Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hadithe rreth martesës dhe marrëdhënieve intime sipas Islamit!

Shko poshtë

Hadithe rreth martesës dhe marrëdhënieve intime sipas Islamit! Empty Hadithe rreth martesës dhe marrëdhënieve intime sipas Islamit!

Mesazh nga Dhulkarnejn Wed Feb 17, 2010 3:37 pm

Hadithe rreth martesës dhe marrëdhënieve intime sipas Islamit!

Falënderimi i takon Allahut, kurse paqja dhe mëshira e tij qoftë mbi Muhammedin [alejhis-selam],mbi familjen e tij të dashur,shokët e tij të sinqertë dhe mbi çdo njërin i cili e pason traditën e tij deri në Ditën e Kiametit.

Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë:“Martesa është nga suneti im.
Kush nuk e praktikon sunetin tim,nuk më takon mua!Martohuni,sepse unë do të krenohem me numrin e umetit tim ndaj të tjerëve!Kush ka mundësi le të martohet,e kush nuk mundet të martohet le të agjëroj;sepse agjërimi është mbrojtje!” [Ajshja-Ibn Maxhe]

Abdullah ibn Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë se Muhammedi
[alejhis-selam] ka thënë:“O të rinj kush ka mundësi të martohet le të martohet,sepse ajo është më mirë për nderin dhe më e ndershme për organin gjenital
E kush nuk ka mundësi,atëherë le të agjëroj, epse agjërimi është mburojë!” [Buhariu-Sahih]

Sa’d ibn Vekkasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë se Muhammedi [alejhis-selam] ia ka refuzuar celibatin/mos martesën e Othman ibn Madh’unit,i cili këtë e kërkoi nga Muhammedi [alejhis-selam]!

Ebu Hatim El-Muzeni [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë:“Kur të ju vjen dikush në fenë dhe moralin e të cilit jeni të kënaqur,atëherë martojeni!
Nëse këtë nuk e bëni, do të paraqitet në tokë anarkia dhe amoraliteti.” [Tirmidhiu]

Ebu Ejubi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Katër gjëra janë sunet i të dërguarve si: turpi, aromat, misvaku dhe martesa.” [Tirmidhiu]

Sa’di [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Katër gjëra e bëjnë njeriun të lumtur: gruaja e mirë, vendbanimi i mirë, fqiu i mirë dhe mjeti i udhëtimit i rehatshëm, ndërsa fatkeq e bëjnë: gruaja e keqe, shtëpia e vogël, fqiu i keq dhe mjeti i udhëtimit jo i rehatshëm.” [Hakimi Hasen/Garib]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Gruaja merret për katër gjëra: për shkak të pasurisë, për shkak të bukurisë, për shkak të autoritetit dhe për shkak të fejës [devotshmërisë].
Ndërsa ju merreni për shkak të fejës ngase do të jeni të bekuar.” [Buhariu-Sahih]

Ebu Hurejra transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë:
“Isha te i dërguari [alejhis-selam] kur erdhi një njeri dhe e njoftoi se ka fejuar një ensare. Muhammedi [alejhis-selam] e pyeti: A e ke parë atë? Ai është përgjigjur: Jo. Muhammedi [alejhis-selam] i tha: Shko shikoje atë, sepse me të vërtetë në sytë e ensarëve ka diçka.” [Muslimi-Sahih]

El Mugire ibn Shu’be [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se e ka njoftuar Muhammedin [alejhis-selam] se e ka fejuar një vajzë, me ç’rast Muhammedi [alejhis-selam] e ka këshilluar: “Shko dhe shikoje, sepse me të vërtetë është më e sigurt për jetë-gjatësinë e lidhjes suaj!” [Tirmidhiu]

Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, mos të vetmohet me gruan [e huaj] nëse nuk është me të ndonjë mahrem sepse në atë rast, me ta është shejtani!” [Imam Ahmedi]

Ibn Omeri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Mos të bëjë gara dikush prej jush në shitblerjen e tjetrit, e as në fejesë, nëse vëllai juaj veç më e ka fejuar deri sa ai nuk hjek dorë.” [Buhariu - Sahih]

Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të] dhe Imrani [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetojnë se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Nuk ka martesë pa mbikëqyrës [familjar] dhe dy dëshmitar të drejtë!” [Bejhekiu - Sunen]

Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: “I Dërguari [alejhis-selam] u martua me mua në muajin Shevval. Në Shevval më është afruar në shtrat.”

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Është shëmtuar ushqimi i dasmës në të cilën thirren vetëm të pasurit, kurse lihen anash të varfrit.” [Muslimi Sahih]

Abdurrahman ibn Aufi [Allahu qoftë i kënaqur me të] kur Ai është martuar Muhammedi [alejhis-selam] i ka propozuar të therë një dele dhe të gostisë pjesëmarrësit, duke i thënë: “Allahu të mbuloi me bereqet! Përgatitë gostinë qoftë edhe me therjen e një dele!” [Muslimi - Sahih]

Abdullah ibn Omeri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton një hadith ku thotë Muhammedi [alejhis-selam]: “Kur ndonjëri prej jush ftohet në dasmë, le ti përgjigjet ftesës!” [Buhariu - Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Kush nuk përgjigjet në ftesë, do të mëkatojë para Allahut dhe të Dërguarit të tij!” [Buhariu, Muslimi - Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] kështu ka bërë dua për të porsamartuarit: “Barekallahu lekum ve bareke ve xheme’a bejnekuma fil-hajri! - Allahu ju mbuloftë me bereqet, qoftë mbi ju bereqeti i tij dhe ju bashkoftë të dyve në çdo të mirë!” [Tirmidhiu - Hasen/Sahih]

Gjithashtu Akil ibn Talibi transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë se për të porsamartuarit duhet bërë kështu dua: “All-llahume barik lekum ve barik alejhim! - O Allahu im, jepu bereqet dhe vërsho bereqet mbi ta!” [Tirmidhiu - Hasen/Sahih]

Imam Dhehebiu [Allahu e mëshiroftë] ishte martuar me një vajzë dhe kishte frikë se ajo nuk mund ta dojë dhe Abdullah ibn Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] ia dha këtë këshillë: “Afria dhe harmonia vijnë prej Allahut ndërsa ndarja dhe joharmonia janë prej shejtanit, i cili dëshiron që t’ua bëjë të urryer atë që ua ka lejuar Allahu. Andaj, urdhëro gruan tënde që të falë me ty 2 rekate namaz!”

Abdullah ibn Amri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush martohet, le ta vendosë dorën e tij në kokën e saj, le të përmend emrin e Allahut të lartësuar, le të lutet për bereqet dhe le të thotë: O Allah, më jep prej saj mirësi, atë të mirë me të cilën ti e ke krijuar, ndërsa, më ruaj nga e keqja e saj, e keqja me të cilën ti e ke krijuar!”
[Buhariu - Sunen]

Abdullah ibn Abbasi [Allahu qoftë i kënaqur me të transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë që kur ti afrohemi gruas para marrëdhënieve intime të themi: “Bismil-lah! All-llahume xhennibish-shejtane ve xhennibish-shejtane ma rezaktena! - Në emër të Allahut! O Allah, largoje shejtanin prej neve dhe prej atij, të cilin ke dhënë të niset [ky fëmijë]! Nëse Allahu jep që me atë rast të niset ndonjë fëmijë, shejtani nuk do t’i bëj dëm!” [Buhariu - Sahih]

Enes ibn Malik [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton këtë hadith që thotë se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Asnjëri prej jush le të mos i afrohet gruas së tij [për marrëdhënie intime], ashtu siç e bëjnë kafshët! Në mesin e atyre dyve le të jetë një emisar! Dhe e pyetën: E çka është ajo o i Dërguari i Allahut? Ai është përgjigjur: Ajo është të folurit dhe puthja [përkëdhelja]!”
[Hafidh El-Iraki - Hadith i dobët]

Muhammedi [alejhis-selam] për mënyrën e intimitetit thotë se lejohet: “Edhe nga para edhe nga prapa, mirëpo me kusht që [akti] të kryhet në organin gjenital të gruas! [Buhariu - Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Është i mallkuar Ai që kryen marrëdhënie intime me gruan e tij në vrimën anale [anus]!” [Ebu Davudi]

Kurse Ibn Abbasi dhe Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me ta] e transmetojnë një hadith tjetër ku Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Allahu nuk do të shikoj në njeriun [në Ditën e Gjykimit - nuk do ti lëshoj mëshirë] nëse kryen marrëdhënie intime në vrimën anale!” [Ibn Maxhe]

Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: “Jam larë me të Dërguarin e Allahut [alejhis-selam] nga një enë, e Ai më tejkalonte në marrjen e ujit nga një enë, kështu që thashë: Më lër edhe mua! Më lër edhe mua! Ka thënë: Kemi qenë xhunub.” [Buhariu - Sahih]

Benz ibn Hakim - stërgjysi i tij e ka pyetur Muhammedin [alejhis-selam]: “Çka është me vendet tona të turpshme të cilat i tregojnë?” Ai është përgjigjur: “Ruaji vendet e turpshme nga secili, përveç prej gruas tënde.” [Tirmidhiu - Hasen]

Ebu Se’id El-Hudri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: Nëse dikush i afrohet gruas së tij [të bëj marrëdhënie] dhe këtë dëshiron ta përsërisë, le të marrë abdes!” [Muslimi - Sahih]

Abdullah ibn Ebi Kajsi e ka pyetur Ajshën [Allahu qoftë i kënaqur me të]: “Si ka vepruar Muhammedi [alejhis-selam] kur ka qenë xhunub? A është larë para se të flinte apo ka fjetur para se të lahet”? Ajo është përgjigjur: “Ka vepruar edhe njërën edhe tjetrën, nganjëherë është larë, e pastaj ka fjetur, nganjëherë ka marr abdes e pastaj ka fjetur”. Ebi Kajs atëherë tha: “Falënderimi i takon Allahut që e ka bërë këtë fleksibile!” [Muslimi - Sahih]

Mandej transmeton Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të]: “Muhammedi [alejhis-selam] nëse ishte xhunub, ndërsa ka pasur dëshirë të flejë ose hajë, ka marr abdes si për namaz.” [Muslimi - Sahih]

Enesi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] i është afruar grave të tij me një të larë. [Buhariu - Sahih] [Do të thotë lejohet që për një natë të kesh kontakt intim me gratë tuaja, me kusht që pas çdo kontakti intim, ta lashë organin gjenital dhe të merrësh abdes].

Ruajtja nga shtatzënia lejohet por është e pa pëlqyeshme dhe sipas haditheve quhet: “El-ved’ul-hafijj - Vdekje e fshehtë”. [Muslimi - Sahih]

Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton dhe thotë: “Jemi ruajtur nga shtatzënia në kohën e të Dërguarit [alejhis-selam].” Ndërsa në një transmetim tjetër thotë: “Jemi ruajtur nga shtatzënia derisa ishte duke zbritur Kur’ani!” [Buhariu - Sahih]

Ebu Se’id El-Hudriu [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Me të vërtet, njerëz me pozitë më të keqe tek Allahu në Ditën e Gjykimit janë ata që bëjnë marrëdhënie intime dhe e përhapin atë!” [Muslimi - Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: “Besimtari më i plotë është Ai që ka sjellje të mirë, ndërsa më të mirë në mesin tuaj janë ata të cilët sillen më së miri ndaj grave të tyre!” [Tirmidhiu - Sahih]

Ibn Abasi transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Më të mirët ndër jush janë ata të cilët janë më të mirët ndaj grave të tyre, ndërsa unë jam më i miri ndaj grave të mia!” [Ibn Maxhe]

Amr ibn El-Ahvesira transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Dhe silluni mirë me gratë tuaja.” [Tirmidhiu - Hasen/Sahih]

El-Esvedi e ka pyetur Ajshen [Allahu qoftë i kënaqur me të]: “Çka ka punuar Muhammedi [alejhis-selam] në shtëpi? Ajo është përgjigjur: I ndihmonte familjes, ndërsa kur dëgjonte ezanin, shkonte në xhami.” [Buhariu - Sahih]

Urve transmeton se e ka pyetur Ajshen [Allahu qoftë i kënaqur me të] lidhur me atë se çka ka punuar Muhammedi [alejhis-selam] në shtëpi, ndërsa ajo i është përgjigjur: “Arnonte papuçet dhe rrobat e tij.”

Në pyetjen se çka ka punuar Muhammedi [alejhis-selam] në shtëpi, Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të] njëherë është përgjigjur: “Ishte njeri sikur të tjerët: ka arnuar rrobat e tij, ka mjel delen dhe i ka shërbyer vetvetes!”

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Kush i ka dy gra dhe nuk sillet në mënyrë të barabartë ndaj të dyjave, do të vijë në Ditën e Gjykimit me një anë e cila do të jetë e lakuar!” [Tirmidhiu]

Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “O Ummeti i Muhammedit [alejhis-selam] askush nuk është më xheloz se Allahu kur sheh robin ose robëreshën e tij duke bërë zina. O Ummeti i Muhammedit [alejhis-selam] po ta dinit atë që e di unë, pak do të kishit qeshur e më shumë do të kishit qarë!” [Buhariu - Sahih]

Abdullah ibn Amr ibn Asi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se e ka pyetur Muhammedi [alejhis-selam]: “Mora vesh se ditët i kalon në agjërim, ndërsa netët i kalon në ibadete? Ai është përgjigjur: Po! Muhammedi [alejhis-selam] i tha: Mos bëj kështu. Agjëro, por edhe ha. Falu, por edhe flejë! Edhe trupi yt ka të drejtë, sytë e tu kanë të drejtën e tyre ndërsa edhe gruaja jote ka të drejtë ndaj teje!” [Buhariu - Sahih]

Xhabir ibn Abdullahi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Nëse ndonjërin prej jush e tërheq ndonjë grua, pastaj në zemrën e tij lind diçka, le ti afrohet gruas së tij dhe le ta kompensojë atë me të, pasi që ajo do të ia largoj atë që i ka lindur në zemër!” [Muslimi - Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Po ta kisha urdhëruar dikë që ti bëj sexhde dikujt, do ta kisha urdhëruar gruan që ti bëj sexhde burrit të saj!” [Tirmidhiu - Hasen/Garib]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, e agjëron muajin e Ramazanit, e ruan moralin e saj dhe i nënshtrohet burrit të saj, atëherë asaj do ti thuhet që të hyj në Xhennet nga cila derë që dëshiron!” [Ibn Hibbani - Sahih]

Abdullah ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Më është paraqitur Xhehnnemi dhe pashë se gratë janë banore të shumta të atij vendi, sepse fshehin të vërtetën. Dhe e pyetën: A fshehin besimin në Allahun? Muhammedi [alejhis-selam] iu përgjigj: Ato fshehin bamirësinë e burrave, janë jo falënderuese në bamirësi. Po ti bëni mirë tërë jetën dhe nëse vëren te ju diçka jo të mirë, do të thotë: Nuk kam parë prej teje kurrë të mira!” [Buhariu - Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Gruaja më e mirë është ajo e cila të gëzon kur të shikon, e cila të dëgjon kur diçka e urdhëron dhe e cila e ruan autoritetin tënd, moralin e vet dhe pasurinë tënde kur mungon!” [Ibn Maxhe]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Gruas nuk i është lejuar të agjëroj nafile në prezencën e burrit të saj, pa lejen e tij!” [Buhariu - Sahih] Si dhe thotë: “I është ndaluar të lëshoj dikë në shtëpi pa lejen e burrit.” [Buhariu - Sahih]

Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Mos hyni te gratë e huaja kur u mungojnë burrat, sepse shejtani ecë nëpër ju ashtu siç ecë gjaku në venat e juaja!” [Tirmidhiu - Garib]

Ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Mos të vetmohet një burrë me një grua [të huaj] pa prezencën e mahremit të saj!” [Buhariu - Sahih]

Ukbe ibn Amiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Ruajuni vetmimit me gratë [të cilat nuk janë afri familjare me ju]!” Një ensar e pyeti: “E çka thua për [hamv - kunatën]?” Muhammedi [alejhis-selam] tha: “Ajo është sikur vdekja.” [Buhariu - Sahih]

Muadh ibn Xhebeli [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Asnjë grua nuk do ta shqetësoj burrin e saj në këtë Dynja e që hyritë e Xhennetit të mos i thonë: Mos e shqetëso, Allahu të vraftë! Ai te ti është vetëm shkurt
[për një kohë të shkurtë] ndërsa së shpejti do të të lërë dhe do të vijë tek ne!” [Tirmidhiu - Hasen]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Nëse një burrë e thirr gruan e tij në shtrat dhe ajo refuzon dhe Ai fle i hidhëruar, atë grua do ta mallkojnë melaqet deri në agim!” [Buhariu - Sahih]

Talk ibn Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton një hadith ku Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Nëse burri e thërret gruan e tij që ti kënaq nevojat e veta me të, le ti shkoj gruaja, qoftë edhe nëse e ka bukën në furrë!” [Tirmidhiu - Hasen/Garib]

Ummi Seleme [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Secila grua e cila vdes, ndërsa burri i saj është i kënaqur me të, ajo grua do të hyj në Xhennet!”
[Tirmidhiu - Hasen/Garib]

Muadh ibn Xhebeli [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Nga ajo të cilën Allahu e ka krijuar në faqe të tokës, më e urryer është shkurorëzimi!” [Bejhekiu]

Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Gruaja le të mos ia përshkruaj burrit të vet ndonjë grua tjetër dhe nëse e bën këtë, mos të jetë [mos të ia përshkruaj] sikur Ai ta shikoj atë.” [Tirmidhiu]

Ebu Musa El-Eshariu [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Femra e cila parfumohet dhe kalon pranë një grupi njerëzish, ajo është lavire.” [Ebu Davudi, Ahmedi, Hakimi dhe të tjerë]

Zejnebe Eth-Thekafija [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Nëse ndonjëra prej jush dëshiron të fal namaz në xhami, le të mos parfumohet, ngase nuk i pranohet namazi!” [Muslimi, Maliku] Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Femrat të cilat mbajnë veshje të tejdukshme, trajtohen si të jenë lakuriqe, ato janë larguar nga urdhrat e Allahut dhe kokat e tyre janë si gungat e devesë. Femrat e tilla nuk do të hyjnë në Xhennet, e as që do të shijojnë erën e tij.” [Ahmedi, Muslimi]

Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Le të mos shikoj mashkulli në pjesën e turpshme të mashkullit tjetër, e as femra në pjesën e turpshme [të auretit] të femrës tjetër!” [Muslimi]

Ejub El-Ensari [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Auret konsiderohet ajo pjesë e trupit prej gjunjëve e deri në kërthizë.” [Bejhekiu]

Mandej Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Mos trego kofshën tënde, e as mos shiko kofshën e njeriut të gjallë apo të vdekur!” [Ebu Davudi]

Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Ruaje auretin tënd përveç nga gruaja!” [Muslimi]

Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Kur femra arrin bylykun [moshën e pjekurisë] nuk duhet ti shihet asgjë [nga trupi], përveç shuplakat e dorës dhe fytyra!” [Ebu Davudi]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë: “E ka mallkuar Muhammedi [alejhis-selam] çdo njeri që vesh petka femrash, si dhe femrën e cila vesh petka meshkujsh.” [Ebu Davudi]
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi