Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjala e mirë

Shko poshtë

Fjala e mirë Empty Fjala e mirë

Mesazh nga Ebu Amar Thu Mar 11, 2010 10:33 pm

Fjala e mirë

Allahu i Lartësuar na mëson që ta themi fjalën e mirë çdo ditë dhe në të gjitha rastet. Ai na udhëzon gjithashtu që të përmbahemi nga përdorimi i fjalëve të këqija dhe fjalëve të shejtanit. Ai thotë: “A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull fjalën e mirë si pema e mirë, që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart, E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frytin e vet në çdo kohë. Allahu pra u parashtron njerëzve shembuj, ashtu që ata të mendojnë.” (Ibrahim, 24-25)
Allahu na vë në dijeni se Ai pranon prej nesh fjalën e mirë dhe veprën e mirë. Është gjithashtu Ai që na jep fuqi, pushtet dhe një pozitë të lartë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Allahu i Lartësuar thotë: “E ti robërve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut." (Isra, 53)
Allahu na udhëzon me këtë ajet që të themi fjalën e mirë dhe të flasim me dashuri me njerëzit, ndryshe do t’i humbim ata. Djalli do të luajë rolin e tij për të na ndarë dhe për të krijuar armiqësi midis nesh. Edhe nëse ekziston ndonjë mosmarrëveshje, armiqësi, grindje, konflikt midis dy personash, muslimani duhet të thotë fjalën e mirë dhe të bëjë më të mirën për mënjanimin e tyre.
Fjala e mirë është ajo çka njerëzit duhet ta kuptojnë që të përfitojnë prej saj, ta ndjekin atë dhe t’i nxisin të tjerët të veprojnë si ata. Fjala e keqe sjell pasoja të këqija për ata që i shqiptojnë.
Muslimani duhet të shikojë sjelljet e tij, mënyrën e të folurit dhe çdo gjë që bën. Nëse nuk e bën këtë, ai nuk do të mund të kërkojë nga të tjerët që të veprojnë ashtu; ju nuk mund t’u kërkoni të tjerëve të bëjnë atë që ju nuk e bëni. Allahu i Lartësuar i fajëson ata që predikojnë një gjë, por bëjnë një gjë tjetër.

Vëllezër të dashur!

Fjala e mirë dhe fjala e keqe dalin që të dyja nga e njëjta gojë dhe pasqyrojnë personalitetin, pikëpamjen, sjelljen dhe brendësinë e individit. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, na mëson të themi fjalën e mirë, ose të heshtim. Në një rast tjetër, i Dërguari alejhi selam na këshillon të kontrollojmë gjuhën (të folurit), nëse duam që të kemi sukses dhe të jemi të shpëtuar.
Mos harroni! Ata që janë të mirë, kanë edhe bashkëshorte të mira. E kundërta është gjithashtu e vërtetë. “Të këqijat (gra ose fjalë) janë për të këqijtë edhe të këqijtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim të begatshëm.” (Nur, 26)
Nëse dëshironi të shlyeni mëkatet dhe gabimet tuaja, duhet të merrni nismën për të bërë mirë për veten tuaj dhe për të tjerët. Kontrolloni veten nëse jeni midis njerëzve të mirë apo jo. Që të bëheni të mirë dhe të thoni të mirën, duhet që ushqimi juaj të jetë hallall, shtëpia juaj të jetë e rregullt, të visheni mirë dhe pastër, mënyra juaj e të jetuarit të jetë e mirë dhe e pastër. Vetë ju duhet të jeni i ndershëm, i sinqertë, zemërhapur dhe i drejtë. Kur të përpiqeni e t’i zotëroni këto cilësi, pa dyshim që mund ta thoni të vërtetën dhe fjalën e mirë.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi