Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ZEKATI, konfirmim i besimit dhe themel i pastrimit dhe stabilitetit shpirtëror, mendor dhe material

Shko poshtë

ZEKATI, konfirmim i besimit dhe themel i pastrimit dhe stabilitetit shpirtëror, mendor dhe material Empty ZEKATI, konfirmim i besimit dhe themel i pastrimit dhe stabilitetit shpirtëror, mendor dhe material

Mesazh nga melika Fri Apr 23, 2010 12:11 pm

ZEKATI, konfirmim i besimit dhe themel i pastrimit dhe stabilitetit shpirtëror, mendor dhe material
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Es'selamu Alejkum we'Rahmetullahi we'Berekatuhu

We'Esh-hedu en'La-ilahe-il-All-llahu wahdehu'la'sherike'leh we'Esh-hedu ene'Muhameden Abduhu-Habibuhu we'Resuluhu



الْحَمْدُ لِلِه الْحَمْدُ لِلِه نَحْمَدُهُ وَ نَسْتَعِينُهُ وَ نَسْتَغْفِرُهُ، وَ نَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا، وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا، مَنْ يَهْدِ اللهُ فَلاَ مُضِلَّ لَهُ، وَ مَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِيَ لَهُ، فَقَالَ تَعَالىَ: " خُذْ مِنْ أمْوالِهِمْ صَدَقَةً تُطَّهِرُهُمْ وَتُزَكِّيهِمْ بِهَا " .
وَأَشْهَدُ أَنْ لا إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لاَ شَريكَ لَـهُ، وَأَشْهَدُ أَنَّ سَيِّدَنَا مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ الذي قَال: " حَصِّنوُا أَمْوَالَكُمْ باِلزَّكَاةِ " .
اَللَّهُمَّ صَلِّ وسَلِّمْ على سيدِنا محمدٍ وَ عَلىَ آلِهِ وَ أَصْحَابِهِ وَ أَحْيِنَا اللَّهُمَّ عَلىَ سُنَّتِهِ وَ أَمِتْنَا عَلىَ مِلَّتِهِ وَ احْشُرْنَا فِي زُمْرَتِهِ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِيِّينَ وَ الصِّدِّيقِينَ وَ الشُّهَدَاءِ وَ الصَّالِحِينَ وَ حَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقاً .


Lavdia i qoftë Allahut të madhërishëm i cili na jep jetë dhe furnizim dhe i hap zemrat tona ndaj atyre të cilët kanë nevojë për ndihmë, duke na mbrojtur nga koprracia, lakmia dhe pandjeshmëria. Bekimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi shembullin dhe pejgamberin tonë, Muhammedin a.s., i cili na shembullin e tij na tregoi rrugën e drejtë për shpëtim dhe lumturi edhe në botën tjetër.

Zekati është nocion të kuptuarit dhe aplikimi i drejtë i të cilit është me rëndësi kruciale si për muslimanët si individ ashtu edhe për bashkësinë e tërësishme të muslimanëve. Për fat të keq, është numër i vogël i muslimanëve bashkëkohorë që këtë nocion e kuptojnë në mënyrë adekuate.
Ç’do të thotë në fakt ky nocion dhe sa i rëndësishëm është ai do të përpiqemi pjesërisht ta sqarojmë edhe në këtë hutbe.
Fjala zekat është nga gjuha arabe, e cila do të thotë pastrim, rritje, përparim. Zekati është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe shënon pastrimin e pasurisë nga papastërtitë si përgatitje për rritjen, përparimin dhe zmadhimin e tij. Nga pikëpamja sheriatike, zekati nënkupton pjesën e caktuar të pasurisë të cilën, në pajtim me dispozitat e Allahut, duhet distribuuar ndër kategoritë e njerëzve të cilët kanë nevojë të caktuar. Po ashtu, kjo fjalë shënon edhe vetë aktin e dhënies së një pjese të pasurisë. Disa dijetarë islamë, duke e komentuar kuptimin e fjalës zekat, thonë se pjesa e pasurisë e cila jepet në pajtim me këtë detyrim islam është quajtur zekat pikërisht për faktin se ai e rrit pasurinë nga e cila është ndarë dhe e mbronë nga shkatërrimi dhe zhdukja. Po ashtu, shumica e dijetarëve pajtohen se zekati ka efekte të shumëfishta dhe kështu pastrimi dhe përparimi i përmendur nuk ka të bëjë vetëm me pasurinë, por edhe me personin i cili jep zekat, duke e pastruar shpirtin e tij, sikur edhe me ata persona që pranojnë zekat, duke e bazuar këtë mendim në ajetin kur’anor:
خُذْ مِنْ أمْوالِهِمْ صَدَقَةً تُطَّهِرُهُمْ وَتُزَكِّيهِمْ بِهَا
„Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat...“. (Et-Tevbe, 103.).
Shikuar nga këndi i shumicës së obliguesve të zekatit, sot, i dukshëm dhe i theksuar është vetëm akti i tyre i dhënies si akt i financimit dhe heqja dorë nga një pjesë e pasurisë. Mirëpo, sikur që, në bazë të ajetit të theksuar, edhe njëri prej dijetarëve bashkëkohor islam Jusuf El-Karadavi në Fikh’uz-zekatin e tij thotë, Islami nuk shikon në dhënësin e zekatit si burim i kulluar i mjeteve apo si burim financimi, por si person i cili ka nevojë për pastrim dhe bekim të përhershëm shpirtëror dhe material.
Në ajetim e cekur, sikur edhe në njëmbëdhjetë vende në Kur’an për zekatin përdoret nocioni sadakah (صَدَقَةً) apo shumësi i kësaj fjale sadakat. Po ashtu, në hadithet e Muhammedit a.s. fjala sadakah shumë shpesh përdoret si sinonim i fjalës zekat, dhe se Muhammedi a.s. edhe me rastin e njohur të dhënies së udhëzimeve as’habit Muadh ibn Xhebelit, kur e ka dërguar për mëkëmbës në Jemen ka thënë ndër të tjera:
“Njoftoji se Allahu ua ka përcaktuar zekatin (sadakën) në pasurinë e tyre t’u merret të pasurve tuaj dhe t’u jepet të varërfve tuaj.”
Fjala sadakah është nxjerr nga fjala sidk që në gjuhën arabe shënon vërtetësinë, besnikërinë, kurse një prej kuptimeve është edhe përkushtimi i plotë në konfirmimin e fesë me veprat e veta. Një prej dijetarëve të njohur islam, Wahidiu, thotë se sadakah shënon dhënien e mallit apo të parave të caktuara, në emër të Zotit, si manifestim i fesë së plotë dhe konfirmim i besimit në ringjallje dhe në botën tjetër. Muhammedi a.s. me një rast ka thënë se sadaka është dëshmi dhe konfirmim. (Muslimi).
Në burimet islame përmenden disa lloje sadakash. Tre lloje sadakash janë të mirënjohura, deri sa vetëm dy lloje janë të gjithëpranuara te muslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës etj.. Sadakat e gjithënjohura dhe të pranuara janë sadakat’ul-fitri ose një popull e njohur si vitrat dhe sadaka e zakonshme. Sadakat’ul-fitri është sunet i fortë, praktika e Muhammedit a.s. dhe kjo sadakë jepet vetëm gjatë muajit të ramazanit. Sadaka e dytë e zakonshme jepet gjatë tërë vitit dhe kjo nuk e ka shkallën e detyrimit por të veprës së mirë për të cilën muslimani do të shpërblehet në mënyrë përkatësae. Sadaka e tretë, e cila po ashtu mund të jepet gjatë tërë vitit, por e cila te muslimanët në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk zë vend adekuat, dhe ajo është sadaka më e rëndësishme, e cila ka shkallën e fardit, detyrimit rigoroz për muslimanin dhe një prej pesë kushteve të islamit. Është interesant të theksohet se edhe sadaka e zakonshme, e sidomos sadakat’ul-fitri zënë vend më të rëndësishëm në jetën e muslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë etj., nga detyrimi i përmendur i sadakës, zekatit detyrues. Edhe pse me praktikimin e të tri llojeve të sadakës muslimani tregon praninë e imanit në vete dhe të begative të cilat imani i sjellë me vete dhe e konfirmon përkatësinë e tij ndaj Islamit, pa praktikimin e sadakës së tretë dhe më të rëndësishme ky konfirmim nuk është i plotë dhe valid. Është për lavdi që muslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës, por edhe në Kosovë etj., tradicionalisht kanë ndjenjë të fuqishme për sadakë dhe sadakat’ul-fitr, por në të njëjtën kohë është e palogjikshme se në të kaluarën e afërt dhe në të tashmen, te numri më i madh i muslimanëve, nga tradita po humbet edhe sadaka më e rëndësishme. Mbase përgjigjja është në atë që për plotësimin e llojit të tretë të sadakës duhet më tepër angazhim, qasje më studioze dhe shkallë më të lartë të përgjegjësisë dhe sigurisht edhe ndarje më të mëdha të mjeteve nga pasuria.
Meqë asgjë në këtë botë nuk është e rastit, nuk është e rastit as ajo që Allahu i madhërishëm i përdorë këta dy nocione, zekatin dhe sadakën, për përcaktimin e një prej shtyllave të Islamit. Duke e marrë parasysh faktin se nëpërmjet nocionit të zekatit theksohet pastrimi, rritja dhe përparimi, kurse nëpërmjet nocionit të sadakës theksohet konfirmimi dhe dëshmia e besimit është e qartë se krahasimisht me pastrimin dhe përparimin gjithnjë na nevojitet dhe konfirmimi i identitetit tonë islam. Vetëm ai që në mënyrë adekuate e përmbushë këtë detyrim të dhënies së zekatit këtë e arrinë.
Sikur që kemi theksuar zekati në bazë nuk do të thotë vetëm pastrim dhe përparim material të individit por edhe në planin psikik. Parakusht për vetë aktin e pastrimit të pasurisë është pastrimi shpirtëror dhe mental dhe që të tri pastrimet e përmendura janë reciprokisht të lidhura. Vetëm ai që është i pastër shpirtërisht dhe mentalisht dhe stabil, nuk do t’i lejojë vetes të bëhet robë i pasurisë së vetë dhe që ajo pasuri ta çojë në shkatërrim dhe vetëm ai që e praktikon pastrimin e pasurisë së tij në kthim merr mbrojtjen nga lajthitjet shpirtërore sikur janë koprracia, pandjeshmëria dhe lakmia. Vetëm për obliguesin e zekatit i cili në mënyrë adekuate e përmbushë detyrën e dhënies së zekatit, Allahu i madhërishëm i ndihmon të arrijë shkallë të lartë të vetëdijes e cila nënkupton falënderim ndaj Allahut të madhërishëm për nafakën që për çdo ditë ia jep, mundësisë t’u ndihmojë njerëzve të tjerë dhe mësimit se njeriu është vetëm shfrytëzues, por jo edhe pronar absolut, i pasurisë e cila momentalisht i përket. Është interesant të përmendet se Allahu i madhërishëm thotë:
قَدْ أَفْلَحَ مَنْ زَكّيَهاَ
„Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.“ (Esh-Shems, 9).
Ai e përdorë nocionin zekka (زَكّيَ) , i cili është identik me nocionin e pastrimit detyrues të pasurisë, dhënies së zekatit. Çdo kohë në historinë njerëzore në mënyrën e vet është e rëndë, por mund të pohojmë se kurrë sikur sot nuk na nevojitet pastrim shpirtëror, mental dhe material. Këtë pastrim në masë të madhe e sjellë zekati. Prandaj zekati është një nga çelësat e ripërtëritjes, stabilitetit dhe përparimit tonë shpirtëror.
Në mënyrë gjenerale nga ajetet kur’anore dhe në hadithet e Muhammedit a.s., të cilët flasin për zekatin mund të nxirret porosia se personi nuk do ta arrijë mirësinë, sinqeritetin e mirëfilltë as që do të besojë sinqerisht dhe do t’i frikësohet Allahut të madhërishëm, deri sa nuk e përmbushë detyrimin e zekatit dhe me përmbushjen e këtij detyrimi ai në tërësi distancohet nga hipokritët dhe mosbesimtarët. Personi i cili në mënyrë të vërtetë e përmbushë detyrën e dhënies së zekatit do të shpërblehet me shpërblimin të cilin Allahu xh. sh. e ka përgatitur për robët e tij të sinqertë. Nga ana tjetër, të mohohet zekati, si detyrë rigoroze fetare, do të thotë dalje nga feja, kurse mosdhënia e zekatit për personin i cili e ka për detyrë ta jap, paraqet mëkat të madh i cili nënkupton si ndëshkimin e dynjasë dhe të ahiretit dhe largon nga mëshira e Allahut xh. sh..
Dhënia e zekatit në mënyrë adekuate, në kohën tonë, është njëra nga konfirmimet më të mira të përkatësisë ndaj Islamit dhe përkushtimit ndaj Bashkësisë Islame. Muslimanët, obliguesit e zekatit, të cilët e jepnin zekatin në Fondin e Bejt’ul-Malit arrijnë efekte shumështresore, për të cilat, nëse dëshiron Allahu, edhe do të shpërblehen shumëfish. Efekti i parë është zbatimi i njërit prej pesë detyrave më të rëndësishme fetare, me të cilën dëshmojnë, konfirmojnë përkatësinë e tyre islame. Efekti i dytë është zbatimi i detyrës në pajtim me dispozitat ekzistuese, me çka tregojnë përkrahjen dhe e konfirmojnë përkushtimin ndaj Bashksisë Islame, e cila është vërtetim i ekzistimit dhe një nga shtyllat e ekzistimit të muslimanëve në këto hapësira. Efekti i tretë, për muslimanët bashkëkohorë mbase edhe aspekti më i rëndë, është aftësia që të jenë pjesë e sistemit të organizuar, i cili nëpërmjet forcimit të Fondit të Bejtu’l-Malit e forcon unitetin dhe pozitën e muslimanëve në këto hapësira.
Meqë Islami është fe e sistemit, një nga çështjet kyçe të muslimanëve bashkëkohorë është edhe çështja e konfirmimit të fesë së vet nëpërmjet mekanizmave sistematikisht të sistemuara. Për fat të keq, kemi mjaft prej nesh që konsiderojmë se nuk kemi nevojë për zgjidhje sistametikisht të rregulluara.
Të dhënat të cilat flasin se më pak se pesëmbëdhjetë përqind të obliguesve muslimanë të zekatit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë etj. e jep në mënyrë përkatëse zekatin do të duhej ta brengosin çdonjërin prej nesh. Është e dukshme se numër i madh muslimanësh në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe diasporë nuk i kushton kujdes rëndësisë së madhe të këtij detyrimi, i cili është përmendur edhe në hadithe të shumta të Muhammedit a.s.. Do t’i cekim disa prej haditheve të cilët tregojnë në ndikimin e zekatit në jetën e përditshme.
Hakimi transmeton se Muhammedi a.s. ka thënë:
إِذَا أَدَّيْتَ زَكَاةَ مَالِكَ فَقَدْ اَذْهَبْتَ عَنْكَ شَرَّهُ .
"Nëse jep zekat nga pasuria jote, e ke mënjanuar nga vetja të keqen.”
Në hadithin tjetër, të cilin e transmeton Ebu Davudi, Muhammedi alejhis-selam ka thënë:
حَصِّنوُا أَمْوَالَكُمْ باِلزَّكَاةِ .
''Sigurojini pasuritë tuaja me dhënien e zekatit.”
Gjithashtu, në hadithin, i cili flet për pasojat e mosdhënies së zekatit për tërë Bashkësinë, Muhammedi a.s. thotë:
''Nuk ka popull i cili nuk jep zekat, e që Allahu mos ta ndëshkojë me fatkeqësi të ndryshme, me uri dhe me thatësi.”
Nëse hadithet e cekura, ajetet e shumta dhe argumentet e tjera të dijetarëve islamë nuk na mjaftojnë që ta rregullojmë raportin tonë ndaj zekatit dhe me plotë përgjegjësi t’i qasemi përmbushjes së këtij detyrimi dhe në këtë mënyrë ta vërtetojmë identitetin tonë dhe përkatësinë ndaj Islamit, duhet hollësisht t’i verifikojmë postulatet themelore të rezonimit dhe veprimit tonë.
Është e natyrshme që njeriu deri në një masë ta dojë pasurinë, duke u lidhur në një mënyrë për te dhe të përpëiqet ta mbrojë, por në të njëjtën kohë është e paperceptueshme t’i injorojë qortimet e qarta kur’anore dhe paralajmërimet të cilat i bëri Muhammedi a.s. për rreziqet reale për këtë pasuri. Një nga paralajmërimet të cilat i ka drejtuar Muhammedi a.s. është hadithi të cilin e transmeton Bejhekiu:
'Zekati kurrë nuk është përzier me asnjë pjesë të pasurisë, e që mos ta ketë shkatërruar dhe ta shpërbëjë.”
Imam Ahmedi konsideron se ky hadith ka të bëjë edhe me ata të cilët e pranojnë zekatin, edhe pse nuk e meritojnë dhe nuk i përkasin kategorive që mund ta pranojnë zekatin. Perzierja e zekatit me pjesën e mbetur të pasurisë së tyre do ta ketë për pasojë shpartallimin dhe shkatërrimin e tyre. Juristët e sheriatit pajtohen se përmbushja e detyrës së dhënies së zekatit nuk nënkupton vetëm aktin e dhënies së zekatit, por ky detyrim nënkupton llogarinë përkatëse, bërjen llogari kujt i jepet zekati dhe në fund vetë akti i dhënies. Faktet flasin se nëse dëshirojmë të jemi të suksesshëm në këtë botë dhe ta meritojmë kënaqësinë e Allahut, faljen dhe shpërblimin në botën tjetër, duhet ta ndryshojmë raportin tonë ndaj zekatit. Shumë shpesh njerëzit që nuk dëshirojnë ta japin zekatin e arsyetojnë këtë veprim me justifikime të ndryshme duke u përpjekur ta pastrojnë ndërgjegjen e vet. Mirëpo, secili nga ata që mendojnë me kokë të kthjellët dhe ka njohuri së paku për një pjesë të ajeteve kur’anore dhe haditheve që flasin për zekatin, nuk do t’i lejojë vetes që mos ta zbatojë një prej detyrave më të rëndësishme për muslimanët. Vetëm ata të cilët janë bërë robër të pasurisë së tyre dhe armiqë të qartë të Islamit dhe muslimanëve mund t‘i lejojnë vetes që në kontekst negativ të flasin për zekatin. Falënderimi i qoftë Allahut të madhërishëm, i cili i udhëzoi brezat e pararendësve tonë dhe të bashkëhasve tonë të cilët kanë konfirmuar dhe konfirmojnë fenë e tyre dhe përkatësinë bashkësisë muslimane me dhënien e zekatit. Duke iu falënderuar këtij udhëzimi dhe raportit të tyre me përgjegjësi ndaj këtij detyrimi ne sot kemi fakultete islame në Ballkan, kemi dhjetëra medrese e biblioteka, kemi institucione mjaft të fuqishme dhe stabile të Bashkësisë Islame. Nga ana tjetër, mund të konstatojmë me keqardhje se kemi lëshuar një rast të madh që nëpërmjet dhënies së organizuar të zekatit dhe përkrahjes më të fortë ndaj Fondit të Bejtu’l-Malit, të japim kontribut më të madh për vëllezërit tanë në vatrat e tyre me çka në tërë territorin e atdheut, në masë më të madhe, çdo ditë do të konfirmohej prania e islamit dhe e muslimanëve.... Bashkësia Islame ka marrë një emanet, obligim dhe përgjegjësi të madhe të organizojë tubimin dhe shpërndarjen e zekatit dhe të sadakat’ul-fitrit me qëllim të përmbushjes së obligimit të dhënies së zekatit për muslimanët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë etj. ta bëjë sa më të lehtë dhe ta forcojë pozitën e muslimanëve në këto hapësira. Me synim të ngritjes së vetëdijes te obliguesit e zekatit dhe forcimit të Fondit të Bejt’ul-Malit, në periudhën vijuese, Bashkësia Islame do të ndërmerrë aktivitete konkrete në forcimin dhe përparimin e sistemit të promovimit, tubimit dhe shpërndarjes së zekatit dhe sadakat’ul-fitrit. Jemi të vetëdijshëm për faktin se sistemi aktual sigurisht nuk është i përsosur dhe se ka shumë hapësirë për përsosjen e tij, por se vetëm me punë të përbashkët dhe përkrahjen dhënë këtij sistemi, mund të presim ndërtimin e sistemit më të mirë në të ardhmen. Çdo tentim i shmangies dhe obstrukcioneve ndaj sistemit aktual, nga kushdoqoftë ajo, mund të vlerësohet si qëllimkeq dhe i dëmshëm për bashkësinë dhe fatal për ndërtimin e sistemit më të mirë. Një numër i obliguesve të zekatit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe diasporë, të cilët dëshirojnë të dinë sa më shumë për këtë obligim, për fat të keq, shpesh, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të vijnë deri te të dhënat dhe përgjigjet adekuate. Njëkohësisht, një numër i obligusve të zekatit nuk dëshirojnë të japin zekat dhe gjithnjë kanë prirje të trillojnë arsyetime të shumta. Një ndër këto arsyetime është se nuk bëhet në mënyrë adekuate llogaritja e zekatit në pasurinë e tyre. Edhe pse shumica e imamëve janë në mundësi të ofrojnë dhe japin përgjigje adekuate në pyetjet e shtruara për zekatin, në kohë të fundit, obliguesit e zekatit mund të përdorin edhe mjetet bashkëkohore për llogaritjen e zekatit. Një ndër këto mjete është edhe softweri për llogaritjen e zekatit, zekat-kalkulatori, të cilin të gjithë obliguesit e zekatit mund ta gjejnë dhe ta përdorin në web portalin e Rijasetit të Bashkësisë Islame: www.rijaset.ba/zekat. Gjithashtu, obliguesve të zekatit iu ofrohen edhe materiale të ndryshme në formë të udhëzimeve të shtypura për llogaritjen e zekatit, sikur edhe mundësinë që nëpërmjet telefonit, fax-it apo e-malit të vijnë deri te përgjigjet adekuate në pyetjet e shtruara lidhur me zekatin. Në fund shtrohet pyetja, mos vallë shumica jonë do ta konsumojë kohën e mbetur të jetës duke kërkuar arsyetime dhe bindje të ndryshme, në mënyrë që ta shtyjnë detyrimin e dhënies së zekatit apo do ta firmosim vërtetimin tonë me kohë dhe me të të arrijmë para Krijuesit në Ditën e Gjykimit.
E lusim Allahun e madhërishëm që të na udhëzojë dhe të na forcojë që t’i kundërvihemi ndikimit djallëzor dhe obligimet tona t’i përmbushim në pajtim me urdhrin dhe udhëzimin e Tij në mënyrë që Ai të jetë i kënaqur me ne dhe në mënyrë që ta arrijmë lumturinë në këtë dhe në botën tjetër.
Mr. Elnur Salihoviq
Përktheu: N. Ibrahimi

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi