Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Pse namazet kanë këto kohë???

Shko poshtë

Pse namazet kanë këto kohë???

Mesazh nga Ebu Beker prej Thu Mar 18, 2010 3:23 pm

Pse Allahu pesë namazeve u ka përcaktuar pikrisht këto orare që ua dimë?



-Aliu r.a ka treguar se, në ndërkohë sa i dërguari po rrinte mes ensarëve e muhaxhirëve, i erdhi një grup hebrenjsh e i thanë: “O Muhammed, ne po të pyesim për disa fjalë(dituri) që Allahu ia ka pas dhënë Musait, e që nuk ia jep tjetërkujt pa qenë i dërguar ose mbret i devotshëm.” I Dërguari a.s u tha: “Pyetni!” Ata thanë: “Na informo lidhur me pesë kohët e namazit, që Allahu ia ka bërë farz ummetit tënd!” I Dërguari u përgjigj kështu:

1.Namazi i Sabahut: “Kur të lind dielli, lind mes brinjëve të shejtanit dhe në vend të Allahut, jobesimtarët i bijnë në sexhde diellit.Ata thanë: “Mirë e ke o Muhammed”.

-“Ska besimtarë që fal me xhemat për dyzet ditë rresht sabahun e që All-llahu të mos t`ia siguroj dy shpëtime prej zjarrit dhe shpëtimin prej dyftyrësisë”-Shtoi Muhammedi a.s e ata i thanë përsëri: “Mirë e ke o Muhammed”.

2.Namazi i Drekës:“Është koha kur ndizet flakë xhehenemi dhe s`ka besimtarë që fal këtë namaz e që Allahu xh.sh mos ta ruaj nga flakët e xhehennemit Ditën e Gjykimit”.

3.Namazi i ikindis:Është koha kur Ademi a.s hëngri nga ajo pema e ndaluar dhe s`ka besimtar, që fal këtë namaz e që të mos mbetet i pa gjunahe si ditën që e ka lindur nëna”-pastaj citoi ajetin: “Mbani kujdes ndaj namazeve dhe ndaj namazit të mesëm....”(El-Bekare:128)

4.Namazi i akshamit:Është koha kur All-llahu xh.sh ia pranoi pendimin Ademit a.s dhe s`ka besimtar, që fal këtë namaz duke ia ditur vlerën dhe i kërkon dicka Allahut e që të mos ia japë.”

5.Namazi i jacisë: “Varri ka erësirrë edhe Ditën e Kiametit ka erësirrë.S`ka besimtar që ecën në erësirrën e natës për ta falur jacinë e që Allahu xh.sh të mos ta ruajë nga zjarri e të mos i japë nur me të cilin ta kalojë siratin.Jacia është namazi që e kanë falur të Dërguarit para meje”.

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi