Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Tre themelet bazë dhe argumentet rreth tyre"

Shko poshtë

"Tre themelet bazë dhe argumentet rreth tyre" Empty "Tre themelet bazë dhe argumentet rreth tyre"

Mesazh nga Ebu Amar Sun Mar 07, 2010 12:15 am

"Tre themelet bazë dhe argumentet rreth tyre"

Nga sheikh ul-islam Muhamed ibn Abdul-Wahab (Allahu e mëshiroftë)



Me Emrin e Allahut, i Gjithmëshirëshmi, Mëshirëdhuruesi.

Di (dije, ta dish) Allahu të mëshiroftë, se është detyrim mbi ty që të kesh dije rreth katër çështjeve:

(i) Dija (EL- 'ILM), që është njohja e Allahut dhe njohja e të Dërguarit dhe njohja e fesë Islame me argumentat (faktet, provat) e saj.

(ii) Të vepruarit me këtë (dije).

(iii) Të thirrurit në të.

(iv) Të duruarit ndaj çdo fatkeqësie apo dëmi që të bie si pasojë e kësaj.


Prova për këtë është thënia e Allahut:

"Pasha kohën! Njeriu është në humbje. Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të drejta. Dhe e këshillojnë njëri-tjetrin me vërtetësi dhe e këshillojnë njëri tjetrin me durim."(El-'Asr)

Esh-Shaf'i tha: "Nëse Allahu nuk do të zbriste për krijimin e Tij asnjë argument tjetër pos këtij, (ky argument) do të qe mjaft për ta (për tu udhëzuar)."

El-Bukhari tha (në Sahih el-Bukhari): Kapitulli: Dija paraprin të folurit dhe të vepruarit dhe prova për këtë është thënia e Allahut: "Di që s'ka zot veç Allahut, dhe kërko falje nga Zoti yt për mëkatet e tua..." (Muhamed:19).

Pra Ai përmendi dijen përpara të folurit apo veprimit.

Di (dije, ta dish) Allahu të mëshiroftë, se është e detyrueshme për çdo Musliman, mashkull apo femër që të mësojë dhe të veprojë mbi tre çështje:

E Para: Që Allahu na krijoi ne dhe na furnizoi, dhe nuk na krijoi pa qëllim, por përkundrazi Ai dërgoi të Dërguarin e Tij tek ne. Kështu, kush i bindet atij do të hyjë në Xhenet dhe kush nuk e pranon apo nuk i bindet atij do të hyjë në Zjarr (Xhehenem) dhe provë për këtë është thënia e Allahut:

"Ne u dërguam një të Dërguar për të qenë dëshmitar mbi ju, sikurse çuam të Dërguar (Musën) tek Faraoni. Por Faraoni nuk iu bind të Dërguarit kështu që Ne e mbërthyem atë me ndëshkim të ashpër." (Muzzemil: 15-16)

E Dyta: Allahu nuk do që t'i përshkruhet partner Atij në adhurim, as ndonjë engjëll sado i afërt qoftë, as ndonjë i Dërguar dhe prova për këtë është thënia e Allahut:

"Dhe xhamitë janë vetëm për Allahun (që është I Vetëm e pa partner), pra mos adhuro askënd me Allahun (mos i bëj shirk Atij).(Xhin:18)

E Treta: Kush i bindet të Dërguarit dhe njëson Allahun (veçon Allahun si Të Vetëm e pa partner duke mos i bërë shirk Allahut) në të gjithë adhurimin e tij (me të cilin ne jemi urdhëruar) mbi Tewhid (duke e bazuar adhurimin e tij mbi faktin që s'ka zot veç Allahut dhe duke e bërë adhurimin e tij të pastër dhe të sinqertë dhe vetëm për Allahun pa i përshkruar partner Atij), nuk i lejohet që të marrë si mbrojtës dhe aleatë ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij edhe sikur këta të jenë më të afërmit e tij dhe prova për këtë është thënia e Allahut:

"Nuk do të gjesh njerëz që besojnë Allahun dhe ditën e fundit që të duan ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij edhe sikur këta të jenë baballarët e tyre, apo djemtë e tyre, apo vëllezërit e tyre, apo të afërmit e tyre. Përkundrazi Allahu ka caktuar besim të vërtetë për zemrat e tyre dhe i ka përforcuar ata me argumenta, dritë dhe udhëzim nga Ai dhe Ai do t'i fusë ata në kopshtet e Xhenetit nën pemët e të cilit rrjedhin lumenj dhe ata do të jenë aty përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë grupi i Allahut. Vërtetë grupi i Allahut janë të suksesshmit." (Muxhadilah:22)


Di (dije, ta dish) Allahu të drejtoftë në bindje ndaj Tij, që feja e vërtetë dhe e drejtë, rruga e Ibrahimit, është që ta adhurosh Allahun si Të Vetëm e pa partner duke e bërë adhurimin të pastër dhe të sinqertë e vetëm për Të. Kjo është ajo me të cilën Allahu urdhëroi të gjithë njerëzit dhe për këtë Ai i krijoi ata. Allahu thotë:

" Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit pos të më adhurojnë Mua" (Dharijat:56)

Dhe kuptimi i adhurimit këtu është të njësosh Allahun në gjithëçka me tewhid. Dhe urdhëri më i lartë që ka urdhëruar Allahu është tewhidi, që është njësimi i Allahut në të gjithë adhurimin. Gjëja më serioze që Ai ka ndaluar është shirku që është t'i lutesh dikujt tjetër veç Tij (apo së bashku me Të) dhe prova për këtë është thënia e Allahut:

"Adhuroni vetëm Allahun (duke e bërë të gjithë adhurimin të pastër e vetëm për Të), dhe mos i përshkruaj Atij partner (në këtë adhurim)..." (Nisa:36)

Pra nëse të pyesin: "Cilat janë tre bazat themelore (tre principet themelore) që dikush duhet të dijë?"

Thuaj: "Dija e robit rreth Zotit të tij, dhe fesë së Tij (Islamit) dhe të Dërguarit të Tij, Muhamedit".



[Principi i parë: Njohja e Allahut]

Nëse të pyesin: "Kush është Zoti yt?"

Thuaj: "Zoti im është Allahu që më ka furnizuar mua dhe gjithë krijimin me favoret dhe bekimet e Tij. Ai është Ai që unë adhuroj dhe s'ka tjetër që unë adhuroj veç Tij. Prova për këtë është thënia e Allahut:

"I gjithë falenderimi dhe larmadhërimi i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve" (El-Fatiha:1).

Gjithëçka përveç Allahut është e krijuar dhe unë jam një nga krijesat".

Nëse të pyesin: "Si arrite ta njohësh Zotin tënd?"

Thuaj: "Nëpërmjet Shenjave të Tij dhe atyre që Ai ka krijuar. Dhe nga shenjat e Tij janë nata dhe dita, dielli dhe hëna. Dhe nga ato që Ai ka krijuar janë shtatë qiejt dhe shtatë tokat dhe gjithçka në to dhe mes tyre. Prova është thënia e Allahut:

"Dhe nga shenjat e Tij janë dita dhe nata, dielli dhe hëna. Mos i bëni sexhde diellit, as hënës, por bini në sexhde Allahut që i krijoi ato po qe se vërtetë e adhuroni Atë." (Fusilet:37)

dhe thënia e Allahut:

"Zoti juaj është Allahu që krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Arsh. Ai e bën natën që të mbulojë ditën që vjen me nxitim. Dhe dielli, hëna dhe yjet janë vazhdimisht nën komandën e Tij. Patjetër që krijimi dhe komanda i përkasin vetëm Atij. I Lartmadhëruar është Allahu, Zoti i gjithë krijimit." (Araf:54)

Zoti është Ai që adhurohet dhe prova për këtë është thënia e Allahut:

"O njerëz! Adhuroni Allahun, Zotin tuaj. Ai që u krijoi ju dhe ata që erdhën para jush që të mund të bëheni të devotshëm (nga ata që kërkojnë të shmangin inatin dhe ndëshkimin e Allahut). Është Ai që e ka bërë tokën vendpushim për ju dhe qiellin mbulojë dhe zbret shi nga qielli dhe nxjerr nga toka me të bimë dhe fruta si furnizim për ju. Pra mos i përshkruani partnerë Atij (kur e dini se nuk ka Zot veç Tij)." (Bakarah:21-22)

Ibn Kethir tha: "Krijuesi i këtyre gjërave është I Vetmi që meriton (të adhurohet) dhe që duhet adhuruar."

Llojet e adhurimit që Allahu ka urdhëruar janë: Islami (nënshtrimi dhe bindja ndaj Allahut), Imani (besimi i zemrës i shoqëruar me fjalët dhe veprat) dhe Ihsani (adhurimi perfekt) dhe nga këto është duaja, frikë-respekti (khauf), shpresa (raxhaa), dhe mbështetja (tawakul), të dëshiruarit me ngulmim (raghbah), të frikësuarit (rahbah), respekti dhe përulja(khushu'), kujdesi(khashjah), të kthyerit me pendim (inaabah), të kërkuarit ndihmë (isti'anah), të kërkuarit strehim (isti'adhah), të kërkuarit lirim dhe shpëtim (istighathah), kurbani (dhabh), betimet (nadhr), dhe pjesa tjetër e adhurimit e urdhëruar nga Allahu.

Të gjitha këto duhen bërë absolutisht vetëm për Allahun. Prova për këtë është thënia e Allahut:

"Dhe xhamitë janë vetëm për Allahun, pra mos adhuro askënd me Allahun (mos i bëj shirk Atij)" (Xhin:18).

Kushdo që drejton ndonjë pjesë të tij (adhurimit) ndaj dikujt apo diçkaje veç Allahut (apo së bashku me Allahun), është mushrik (idhujtar), kefër (qafir) dhe provë për këtë është thënia e Allahut:

"Dhe kush adhuron paralelisht me Allahun dikë (apo diçka tjetër), s'ka argument për këtë; llogaria e tij është me Zotin e tij. Vërtetë kefirunët nuk do bëjnë kurrë përpara." (Mu'minunë:117)

Në hadith thuhet: "Duaja është qendra (esenca) e adhurimit" dhe prova për këtë është thënia e Allahut:

"Zoti juaj thotë: O njerëz, lutmuni Mua dhe (kërkoni nga Unë duke e bërë adhurimin tuaj të pastër e vetëm për Mua), Unë do u përgjigjem, (do u fal dhe do kem mëshirë mbi ju). Vërtetë ata që dështojnë të më adhurojnë vetëm Mua do të hyjnë në xhehenem të poshtëruar." (Ghafir:60)

Prova për frikë-respektin (khawf) është thënia e Allahut:

"...Pra mos iu frikëso atyre por mu frikëso Mua (dhe kujdes se mos nuk bindesh ndaj Meje) nëse jeni me të vërtetë besimtarë." (Aal-'Imran:175)

Prova për shpresën (raxha) është thënia e Allahut:

"Pra kushdo që shpreson të shohë Zotin e tij (dhe të shpërblehet prej Tij), le të bëjë vepra të mira dhe të mos i përshkruaj Allahut partner në të." (Kehf: 110)

Prova për mbështetjen (tawakul) është thënia e Allahut:

"Dhe mbështetuni tek Allahu nëse jeni me të vërtetë besimtarë." (Ma'idah: 23)

dhe Ai thotë:

" Dhe kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij." (Talak:3)

Prova për të dëshiruarit me ngulmim (raghbah), të frikësuarit (rahbah), respektit dhe përuljes (khushu'), është thënia e Allahut:

"Ata shpejtonin të bënin punë të mira dhe gjithnjë na luteshin Ne me shpresë dhe frikë dhe ishin respektues e të përulur përpara Allahut." (Enbija:90)

Prova për kujdesin (khashjah), është thënia e Allahut:

"Pra mos jua ki frikën atyre por mu frikësoni Mua." (Ma'ida: 3)

Prova për të kthyerit me pendim (inaabah), është thënia e Allahut:

"Kthehuni (o njerëz) me pendim e përkushtim me besim të vërtetë tek Zoti juaj, dhe nënshtrojuni Atij." (Zumer:54)

Prova për të kërkuarit ndihmë (isti'anah), është thënia e Allahut:

" Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë." (Fatiha: 5)

Dhe në hadith thuhet:

"Nëse kërkoni ndihmë, kërkoni ndihmë nga Allahu."(Tirmidhi)

Prova për të kërkuarit strehim (isti'adhah), është thënia e Allahut:

"Thuaj: kërkoj strehim me Zotin e agimit." (Felek:1) dhe

" Thuaj: Kërkoj strehim me Zotin e njerëzve." (Nas:1)

Prova për të kërkuarit lirim dhe shpëtim (istighathah), është thënia e Allahut:

" Kur ju i kërkuat ndihmë e shpëtim Zotit tuaj e Ai iu përgjigj juve." (Enfal:9)

Prova për kurbanin (dhebh), është thënia e Allahut:

" Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve. S'ka partner me Të..."(En-'Am:162-163)

Gjithashtu Rrasuli tha: " Allahu ka mallkuar këdo që bën kurban për dikë (apo diçka) tjetër veç Allahut." (Muslim)

Prova për betimet (nedhr), është thënia e Allahut:

" Ata përmbushin betimet e tyre dhe i frikësohen një dite të ashpër." (Insan:7)



[ Principi i dytë]

Dija rreth fesë së Islamit me prova, që është t'i nënshtrohesh Allahut me tewhid, dhe (të nënshtrohesh) me bindje ndaj Tij dhe të pastrohesh dhe të distancohesh nga shirku dhe mushrikinët. Kjo është në tre nivele: islam, iman dhe ihsan. Çdo nivel ka shtyllat e tij.

Niveli i parë: Shtyllat e Islamit janë pesë:

(1) Të dëshmuarit se s'ka Zot veç Allahut dhe të dëshmuarit se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.

(2) Të falurit e Namazit.

(3) Të dhënit e Zekatës.

(4) Të agjëruarit e Ramazanit.

(5) Të kryerit e Haxhit.

Prova për Shehadetin është thënia e Allahut:

" Allahu dëshmon se s'ka Zot veç Allahut dhe engjëjt dhe të diturit dëshmojnë për këtë: Ai e mban drejtësinë. Askush s'ka të drejtë të adhurohet veç Tij, I Gjithëfuqishmi, Më i Urti Gjithëgjykues."(Al-'Imran:18)

Kuptimi i shehadetit është se askush s'ka të drejtë të adhurohet veç Allahut: "LA ILAHA", mohon gjithçha që adhurohet veç Allahut dhe "ILA ALLAH" përcakton adhurimin vetëm për Allahun pa i përshkruar partner në adhurimin e Tij, sikurse (fakti se) Ai nuk ka partner në Pushtetin dhe Sundimin e Tij.

Shpjegimi që e qartëson këtë është thënia e Allahut:

"Përkujto kur Ibrahimi i tha të atit dhe njerëzve të tij: unë jam larg asaj që ju adhuroni përveç Atij që më krijoi mua, Ai do të më udhëzojë (në fenë e vërtetë dhe në udhëzimin e vërtetë). E Allahu e bëri thënien që S'ka Zot veç Allahut të vazhdueshme mes bijve të Ibrahimit që ata të përkujtojnë dhe të rikthehen (tek bindja ndaj Zot dhe tek të adhuruarit e Tij si të vetëm dhe të pendohen për kufrin e tyre dhe mëkatet e tyre)."(Zukhruf:26-28)

Dhe thënia e Tij:

"Thuaj: O ithtarë të librit, ejani tek një fjalë e drejtë mes nesh dhe jush, që ne do të adhurojmë vetëm Allahun duke mos i përshkruar partner. As nuk do të marrim njëri-tjetrin si zota veç Allahut. E nëse kthejnë shpinën thuaj: dëshmoni se ne jemi muslimanë."(Al-'Imran: 64)

Prova për të dëshmuarit se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, është thënia e Allahut:

"Vërtetë u ka ardhur i dërguari i Allahut nga mesi juaj dhe që e njihni(mirë). Ai dëshpërohet nëse ju vuani. Ai është i palodhshëm për ju (për të udhëzuar ata që janë në rrugë të shtrembër nga ju që të rikthehen në të vërtetën). Dhe ndaj besimtarëve është i mëshirshëm." (Tawbah: 128)

Kuptimi i të dëshmuarit se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, është që ti bindesh atij në çdo gjë që ai komandon. Të besosh gjithçka që ai na ka informuar. Të qendrosh larg gjithçkaje që ai ka ndaluar apo qortuar dhe të adhurosh Allahun vetëm siç e ka përcaktuar ai (Muhamedi).

Prova për namazin, zekatën dhe shpjegimin e tewhidit është thënia e Allahut:

" Dhe ata nuk qenë adhuruar me më tepër se kaq: Të adhurojnë vetëm Allahun(pa i përshkruar partner) duke e bërë adhurimin dhe bindjen e tyre të pastër dhe vetëm për Të dhe të falnin namazin dhe të japin zekatën. E kjo është feja e vërtetë."(Bejinah:5)

Prova për agjërimin është thënia e Allahut:

" O ju që besoni! Agjërimi është bërë i detyrueshëm për ju siç qe i detyrueshëm për ata para jush që të bëheni të devotshëm." (Bakarah:183)

Prova për Haxhin është thënia e Allahut:

" Dhe Haxhi tek shtëpia e Allahut është detyrim për ata që kanë mundësi ta kryejnë atë. E kushdo refuzon apo mohon obligimin e Haxhit, vërtetë që Allahu nuk ka nevojë për të apo për asnjë nga krijimi."(Al-'Imran:97)

Niveli i dytë: Imani që ka shtatëdhjetë e më tepër degë, më e larta e së cilave është "LA ILAHA ILA ALLAH" dhe më e ulëta është të largosh diçka që shkakton dëm, nga rruga dhe "el-haja" (ndrojtja) është degë e imanit. Gjashtë shtyllat e tij janë:

(1) Besimi në Allah.

(2) Në engjëjt e Tij.

(3) Në librat e Tij.

(4) Në të dërguarit e Tij.

(5) Në ditën e fundit.

(6) Besimi i në "Kader" qoftë e mirë apo e keqe.

Prova për këto gjashtë shtylla është thënia e Allahut.

" Nuk është devotshmëri që ti ktheni fytyrat nga lindja apo perëndimi, por devotshmëria është të besosh në Allah, në ditën e fundit dhe tek engjëjt dhe librat dhe të dërguarit."(Bakarah:177)

Prova për Kaderin është thënia e Allahut:

" Ne kemi krijuar gjithçka me Kadr."(Kamar:49)

Niveli i tretë: Ihsani. Ka një shtyllë e vetme që konsiston në të adhuruarit e Allahut, njëlloj sikur ta shohësh Atë pasi edhe nëse ti nuk e sheh Atë patjetër që Ai të sheh ty.

Prova për këtë është thënia e Allahut.

" Allahu është me ata që i frikësohen Atij (dhe qëndrojnë larg harameve dhe i plotësojnë detyrimet ndaj Tij ), këta janë njerëzit e ihsanit (muhsininët)"(Nahl:128)

Dhe thënia e Tij:

" Dhe mbështetu (o Muhamed) tek i Gjithfuqishmi, I gjithmëshirëshmi. Ai që të sheh ty kur qëndron në namaz, kur je në këmbë, në ruku sexhde dhe kur je ulur. Vërtetë që Ai, vetëm Ai është Gjithdëgjuesi, I Gjithëdituri."(Esh-Shura:217-220)

Dhe thënia e Tij:

" Ti nuk përzihesh në asnjë çështje (o Muhamed) e as nuk reciton librin e Allahut as nuk bëni ndonjë vepër (o njerëz) qoftë e mirë apo e keqe veç se Ne jemi dëshmitarë kur ju i bëni..."(Junuz:61)

Prova nga suneti është hadithi i mirënjohur i Xhibriilit i trasmetuar nga Umari që tha:

" Një ditë kur po rrinim me Rrasulilahin, erdhi tek ne një njeri me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zeza. Tek ai nuk vëreheshin shenja udhëtimi e asnjëri nga ne nuk e njihte atë. Ai erdhi e u ul me Rrasulin duke bashkuar gjunjët e tij me gjunjët e Rrasulit dhe shuplakat e tij mbi kofshët e tij dhe tha: "O Muhamed! Më informo për islamin!" Rrasuli tha: " Islami është që të dëshmosh se s'ka zot veç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Allahut; të falësh namazin; të japësh zekatën; të agjërosh Ramadanin dhe të kryesh Haxhin nëse ke mundësi." Ai tha:" Ke thënë të vërtetën!" Ne u mahnitëm se si ai i drejtonte (Rrasulit) pyetjen dhe pastaj thonte që ai (Rrasuli) kishte thënë të vërtetën. Ai tha:" Më informo për imanin!" Ai (Rrasuli) tha: "Është të besosh në Allah; në engjëjt e Tij; në librat e Tij; tek të derguarit e Tij; tek dita e fundit; dhe që të besosh në kader qoftë i mirë apo i keq." Ai tha:" Ke thënë të vërtetën!" Ai tha:" Më informo për ihsanin!" Ai (Rrasuli) tha: " Të adhurosh Allahun njëlloj sikur e shikon Atë pasi edhe ti nuk e sheh Atë patjetër që Ai të sheh ty." Ai tha: "Më informo për orën e fundit!" Ai (Rrasuli) tha: " Ai që pyetet nuk e di më mirë se ai që pyet." Ai tha: " Atëherë më informo rreth shenjave të saj!" Ai (Rrasuli) tha: " Që skllavja do të lindë pronaren e saj; kur të shohësh barinjtë e zbathur e të zhveshur që të bëjnë gara në ndërtesa të larta." Umari tha se ai (pyetësi) u largua dhe pas pak kohe ai (Rrasuli) pyeti: "O Umar a e di se kush ishte pyetësi? Unë u përgjigja: " Allahu dhe i Dërguari i tij e dinë më mirë." Ai (Rrasuli) tha: " Ai ishte Xhibriili dhe erdhi tu mësojë ju fenë tuaj."


[Principi i tretë]

Dija rreth të dërguarit të Allahut, Muhamedit dhe ai ishte; Muhamed ibn Abdullah ibn Abdul-Mutalib ibn Hashim; dhe Hashim ishte nga Kurejshët; Kurejshët ishin nga arabët dhe arabët nga Ismaili i biri i Ibrahimit Khalili (i Allahut) paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi Rrasulin. Ai (Rrasuli) jetoi 63-vite, 40-vite para se të ishte i Dërguar dhe 23-vite si Rrasul dhe Nebi. Ai u dërgua si Nebi me Ikra (fillimin e sures El-Alak) dhe si Rrasul me suren Muddeththir. Toka e tij qe Meka dhe emigroi në Medinah. Allahu e dërgoi atë paralajmërues ndaj Shirkut dhe të përgëzonte dhe thërriste në Tewhid.

Prova për këtë është thënia e Allahut:

" O ti i mbështjellur (Muhamed)! Ngrihu dhe paralajmëro njerëzit; dhe Zotin tënd madhëro; rrobat e tua pastro; dhe qëndro larg idhujve; dhe mos jep për të marrë më tepër; dhe kij durim për hir të Zotit tënd (për çdo fatkeqësi që të bie)." (Muddeththir:1-7)

Kuptimi i " Ngrihu dhe paralajmëro njerëzit" është që tu tërheqë vërejtjen ndaj shirkut dhe të propagandojë tewhidin. " dhe adhuro Zotin tënd" do të thotë adhuroje Atë me tewhid. " pastro vehten tënde;rrobat dhe veprat e tua" do të thotë pastro vehten nga Shirku. " qëndro larg idhujve" , er- ruxhz do të thotë idhujt dhe haxhr do të thotë qëndroju larg atyre e mos iu afro atyre apo mushrikinëve.

Ai e kreu këtë detyrë për dhjetë vite duke thirrur në tewhid, dhe pas dhjetë vitesh ai u ngrit në qiej (miraxh) dhe pesë kohët e namazit u bënë të detyrueshme për të dhe Ai u fal në Mekë për tre vite dhe pastaj u urdhërua të bëjë Hixhrah (të emigrojë) në Medinah.

Hixhrah është të emigrosh nga tokat e shirkut në toka Islame. Hixhrah nga tokat e shirkut në tokat Islame është detyrim mbi muslimanët dhe vazhdon deri orën e fundit dhe provë për këtë është thënia e Allahut:

"Sikur ti shohësh kur engjëjt ua marrin shpirtërat atyre që i bënë zullum vehtes duke u thënë:"Në ç'gjendje ishit ju? ata përgjigjen: "Ne ishim të dobët dhe të shtypur në tokë. Atyre u thuhet: " A nuk ishte toka e Allahut e gjerë dhe e mjaftueshme për ju për të bërë hixhra? Njerëz të tillë do të gjejnë vendbanimin e tyre në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai. Përveç të dobtëve që s'kishin as rrugë e as mundësi për tu shpërngulur. Për këta ka shpresë se Allahu do ti falë. E Allahu është kurdoherë Falës, gjithnjë Falës i Madh. "(Nisa' : 97-99)

Po ashtu thënia e Allahut:

" O robët e Mi që besoni tek Unë (dhe tek i Dërguari Im). Vërtetë toka ime është e gjerë, pra (bëni hixhra dhe) më adhuroni vetëm Mua." (Ankebut :56)

El-Baghawi (Allahu e mëshiroftë) tha: " Ky ajet zbriti për muslimanët e Mekës që nuk bënë hixhra. Allahu ju drejtua atyre me titullin e Imanit."

Prova nga suneti për hixhrah është thënia e Rrasulit: " Hixhra nuk merr fund derisa pendimi të marrë fund dhe pendimi nuk merr fund derisa dielli të lindë nga perëndimi."

Kur u vendos në Medinah ai urdhëroi pjesën tjetër të obligimeve Islame si: Zekatë, Salatë, Haxh, Xhihad, Ezanin, urdhërimin në të mirën dhe të ndaluarit e së keqes dhe pjesën tjetër të detyrimeve Islame. Ai i kushtoi dhjetë vite duke i stabilizuar ato dhe më pas ndërroi jetë, paqja dhe bekimet më të mira të Allahut qofshin mbi të. Ai ndërroi jetë por feja e tij mbetet. Dhe kjo (fe e jona, Islami) është feja e tij. Nuk ka të mirë veç se ai e udhëzoi umetin e tij tek ajo dhe nuk ka të keqe veçse ai e paralajmëroi umetin e tij nga ajo (në mënyrën më të mirë dhe më të plotë e perfekte të pastër nga çdo mangësi apo defekt). Kështu e mira tek e cila ai na thirri është tewhidi dhe gjithçka që Allahu do dhe me të cilën Ai është i kënaqur dhe e keqja nga e cila ai na paralajmëroi është shirku dhe gjithçka që Allahu urren dhe qorton. Allahu e dërgoi atë të Dërguar tek të gjithë njerëzit dhe Allahu e bëri të detyrueshme për të gjithë njerëzit dhe xhinët që ti binden atij.

Prova për këtë është thënia e Allahut:

" Thuaj (o Muhamed) të gjithë njerëzve; unë jam i Dërguari i Allahut tek të gjithë ju."(A'raf: 158)

Nëpërmjet tij, Allahu plotësoi dhe perfeksionoi fenë dhe prova është thënia e Allahut:

" Sot e kam përsosur fenë tuaj, dhe kam perfeksionuar favorin Tim ndaj jush dhe Jam i kënaqur me Islamin si fenë tuaj." (Ma'idah: 3)

Prova se Rrasuli vdiq është thënia e Allahut:

" O Muhamed ti do të vdesësh së shpejti, dhe njerëzit e tu do të vdesin. Dhe ditën e ringjalljes ju do të debatoni para Zotit tuaj." (Zumer: 30-31)

Pas vdekjes njerëzit do të ringjallen dhe provë për këtë është thënia e Allahut:

" Nga toka ju jeni krijuar, tek ajo do tu kthejmë dhe nga ajo do tu sjellim përsëri në jetë."(Ta-Ha:55)

Po ashtu thënia e Allahut:

" E Allahu u krijoi nga dheu i tokës dhe pastaj Ai do tu kthejë në të e do tu nxjerrë prej saj përsëri." (Nuh: 17-18)

Pas ringjalljes njerëzit do të merren në llogari dhe do të shpërblehen ose ndëshkohen sipas veprave të tyre.

Prova për këtë është thënia e Allahut:

" ...Që Ai ti marrë në pyetje ata që vepruan keq dhe ti ndëshkojë ata në Zjarr për çka bënë; dhe Ai ti shpërblejë ata që bënë vepra të mira me më të mirën (Xhenetin)" (Nexhm:31)

Dhe kush mohon ringjalljen është kefër dhe provë për këtë është thënia e Allahut:

" Ata që nuk besojnë thonë se Allahu nuk do ti ringjallë pas vdekjes. Thuaju! Pasha Zotin tim ju patjetër që do të ringjalleni dhe pastaj do të informoheni për ato që bënit. Kjo është e lehtë për Allahun." (Taghabun: 7)

Allahu i solli të dërguarit e Tij si përgëzues dhe paralajmërues dhe prova për këtë është thënia e Allahut:

" Të Dërguar si përgëzues dhe paralajmërues që njerëzimi të mos ketë më arsye për tu shfajsuar ndaj Allahut pas të dërguarve. Dhe Allahu është kurdoherë I Gjithfuqishëm, Më i Urti Gjithëgjykues. " (Nisa' :165)

I pari i tyre qe Nuhu dhe i fundit qe Muhamedi dhe prova është thënia e Allahut:

" Ne të kemi frymëzuar ty (o Muhamed) sikurse dërguam Nuhun dhe të dërguarit pas tij." (Nisa' :163)

Allahu dërgoi të dërguar tek çdo komb nga Nuhu deri tek Muhamedi duke urdhëruar adhurimin e Allahut me tewhid dhe duke ndaluar adhurimin e taghutit.

Provë për këtë është thënia e Allahut:

" Ne u dërguam të dërguar çdo ymeti duke urdhëruar :adhuroni vetëm Allahun,( ti binden Atij dhe ta bëjnë adhurimin të pastër e vetëm për të), dhe të distancohen nga taghuti."(Nahl:36)

Allahu e bëri të detyrueshme mbi gjithë robët e Tij që të bëjnë kufr ndaj taghutit dhe të kenë iman tek Allahu.

Ibnul – Kajjim (Allahu e mëshiroftë) tha: "Taghut është gjithçka për të cilën robi (i Allahut) kalon kufinjtë qoftë kjo dikush që adhurohet (veç Allahut), të cilit i bindet (në mosbindje ndaj Allahut), apo ndiqet (në mosbindje ndaj Allahut)."

Taghutët janë shumë dhe kokat e tyre janë pesë:

(1) Iblisi – Mallkimi i Allahut qoftë mbi të.

(2) Kushdo që adhurohet dhe është i kënaqur me këtë adhurim që i ofrohet.

(3) Kushdo që i thërret njerëzit që të adhurojnë atë.

(4) Kushdo që pretendon se ka dije nga Ghajb-i.

(5) Kushdo që gjykon me tjetër nga ajo që ka shpallur Allahu.

Prova është thënia e Allahut:

" Nuk ka dhunë në fe. E vërteta është qartësuar nga falsiteti. Kushdo që bën kufr ndaj taghutit dhe beson në Allah, ai ka kapur dorezën më të fortë që kurrë nuk thyhet." (Bakarah: 256)

Ky është edhe kuptimi i LA ILAHA ILA ALLAH.

Dhe në hadithin: " Koka e çështjes është Islami. Shtylla e tij është Namazi dhe kulmi i tij është Xhihadi në rrugën e Allahut."

E Allahu e di më mirë dhe paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij dhe Sahabat e tij.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi