Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Priten tërmete dhe cunami në Ballkan?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Priten tërmete dhe cunami në Ballkan?

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Mar 09, 2010 6:16 pm

Priten tërmete dhe cunami në Ballkan?

Në Ballkan pritet një rritje e aktivitetit sizmik, sepse rajoni po hyn në periudhën brenda së cilës mund të ndodh ndonjë tërmet më i fuqishëm, pajtohen drejtorët e Enteve Sizmike të Malit të Zi dhe Serbisë, të cilët nuk e përjashtuan as mundësinë që në Detin Adriatik të ndodhë një cunami.

"Në rrafshin global tash sa kohë po zgjat një aktivitet dukshëm i rritur sizmik, kështu që nëse epiqendrat sizmike nuk aktivizohen përreth Kilit, ato do të emigrojnë. Dhe, këtu nuk përjashtohet asnjë pjesë e botës”, deklaroi drejtoresha e Entit Sizmik të Serbisë, Slavica Radovanovic.

Mendim të njëjtë me të ka edhe drejtori i Entit Sizmik të Malit të Zi, Branislav Glavatovic, sipas të cilit në hapësirën e Ballkanit, pas një periudhe relativisht të qetë prej 15-20 vitesh, pritet një rritje e aktivitetit sizmik.

Sipas dy drejtorëve, aktiviteti sizmik qysh tani është rritur në zonat bregdetare në Shqipëri, Mal të Zi dhe Itali, në hapësirën e Dinarideve, deri në Prijepolje, por edhe në ato të Bajina Basta dhe Tuzla, përderisa në Serbi tërmetet mund të ndodhin në pjesën e saj qendrore dhe jugore, ndonëse zonë shumë e ndjeshme është edhe Kosova.

Duke tërhequr vërejtjen se aktiviteti sizmik zakonisht rritet në pranverë, dy drejtorët i thanë agjencisë serbe të lajmeve, TANJUG, se në bregdetin e Adriatikut aktivitetit sizmik është rritur shumë më i madh sesa në pjesët qendrore të Ballkanit, prandaj edhe ekziston mundësia që atje të ndodhë edhe ndonjë cunami.

"Cunamit në Adriatik kanë ndodhur disa dhjetëra herë, ndërsa valët e tyre zakonisht ishin mes pesë dhe 25 centimetra”, theksoi Radovanovic, e cila qartësoi se në Detin Mesdhe megjithatë nuk priten valë gjigante, sepse deti është i cekët, brigjet janë të rrëpishme, ndërkaq tërmetet janë të dobëta, ndërkohë që një cunami zakonisht shfaqet kur tërmeti ka mangitudë prej 7 shkallë të Richterit e lartë.

Mirëpo, Glavatovic nga ana tjetër mendon se ka pak gjasa që në DetiN Adriatik të ndodh në cunami, sepse valët që zakonisht janë pasojë e tërmeteve atje mund të jenë jo më të lartë se një metër.

Zëvendësdrejtori i Entit Hidrometeorologjik të Serbisë, Danica Spasova, po ashtu mendon se është e mundur që Detian Adrtiatik ta godas një cunami, megjithëse “me efekte shumë më të vogla” se sa që ato mund të jenë në oqeane apo në detyra të hapura.

Cunami që do të mund të ndodhte në Detin Adriatik nuk do të shkaktonte pothuajse kurrfarë dëmesh, sepse brigjet e Deti Adriatik kryesisht janë të rrëpishme dhe me shkëmbinj, sqaroi Sapsova.
Ndërkohë, duke folur për pasojat e tërmeteve, Spasova theksoi se ata, përveç rrënimit të objekteve banesore, mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje të dherave nëpër zonat malore, erozione të shtuara të dheut, por edhe ndryshime të mikroklimës.

Radovanovic nga ana tjetër sqaroi se, për të ditur nivelin e dëmeve që mund të shkaktojë një tërmet, më tepër varet nga kualiteti i ndërtimeve dhe nga mbrojtja anti-trustit, sesa nga vetë fuqia e tij. Sipas saj, asnjë tërmet që ndodhi kohëve të fundit nuk ka arritur magnitudat e tërmeteve nga e kaluara.

Me këtë u pajtua edhe Glavatovic, i cili pohoi se në botë për çdo vit ndodhin rreth 550 tërmete, fuqia e të cilëve është mbi pesë shkallë të Richter. (Tanjug)

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi