KUSHTET SHTYLLAT DHE NEVOJAT E NAMAZIT
Feja Islame :: Shtyllat e Fesë :: Namazi
Faqja 1 e 1
KUSHTET SHTYLLAT DHE NEVOJAT E NAMAZIT
KUSHTET SHTYLLAT DHE NEVOJAT E NAMAZIT
Kushtet e namazit
Kushtet e namazit janë nëntë:
1. Islami
2. Mendja e shëndoshë
3. Mbërritja e moshës madhore
4. Mungesa e papastërtisë rituale [dmth abdesi]
5. Heqja e pisllëkut
6. Mbulimi i auretit [pjesës së turpshme]
7. Hyrja e kohës së duhur
8. Drejtimi kah Kibla
9. Qëllimi
Kushti i parë – Islami: E kundërta e kësa jështë kufri [mosbesimi]. Veprat e një mosbesimtari nuk pranohen [nga Allahu], pavarësisht se çfarë vepre të mirë mund të bëjë ai. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:
“Nuk u takon idhujtarëve të ruajnë xhamitë e Allahut ndërsa ata dëshmojnë për mosbesimin e vet. Puna e të tillëve është e kotë dhe ata do të banojnë përgjithmonë në xhehenem”. [et-Teubeh, 17]
Dhe thënia e Allahut:
“Dhe Ne do t’u kthehemi çfarëdo veprave që ata [idhujtarët] bënë dhe veprat e tilla do t’i bëjmë si grimca të pluhurit të shpërndara që pluskojnë”. [el-Furkan, 23]
Kushti i dytë – Akl [mendja e shëndoshë]: E kundërta e kësaj është marrëzia/çmenduria [junun]. Për sa i përket personit të çmendur, pena [që shënon punët e tij] është ngritur nga ai derisa të rikthehet në gjendjen normale. Dëshmia për këtë është hadithi:”Pena është ngritur nga tre njerëz: Personi që fle derisa të zgjohet, personi i çmendur/i marrë derisa të rikthehet në gjendjen normale, dhe fëmia derisa të mbërrijë moshën madhore”.1
1. Transmetuar nga Ahmed, Ebu Daud, en-Nesa’i dhe Ibn Maxhe. el-Hakim e ka transmetuar këtë në “Mustedrek”-un e tij [vëll.1, f.251] me një formulim të ngjashëm, ku thuhet:”Ky është një hadith i pavërtetë i bazuar në kushtet e el-Buharit dhe Muslimit”. edh-Dhehebi u pajtua.
Kushti i tretë – Mosha madhore [temjiz]: E kundërta e kësaj është fëmijëria [sughr]. Shtrirja e kësaj është mosha shtatë vjeç, pastaj atë duhet urdhëruar të falet. Dëshmia për këtë është thënia e të dërguarit të Allahut:”Urdhëroni fëmijët e juaj të falen kur të mbërrijnë moshën shtatë vjeç dhe rrahni ata që ta bëjnë këtë kur të mbërrijnë moshën dhjetë vjeç. Dhe ndani ata në shtratet e tyre”.2
Kushti i katërt – Ref-ul-Hedeth [largimi i papastërtisë rituale]: Kjo i referohet abdesit, që është mirë e njohur. Ajo që e bën abdesin të detyrueshëm është hedethi [papastërtia rituale]. Kushtet e abdesit janë dhjetë:
1. Islami
2. Mendja e shëndoshë
3. Mosha madhore
4. Qëllimi
5. Shoqërimi i vendimit të tij me faktin që personi duhet ta ketë për qëllim mos ta ndalë këtë derisa ta plotësojë pastërtinë e tij rituale [abdesin]
6. Heqja e asaj që e bën të detyrueshme pastërtinë rituale
7. Pastrimi i pjesëve të turpshme
8. Uji i pastër që është i lejuar për përdorim
9. Heqja e të gjitha gjërave që pengojnë ujin për ta mbërritur lëkurën
10. Duhet të jetë koha e duhur për të. Kjo vlen për ata që kanë gjendje të vazhdueshme të papastërtisë rituale [dmth siç është gruaja me menstruacione], për shkak të detyrimeve të saj.
2. Hadith i vërtetë i transmetuar nga Ahmed, Ebu Daud dhe el Hakim.
Për sa i përket detyrimeve [furud] të abdesit, ato janë gjashtë:
1. Larja e fytyrës, që përfshin medmedeh [shpëlarjen e gojës] dhe istinshak [futjen e ujit në hundë], dhe kufijtë e kësaj janë nga ku fillojnë flokët deri të mjekrra/nofulla, së gjati, dhe nga veshi i djathtë deri të veshi i majtë, së gjeri
2. Larja e duarve deri te bërrylat
3. Fshirja [me ujë] e tërë kokës, që përfshin edhe veshët
4. Larja e shputave deri te [përfshirë edhe] nyja e këmbës
5. Mbajtja e rendit
6. Muwalat3
3. Shënim i përkthyesit [prej Arabishtes në Anglisht]: Muwalat i referohet rastit kur të gjitha aktet e abdesit bëhen me rend pa ndonjë pushim mes tyre, që mos të thahet pjesa e mëparshme që është larë.
Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:
“O ju që besoni, kur të ngriheni për t’u falur, lani fytyrat dhe duart e juaja deri te bërrylat, fshini [me ujë] kokat e juaja dhe [lani] shputat e juaja deri në nyjë të këmbës”. [el-Ma'ide, 6]
Dëshmia për mbajtjen e rendit të njëjtë [kur të merret abdesi] është hadithi:”Filloni me atë çfarë ka filluar Allahu”.4
4. Hadith i vërtetë i transmetuar nga Muslim dhe en-Nesa’i.
Dëshmia për Muwalat është hadithi i njeriut, i cili la një pikë të palarë. Është transmetuar se një herë e një kohë pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] pa një njeri i cili kishte lënë një pikë të palarë në shputën e tij të madhësisë së një dirhemi [monedhë], të cilën nuk e kishte prekur uji [gjatë marrjes së abdesit]. Kështu që ai [salallahu alejhi ue selam] urdhëroi atë të kthehet dhe ta përsërisë atë [abdesin].5
Nevoja [uaxhib] e kësaj është tesmije [përmendja e emrit të Allahut] së bashku me fjalët e përkujtimit [dhikr].
Gjërat që anulojnë [neuakid] abdesin janë tetë:
1. Çkado që del nga dy pjesët intime
2. Ndonjë substancë e papastër që del nga trupi
3. Humbja e vetëdijës/ndërgjegjes [gjumi/çmenduria]
4. Prekja e gruas me dëshirë seksuale
5. Prekja e pjesës intime personale me dorë, qoftë kjo pjesa e përparme apo e pasme
6. Ngrënia e mishit të deves
7. Larja e njeriut të vdekur
8. Dalja nga Islami, Allahu na mbroftë nga kjo!
Kushti i pestë – Heqja e pisllëkut [izalet-ul-nexhaseh]: Kjo e bën të nevojshme heqjen e kësaj nga tre gjëra: Nga trupi personal, nga rrobeja personale dhe nga vendi [ku ai do të falet]. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:
“Dhe pastro rrobet tuaja”. [el-Mudethir: 4]
Kushti i gjashtë – Mbulimi i auretit [sitr-ul-aureh]: Dijetarët kanë rënë dakord njëzëshëm, që namazi i atij që falet i zhveshur ndërsa ka mundësi [të veshet] është i pavlefshëm. Kufijtë e auretit për mashkullin janë prej kërthizës deri në gjunjtë,6 dhe e njëjta vlen për robëreshën. Për sa i përket femrës së lirë, i gjithë trupi i saj është auret, përveç fytyrës së saj.7
5. Ibn Umer ka transmetuar nga Ebu Bekr dhe Umer se ata kanë thënë:”Një herë e një kohë një njeri që mori abdes erdhi dhe ai kishte një pikë të madhësisë së gishtit të madh të dorës që s’ishte larë, kështu që pejgamberi i tha atij:’Kthehu dhe plotëso abdesin tënd’. Kështu që ai edhe e bëri këtë.” [Transmetuar nga ed-Darekutni]
6. Shënim i përkthyesit [prej Arabishtes në Anglisht]: Njeriu duhet t’i mbulojë krahët në namaz po ashtu, bazuar në hadithin e Ebu Hurejres [radiallahu anhu], në të cilën pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:”Asnjëri prej jush mos të falet në një rrobe të vetme, duke mos qenë asnjëra pjesë e rrobes mbi krahët e tij”. [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]
7. Shënim i përkthyesit [prej Arabishtes në Anglisht]: Në namaz, femra duhet ta mbulojë tërë trupin, me përjashtim të fytyrës së saj dhe duarve. Rrobeja e saj duhet të jetë mjaft e gjerë për të mbuluar pjesën e sipërme të shputave të saj. Referoju librit të Ibn Tejmijes mbi Veshjen e Femrës në Namaz [Hixhab-ul-Mer'eh ue Libasuhe fis-Salat], për një shqyrtim të hollësishëm mbi kufijtë e asaj që mashkulli dhe femra duhet të mbulojnë ndërsa falin namaz.

“O fëmijët e Ademit, merrni zbukurimet e juaja [duke mbuluar veten tuaj me rrobe të pastra] kur të faleni”. [el-A'raf, 31], dmth gjatë çdo namazi.
Kushti i shtatë – Hyrja e kohës së duhur [dukhul-ul-uakt]: Dëshmia për këtë nga Suneti është hadithi i Xhibrilit, paqja qoftë mbi të, kur ai udhëhoqi pejgamberin në një namaz gjatë kohërave më të hershme dhe gjatë pjesës së fundit të tij, duke i thënë më pas:”O Muhamed, namazi është mes këtyre dy kohërave”.8
8. Transmetuar nga Ahmed, en-Nesa’i, et-Tirmidhi dhe Ibn Hiban.
Dhe po ashtu thënia e Allahut:
“Vërtet, namazi është bërë detyrim për besimtarët në kohë të caktuar”. [en-Nisa, 103]
Dëshmia që namazet janë në kohëra të caktuara është thënia e Allahut:
“Faleni namazin nga mesdita deri në errësiën e natës [dmth Dreka, Ikindia, Akshami dhe Jacia] dhe recitoni Kur’anin në agun e hershëm [dmth Sabahu]. Vërtet, recitimi i Kur’anit në agun e hershëm gjithmonë dëshmohet/përcjellet [nga engjëjt]“. [el-Isra, 78]
Kushti i tetë – Drejtimi kah Kibla [istikbal-ul-kibla]: Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:
“Vërtet, Ne kemi parë kthimin e fytyrës tënde [O Muhamed] drejt qiellit. Vërtet, Ne do të të kthejmë kah një Kible [drejtim i duhur] që do të të kënaq. Pra, ktheje fytyrën tënde në drejtim të el-Mesxhid el-Haram”. [el-Bekare, 144]
Kushti i nëntë – Qëllimi [en-nijeh]: Vendi i tij është në zemrën, dhe për sa i përket të shprehurit e tij me zë, atëherë kjo është bidat [risi në fe]. Dëshmia për këtë është hadithi:”Vërtet, veprat bazohen në qëllimet. Dhe vërtet, çdonjëri do të ketë atë që ka për qëllim”.9
9. Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim.
Shtyllat e namazit
Shtyllat e namazit janë katërmbëdhjetë:
1. Qëndrimi, nëse ka mundësi për këtë
2. Tekbiri hyrës
3. Recitimi i kaptinës el-Fatiha
4. Rukuja [përkulja]
5. Ngritja nga rukuja
6. Të bërit sexhde me shtatë gjymtyrë10
7. Ngritja nga sexhdeja
8. Ulja mes dy sexhdeve
9. Të ngelurit i qetë [dmth të mos ngutesh] gjatë këtyre shtyllave
10. Mbajtja e rendit të njëjtë
11. Teshehudi i fundit
12. Ulja për të [teshehudin e fundit]
13. Dërgimi i përshëndetjeve pejgamberit
14. Dy teslimet [të dhënit selam]
Shtylla e parë: Qëndrimi nëse njeriu ka mundësi për këtë. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:
“Kujdesuni për namazet, veçanërisht për të mesmin. Dhe, qëndroni përpara Allahut me nënshtrim të plotë”. [el-Bekare, 238]
Shtylla e dytë: Tekbiri hyrës. Dëshmia për këtë është hadithi:”Hyrja e tij11 është tekbiri [të thënit Allahu ekber] dhe mbyllja12 e tij është teslimi [të thënit es-selamu alejkum]“.13 Pas kësaj zë vend lutja hyrëse, e cila s’është e detyrueshme, dhe thuhet kështu:”Subhanek Allahume ue bi-hamdike. Ue tebarekesmuke ue te’ala xhedduke. Ue la ilahe gajruke”. [I pastër nga të metat je Ti, o Allah, dhe i gjithë lavdi të takon Ty. I Bekuar është Emri Yt dhe s'ka perëndi të denjë për adhurim përveç Teje.]
Domethënia e “Subhanek Allahume” është: Të shfajësoj nga të gjitha papërsosuritë në një mënyrë që i ka hije madhështisë Tënde. “Ue bi-hamdike” dmth ndërsa të lavdëroj Ty. “Ue tebarekesmuke” dmth bekimi mund të arrihet duke të përmendur Ty. “Ue te’ala xheduke” dmth qoftë lavdëruar madhështia e Juaj. “Ue la ilahe gajruke” dmth asgjë s’ka të drejtë të adhurohet në tokë apo në qiell përveç Teje, o Allah.
10. Ibn Abas transmetoi se i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:”Jam urdhëruar të bie përmbys [në sexhde] me shtatë gjymtyrë: në ballë – dhe ai tregoi kah hunda e tij – me [pëllëmbë të] duar, gjunj dhe maje të gishtave të shputës”. [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]
11. Shënim i përkthyesit [prej Arabishtes në Anglisht]: Fjala që është përdor në këtë hadith është “tahrim”, e cila është përkthyer si “hyrje”, por e cila ka domethënie më të veçantë të asaj që ndalon diçka. Kjo meqë tekbiri hyrës i bën të ndaluara veprat e zakonshme të të folurit dhe ngrënies, me të hyrë njeriu në namaz.
12. Shënim i përkthyesit [prej Arabishtes në Anglisht]: Fjala që është përdor në hadith është “tahlil”, e cila është përkthyer si mbyllje, por e cila ka domethënie më të veçantë të asaj që lejon diçka. Kjo meqë me tekbirin mbyllës bëhen të lejueshme prapë veprat e zakonshme të të folurit dhe ngrënies, me të dalë njeriu nga namazi.
13. Transmetuar nga Ebu Daud, et-Tirmidhi, Ahmed dhe el-Bezar.
Pastaj ai thotë:”Eudhu bilahi min esh-shejtani-ir-raxhim” [Kërkoj shpëtim tek Allahu nga djalli i dëbuar]. “Eudhu” do të thotë kërkoj shpëtim dhe strehë në Ty dhe mbështetëm në Ty, o Allah. “Min esh-shejtan-ir-raxhim” do të thotë: i dëbuari, ai që është i zhvendosur larg nga mëshira e Allahut. Ai s’mund t’më dëmtojë në fenë time apo në çështjet e mia të kësaj bote.
Shtylla e tretë: Pastaj zë vend recitimi i sures el-Fatiha, e cila është shtyllë, në çdo rekat, siç ndodh në hadith:”S’ka namaz për atë që nuk reciton çeljen [kaptinën] e Librit”. Kjo është baza e Kur’anit.
“Bismilah-ir-Rahmani-ir-Rahim” [Në emër të Allahut, më të Mëshirshmit, Dhënësit të Mëshirës] është një kërkesë për bekim dhe ndihmë.
“el-Hamdulilah” [I gjithë lavdi i takon Allahut]: “Hamd” do të thotë lavd. Nyja përcaktuese “el” para “hamd”, është për përfshirjen e të gjitha akteve të lavdërueshme që Ai bën. Për sa i përket gjësë së mirë në të cilën njeriu s’ka kurrfarë roli në sjelljen e saj, siç është bukuria dhe kështu me radhë, atëherë të lavdëruarit e kësaj quhet medeh, jo hamd.
“Rab-il-alemin” [Zoti i gjithë krijimit]: Rabb do të thotë Ai që adhurohet, Krijuesi, Furnizuesi, Mbreti, Ai që drejton dhe rritë gjithë krijimin nëpërmjet favoreve të Tij. Për sa i përket Alemin, gjithçka që është e ndarë nga Allahu konsiderohet Alem. Ai është Zoti i gjithkujt dhe i gjithçkaje.
“er-Rahman” [më i Mëshirshmi] do të thotë Ai jep një mëshirë të përgjithshme për të gjitha qeniet e krijuara.
“er-Rahim” [Dhënësi i mëshirës] do të thotë që Ai jep një mëshirë të veçantë për besimitarët e drejtë. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:
“Dhe Ai gjithmonë është një Dhënës i mëshirës për besimtarët”. [el-Ahzab, 43]
“Maliki-jeum-id-din” [Zot i Ditës së Gjykimit]: kjo i referohet Ditës së Shpërblimit, Zhdëmtimit dhe Përgjegjësisë. Dita kur çdonjëri do të shpërblehet për veprat e veta – nëse janë të mira, atëherë do të jetë mirë [për të]; nëse kanë qenë të këqia, atëherë do të jetë keq [për të]. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:
“Dhe çfarë do të të bëj të dish se ç’është Dita e Shpërblimit? Prapë, çfarë do të të bëj të dish se ç’është Dita e Shpërblimit? [Do të jetë] Dita kur kurrkush s’do të mund t’i ndihmojë tjetrit, dhe vendimi atë Ditë do të jetë tërësisht i Allahut”. [el-Infitar, 17-19]
Po ashtu është hadithi i pejgamberit [salallahu alehji ue selam]:”Njeri mendjehollë është ai i cili nënshtrohet dhe punon për atë që vjen pas vdekjes. Dhe person i dobët është ai që lë shpirtin e vet të ndjekë dëshirat e kota, ndërsa i kërkon Allahut t’ia përmbush ambiciet e veta”.14
14. Transmetuar nga Ahmed, et-Tirmidhi, Ibn Maxheh dhe el-Hakim.
“Ijjake na’budu” [Vetëm Ty të adhurojmë], do të thotë që nuk adhurojmë ndonjë përveç Teje. Kjo është marrëveshje mes robit dhe Zotit, që ai s’do të adhurojë ndonjë përveç Tij.
“Ue ijjake nesta’in” [Dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë]: Kjo është një marrëveshje mes robit dhe Zoti të tij, që ai s’do të kërkojë ndihmë nga ndonjë përveç Allahut.
“Ihdinas-sirat-el-mustekim” [Na udhëzo në Rrugën e Drejtë], do të thotë na drejto, na trego rrugën dhe na mbaj të qëndrueshëm në es-Sirat [Rrugën], do të thotë Islamin. Po ashtu besohet që kjo i referohet të dërguarit dhe njëlloj që kjo i referohet Kur’anit. Të gjitha këto kuptime janë të vërteta. Çfarë mendohet me Mustekim [E drejtë] është ajo që s’ka devijime në të.
“Sirat-eledhine en’amte alejhim” [Rruga e atyre të cilët i ke favorizuar], do të thotë rruga e atyre që kanë pranuar të mira Tua. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:
“Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, ata do të jenë në shoqërimin e atyre të cilët Allahu i ka favorizuar, siç janë pejgamberët, të parët që kanë besuar [në pejgamberët], martirët dhe të drejtët. Dhe sa të shkëlqyer janë këta shoqërues!” [en-Nisa, 69]
“Gajr-il-magdubi alejhim” [Jo ata që merituan hidhërimin Tënd]: Ata janë Çifutët, meqë ata kanë dije por nuk veprojnë sipas saj. Lusim Allahun t’ju mbrojë nga rruga e tyre.
“Ue led-dalin” [E as në të atyre që humbën rrugën]: Kjo u referohet të Krishterëve, të cilët adhurojnë Allahun bazuar në padituri dhe drejtim të keq. Lusim Allahun t’ju mbrojë nga rruga e tyre. Dëshmia për ata që humbën rrugën është thënia e Allahut:
“Thuaj: A doni t’ju informojmë kush janë humbësit më të mëdhenj për sa i përket veprave të tyre? Ata, përpjekjet e të cilëve kanë qenë humbur në këtë jetë ndërsa mendonin se po siguronin të mirën me anë të veprave të tyre”. [el-Kehf, 103-105]
Dhe po ashtu është hadithi i pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:”Vërtet, ju do të ndiqni rrugët e atyre që erdhën para jush saktësisht në mënyrën e njëjtë, deri në pikën kur po të hynin ata në birën e hardhucës, ju po ashtu do të hynit në të”. Ata thanë:”O i dërguar i Allahut, a po mendon në Çifutët dhe të Krishterët?” Ai [salallahu alejhi ue selam] tha:”E kë tjetër!” [el-Buhari dhe Muslim e kanë transmetuar këtë.]
Dhe hadithi i dytë është:”Çifutët u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe dhe të Krishterët u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe. Ky umet [i muslimanëve] do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjitha këto do të jenë në Zjarr përveç njërës”. Ata thanë:”Kush janë ata, o i dërguar i Allahut?” Ai [salallahu alejhi ue selam] tha:”Ata që janë në rrugën e njëjtë që jemi unë dhe shoqëruesit e mi”.
Shtylla e katërt: Rukuja [përkulja]
Shtylla e pestë: Ngritja nga rukuja
Shtylla e gjashtë: Të rënit përmbys [në sexhde] me shtatë gjymtyrë
Shtylla e shtatë: Ngritja nga kjo [sexhdeja]
Shtylla e tetë: Ulja mes dy sexhdeve. Dëshmia për këto [pesë të fundit] shtylla është thënia e Allahut:
“O ju që besoni! Bini në ruku dhe sexhde [në namaz]“. [el-Haxh, 77]
Dhe po ashtu hadithi i pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:”Jam urdhëruar të bie përmbys [në sexhde] në shtatë gjymtyrë të trupit”.15
15. Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim.
Shtylla e nëntë: Të qenit në gjendje qetësie gjatë të gjitha këtyre akteve.
Shtylla e dhjetë: Ndjekja e rendit vazhdues mes këtyre shtyllave. Dëshmia për këtë [dmth dy shtyllat e fundit] është hadithi në lidhje me njeriun që u fal keq, të kallëzuar nga Ebu Hurejre [radijallahu anhu], i cili tha:”Një ditë prej ditësh, teksa po rrinim ulur me pejgamberin, një njeri hyri dhe u fal. [Pastaj ai u ngrit nga namazi] dhe përshëndeti pejgamberin me selam. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] i tha atij:’Kthehu dhe falu, se nuk je falur’. Kjo ndodhi tre herë, dhe në fund njeriu tha:’Betohem me Atë që të dërgoi si një pejgamber në të vërtetën, unë s’mund të bëj më mirë se kjo. Pra më mëso [mënyrën e saktë të faljes]‘. Kështu që pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] tha:’Kur të ngrihesh për t’u falur, thuaje tekbirin [Allahu ekber]. Pastaj recito çfarë të vjen më lehtë nga Kur’ani. Pastaj përkulu [bëj ruku] derisa të ndjehesh i qetë në përkulje. Pastaj ngrihu derisa të ndjehesh i qetë në qëndrim. Pastaj bir përmbys [në sexhde] derisa të ndjehesh i qetë në sexhde. Pastaj ngrihu nga sexhdeja derisa të ndjehesh i qetë në ulje. Pastaj bëje këtë në të gjitha namazet tua’”.
Shtylla e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë: Teshehudi i fundit është një shtyllë e detyrueshme, siç është thënë në hadithin e transmetuar nga Ibn Mes’ud [radijallahu anhu], i cili tha:”Para se të bëhej i detyrueshëm teshehudi për ne, ne thonim:’es-selamu alaAllahi min ibadihi. es-Selamu ala Xhibril ue Mikail’. [Paqja qoftë mbi Allahun nga robërit e Tij. Paqja qoftë mbi Xhibrilin dhe Mikailin]. Kështu që pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] tha:’Mos thoni paqja [selam] qoftë mbi Allahun, se vërtet, Allahu, Ai është es-selam. Në vend të kësaj thoni: et-Tehijatu ues-salauatu uet-tajjibat. es-Selamu alejke ejjuhan-nebi ue rahmetullahi ue bereketuh. es-Selamu alejna ue ala ibadilahis-salihin. esh-Hedu en la ilahe ilaAllah ue esh-hedu enne Muhameden abduhu ue resuluh’.16,17
Domethënia e “et-tehijat” është se i gjithë lavdi është për Allahun, i cili e posedon dhe e meriton këtë, siç janë aktet e mbështetjes, përkuljes, rënies përmbys, mbetjes dhe vazhdimësisë [në aktet e namazit]. Gjithçka për të cilën lavdërohet Zoti i krijimit, ajo i përket Atij. Pra, kushdo që e drejton ndonjë pjesë të këtij lavdi ndaj tjetërkujt përveç Allahut, ai është idhujtar, mosbesimtar.
“es-Salauat” do të thotë lutje. Po ashtu konsiderohet që kjo i referohet pesë namazeve ditore.
“uet-Tajjibat”: Allahu është Tajjib [i mirë]. Ai nuk pranon gjë tjetër nga thëniet dhe veprat përveç atyre që janë të tajjib [të mira].
“es-Selamu alejke ejuhen-nebi ue rahmetullahi ue berekatuh”, do të thotë ju po luteni për pejgamberin që ai të ketë siguri, mëshirë dhe bekim. Atij për të cilin po bëhet lutja nuk i drejtohet lutja sikur Allahut.18
“es-Selamu alejna ue ala ibadilahis-salihin”, do të thotë se ju po dërgoni selam [paqe] në vetën tuaj dhe në çdo rob të drejtë në qiell dhe tokë.
16. Shënim i përkthyesit [prej Arabishtes në Anglisht]: kjo do të thotë “Të gjitha aktet lavdëruese, lutjet, dhe e mira janë për Allahun. Paqja qoftë mbi ty, o pejgamber, dhe po ashtu mëshira e bekimet e Allahut. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e drejtë të Allahut. Dëshmoj që askush s’ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut dhe që Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij”.
17. Transmetuar nga el-Buhari në Sahinë e Tij.
18. Shënim i përkthyesit [prej Arabishtes në Anglisht]: Sipas hadithit të Ibn Mes’udit [radijallahu anhu], të transmetuar në el-Buhari dhe Muslim, sahabët thonin:”es-Selamu alan-nebij” [Paqja qoftë mbi Pejgamberin] në vend të “es-Selamu alejke ejjuhen-nebij” [Paqja qoftë mbi ty, o pejgamber] pasi vdiq pejgamberi, duke e përmenduar atë [salallahu alejhi ue selam] në vetën e tretë. Referoju “Forma e Namazit të Pejgamberit” të Imam el-Albanit për shqyrtim të kësaj.
“Selam” është për lutjen. “Salihin” është për ata për të cilët po bëhet lutja, dhe atyre nuk u bëhet lutja sikur Allahut.
“esh-Hedu en la ilahe ilaAllah uahdehu la sherike lehu”: Ju dëshmoni me një dëshmi të caktuar që askush në qiej dhe tokë s’ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut. Dhe, dëshmia yte që Muhamedi është i dërguar i Allahut do të thotë se ai është një rob [adhurues i Allahut] i cili s’bën të adhurohet, dhe një i dërguar i cili s’bën të refuzohet. Madje, atë duhet dëgjuar dhe ndjekur. Allahu e nderoi atë duke i dhënë atij pozitë të robërisë [dmth që ai ta adhurojë Allahun]. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:
“I bekuar qoftë Ai i cili ia dërgoi Kriterin robit të Tij, që Ai të jetë një paralajmërues për krijimin” [el-Furkan, 1]
Shtylla e trembëdhjetë dhe katërmbëdhjetë: “Allahume sali ala Muhamedin ue ala ali Muhamedin kema salejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid”. Domethënia e salat nga Allahu është lavdërimi që Ai ia bën robit të Tij në tubimet më madhështore, siç ka qenë transmetuar nga el-Buhari në Sahinë e tij nga Ebul Alije, i cili tha:”Salati i Allahut do të thotë lavdërimi që Ai ia bën robit në tubimet më madhështore [dmth engjëjt]“. Po ashtu konsiderohet që Salat do të thotë mëshirë. Por përcaktimi i parë është më i saktë. Për sa i përket Salat kur ai vjen nga enjëjt, kjo do të thotë lutje për falje, kurse nga njerëzit, kjo do të thotë lutje. Kërkimi për bekimin e Muhamedit dhe çfarë vjen pas kësaj, të gjitha janë thënie dhe vepra jo të detyrueshme.
Nevojat e namazit
Nevojat e tij janë tetë:
1. Të gjitha tekbiret përveç tekbirit hyrës
2. Të thënit “Subhana Rabi el-adhim [I Përsosur është Zoti im, më i Madhi] ndërsa jemi në ruku
3. Të thënit “Semi’a Allahu limen hamideh” [Allahu dëgjon atë që e lavdëron Atë] – kjo vlen për atë që udhëheq namazin dhe për atë që falet i vetëm
4. Të thënit “Rabena ue lekel-hamd” [Zoti ynë, Ty të takon lavdi] – kjo vlen për çdonjërin
5. Të thënit “Subhane Rabi el-a’la” [I përsosur është Zoti im, më i Larti] ndërsa jemi në sexhde
6. Të thënit “Rabi gfir li” [Zoti im, më fal] ndërsa jemi midis dy sexhdeve
7. Teshehudi i parë dhe
8. Ulja gjatë tij
Shtyllat janë ato që nëse personi nuk e kryen ndonjë nga ato nga harresa apo me qëllim, namazi i tij konsiderohet i pavlefshëm ngaqë ai ka lënë atë. Nevojat janë ato që nëse personi nuk e kryen ndonjë nga ato me qëllim, namazi i tij konsiderohet i pavlefshëm për shkak se ai e lë atë, por nëse e lë ndonjë nga ato për shkak të harresës, ai është i detyruar të bëjë sexhde shtesë për harresë [në fund të namazit]. Allahu e di më së miri.
Një udhërrëfyes i menjëhershëm referimi
Nëntë kushtet e namazit: Kusht është ai i cili duhet të jetë i pranishëm përpara së të bëhet namazi, me qëllim që ai të jetë i pranueshëm.
1. Personi duhet të jetë musliman
2. Ai duhet të jetë me mendje të shëndoshë dhe i vetëdijshëm
3. Ai duhe të jetë i moshës madhore
4. Ai duhet të ketë abdes dhe të bëjë gusl kur është e nevojshme
5. S’bën të ketë papastërti në trupin e tij, teshat apo vendin e faljes
6. Ai duhet ta mbulojë auretin e tij
7. Duhet të jetë koha e duhur për namazin që ai po fal
8. I gjithë trupi i tij duhet të jetë i kthyer kah Kibla
9. Ai duhet ta ketë qëllimin për namazin në zemrën e tij
Katërmbëdhjetë shtyllat e namazit: Shtyllë është ajo duhet të kryhet gjatë namazit dhe nëse lihet, qoftë me qëllim apo pa qëllim, kjo e bën të pavlefshëm namazin.
1. Qëndrimi, nëse për këtë personi ka mundësi
2. Tekbiri hyrës
3. Recitimi i kaptinës el-Fatiha në çdo rekat
4. Përkulja [ruku]
5. Ngritja prej rukusë
6. Të rënit përmbys [në sexhde] me shtatë gjymtyrë
7. Ngritja nga kjo
8. Ulja mes dy sexhdeve
9. Të qenit i qetë [dmth mos të ngutesh] gjatë të gjitha këtyre shtyllave
10. Mbajtja e rendit të njëjtë
11. Teshehudi i fundit
12. Ulja gjatë teshehudit
13. Dërgimi i salatit mbi pejgamberin
14. Dy teslimet [të thënit es-selamu alejkum ue rahmetullah në fund]
Tetë nevojat e namazit: Nevojë është ajo duhet bërë në namaz. Nëse lihet me qëllim, namazi është i pavlefshëm; nëse lihet pa qëllim, nga harresa, personi duhet bërë dy sexhde nga harresa [suxhud es-sehw] në fund të namazit.

2. Të thënit “Subhana Rabi el-adhim” në ruku
3. Të thënit “Semi’a Allahu limen hamidehu” – Kjo vlen për atë që udhëheq namazin dhe për atë që falet i vetëm
4. Të thënit “Rabena ue lekel-hamd” – kjo vlen për çdonjërin që falet
5. Të thënit “Subhane Rabi el-a’la” në sexhde
6. Të thënit “Rabi gfir li” ndërsa jemi mes dy sexhdeve
7. Teshehudi i parë
8. Ulja në teshehudin e parë
Dhjetë kushtet e abdesit:
1. Personi duhet të jetë musliman
2. Ai duhet të jetë në rregull nga mendtë dhe i vetëdijshëm/me ndërgjegje
3. Ai duhet të ketë mbërrirë moshën madhore
4. Ai duhet të ketë qëllimin
5. Ai duhet të synojë të mos ndalet derisa të plotësojë aktin e pastrimit
6. Ai duhet ta heqë atë që e bën pastërtinë rituale të detyrueshme
7. Pjesët e tij intime duhet të jenë të pastra
8. Ai duhet të përdorë ujë të pastër, që është i lejuar
9. Ai duhet të heqë të gjitha gjërat që pengojnë ujin të mbërrijë tek lëkura e tij
10. Duhet të jetë koha e duhur. Kjo vlen për ata që kanë periudhë të zgjatur kohore të papastërtisë rituale, siç është gruaja me menstruacione
Gjashtë nevojat e abdesit:
1. Ai duhet ta lajë fytyrën, e cila është prej veshit deri të veshi, si dhe balli e nofulla, dhe që përfshin shpëlarjen e gojës dhe futjen e ujit në hundë dhe fryerjen e tij për ta kthyer jashtë
2. Ai duhet t’i lajë duart e tij deri te [përfshirë edhe] bërrylat
3. Ai duhet ta fshijë tërë kokën e tij, përfshirë edhe veshët [me ujë]
4. Ai duhet t’i lajë këmbët e tij deri te [përfshirë edhe] nyjet
5. Ai duhet ta mbajë këtë rend [dmth prej pikës 1 deri 4]
6. Secilin nga aktet e përmendura më sipër duhet bërë pa ndonjë pushim mes tyre, në mënyrë që mos të lihet të thahet pjesa e kaluar e trupit që është larë
Tetë anuluesit e abdesit:
1. Çkado që del nga pjesët intime
2. Ndonjë substancë e papastër dhe e pistë që del nga trupi
3. Humbja e vetëdijes/ndërgjegjes [dmth gjumi/çmenduria]
4. Prekja e gruas me dëshirë seksuale
5. Prekja e pjesës intime personale me dorë, qoftë penisin/vaginën apo anusin
6. Ngrënia e mishit të deves
7. Larja e të vdekurit

Similar topics
» Kushtet e namazit
» Shkallet e larta të atyre që përpiqen ti plotësojnë nevojat e vëllezërve të tyre
» Kushtet e Shehadetit
» Kushtet e pranimit të pendimit
» Kushtet per prezantimin e femres ne xhami
» Shkallet e larta të atyre që përpiqen ti plotësojnë nevojat e vëllezërve të tyre
» Kushtet e Shehadetit
» Kushtet e pranimit të pendimit
» Kushtet per prezantimin e femres ne xhami
Feja Islame :: Shtyllat e Fesë :: Namazi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi