''CIMES dhe LECIT'' po ashtu behet tallje e paftyr me Fen Librin edhe All-llahun e Lartemadheruar



Në këtë emisione të prishur ''VALA MALA'', disa aktorë aktruan si engjëj dhe sikur kjo nuk do të mjaftonte e disa të tjerë kinse biseduan me Allahun Fuqiplotë në mënyrë që i përshkruan Allahut të Lartësuar të meta - e i pa te meta është Ai! Për më tepër, kjo nuk ishte hera e parë në "humorin" e mediave tona që u tallën me fenë tonë! Vitin e kaluar një aktor bëri tallje edhe më të poshtër me suren e cila ka vlerën e një të tretës së Kuranit Famëlartë - me suren el-Ihlas, duke e recituar atë në formë të prishur dhe duke i përkthyer ajetet e surës në atë formë si i përshtatej humorit të tij.


All-llahu ndëshkon talljet e tyre, duke lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre. El-Bekare 15.

Po ne kasetat e ''STUPCAVE'' behet tallje e pa ftyr me NAMAZIN me Kur'anin edhe qka me keq Drejt per Drejt me Allahun e Lartmadheruar e ne shkojm edhe i blejm DvD e tyre edhe kenaqemi Duke qeshur me ta Vall akemi frig Nga Allahu>? a kemi Diqka islame ne Shpirtat edhe Zemrat tona>??



DERI KUR KESHTU NE TE DUROJM A NE SJEMI NJERZ A QKA JEMI QE NA FYEJN FEN TON EDHE LUAJN ME NDJENJAT TONA...



PSE O MUSLIMAN QE I FAL 5 VAKTET QE SHKON NE XHAMI QE BEN IFTAR E RAMAZAN QE THUA SE JE MUSLIMAN EDHE SHQIPTON SHAHADETIN,PSE JA BLEN KASETAT KETYE QAFIRAVE I PASURON EDHE I NDIHMON TI ME DJERSEN TENDE>? PSE I SHIKON EMISJONET E TYRE>? PSE NUK BEN BOJKOT TE GJITHAVE PER HIR TE ALL-LLAHUT TE PAKTEN KESHTU LUFTOJ NESE SKE MUNDESI TJETER



A MENDON SE NJE DIT DO TI DALESH ALL-LLAHUT PERPARA KU AI NE KUR'AN NA THOT:

Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit. Huxhurat 15.

Ata që fenë e tyre e morrën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dynjas. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!" A'raf 51.

E ju i patët tallur ata, sa që ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta. Mu'minun 110.

Prandaj O ju që keni besuar!



Do t'i përmendim vetëm dy shembuj të talljeve ndaj Islamit, bërësit e të cilëve futen në renegim dhe në kufër, edhe pse kanë shqiptuar SHEHADETIN (dëshminë) dhe e emërtojnë veten si muslimanë:


1) Shembull i parë:

Tallja me çka do qoftë që është e gjithënjohur si pjesë e fesë Islame. Këtu bënë pjesë edhe tallja me besimtarët për shkak të besimit të tyre. Këtë marrim nga fjalët e Allahut të Madhëruar, ku thotë në Kur'an:

"E nëse i pyet ata (përse tallen), do të përgjigjen: 'Ne vetëm biseduam dhe u argëtuam'. Thuaj: 'A mos vallë, po talleni me Allahun, me Librin e Tij dhe me Pejgamberin e Tij?' Mos u arsyetoni! Se, ju, mohuat fenë, pasi që patët besuar. Nëse Ne e falim një grup tuajin, do ta ndëshkojmë grupin tjetër, ngase ishin mëkatarë." (Et-Tevbe: 65-66).

Format e shpotive janë të shumta dhe nuk mund te numërohen që të gjitha. Këto mund të ndodhin me fjalë, me vepra apo me isharet, të bërët shenjë nënçmimi me dore gjatë dëgjimit të Kur'anit dhe të hadithit të Resulullahut, alejhi selam, apo diç nga parimet e njohura të Islamit.


2) Shembulli i dytë:

Shprehja e urrejtjes dhe pezmit gjatë përmendjes së Allahut të Madhëruar, Pejgamberit, alejhi selam, dëgjimit të Kur'anit dhe përmendjes çka do qoftë nga parimet e fesë Islame. Kjo bazohet në fjalët e Allahut të Lartësuar:

"E kur t'ju lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ti do të vëresh në fytyrat e atyre që nuk besojnë - pakënaqësinë e madhe; ata duan t'u vërsulen atyre që i lexojnë ajetet e Tona. Thuaj: "A doni t'ju tregoj juve se çka është më e keqe se kjo? -Zjarri'! Allahu ua ka premtuar atyre që nuk besojnë. E, sa vendbanim i shëmtuar që është ai!" (El-Haxhxh: 72)

"Kjo është, ngase ata e urrejnë atë që ka shpallur Allahu, andaj Ai ua ka shkatërruar veprat e tyre." (Muhammed: 9)


O muslimanë! qe jeni 90% Ju bëj apel që të bojkotoni emisionet si "Vala Mala Show" ''Stupcat'' ''Cimes Lecit''ku bëhet tallje me fenë e Allahut dhe asesi mos të blejmë ndonjë videokasetë apo DVD të tyre!



Dijeni se në bërjen e kësaj vepre, i kemi dyfishuar gabimet tona. Gabimi i parë është blerja e Video/DVD-ve apo shikimi i një emisioni të tillë, gjë që vetëm se kemi humbur kohën tonë kot dhe morali ynë dukshëm do të pakësohet!



Ndërkaq, gabimi i dytë është se ne në këtë mënyrë paratë tona që i kemi fituar me djersë i shpenzojmë në HARAM! Megjithatë, jo vetëm kaq, por ne i ndihmojmë armiqtë e Allahut të zhvillojnë dhe më tej emisione, videokaseta apo DVD që mundohen ta poshtërojnë fenë e Allahut Fuqiplotë.



Ndaluni pak tek Fjala e Allahut të Madhëruar:

"Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm. " (Lukman: 6)



Drejtuar "humoristëve" shqiptarë!!!


I keni kaluar të gjithë kufijtë dhe shkaku i emisioneve të ngjashme si tuajat, çdo ditë e më tepër populli ynë po i humb vlerat morale! Edukaten Morale Etiken Morale JENI BER ME SHTAZ SE SHTAZA po e nenqmoi edhe Shtazen por ju JENI HIQ KURGJU HIQ edhe Dijeni mirë se ju edhe nëse nuk jeni muslimanë, ne (muslimanët) jemi të bindur, nëse nuk pendoheni, do të keni dënim te dhembshëm tek Allahu i Madhëruar! E kush dënon më rëndë dhe më keq se Allahu - Sunduesi i gjithësisë???!



Ne, prapëseprapë, jemi Ummet i mëshirës. Pra, me gjithë atë dëm që keni bërë, ju ftojmë të pendoheni sa më shpejt, përderisa nuk është vonë për ju dhe gjithë ata që tallen me Islamin!


Allahu në Librin e Vet thotë:"E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madhe." (Hud: 3)

HADITH KUDSIJ

==========================

===========

Asnjëri prej jush le të mos e nënçmojë veten!

(Shokët) i thanë:...



O i dërguar i All-llahut, si mundet ndonjëri prej nesh ta nënçmojë veten?

Ai është përgjigjur:



Kur një njeri sheh ndonjë çështje, e cila ka të bëjë me fenë e All-llahut, e ai nuk flet, atëherë All-llahu në Ditën e Ringjalljes i thotë:



Ç’të pengoi ta thuash të vërtetën rreth asaj çështjeje?



Njeriu do të thotë: Frika prej njerëzve.



All-llahu do t’i thotë: Më mirë do të ishte nëse më frikoheshe Mua!

----------------------------------------------------------------

Duaja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, në Dorën e Të Cilit është i tërë Sundimi! KENI FRIKEN E TIJ BOJKOTO CDE GJE QE E NUK E DON ALL-LLAHU EDHE DUAJE CDO GJE QE DON ALLAHU...



Daveti Islam
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi