Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa ndalesa që njerëzit i zënë në asgjë...

Shko poshtë

Disa ndalesa që njerëzit i zënë në asgjë... Empty Disa ndalesa që njerëzit i zënë në asgjë...

Mesazh nga melika Fri Apr 23, 2010 11:44 am

Falënderimi i takon All-llahut subhanehu ue teala e Paqa e Mëshira i takojnë robit më të devotshëm të All-llahut....
Vërtetë All-lahu subhanehu ue teala ka caktuar obligime dhe nuk ka lejuar që ato të mos respektohen dhe poashtu ka ndaluar disa harame, që kanë urtësinë e ndalimit dhe nuk ka lejuar që ato harame të bëhen. Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe i kalon kufijtë e Tij, Ai do ta futë atë në zjarr përgjithmonë dhe do të ketë dënim poshtërues." (en-Nisa' 14)
E në këtë shkrim kemi përmbledhur disa prej harameve të argumentuara me Kur'an dhe Sunnet. Me këtë dëshirojmë t'a përkujtojmë lexuesin e nderuar e ai pastaj t'i përkujtojë vëllezërit e tij musliman. Ato janë:
1. Shirku - të bërit shok All-llahut
( e ai është harami më i madh)
Thotë Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem duke iu drejtuar shokëve të tij: "A dëshironi t'u tregoj për haramet më të mëdha (tri herë)? Thanë: Po, O i dërguar. Tha: T'i bësh shok All-llahut..." (Buhariu dhe Muslimi). Secilin mëkat All-llahu subhanehu ue teala e falë pos shirkut, ky mëkat kërkon nevojë për një pendim të posaçëm. Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Pa dyshim që All-llahu nuk falë që Atij t'i përshkruhen shokë në adhurim, por Ai falë pos kësaj atij që don vetë" (en-Nisa' 48)
Ky mëkat duket kështu:
a). Duke besuar se "evlijatë" që kanë vdekur mund t'i kryejnë nevojat e shumta të njerëzve dhe t'ua zgjidhin problemet, pastaj të kërkohet ndihmë prej tyre duke i lutur ata, e All-llahu subhanehu ue teala thotë: "E nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, nuk ka kush tjetër që mund ta heqë atë përvëç Tij, edhe ne qoftë se Ai dëshiron ndonjë të mirë për ty, nuk ka kush e zmbrapsë mirësinë e tij" (Junus 107)
b).Duke iu lutur pejgamberëvë dhe njerëzve tjerë të mirë (e që janë të vdekur poashtu), e All-llahu subhanehu ue teala thotë: "A ka më të humbur sesa ai i cili lut në vend të All-llahut të atillë që nuk do t'i pergjigjen deri në Ditën e Ringjalljes dhe të cilët madje janë krejt të pavetëdishëm për lutjet që u bëhen atyre" (el-Ahkaf 5)
c).Zotimi dhe therrja jo në emër të All-llahut subhanehu ue teala: "E ti falu për All-llahun tënd dhe bëj kurban (vetëm për të) (el-Keuther 2). Poashtu Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Ka mallkuar All-llahu atë që therr jo në emër të Tij" (Muslimi)
ç). Lejimi i të ndaluarës apo ndalimi i të lejuarës, thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Thuaj: Më thuani, të mirat që ua dha All-llahu, e ju bëtë diçka prej saj të lejuar e diçka të ndaluar? Thuaj: A All-llahu ua lejoi ta bëni këtë apo ju po i shpifni All-llahut" (Junus 59)
d).Sihri (magjia) dhe falli. Ka thënë All-llahu subhanehu ue teala: "...po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. Ajo çka u zbriti në Babil dy melekëve, Harutit dhe Marutit, ata të dy nuk ua mësonin askujt magjinë para se t'i thonin: Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pafe!..." (Bekare 102)
Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Kush shkon te falltori dhe i beson në atë që flet ai, ky njeri është bërë i pafe në fenë e cila i është zbritur Muhammedit" (Ahmedi)
dh).Besimi se yjet kanë ndikim në jetën e njeriut. Njëherë Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem pasiqë e fali namazin e sabahut -e koha ishte vrënjtur gjatë natës- iu kthye shokëve të tij e u tha: "A e dini ç'ka thënë Zoti juaj? Thanë: All-llahu dhe i dërguari i tij e dinë. Tha: "Prej robërvë të Mi ka që kanë gdhirë si besimtar dhe si kafir, ai që tha se shiu na erdhi prej mirësisë dhe mëshirës së All-llahut, ai është besimtar në Mua e kafir në besimin e yjeve. Ndërsa ai që tha se shiu na erdhi nga paraqitja e këtij ylli apo atij, ai është kafir në Mua e besimtar në yje" (Buhariu). Në këtë hyn edhe mbështëtja në fatet që i tregon horoskopi.
2. Besimi në ogure.
Kjo d.m.th. ta caktojë njeriu një muaj të posaçëm apo ditë të posaçme se ai në ato nuk ka kurrfarë suksesi dhe është pesimist për çdo gjë të mirë që e pret. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Besimi në ogure është shirk" (Ahmedi). All-llahu subhanehu ue teala thotë: "Kur u vinte atyre e mira, ata thonin: Kjo është e (mira) jona thjesht. E kur i godiste ndonjë e keqe fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre që ishin me të.." (el-A'raf 131)
3. Të betuarit jo në emër të All-llahut subhanehu ue teala.
Tregon Ibën Omeri radijall-llahu anhu nga Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: "Kush betohet në dikënd tjetër pos All-llahut, ai i ka përshkruar All-llahut shok", poashtu nga i njëjti transmetohet: "Vërtetë All-llahu ju ndalon që të bëtoheni në emër të prindërve tuaj, e ai që betohet le të betohet në emër të All-llahut ose le te heshtë" (Buhariu)
4. Kryerja e ibadeteve sa për sy e faqe.
All-llahu subhanehu ue teala thotë: "Munafikat mundohen ta mashtrojnë All-llahun, por All-llahu në realitet është mashtrues i tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci sa për t'u dukur te njerëzit dhe fare pak e permendin All-llahun" (en-Nisa' 142)
Tregon Ibën Abbasi radijall-llahu anhu nga Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i cili thotë: " Kush bën një vepër sa për t'u ndëgjuar, do t'ia mundësojë All-llahu atë, dhe ai që bën vepër sa për t'u dukur All-llahu do t'ia mundësojë atë (por shpërblim nuk do të ketë për ato vepra)" (Muslimi). E në një hadith kudsij thuhet: " Unë jam më i panevojshmi për ortak, e kush bën ndonjë vepër duke më përshkruar shok, e lë (nuk kujdesem) atë dhe shirkun e tij" (Muslimi)
5. Ndejtja me mëkatarë dhë munafika.
Ka thënë All-llahu subhanehu ue teala: "... e nëse ju shprehni kënaqësi ndaj tyre, dijeni se All-llahu nuk kënaqet me popullin mëkatarë" (Teube 96); poashtu ka thënë: "Kur sheh se ata tallen me çështjet tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse shejtani bën që ti të harrosh (e te rrish aty), pasiqë të bie ndërmend, mos rri me popullin zullumqar" (el-En'am 68)
6. Joruajtja gjatë urinimit.
Tregon Ibën Abbasi radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem kaloi një herë pranë varreve dhe dëgjoi zërin e dy njerëzvë të cilët u dënonin në varr dhe tha i dërguari sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: "Ata dy dënohen, dhe nuk janë duke u dënuar për diçka të madhe (në një transmetim: por ajo është e madhe), njëri është duke u dënuar ngase nuk u ruante gjatë urinës e tjetri ngase nxitte grindje mes njerëzve..." (Buhariu)
7. Vizatimi i çdo gjëjë që ka shpirt.
Tregon Ibën Mes'udi radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Njerëzit me dënim më të madh Ditën e Gjykimit do të jenë piktorët". (Buhariu); dhe ka thënë poashtu: "Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka fotografi" (Buhariu)
8. Përdorimi i enëve të arta ose të argjendit për haje ose pije.
Tregon Ummu Seleme se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Ai që han ose pin në enë të artë ose të argjendtë, me të vërtetë në barkun e tij do të vlojë zjarri i xhehennemit" (Muslimi)
9. Joqetësimi gjatë namazit.
Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Njeriu më i keq është ai që vjedh prej namazit. I thanë: O i dërguar, po si mund të vjedh njeriu prej namazit? Tha: Ai i cili nuk i plotëson rukutë e as sexhdet si duhet". (Ahmedi)
10. Shpifja.
Ka thënë All-llahu subhanehu ue teala: "... pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse. Duke qenë të sinqertë në besim ndaj All-llahut dhe duke mos i përshkruar shok..." (el-Haxhxh 30-31) Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "A doni t'ju tregoj mëkatet më të mëdha? (tri herë) Tha: Shirku, mosrespektimi i prindërve -ishte i mbështetur, u ul dhe tha: poashtu edhe shpifja. Dhe përsëriti aq shumë këtë fjalë saqë thamë: Më mirë të kishte heshtur" (Buhariu)
11. Gibeti (përgojimi).
All-llahu subhanehu ue teala thotë: "...dhe mos t'a përgojojë askush njëri tjetrin, a ka dëshirë dikush që të han mishin e vdekur të vëllait të vet a ju këtë e urreni" (el-Huxhurat 12). Këtë e sqaroi Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem kështu: "A e dini ç'është gibeti? Thanë: All-llahu dhe i dërguari i Tij e dinë. Tha: Të flasish për vëllain tënd atë që ai e urren. Dikush tha: E nëse ajo qe tham është e vërtet?! Tha: Nëse është e vërtete ajo që thua për të, ajo është gibet, e nëse nuk është e vërtet ateherë ti ke bërë shpifje". (Muslimi)
12. Nxitja në grindje mes njerëzve.
All-llahu subhanehu ue teala thotë: "Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër, që është përgojues dhe nxit grindje mes njerëzve". (el-Kalem 10-11) Tregon Ibën Abbasi radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem kaloi një herë pranë varreve dhe dëgjoi zërin e dy njerëzvë të cilët u dënonin në varr dhe tha i dërguari sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: "Ata dy dënohen, dhe nuk janë dukë u dënuar për diçka të madhe (në një transmetim: por ajo është e madhe), njëri është dukë u dënuar ngase nuk u ruante gjatë urinës e tjetri ngase nxitte grindje mes njerëzve..." (Buhariu)
13. Dëgjimi i bisedës së dikujt e ata këtë nuk e dëshirojnë.
All-llahu subhanehu ue teala thotë: "...dhe mos spiunoni..." (el-Huxhurat 12). Tregon Ibën Abbasi radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Kush dëgjon në bisedën e dikujt e ata këtë gjë e urrejnë, Ditën e Gjykimit ne veshët e tij do të gjuhet plumb të shkrirë". (Taberaniu)
14. Me qenë fqi i keq.
All-llahu subhanehu ue teala na ka këshilluar për fqiun duke na thënë: "Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet". (en-Nisa' 36) për këtë edhe dëmtimi i fqiut është prej mëkateve të mëdha nga rëndësia që paska. Tregon Ebu Shurejhi radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë një herë: "Vall-llahi nuk është besimtar, vall-llahi nuk është besimtar,vall-llahi nuk është besimtar. Thanë: Kush o i dërguar! Tha: Fqiu i të cilit nuk është në siguri prej të këqijave që mund t'i vijnë nga ai". (Buhariu)
15. Mallkimi i besimtarëve.
Sepse Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Kush e mallkon ndonjë besimtar është sikurse ta kishte vrarë". (Buhariu)
16. Rrahja në fytyrë dhe tetovimi.
Nga hadithi që e transmeton Xhabiri radijall-llahu anhu: "Ka ndaluar Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nga rrahja në fytyrë dhe nga tetovimi në fytyrë" (Muslimi)
17. Vajtimi.
Ka thënë Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: "Nuk është prej nesh ai i cili i flakareshë faqet e veta (nga hidhërimi), i shkyen xhepat dhe lutet me lutje të kohës së injorancës". (Buhariu)
18. Largimi nga muslimani më tepër se tri ditë pa arsye të Islamit.
Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Nuk i lejohet muslimanit që të largohet nga vëllai i tij më tepër se tri ditë, e kush e bën atë, nëse vdes në ate gjendje do të hyjë në zjarr".
19. Marrja e kamatës.
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "O ju që besuat, keni frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë, largohuni nga ajo që ka mbetur prej kamatës. E në qoftë se nuk largoheni, atëherë jeni në luftë me All-llahun dhe të dërguarin e Tij..." (el-Bekare 278-279) Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e ka mallkuar atë që merr kamatën, atë prej të cilit mirret (me dëshirë), atë që e shkruan këtë akt dhe dëshmitarët e këtij akti. Në fund ka thënë: "Ata të gjithë janë njejtë". (Muslimi)
20. Bixhozi dhe vera.
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "...s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre nëse doni që të shpëtoni". (el-Maide 90)
21. Vjedhja.
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Vjedhësit dhe vjedhëses ua preni duart, si shpagim i veprës që e bënë, si dënim nga All-llahu. All-llahu është i Fuqishëm dhe I Urtë". (el-Maide 38)
22. Marrja dhe dhënia e ryshfetit.
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Mos hani pasurinë e njëri tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos shkoni me të (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, duke e ditur". (el-Bekare 188) Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë: "Mallkimi i All-llahut qoftë mbi dhënësin e ryshfetit dhe atij që e merr atë". (Ahmedi)
23. Fshehja e të metave të mallit gjatë shitjes.
Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i lejohet muslimanit që i shet vëllait të vet diçka me të metë, e të mos ia tregojë të metën". (Ibën Maxhe)
24. Grabitja e tokës.
Tregon Ibën Omeri radijall-llahu anhuse Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Kush merr diçka prej tokës pa të drejtë, ai Ditën e Kijametit do të gjuhet ndër shtatë shtresat e Tokës". (Buhariu)
25. Jobarazia gjatë dhënies së diçkaje fëmijëve.
All-llahu subhanehu ue teala thotë: "Bëhuni të drejtë, ajo është më afër devotshmërisë dhe keni frikë All-llahun..." (el-Maide Cool. Tregon Nu'man ibën Beshiri radijall-llahu anhu se njeherë kur ka shkuar me të atin deri te Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e i ati i ka thënë: "O i Dërguar, une sot i kam dhënë një dhuratë këtij djalit tim", e Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem tha: "A u ke dhënë të gjithë fëmijëve tu sikur këtij". Tha: Jo. E ai tha: "Atëherë pra, ktheje atë që i ke dhënë". (Buhariu)
26. Ngrënia e haramit.
Ka thënë Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: "çdo ushqim që është ngrënë me pa te drejtë, zjarri e pretë atë (njeri)". (et-Taberani)
27. Shikimi me qëllim në gratë e huaja.
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Thuaju besimtarëve që t'i ulin shikimet e tyre dhe t'i mbrojnë organet e tyre (prej haramit), kjo është më e pastër për ta, All-llahu është i Gjithdijshëm për atë që punojnë ata". (en-Nur 30)
28. Veshja e rrobave të shkurtra, të tejdukshme dhe të ngushta.
Tregon Ebu Hurejra radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Dy lloje të banorëve të Zjarrit nuk do t'i shoh: njerëz që mbajnë shkopinj si bishtat e lopës e me to i rrahin njerëzit dhe ato gra të cilat janë të veshura të zhveshura, thejnë trupin, kokat i kanë si maja e deveve. Këto gra nuk do të hyjnë ne Xhennet dhe nuk mund t'ia ndijnë as erën e tij, edhepse era e xhennetit ndihet nga një largësi e madhe". (Muslimi)
29. Vetmimi me grua të huaj.
Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Kur vetmohet nje grua e nje burr, i treti prej tyre është shejtani" (Tirmidhiu)
30. Përshëndetja për dore me gra të huaja.
Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Më mirë do të ishte për dikënd që t'i çahet koka me një hekur sesa të prekë grua që nuk i lejohet"; (Taberaniu) poashtu ka thënë: "Unë nuk përshëndetem për dore me gratë (e huaja)" (Ahmedi)
31. Parfymimi i femrës dhe dalja ashtu e parfymosur nëpër vende ku ka burra.
Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Femra e cila parfymoset dhe kalon pranë njerëzve për t'ia ndirë erën, ajo është lavire" (Ahmedi)
32. Udhëtimi i gruas pa mahrem.
Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Nuk ka te drejtë të udhëton gruaja pos me mahrem". (Muttefekun alejhi)
33. Zinaja (prostitucioni).
All-llahu subhanehu ue teala thotë: "Mos iu afroni zinasë sepse ajo është vepër e shëmtuar dhe rrugë e keqe". (Isra' 32)
34. Pakujdesia për haramet në familje.
Tregon Ibën Omeri radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Tre lloje të njerëzve All-llahu ua ka ndaluar Xhennetin: pirësit të alkoolit, ai që sillet keq me prindërit dhe dejjuthit (ai që nuk mërzitet për haramet që bëhen ne shtëpinë e tij). (Ahmedi)
35. Lidhja (vazhdimi) i flokëve me flokë të tjera ose flokë artificiale, qoftë për burra ose për gra.
Tregon Esma' bint Ebi Bekër radijall-llahu anha se njeherë erdhi një grua te Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: O i Dërguar, kam një bijë e cila sonte bëhet nuse, mirëpo për shkak të një smundje po i bijnë flokët, a më lejohet t'ia lidhi (t'ia vazhdoj). Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem tha: "All-llahu i ka mallkuar ata që lidhin flokë dhe atyre të cilëve ju lidhen". (Muslimi)
36. Përngjasimi i burrave me gra dhe i grave me burra qoftë ajo në veshje, fjalë apo dukje.
Tregon Ibën Abbasi radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "I ka mallkuar All-llahu ata burra që iu përngjajnë grave dhe ato gra që u përngjajnë burrave". (Buhariu)
37. Zbukurimi i burrave me ari.
Tregon Ebu Musa el-Esh'arij se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "U janë lejuar femrave të këtij ummeti mëndafshi dhe ari, ndërsa u janë ndaluar meshkujve të tij". (Ahmedi)
38. Dëgjimi i muzikës.
All-llahu subhanehu ue teala thotë: "Ka nga njerëzit të cilët blejnë tregime boshe që t'i largojne njerëzit nga rruga e All-llahut..." (Lukman 6), Ibën Mes'udi radijall-llahu anhu betoheshte se qëllimi në këtë ajet është muzika. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Do të ketë njerëz në ummetin tim të cilët do ta lejojnë prostitucionin, mëndafshin, alkoolin dhe instrumentet muzikore". (Buhariu)
39. Pirja e alkoolit.
All-llahu subhanehu ue teala thotë: "...s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar". (el-Maide 90) Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "çdo gjë që mpin është alkool dhe çdo gjë mpin është haram". (Muslimi).

Muhammed Salih el-Munexhxhid
shqipëroi: Omer Berisha
version i reduktuar i librit me titull:
Ndalesat...që kemi obligim t'ua tërheqim vërejtjen nga ato ngase shumica e njerëzve i zënë në asgjë...
versionin e plotë së shpejti e boton SH.B.NuN-Shkup </SPAN>

Muhammed Salih el Munexhid,

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi