Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Vlera e sures Fatiha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vlera e sures Fatiha

Mesazh nga Ebu Beker prej Thu Mar 18, 2010 3:14 pm

Nga ebu Hurejre përcillet se i Dërguari i All-llahut u ka thënë:

Namazi i atij që nuk e ka kënduar thelbin e Kur’anit (suren el-Fatiha) gjat faljes është i paplotësuar (i mangët) dhe i ka përsëritur këto fjalë tri herë. Dikush i tha ebu Hurejres: A duhet ta këndojmë edhe pas imamit kur edhe ai këndon Fatihën? Ai tha: këndojeni në heshtje, se e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut u duke thënë:

All-llahu ka thënë:

“E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe ro*bit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur.”

Kur robi thotë:

“El hamdu lil-lahi rabbil ‘alemin” All-llahu U thotë:

“Robi Im më lavdëroi.”

Kur robi thotë:

“Er-rahmanir-rahim” All-llahu U thotë:

“Robi Im më lartësoi.”

Kur robi thotë:

“Maliki jeumid-din”; All-llahu thotë:

“Robi Im më lavdëroi (robi Im i është bindur Madhërisë Sime).”

Kur robi thotë:

“Ijjake na’budu we ijjake nesta’in”; Ai thotë:

“Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe ai do ta fitojë atë, për të cilën është lutur.”

Kur robi thotë:

“Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en ‘amte ‘alejhim, gajril magdubi ‘alejhim we led-dalin”; Ai thotë:

“Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar.”


(Muslim, Malik, Tirmidhi, Ebu Davud, Nesai, ibn Maxhe)

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi