Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lebejke Allahume Lebejk (Të përgjigjem ty Zoti im vetëm Ty)

Shko poshtë

Lebejke Allahume Lebejk (Të përgjigjem ty Zoti im vetëm Ty) Empty Lebejke Allahume Lebejk (Të përgjigjem ty Zoti im vetëm Ty)

Mesazh nga Peace to you Wed Feb 17, 2010 5:16 pm

Lebejke Allahume Lebejk (Të përgjigjem ty Zoti im vetëm Ty)

Aty asnjë dorë nuk refuzohet bosh, asnjë pikë loti nuk derdhet kot, asnjë lutje zemre nuk mbet pa u plotësuar.



Shumë ditë përpara, madje shumë muaj e për disa me vite fillon një zë i brendshëm të jehojë nëpër kapilarët e zemrës, pak nga pak ai bëhet më i fortë, më i fortë, çdo ditë që kalon dhe i afrohesh kohës së Haxhit, ky zë të bëhet kumbues në zemrën dhe shpirtin tënd.

Për disa besimtarë kjo është një ëndërr e jetes që edhe pse mendon se shanset nuk i ka për ta realizuar, nuk ka dëshirë ti fiket brenda shpirtit të tij. Disa të tjerë ky zë i ka shqetësuar në çdo ditë të jetës së tyre. Aq sa kanë bërë plane se si ti përgjigjen këtij zëri.

Ai është zëri i zemrës që kërkon ta takojë Zotin e saj, kërkon ta vizitojë shtëpinë e tij, kërkon të jetë mike e Tij. Kërkon të pastrojë baltën dhe ndryshkun që e ka zënë në vite. Ky është udhëtimi drejt perfeksionimit shpirtëror.

Nuk bëhet fjalë thjesht për një udhëtim turistik, në ekspeditë apo në eksplorim pavarsisht se edhe kjo është pjesë e sfidës për secilin udhëtar drejt Zotit. Musa pati një takim të tillë me Zotin në malin Turi Sina ku i thotë Zotit: Shpejtova o Zot në takimin me Ty, që Ti të jesh i kënaqur. Po kështu edhe pegamberët e tjerë, Kështu edhe i Dërguari i fundit Muhamedi (a.s) ka patur takimet e tij me Zotin. Bëhet fjalë për ti`u përgjigjur thirrjes së Zotit i cili ka thënë: Thirri njerëzit të vijnë në Haxh, ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha fiseve të largëta.

Kohë më parë përgatiteshin karvanët, me javë me muaj përpara dhe udhëtimi i Haxhit quhej udhëtimi i jetës. Ishte kusht që ajo pasuri që do të shpenzohej për këtë udhëtim të ishte e fituar në mënyrë të drejtë (hallallit). Por përgatitja kryesore ishte ajo brenda zemrës, ajo të cilën e kërkon Allahu kur thotë: Me sinqeritet dhe besimdrejtë të vini para Allahut, duke mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim.

Ditëve të fundit Haxhiu tashmë i takon miqtë dhe u kërkon atyre falje për të gjitha pezmatimet që u ka sjellë në jetën e tij. Ai është duke shkuar në rrugën e pastrimit dhe shpreson që kur të kthehet të jetë i pastër ashtu sikur e filloi ditën e parë të jetës së tij.

Rrugëtimi i tij drejt takimit me Zotin tashmë ka filluar, fillimisht me grupin e tij veshin Ihramin e bardhë, për të barazuar veten me të gjithë të tjerët edhe pse mund të jetë më i fismë se ata, mund të jetë më i pasur apo me më shumë pushtet. Është koha e mposhtjes së egos, zhveshjes nga gradat e dynjasë për të arritur gradat e Ahiretit.

Në udhëtimin e tij zëri e brendshëm i zemrës fillon të dëgjohet edhe më shumë, ai kristalizohet me lotët e syve, gjithë ajo jetë larg Zotit tashmë është future në atë valixhe dhe së bashku me Haxhiun po niset drejt Takimit me Zotin (LebejkAllahume Lebejk..) Zoti im iu përgjigja ftesës Tënde, i Pashoq je o Zot, Falenderimi ty të takon, mirësitë veç prej teje i kemi, i Gjithpushtetshmi, o Zoti im, i pashoq ! Ajo duhet të pastrohet, faqet e librit të tij kanë nevojë për pastrim, zemra duhet të heqë njollat e zeza të ndryshkut të monotonisë së ditëve të mëparshme. Zemra ka nevojë për servis.

Sapo arrin në vendet e Shenjta, Haxhiu sheh se si ai nuk qenka i vetëm, se si ai qenka thjesht një qelizë në gjithë këtë masë të madhe njerëzish që ndjejnë të njëjta gjëra që edhe ai ndjen. Kupton se sa i barabartë është me të tjerët aty në atë fushë të madhe të mbushur me bardhësi. E megjithatë madhështia qëndron në faktin se secili prej tij ka lidhjen e tij private me Zotin dhe sa public është në ato moment po aq intime e ndjen atë lidhje të tij me Allahun.

Tashmë zëri i zemrës nuk qëndron më i fshehtë, ai tashmë ka dalë dhe i është bashkuar miliona zërave të zemrave të tjera dhe është bërë një lumë zërash zemre që të gjithë duke thërritur: "LebejkAllahume Lebejk" - Zoti im iu përgjigja ftesës Tënde, i Pashoq je o Zot, Falenderimi ty të takon, mirësitë veç prej teje i kemi, i Gjithpushtetshmi, o Zoti im, i pashoq !

Fytyra të ndryshme, rraca të ndryshme, emra të ndryshëm, gjuhë të ndryshme, pozita dhe prejardhje të ndryshme. Dikush i ardhur nga veriu polar, një tjetër i ardhur nga shkretëtirat e Saharës, të tjerë të ardhur nga Amazona, shumë të ardhur nga metropolet botërore. Të gjithë kanë diçka për të thënë, por aty nuk kanë nevojë, Zoti ua di të gjithëve në privat jetën e tyre, deri në detaje. Të gjithë i kanë lënë pas prejardhjet e tyre, të afërmit e tyre, punën, biznesin, hallet, luftën, paqen, vuajtjet, harenë. Ata janë tashmë të gjithë aty nën një kolorit të vetëm, Bardhësi, paqe, takim me Zotin.

Të Afruar drejt Qabes, menjëherë telat e zemrës fillojnë të dridhen.

Ajo nuk adhurohet, por simbolizon shtëpinë e besimit.

Ajo nuk mbart bestytni, por simbolizon Shtëpinë e Zotit. A Ty ku nuk mund të bëhet padrejtësi, aty pastërtia është në natyrën e saj të shenjtë.

Ajo është shtëpia e parë në botë, e ndërtuar prej engjëjsh për devotshmërinë ndaj Zotit, ky ka qenë qëllimi

Aty kur ke arritur miku im Haxhi, tashmë Zotit i ke ardhur në shtëpi. Tregoji veç Zotit gjitha hallet që ke. Foli për vuajtjet që ke kaluar, megjithëse Ai shumë mirë ti di. Kërkoji çdo gjë që do bile edhe ato që nuk i di, Thuaji O Zot, Më jep çka është e mirë për mua, nga ajo që di e nga të tjerat që nuk i di. Mik i Zotit kur të jesh o i dashur njeri, mos ki merak Zoti ta ka dhuruar atë dashuri.

Aty asnjë dorë nuk refuzohet bosh, asnjë pikë loti nuk derdhet kot, asnjë lutje zemre nuk mbet pa u plotësuar. Bile për hatër të atyre zemrave fisnike që Zotin e lusin, Allahu shemb ndryshkun edhe në ato zemra aq fort në ngurtësuara. Në një hadith Kudsij Zoti thotë: [o biri i Ademit ! Për sa kohë që ti të më lutesh dhe i mban shpresat tek Unë, do të ti fal ato që ke bërë, pa u shqetësuar fare! O Biri i Ademit, Sikur mëkatet e tua të arrijnë edhe kulmin e qiellit, po më kërkove falje, do të ti fal ato. O biri i Ademit! Nëse vjen te Unë me mëkate sa sipërfaqja e tokës, dhe më drejtohesh pa më bërë shok në adhurim. Faljen prej meje do ta kesh po aq të madhe] Transmetuar nga TirmidhiuHasen Sahih

O Mik i Zotit o Haxhi!

Vazhdoje takimin me Krijuesin shko në Mina, Muzdelife, shko dhe në Arafat. Kujtoje Allahun që të ka dhënë kaq shumë mirësi. Ti Vazhdon te jesh në vendin e shenjtë ku dikur Ibrahimi bashkë me birin e tij Ismailin treguan hapur miqësinë e tyre me Zotin. Aty dikur ka ndodhur një ngjarje e madhe. Mbi ato kodra që quhen Safa dhe Merva dikur Haxherja i përshkronte me vrap për të kërkuar ujë, për dalin e saj Ën. Nga ai ujë që ti pin o i dashur Haxhi, o Mik i Zotit, ai ujë është Zemzemi, uji që buron prej Xheneti dhe ka dalë enkas për Ismailin e vogël.

Ato metra që ti i përshkron në Tavaf rreth Qaben dikur i kanë bërë njerëz më të mëdhenj se ti. Kur të jesh aty pranë Qabes kujtoje që, dikur aty Ibrahimi bashkë me Ën mbanin tullat dhe ndërtonin muret e Qabes. Në fund pasi e mbaroi Ibrahimi qëndronte para saj duke ngritur duart lart e duke thënë: [O Zoti jonë na e prano këtë punë. Ti je Dëgjues (i lutjeve tona) Ti je i Ditur (për zemrën tonë). O Zoti ynë na bëj të dyve të bindur ndaj Teje, bëji edhe pasardhësit tanë popull të bindur ndaj Teje. Na mëso si të të adhurojmë dhe na fal gjynahet. Ti je Falës i madh, je Mëshirues. Zoti ynë, dërgo tek ata nga gjiri i tyre një Pejgamber, që tu lexojë atyre ajetet e Tua, tu mësojë librin (Kuranin) dhe urtësinë(Sunetin)e ti pastrojë prej (prej idhujtarisë)Nuk ka dyshim se Ti je i Ngadhënjyes, i Gjithdijshmi]. Aty ka qenë edhe Muhamedi, për ta pastruar atë nga Idhujt.

Mik i dashur Haxhi!

Rrugës për në Mina kur të shkosh dhe gurët që do të hedhësh, kujtoje Ibrahimi, Pejgamberin e Zotit, kujtoje se si ai pati lënë gjithçka pas, popullin e tij, karrierën dhe të mirat që i premtoheshin në vendin e tij, Babiloni. Ai nis rrugën e Zotit me zemër të pastër. Kujtoje se si në një moshë të madhe Allahu i dhuroi fëmijën e parë. Pastaj birin e tij të dashur do tia kërkojë për kurban për Zotin. Imagjinoje pak veten në vendin e tij. Në fakt edhe ti o mik i dashur që sot je duke bërë Haxhin edhe ti ke lënë pas gjithë jetën tënde edhe ti ke ardhur me zemër të pastër si Ibrahimi atëherë drejt Zotit. Kujto momentet kur u nis bashkë me birin e tij Ën për të bërë sakrificën më të madhe njerëzore, ku me vetëdije të plotë një baba, flijon birin e tij të vetëm dhe këtë e bën veç për hatrin e Zotit. Por kjo nuk ishte sakrificë vetëm e një babai, por edhe e një biri i cili i ndërgjegjësuar për këtë flijim, pranon të bëhet kurban veç për hatrin e Zotit.

Atë rrugë që do të bësh për të shkuar deri në Mina dhe të hedhësh gurët kundër Shejtanit, në fakt e kanë bërë para teje Ibrahimi me Ismailin, e kanë bërë pastaj miliona e miliona njerëz të gjithë e kanë goditur shejtanin në ato vende. Ata fillimisht i kanë goditur shejtanëritë e zemrës së tyre, ashtu syno edhe tin ë momentin kur të gurëzosh shejtanin ne tre vendet e caktuara.

Kurt ë qëndrosh në kodrën e Arafatit, mëshirën e Zotit duke kërkuar, kujto se një ditë ashtu do të qëndrosh ti dhe i tërë njerëzimi, të gjithë të njëjtë, të gjithë në diellin sipër kokave të tyre, të gjithë duke pritur mëshirë nga Zoti. Të gjithë në ankth.

Ndryshimi i vetëm i këtyre dy ditëve është se pas Arafatit të jepët shansi të përgatitesh për gjykimin e madh, ndërsa në fushën e Mahsherit, nuk ka më shanse, gjithçka që do të jetë në peshoren tënde do të jetë ajo që ke fituar nga kjo botë. Paraja atje nuk do bëjë dobi, as pendimi dhe as lutja për një shans të dytë. Gjithçka ka marrë fund.

Kështu pra vëlla dhe motër që shkoni në Haxh! Kurt ë jeni në Arafat duke kërkuar mëshirë dhe falje, kujtojeni fushën e Mahsherit dhe peshojini mirë të dyja skenat.

Aty bashkë me ty janë mbledhur njerëz nga i gjithë globi, të gjithë mëshirë duke kërkuar, të gjithë të barabartë. Aty kërko sa ma shumë, thuaji Zotit se ke ardhur te Ai me zemër të pastër, gjynahet për të ti falur. Thuaji se kurrë nuk do të adhurosh kënd tjetër veç Tij. Thuaji megjithëse ai pot ë dëgjon bile edhe fjalët e Zemrës tënde.

Allahu është i Pasuri, ndërsa ti dhe të gjithë janë të varfër për Të. Kërko miku im dhe lutjes tënde jepi një vlerë. Lutu për çdo gjë që ke nevojë, por mos u lut veç për nevojat e tua të kësaj bote, sepse shumë pak ke kërkuar e Zotit nga pasuria e Tij kurrë nuk do ti heqësh asgjë, sa do të kërkosh, ti dhe i gjithë njerëzimi dhe të gjitha krijesat. Lutju Zotit me një lutje të madhe. Kërkoji Xhenetin Firdeus, gradën më të lartë të Xhenetit që është bërë enkas për pejgamberët, dëshmorët dhe njerëzit e sinqertë.

Kur ti kërkosh mos u bëj egoist veç për veten tënde, lute Zotin edhe për fëmijët e tu që të ti rrisë në mirësi dhe rrugë të mbarë. Lute Zotin për të gjithë ata që i ke njohur, kërko falje për gjynahet e tyre, por edhe vetë fali çfarë të kanë bërë, a nuk do e dëshiroje që Zoti të të falte?! Fal miku im që të jesh i falur.

Por prapë lutja është akoma pak. Lutju Zotit për të gjithë umetin Musliman, lutju për ti ndihmuar të gjithë hallexhinjtë e botës kudo që janë, lutju për ata të varfër që provojnë uri e nuk kanë me se ta shuajnë. Lutu jo veç për hallexhinjtë muslimane, por edhe për hallexhinjtë jo muslimane. Të gjithë nevojat i kanë njësoj. Lutju Zotit, për padrejtësitë që bëhen në botë, lutju për viktimat e pafajshme në Palestinë, në Irak, në Pakistan, Afganistan, në Afrikë, e kudo ku vriten njerëz të pafajshëm, Lutju Zotit që ta rregullojë gjendjen e tyre dhe ti japë fund padrejtësive.

Sigurisht që duhet të kujtosh edhe vendin tënd, lutju Zotit që tranzicioni këtu të marrë fund, lutju Zotit që të rregullojë gjendjen e popullit tonë dhe ti japë prosperitet. Lutju Zotit që ta bëjë popullin tonë më të përgjegjshëm më qytetar dhe më të vetëdijshëm.

Pastaj miku im gjithçka kur të mbarosh do të kthehesh për të bërë Tavafin e Lamtumirës në Qabe. Quhet kështu sepse ndoshta kjo do të jetë hera e fundit për ty që po e sheh këtë vend me sy, ndoshta nuk do mundesh më kurrë ta shohësh, ndoshta.. Prandaj përshëndetu me vendin e shenjtë të globit. Tashmë vizitës tënde si mik në Shtëpinë e Zotit poi vjen fundi dhe ti duhesh ta dish se këto do të mbeten tek ti përherë. Ai që e ka provuar njëherë ëmbëlsinë e besimit, do të kthehet sa herë tek ajo shije. Do të vijë koha që do të ndjesh mall për Qaben, do të ndjesh mall.. Bile mallin do ta ndjesh që në momentin kur do të dalësh nga Meka. Që aty do të fillojë shpirti të mallëngjehet e sytë të të lotojnë.

Kur kjo të ndodhi, dije se ke plotësisht të drejtë që ato lotë ti krahësosh me lotët e një bebeje të sapo lindur. Sepse ti je i sapo lindur, i pagjynah, i pastër siç të ka lindur nëna jote. Atëherë dije miku im, se Haxhi yt është pranuar.

Por tashmë do të nisesh drejt një vendi tjetër, tashmë je nisur, Medinës për ti bërë vizitë dhe xhamisë së Shenjtë të Pejgamberit (a.s) do të shkosh të shohësh nga afër, djepin e shtetit të parë Islam, do të shohësh nga afër vendin e lulishtes së Xhenetit dhe falu aty sepse je në një lulishte prej lulishtave të Xhenetit.

Shko i dashur HAxhi dhe jepi Selam të Dërguarit të Mëshirës, Muhamedit (a.s) atij që erdhi mëshirë për gjithë njerëzimin. Jepi selam dhe jepi besën se do të qëndrosh gjithmonë në rrugën e tij derisa të japësh frymën e fundit në këtë jetë.

Pastaj shko dhe shikoji me sytë e tu vendin ku luftuan muslimanët e parë në luftën e Uhudit, aty janë edhe varret e Dëshmorëve të Islamit. Aty është varri i Hamzës, dhe gjithë atyre që ranë si burra duke luftuar kundër të keqes, kundër injorancë. Ata janë aty si dëshmues të asja përpjekjeje të madhe që ndodhi ndërmjet të mirës dhe së keqes, ndërmjet rrugës së drejtë dhe asaj të shtrembër. Ata janë aty që ti të njihje Islamin, që tit ë njihje Zotin, që tit ë dish përse jeton.

Pastaj kur të kthehesh në shtëpi, me miqt dhe të afërmit kur të takohesh, do të shohësh se sa shumë u ke munguar. Do të shohësh se dashuria për ata sa shumë rëndësi ka për ty. Do tu hapësh dhuratat e do ti gëzosh pa masë. Atëherë do të ketë shumë njerëz që do të të thërrasin Haxhi, por ti duhet ta meritosh këtë emër, prandaj ditët që vijnë, deri në fund të jetës tënde sillu si Haxhi, si mik i Zotit sepse ke qenë dikur visitor në shtëpinë e Tij.

Shkruan: Eduart Thartori, Kavajë ,,,,mesazhi.com
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi