Shtimi - pakësimi i imanit
Faqja 1 e 1
Shtimi - pakësimi i imanit
Bismilahi-Rrahmani-Rrahim
Es'selamu-Alejkum we'Rahmetullahi we'Berekatuhu
We'Esh-hedu en'La-ilahe-il-All-llahu wahdehu'la'sherike'leh we'Esh-hedu ene'Muhameden Abduhu-Habibuhu we'Resuluhu
Sipas harixhive, mu'tezileve, zejdijve, selefijve, shumicës së kelamistëve esh'aritë, dhe Ibni Hazmit prej dhahirijve, të cilët punën (kryerjen e obligimeve fetare) e konsiderojnë pjesë të pandashme të imanit, imani shtohet dhe pakësohet edhe nga aspekti sasior (kuantitativ, kemmijjeh) edhe nga ai cilësor (kualitativ, kejfijjeh). Sipas kësaj, me kryerjen e punëve të mira imani shtohet, kurse me kryerjen e punëve të këqija imani pakësohet. Kjo nga shkaku se në Kur’anin fisnik ka disa ajete që tregojnë se imani shtohet e pakësohet:
"E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre." (el-Enfal:2)
"E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: "Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?" Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të." (et-Teubeh:124)
"Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahut është shumë i dijshëm dhe shumë preciz." (el-Fet'h:4)
Kurse sipas Ebu Hanifes dhe hanefijve të tjerë, kelamistëve maturidij, el-Xhuvejniut dhe disa të tjerëve prej esh'arive, çështja e shtimit dhe pakësimit të imanit duhet shikuar nga dy aspekte:
1. Nga aspekti i parimeve që duhen besuar (mu'menun bih) imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet. Kjo nga arsyeja se për shembull nëse një njeri beson Zotin, librat e Zotit, pejgamberët e Zotit dhe ditën e Kijametit, mirëpo nuk u beson melekëve, ky njeri nuk konsiderohet se është besimtar dhe se ka iman. Këtu, me mospranimin e njërit parim të besimit, nuk është realizuar besimi (imani), e si të ketë shtim apo pakësim të imanit?! Të gjithë janë të obliguar t'u besojnë të njëjtave gjëra, të njëjtave parime. Nga aspekti i parimeve dhe kushteve që duhen besuar nuk ka asnjë dallim midis dijetarit dhe injorantit, pejgamberit dhe njeriut të rëndomtë, mashkullit e femrës. Nga aspekti i çështjeve që duhen besuar shtimi i imanit (por jo edhe pakësimi) mund të vijë në shprehje vetëm në kohën e Pejgamberit a.s., sepse ata në fillim është dashur të besojnë vetëm një Zot, pastaj më vonë melekët, librat etj....
Lidhur me këtë tematikë Ebu Hanifeja (v. 150/767) ka bërë një sqarim shumë të bukur: "Imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet. Sepse shtimi i imanit është i mundshëm vetëm me pakësimin e kufrit (mosbesimit), kurse pakësimi i imanit është i mundshëm vetëm me shtimin e kufrit. Ndërkaq është një formë e gabuar e të menduarit që një njeri në të njëjtën kohë të jetë edhe mu'min (besimtar) edhe kafir (mosbesimtar)."
2. Nga aspekti i cilësisë (kejfijjeh) imani tregon shtim dhe pakësim. Imani i dikujt është më i fortë, më i fuqishëm e i dikujt është më i dobët. I dikujt është i plotë (kamil), kurse i dikujt është i mangët (nuksan). Imani i dikujt është në shkallën ilmu'l-jakin, ndërsa i dikujt në shkallën ajnu'l-jakin ose hakku'l-jakin. Në ajetet që u përmendën më lart bëhet fjalë për një lloj të këtillë të shtimit apo pakësimit të imanit. Për shembull, Ibrahimi a.s. kërkon prej All-lahut xh.sh. t'i tregojë se si i ringjall të vdekurit, kurse All-llahu xh.sh. e pyet: "a nuk beson (në këtë)?", Ibrahimi a.s. i përgjigjet: "Gjithsesi se besoj, mirëpo dua të më flejë e qetësohet zemra":
"Përkujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?" Ai (Zoti) tha: "A nuk beson?" Ai (Ibrahimi) tha: "Po, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!" Ai (Zoti) tha: "Merri katër shpezë pranë vete (therri e copëtoji), e pastaj në çdo kodër vëne nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se All-llahu është i Gjithfuqishmi, i Urti. " (el-Bekara:260)
Me këtë na bëhet me dije se imani në shkallën ajnu'l-jakin i Ibrahimit a.s. është më i fortë e më i fuqishëm sesa imani i mëparshëm i tij që ishte i shkallës ilmu'l-jakin.
Shkëputur nga libri i Prof. Dr. Ahmed Saim Kilavuzit, Anahatlariyla Islam Akaidi ve Kelam'a Giris (Akaidi islam në vija të përgjithshme dhe hyrje në kelam), Stamboll, 1987, f. 34-35.
Nga turqishtja: mr. Rejhan Neziri

melika- Moderator
- Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi