Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zekati i fitrit (vitrat)

Shko poshtë

Zekati i fitrit (vitrat) Empty Zekati i fitrit (vitrat)

Mesazh nga Ebu Amar Thu Mar 18, 2010 4:29 pm

Zekati i fitrit (vitrat)
Zekai i firit është vaxhib për çdo musliman, qoftë burrë apo grua, i vogël apo i madh, i lirë apo rob. Për shkak të hadithit të Ibni Omerit i cili thotë se: “Pejgamberi [alejhi selam] e ka bërë sadakatul fitrin obligim një sa'a (që është i barabartë me 2.400 kg) hurma apo grurë, për robin dhe të lirin, për burrin dhe gruan, për të vegjëlit dhe të mëdhenjt prej muslimanve.

Dhe gjithashu thotë Ibni Omeri se jemi urdhëruar që këtë sadaka të vitrave ta japim para se të dalim të falim namazin e bajramit.
Urtësia e dhënies së vitrave është: Mëshirë për të varfërit, pasurimi i tyre që të mos dalin për të kërkuar ditën e bajramit e që të gëzohet edhe ai sikur që gëzohen gjithë muslimanët, pastaj kjo sadakë është edhe pastrim për agjëruesin prej fjalëve të ndytura apo disa veprave të liga që i ka vepruar gjat ramazanit.

Kush e ka obligim dhënien e vitrave?

Vitrat janë oblibim për çdo të lirë musliman i cili posedon ushqim për veten e tij dhe për fëmijët e tij, e që ky ushqim i mjafton për natën dhe ditën e bajramit, nëse e ka këtë ushqim obligohet t’i jep vitrat. Gjithashtu vitrat i jep edhe për ata që e kanë obligim ushqyerjen e tyre si: Gruja e tij, fëmijet si dhe shërbetoret etij, nëse janë musliman.

Disa dobi në këtë temë:

1. Shumica e dijetarëve, si: Imam Maliku, Imam Shafiu, Lejthi, Imam Ahmedi, Is'haku etj. thonë se burri e jep zekatin për gruan e vet. Edhepse disa prej ulemave si: Imam Ebu Hanife, Theuriu, Ibni Mundhir, Ibni Hazmi etj. thonë se gruja obligohet ta jep zekatin e vitrave për veten e sajë, e jo burri i saj të jep për atë.
2. Nuk ësht obligim për burrin që të jep zekatin e vitrave për atë grua që e ka fejuar por nuk ka hyrë tek ajo për marrëdhënie, sepse nuk e ka për obligim ushqyerjen e saj dhe mbajtjen esaj, derisa të hyn tek ajo për marrëdhënie.
3. Nëse është grauja prej ithtarëve të librit ( jehudije apo krishtere) për këtë grua nuk jepet zekati .


Sasia e vitrave

Është obligim për çdo musliman që të jep gjysmë sa'a prej grurit (një sa'a është e barabartë me 2.400 kg) apo e jep një sa'a të plotë hurma apo një sa'a të plotë rrush të terur, apo elb, oriz, kallamoq, e të ngjashme me këtë .
Argument për këtë është hadithi i Ebi Seid El-Hudri ku thotë: Ne e kemi nxjerrur zekatin e vitrave një sa'a prej ushqimeve ose një sa'a me elb ose një sa'a me hurma ose një sa'a me djath ose nje sa'a me rrush të terur.

Disa dobi:

Nuk lejohet që në vend të vitrave të jepen të holla, kjo është te pjesa dërmuse e dejetarëve me përjashtim të Ebu Hanifes, mirëpo esenca është me dhënë mall apo ato që janë të përmendura në hadith dhe të ngjashme me to, e jo me dhënë të holla, mirëpo nëse është shumë e domosdoshme dhe është në dobi të përgjithshme dhe kjo bëhet me drejtësi, atëhere lejohet me dhënë edhe pare, Allahu e di më së miri.

Koha e dhënies së vitrave

Ibni Omeri [radijallahuanhu] thotë: Na ka urdhëruar Pergamberi [alejhiselam] që vitrat të jepen para se të dalim me falë namazin (e bajramit). Por lejohet me i dhënë vitrat një apo dy ditë para namazit të bajramit, ndërsa nuk lejohet me i vonu vitrat deri pas namazit të bajramit, ndërsa nëse i jep pas namazit të bajramit kjo llogoritet një lloj sadake por nuk llogoritet vitra .
Dhe gjithashtu janë pajtuar ulematë se edhe nëse i kalon koha e vet vitrave përsëri ato mbesin vaxhib dhe duhet me i dhënë edhepse nuk e kanë vlerën e vitrave, por për këte vonesë ke mëkat dhe duhet të kerkosh tek Allahu falje sinqerisht .

Kujt i jepen vitrat ?

Vitrat i jepen të varfërve dhe miskinëve, e nuk i jepet kategorive të tjera të cilëve u jepet zekati si psh. Për përfitimin e zemrave etj. I këtij mendimi është medh'hebi Maliki dhe e ka zgjedhur si mendim të vetin edhe Shejhul Islam Ibni Tejmije.

Sadakaja vullnetare

Vëlla dhe motër e nderuar, feja islame na nxit shumë për shtimin e sadakasë vullnetare. Allahu xh.sh. thotë: ''Shembulli i atyre që japin në rrugën e Allahut, është si i një kokrre që i mbin shtatë kallinjë, në secilin kallinj ka nga njëqind kokrra, Allahu ia dyfishon shpërblimin atij që don, Allahu është Bujar i madh i din qëllimet ''. Dhe thotë Allahu gjithashtu: ''S’ka dyshim se ata që japin lëmoshë dhe që sinqerisht japin për hirë të Allahut, atyre u shumfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh''.
Përveç kësaj Islami e ka bërë sadakanë mbrojtës për atë nga dënimi i Allahut. Siq është përmendur në hadithin e Ebi Seidit se Pejgamberi [alejhi selam] ka thënë: “O ju gra jepni sadaka sepse unë u kam parë juve shumicë e banorëve të zjarrit”.
Lejohet për gruan të jep sadaka prej pasurisë së vet pa lejen e burrit. Për shkak të hadithit të Kurejbit ku thotë se Mejmune Bint Harith, gruaja e Pejgamberit [alejhi selam] e ka jlamëruar atë se ajo e ka liruar Velidin dhe nuk i ka kërkuar leje Pejgamberit [alejhiselam] dhe kur ka ardhur Pejgamberi tek ajo, ajo i ka thënë o Pejgamber a e ke vërejtur se unë e kam liruar Velidin? Pejgamberi [alejhiselam] i tha: “Vërtetë e ke bërë këtë? Ajo ia ktheu: Po. Pastaj tha Pejgamberi [alejhiselam]: Sikur t’ia kishe dhënë dajve tu do të kishe shpërblim më të madh”.
Pra në bazë të këtij hadithi kuptojmë se Pejgamberi [alejhiselam] nuk e ndaloi që të mos jep sadaka pa lejen e tij, por e këshilloj në atë që ëshë më e mirë dhe ka shpërblim më shumë.
Mirëpo është më e preferuar për gruan që ta lajmerojë burrin e vet për sadakanë, për arsye se burrit i qetësohet zemra me këtë vepër.
Dhe gjithashu për shkak të hadithit ku thotë: “Nuk lejohet për gruan të jep ndonjë gjë pa lejen e burrit të saj” .

-Lejohet për gruan të jep sadaka prej pasurisë së saj, për burrin e vet, për fëmijët dhe për të afermit e vet, e kjo është sadakaja më e mirë.
Sikur që është përmendur në hadithin e Pejgamberit [alejhiselam] ku thotë: “Burri yt dhe femijët tu kanë më shumë të drejtë që atyre të u jepet sadaka. Pastaj hadithi i Zejnebes, gruas së Ibni Mes’udit e cila e ka pytur Pejgamberin [alejhiselam] a lejohet me dhënë sadaka për burrin tim dhe për jetimat që përkujdesem për ta? E Pejgamberi [alejhiselam] ia ktheu: Po, dhe për këtë ke dy shpërblime, një shpërblim për shkak të sadakasë e një shpërblim për shkak të afërsisë”.

Disa çështje me rëndësi për gruan që kanë të bëjnë me shitëblerjen esaj:

Ndërrimi i arit me ari duke i dhënë shtesë njëra palë, kjo nuk lejohet. Pra, nëse shkon tek argjentari dhe i jep ari, pasaj duke ia shtuar edhe disa para të tjera, e blen ari tjetër që e ka vlerën e arit të cilin ia ke dhënë argjentarit, kjo mënyrë është e ndaluar sepse llogaritet kamatë, e Pejgamberi [alejhiselam] thotë: “Ari me arin duhet të jetë i njëjtë dhe i barabartë, dorë me dorë “.
Kuptimi i këtij është se duhet të jenë në peshore të njëjtë, edhe nëse nuk janë të standartit të njëjtë apo vlerës së njëjtë, pra duhet të peshojë njëjtë, gjithashtu nëse ia shet arin argjentarit për 10 000 euro psh. e pastaj tek i njëjti argjentar i blen ari me 10 000 euro, por që peshon më pak se ari që e ke shitur pak më parë tek i njëjti argjentar, në këtë mënyrë përsëri është haram dhe nuk lejohet.
Ndërsa nëse e shet arin tek një argjentar dhe i merr paratë, e kthehesh në shtepi e pastaj pas një kohe shkon dhe blen ari tek i njëjti argjentar, edhe nëse peshon më pak se ari që ti e ke shitur, kjo lejohet, edhepse Imam Ahmedi e ka kushtëzuar që para se të shkosh te ky argjentar me ble ari, njëherë duhet me dalë në treg dhe me kërku në dyqanet tjera, dhe nëse nuk e gjen arin që kërkon vetëm se në dyqanin e parë në të cilin e ke shitur arin, në këtë mënyrë lejohet. Allahu edi më së miri.

Marrë nga libri: ''Fikhu Sunneh li-Nnisa''
Përktheu: Burim Karpuzi
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi