Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Reagon ZGJOHU!: TV “Sitel” fyen shqiptarët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Reagon ZGJOHU!: TV “Sitel” fyen shqiptarët

Mesazh nga Ebu Amar prej Sat Mar 13, 2010 12:16 am

Reagon ZGJOHU!: TV “Sitel” fyen shqiptarët

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! shpreh indinjatë të thellë në lidhje me ofendimin e rëndë të Televizionit SITEL ndaj qytetarëve azilkërkues të Likovës dhe Kumanovës të cilët po ktheheshin me autobus nga Belgjika në vendlindje.
“Në lajmet e mesditës të datës 11 mars 2010, prezentuesi i lajmeve u shpreh “Lesi kthehet në shtëpi” duke iu referuar qytetarëve shqiptar që po ktheheshin nga Belgjika”, thuhet në reagim.
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! kërkon nga këshilli për radiodifuzion i Republikës së Maqedonisë që të ndërmerr masa urgjente për shprehjen e qartë dhe të qëllimshme të urrejtjes në gjuhën e përdorur nga ky televizion dhe disa prej gazetarëve që punojnë aty.
Këshilli për Radiodifuzion duhet t’ia merr licencën këtij televizion pasi që po nxit urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare si dhe po tensionon marrëdhëniet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në vend
“ZGJOHU! gjithashtu kërkon nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë të dënojë ashpër këto shprehje ofenduese dhe këtë tendencë permanente të TV SITEL për nxitje të urrejtjes midis dy komuniteteve shtetformuese dhe t’i fton në përgjegjësi gazetarët skandaloz dhe redaktorët përgjegjës”, thuhet në këtë reagim.
Lëvizja ZGJOHU! poashtu apelon deri te të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera që t’a ngrenë zërin e protestës kundër politikës diskriminuese të televizionit SITEL.
ZGJOHU! fton shoqërinë civile shqiptare, biznesin shqiptar dhe të gjithë partitë politike dhe funksionerë shqiptarë që plotësisht t’a bojkotojnë TV SITEL në rast që ky televizion nuk i kërkon falje qytetarëve të kthyer nga Belgjika dhe kombit shqiptar.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi