Vlera e duasë për të pasur fëmijë dhe për t'i pasur të hajrit
Faqja 1 e 1

Vërtet, nga begatitë që Allahu i jep njeriut janë fëmijët. Këtë begati Allahu e thekson në Kuran dhe ua rikujton njerëzve duke e renditur ndër më kryesoret.
"All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues" (En nahl: 78)
"Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote" (El kehf: 46)
Por, prindërve nuk u pushojnë sytë në fëmijë çfarëdo, i duan t'i kenë të hajrit, prandaj fetarët edhe përpiqen t'i edukojnë fëmijët sepse e kanë detyrë, edhe i luten Allahut t'u falë fëmijë të hajrit sepse dinë që Allahu i ka dhënë vlerë duasë të jetë ndër shkaqet më të forta që të dalin prej tyre fëmijë të tillë.
Qoftë nga përvoja e tyre me kuptimet e jetës, qoftë nga dijeni e inspiruar, të devotshmit, siç mësojmë nga Kurani, sa herë i janë lutur Allahut t'u falë fëmijë, gjithnjë kanë përcaktuar që ata të jenë të mirë.
Kjo vërejtje që lutjen për fëmijë ta shoqërojë përcaktimi ''çfarë fëmijë'', shtrohet si detyrë kujdesi që duhet ta përfillin besimtarët,sepse Allahu i ka motivuar të shpresojnë se mund ta kenë në dorë ndërtimin e perspektivës së pasardhësve dhe si të mos e përfillin një detyrë të këtillë nga e cila shpresohet diçka për të cilën ka aq shumë interes dhe përkushtim shpirtërorë.
Pra, Lutjen që t'i kemi fëmijët të hajrit duhet ta bëjmë edhe para se të na lindin ata.
Allahu thotë: "Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit"(El furkan: 74)
Ibnu kethiri gjatë komentimit të këtij ajeti thotë se fjala është për lutje që bëhet për fëmijë që do ta besojnë Allahun dhe që do t'i nënshtrohen sheriatit të Tij, kurse Ibnu Abasi thotë që fjala është për lutje që bëhet për fëmijë që do t'i nënshtrohen Allahut dhe në të cilët në dynja e në ahiret do t'u pushojnë sytë prindërve të tyre.
Kurani,- sikur me qëllim që të na heqë çdo mëdyshje tonën lidhur me vlerën e lutjes për të pasur fëmijë dhe për t'i pasur të mirë,- ka sjellë më shumë se një shembull nga historia e të dërguarve që i ishin lutur Allahut t'u falte fëmijë të mirë dhe të cilëve u është pranuar lutja, megjithëse kishin moshën kur zakonisht nuk bëhej më fëmijë.
Ibrahimi a.s., i shtyrë në moshë dhe gruan plakë, i ishte lutur Allahut: "Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!"(Es safat: 100)
Dhe Allahu ia kishte pranuar lutjen: "Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm)"(Es safat: 101)
Ibrahimi a.s., edhe pasi i lindnin, vazhdonte të lutej për fëmijët, këtë na e përshkruan Kur'ani për disa raste:
"(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)" (Ibrahim: 35)
''...ndjenjëso zemra për ta (familjen e Ibrahimit) dhe jepu risk nga të mirat që të të falënderojnë''. (Ibrahim: 37)
''Zoti im na bëj falës të namazit mua dhe pasardhësit e mi dhe na prano o Zoti ynë duanë'' . (Ibrahim: 40)
Krahas shembullit të Ibrahimit a.s., duke e parë të nevojshme për natyrën njerëzore të sensibilizohet edhe më shumë për të vërtetën e mundësisë së gjithë ngjashme të interferimit hyjnor pas duasë, Kurani na bie dhe shembullin e Zekerijas a.s.i cili i ishte lutur Allahut t'i falte fëmijë me të cilin të ishte razi Allahu dhe të ishin razi njerëzit.
"... më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë). Të më trashëgojë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm! (të vyeshëm)!". (Merjem: 5-6)
Dhe Allahu i ishte përgjigjur lutjes së tij: "E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit"! (Ali -imran: 39)
I dërguari ynë a.s. lutej për fëmijë të myslimanëve dhe i orientonte myslimanët të luteshin për fëmijë të tyre ende pa u lindur.
Idenë se duaja ka vlerë të madhe për të pasur fëmijë dhe për t'i pasur të hajrit, krahas praktikës duabërëse të të dërguarit, e shpreh edhe ky konfirmim deklarativ i tij:
''Nëse, kur të shkoni në familje, thoni: Bismilah, o Allah largona prej nesh shejtanin dhe largoje shejtanin prej riskut që Ti na jep, do t;ju lindë një fëmijë të cilin kurrë shejtani nuk do të mund ta godasë.''
I dërguari ynë a.s. lutej edhe për fëmijë të saponisur. Pasi ishte vënë në dijeni që natën e asaj dite Ummu-Selemja dhe burri i saj kishin nisur një fëmijë pas një rasti tragjik që kishin pësuar e që ishte shkaku pse i ishin rrëfyer, i dërguari u lut: "O Allah sill bereqet nga ajo natë e tyre"
Ai që ka transmetuar këtë ngjarje drejtpërdrejt nga goja e Ummu-Selemes dëshmon se ka parë më vonë shtatë fëmijë të këtij çifti në xhami, që të gjithë hafizë të Kuranit dhe kjo falë duasë që kishte bërë i dërguari a.s..
Ajsheja r.a. na mëson se të dërguarit ia binin të porsalindurit dhe ky lutej për ta dhe i bekonte. Esmaja r.a. tregon konkretisht si ia kishte sjellë fëmijën e vet të porsalindur të dërguarit a.s. që të lutej për të dhe ta bekonte.
Gjithashtu, i dërguari a.s. lutej edhe për fëmijët kur këta bëheshin të dinin e të shoqëroheshin me të tjerë. Enesi r.a. tregon se si nëna e vet e kishte sjellë te i dërguari që për të të lutej dhe ta bekonte, i dërguari ishte lutur për të kështu: O Allah shtoja pasurinë dhe fëmijët. Në çastin kur Enesi po rikujtonte këtë lutje të të dërguarit për të, thoshte se fëmijët e tij dhe fëmijët e fëmijëve të tij i ishin bërë mbi 100, gjithsesi falë lutjes së të dërguarit a.s..
Një rast tjetër është ai i Ibnu-Abasit. Ibnu-Abasi si fëmijë kujdesej të përgatitte për të marrë abdes i dërguari para se ai ta kërkonte, me shpresën që i dërguari, kur ta merrte vesh se kush ia kishte përgatitur, të lutej për të. Vetë Ibnu-Abasi tregon se si një ditë kishte bërë përgatitjet për abdes të tij dhe i dërguari kishte pyetur se kush ia kishte përgatitur, pasi i kishin thënë që Ibnu-Abasi, i Dërguari ishte lutur për të kështu: O Allah bëje të ditur në fe. Ibnu-Abasi, sic dihet, u bë i ditur në fe dhe sa të jetë jeta ai mbetet interpretuesi më burimor dhe më autoritativ i Kur'anit, gjithsesi falë asaj lutjeje të të dërguarit për të.
Shembujt që u përmendën janë shembuj të njerëzve që ne duhet të na jenë pasqyra si ecet nëpër rrugët e kësaj jete, kështu na thotë Allahu në Kuran: "Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim". (El enam: 90)
Disa prej shembujve të lartpërmendur patën të bëjnë me të dërguarin tonë a.s., për të cilin Allahu në Kuran na ka thënë: "Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun". (El ahzab: 21)
Detyrë kujdesi u shtrohet besimtarëve gjithashtu të mos luten kundër fëmijëve të tyre, të mos i mallkojnë. Prindërit kanë të drejtë, po, të zemërohen kur vërejnë që fëmijët po bëjnë punë të këqija apo që po i keqtrajtojnë, por doemos duhet ta përmbajnë gjuhën të mos u rrëshqasë e të luten kundër tyre, sepse në fjalën e të dërguarit që ka thënë se tri lutje pranohen pa fije dyshimi, bën pjesë edhe lutja e prindit për fëmijën, që në një transmetim tjetër të së njëjtës fjalë të të dërguarit varion: lutja e prindit kundër fëmijës.
Pikërisht për këtë arsye, kur një njeri iu ankua Abdulla-Ibnu- Mubarekut për keqtrajtimin që po i bënte fëmija i vet, Abdulla-Ibnu- Mubareku më së pari e pyeti se mos ishte lutur kundër tij. Ai njeriu pranoi që ishte lutur kundër të birit dhe Abdulla-Ibnu- Mubareku iu përgjigj kështu: Atëherë shko se ti vetë e paske prishur.
Pra, është e vërtetë që nëse prindi lutet kundër fëmijës, nga pranimi i asaj lutjeje, i pari dhe më së vështiri e pëson vetë prindi, i cili natyrisht, sido i pastë fëmijët, nuk ka dëshirë kurrsesi t'i shohë keq e duke hequr.

Dhulkarnejn- Forumist
- Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010
Similar topics
» Komitët rëndë plagosin një fëmijë në sheshin e Shkupit
» Vlera e Kuranit
» Vlera e dituris
» Vlera e diturisë
» Vlera e sures Fatiha
» Vlera e Kuranit
» Vlera e dituris
» Vlera e diturisë
» Vlera e sures Fatiha
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi