Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hamasi kërkon dorëheqjen e Abbasit

Shko poshtë

Hamasi kërkon dorëheqjen e Abbasit Empty Hamasi kërkon dorëheqjen e Abbasit

Mesazh nga Ebu Amar Sat Mar 06, 2010 7:15 pm

Hamasi kërkon dorëheqjen e Abbasit

Organizata Hamas, ka kërkuar dorëheqjen e presidentit palestinez, Mahmoud Abassit.
Abbasi do t’i shet sërish iluzione popullit palestinez, nëse rifillon sërish negociatat me Izraelin, deklaroi zyrtari i Hamasit, Issat Al Rish.
Ai më tutje shtoi se Abbasit i mungon mandati kombëtarë, për të thënë pëlqimin për negociatat indirekte me Izraelin, të cilat është paraparë të zhvillohen katër muaj, nën mbikëqyrjen e SHBA-së.
Siç dihet, territori i Gazës kontrollohet nga Hamasi, ndërsa Bregu Perëndimor nga lëvizja Fatah e Abbasit.
“Populli palestinez e dëshiron një kryesi stabile, e jo një kryesi, e cila ofron një kompromis pas tjetrit.
18 vite të negociatave me Izraelin nuk kanë sjellë asgjë të mirë.
Çfarë mund të pritet pas katër muajve?”, theksoi Rish.
Gjatë javës, Liga Arabe e mbështeti propozimin e të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell, për negociata indirekte mes Izraelit dhe palestinezëve, si hap i parë për të ringjallur negociatat e bllokuara paqësore mes dy palëve.
Abbas ka refuzuar fillimin e negociatave të drejtpërdrejta, përderisa Izraeli të mos i ndërpret aktivitetet nëpër kolonitë në Bregun Perëndimor.
Negociatat mes dy palëve u ndërprenë në dhjetor të vitit 2008, pas fillimit të ofensivës ushtarake të Izraelit në territorin e Gazës.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi