Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Komitët rëndë plagosin një fëmijë në sheshin e Shkupit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Komitët rëndë plagosin një fëmijë në sheshin e Shkupit

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Sun Mar 07, 2010 11:33 pm

Komitët rëndë plagosin një fëmijë në sheshin e Shkupit

Komitët rëndë plagosin një fëmijë në sheshin e Shkupit
Një fëmijë 11- vjeçar ka marrë lëndime të rënda në kokë pasi një grup prej 50 tifozëve të klubit të futbollit Vardar kanë sulmuar qytetarët që kanë bërë patinazh në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Sulmuesit të veshur me fanella të klubit Vardar me gurët e kalldrëmes së sheshit dhe shufra të hekurit pa kurrfarë paralajmërimi kanë sulmuar qytetarët e pafajshëm.

Kanë reaguar qytetarët e rastit dhe të punësuarit e patinazhit të cilët kanë ndihmuar për të nxjerrë fëmijët nga patinazhi. Pas intervenimit të forcave të rendit huliganët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe thotë se ndërmerr masa për zbardhjet e tij duke biseduar me dëshmitarët okularë të ngjarjes.

Një incident të ngjashëm tifozët e Vardarit kanë shkaktuar vitin e kaluar në lagjen Nerez të Shkupit, kur duke mos qenë të provokuar nga askush patën sulmuar qytetarët e lagjes. Incidentit e ka dënuar Lëvizja qytetare "Zgjohu", e cila ka ftuar policinë të ndërmerr masa të menjëhershme për zbardhjen e rastit.

"Asnjë rrahje, asnjë enciklopedi, asnjë imponim, asnjë manipulim që ka për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga Kumanova dhe Shkupi si dhe asnjë projekt tjetër nuk do të arrijë t'i zhduk shqiptarët nga trojet e tyre shekullore, andaj ZGJOHU! porosit projektuesit e këtyre provokimeve që të heqin dorë nga qëllimet e tyre djallëzore që mëtojnë t'i realizojnë me metoda shtazarake!", thuhet në reagimin e Lëvizjes "Zgjohu". /alsat-m/
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi