Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çështja madhështore e Teuhidit

Shko poshtë

Çështja madhështore e Teuhidit Empty Çështja madhështore e Teuhidit

Mesazh nga melika Fri Apr 23, 2010 11:23 am

Nuk ka dyshim se çështja e Teuhidit dhe njësimi i Allahut, subhanehu we teala, me adhurim është çështje madhështore, e cila konsiderohet bazë themelore e thirrjes islame. Gjithë përpjekjet e të Dërguarve, alejhimu selam, kishin të bëjnë me çështjen madhështore të Teuhidit.

Për hir të saj luftonin, duronin, duke ia kushtuar asaj ditën dhe natën. Teuhidi ishte preokupim i tyre në çdo moment të jetës së tyre.

Është shumë e qartë dhe e lehtë çështja e Teuhidit. Nuk është e ndërlikuar dhe problematike. Gjithkush e kupton, dijetari, nxënësi dhe analfabeti. E kupton bariu i angazhuar me tufën e vet, filozofi i preokupuar me libra, shkencëtari në laboratori dhe fshatari në fushë.
Kjo është kështu, sepse Allahu subhanehu we teala, i ka dërguar Pejgamberët alejhimu selam, t’ua sqarojnë Teuhidin niveleve të ndryshme të shoqërisë njerëzore. Ata nuk u dërguan vetëm te të zgjuarit, të zgjedhurit dhe pasanikët. Ata u dërguan për të gjithë njerëzinë. Kjo qartësi dhe lehtësi e Islamit është një pjesë e lehtësisë me të cilën i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, e cilësoi këtë fe.

Thotë Muhamedi, sal’allahu alejhi we selem në një hadith të transmetuar prej Ebu Hurejres, radijallahu anhu: “Me të vërtetë, kjo fe është e lehtë”. (Transmeton Buhariu)

Për këtë shkak, Teuhidi mund të shpjegohet për disa minuta dhe njeriu mund ta kuptojë me lehtësi të madhe.

Nga ana tjetër, nëse e analizojmë besimin e krishterëve të lajthitur, do të shohim se paqartësia dhe koklavitjet që përmban ajo vetë, do t’i ngatërrojnë edhe intelektet më të mëdha.
Nëse kjo fe është e koklavitur për të mençurit dhe të arsimuarit, atëherë si ka mundësi që ta kuptojnë njerëzit e rëndomtë. Ata me heshtje dhe bindje të plotë, i zbatojnë urdhërat e klerikut të tyre, duke e konsideruar paqartësitë e fesë së tyre fshehtësi, të cilat nuk duhen diskutuar.
Të njëjtat cilësi i ka edhe lëvizja filozofike e ekzistencializmit (el vuxhudije) e cila mbeti e paqartë dhe enigmë, gjë e cila i largoi nga pasimi i saj. Për dallim nga besimet e kota, besimi islam (teuhidi) kërkon prej njeriut që t’u drejtohet Allahut, subhanehu we teala me zemër, gjymtyrë dhe vepra, duke u larguar prej adhurimeve të kota.

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi