Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

O bir i Ademit!

Shko poshtë

O bir i Ademit! Empty O bir i Ademit!

Mesazh nga Dhulkarnejn Sat Mar 06, 2010 11:21 pm

O bir i Ademit!

O bir i Ademit!
Çuditem me ty, se si i ngre sytë lart nga qielli e nuk di t’i ngresh ambiciet e tua nga pasiviteti dhe nuk e ngre shpirtin tënd nga ndyrësira. A nuk e sheh zogun, i cili, kur ngrihet lart në hapësirë, merr frymë në liri, por nëse bie në tokë ballafaqohet me pengesa dhe parazitë të ndryshëm?

O bir i Ademit!
A nuk e sheh agimin, se si largon çdo errësirë, e cila ka mbuluar dhe ka mbizotëruar çdo shpresë, kurse ambicia jote, edhe nëse zgjat, është e mbuluar nga epshi yt? Patjetër do të vijë agimi, i cili mund çdo pikëllim, çdo brengë, prandaj mos u brengos.

O bir i Ademit!
Ambiciet e tua në nxënien e kësaj botë të duken shumë të lehta, por çudi se si ambicia jote bie për sa i përket nxënies së asaj që është më e mirë për tyre. A po i jep përparësi asaj që është e shpejtë dhe kalon në dëm të asaj që është e ngadalshme, por gjithmonë e qëndrueshme?

O bir i Ademit!
Kujdes, kujdes veten tënde, ndale atë, sepse është më afër shkatërrimit. A nuk sheh se kur mendja largohet nga vetja jote, të sjell shkatërrime? Nëse nuk e ndal veten tënde, do të jesh prej të shkatërruarve.

O bir i Ademit!
Mos të të mashtrojë ecja e ditëve dhe e netëve, sepse ato janë vetëm një mjet mbartës. Mos të të mashtrojë forca dhe fuqia jote, sepse ti je duke ecur drejt dobësimit dhe pleqërisë. Mos të të mashtrojnë fëmijët dhe pasuria e shumtë, sepse pasuri e vërtetë është ajo e cila mban besën tënde me Allahun, ndërsa fëmijë i vërtetë është ai i cili është i dobishëm.

O bir i Ademit!
Këto janë veprat e tua, të cilat do të llogariten para teje. Shiko se çfarë po sjell para vetes.

O bir i Ademit!
A të pëlqen hapi yt me të cilin ecën përpara? A u bëre mendjemadh ndaj shokut tënd? A jeni shumuar, a jeni mburrur, a i bëni konkurrencë njëri-tjetrit?
Zëri yt ka qenë i fortë, vlera jote ka qenë e lartë, ndërsa në fund shokët e tu të mbartën mbi supet e tyre dhe të lëshuan në varrin tënd.

O bir i Ademit!
Të kanë admiruar dhe të kanë ngritur lart me lavdërime dhe falënderime, të kanë bërë mbret mbi kolltukun e lartë, tokën ta kanë shtruar me lule dhe trëndafila.
Ende nuk e di se kush je? Ende nuk e di se çka ishe më herët, nga çfarë u krijove,? Asnjëherë nuk e kujton fillimin tënd? A nuk ke qenë një lëng i dobët? A i ke harruar të gjitha këto?

O bir i Ademit
Mes fillimit dhe mbarimit është shpirti, i cili të lë lamtumirën. Ti je më afër vdekjes sesa jetës. Ç’është me ty? Shoh se po ngul këmbë në iluzionet e tua tiranike, të cilat kalojnë shumë shpejt dhe të lënë me duar të zbrazëta. Kur të kthjellohesh, sheh realitetin, se ti një ditë ishe me ta, ishe prej tyre. Nuk është një ankth ky që sheh, por realitet. Ajo është dita e parë e varrit tënd, përgatitu që pyetjeve t’u japësh përgjigje. Mos harro, o bir i Ademit, se ajo natë është jeta jote!
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi