Kushtet e pranimit të pendimit
Faqja 1 e 1
Kushtet e pranimit të pendimit
Kushti i parë për t’u pranuar pendimi është sinqeriteti. Ngase pendimi është adhurim, e sinqeriteti është kusht i çdo adhurimi. Siç ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë veprat shpërblehen sipas qëllimit”. (Buhariu dhe Muslimi). Andaj, patjetër për atë që pendohet, është që të synon kënaqësinë e Allahut, hyrjen në xhenetin e Tij, dhe shpëtimin nga dënimi i Tij. Ngase njeriu ka mundësi që ta braktisë një mëkat, për ta ruajtur pozitën apo karrierën e tij, apo për të arritur ndonjë gjë të kësaj bote.
Kushti i dytë është: Largimi nga ai mëkat. Pasiqë është e pamundur që njeriu të pendohet, e mos të largohet nga mëkati.
Kushti i tretë: Keqardhja për veprën e bërë. E nëse nuk pikëllohet zemra nga vepra e fëlliqur, atëherë aludon në kënaqësinë e asaj vepre. E mëkati nëse nuk digjet me zjarrin e pendimit në këtë botë, do të digjet me zjarrin e Xhehenemit në botën tjetër.
Kushti i katërt: Vendosshmëria për të mos u kthyer në atë mëkat. E kjo vërtetohet me qëndrueshmëri në ibadete, dhe nënshtrim ndaj Allahut.
Disa nga dijetarët e kanë bërë kusht edhe moskthyerjen në mëkatin e bërë, duke thënë: Atë ditë që personi kthehet në mëkat përsëri, vërteton se pendimi i tij nuk ka qenë i sinqertë dhe i vërtetë. Por, shumica e dijetarëve janë të mendimit se ky nuk është kusht për pranimin e pendimit, sepse ka mundësi që personi të pendohet sinqerisht, duke qenë i vendosur që mos të kthehet më në atë mëkat, e pastaj dobësohet imani i tij, e mashtron djalli, dhe bjen përsëri në të njëjtin mëkat.
I ka thënë një njeri Hasan Basriut: Si nuk turpërohet një njeri i cili bën mëkat, pastaj pendohet, pastaj përsëri bën mëkat, pastaj përsëri pendohet?
Tha: Dëshira e Shejtanit është që të mashtrohet dikush nga ju me këtë, e mos t’i kërkon falje Allahut.
Kushti i pestë: Kthyerja e hakut dhe kërkimi i faljes, nëse gabimi është bërë ndaj ndonjë njeriu. Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem):“Kush i ka bërë vëllaut të tij ndonjë padresjtësi, qoftë ajo në pasuri apo në nderë, le t’i kërkon falje (le t’ia kthen) para se të vijë dita në të cilën nuk ka dinar e as dirhem, por ka (vepra) të mira ose të këqia”. (Buhariu).
Është obligim për muslimanin, që t’ia kthen hakun dhe t’i kërkon falje atij që i ka bërë padrejtësi, para se të vijë dita e vështirë, në të cilën ndërrohen gjërat e mira me të këqia. Në ditën në të cilën nuk ka mundësi besimtari të shton një të mirë në të mirat e tij, e as të pakëson një të keqe nga të këqiat e tij. Për atë Muhamedi (salallahualejhiveselem) ka thënë:“Kini frikë zjarrin qoftë edhe me një gjysmë hurme, e kush nuk ka as aq, atëherë me një fjalë të mirë”. (Buhariu dhe Muslimi). Ka mundësi që njeriu të ketë nevojë për shpërblimin e dhënies së një gjysmë hurme, për të shpëtuar nga dënimi, e për të hyrë në Xhenet.
Kushti i gjashtë: Pendimi të bëhet, para kohës në të cilën nuk pranohet ai:
- Para se të vijë shpirti në gargarah (në momentin e fundit të daljes së tij),
- Dhe para se të lindë dielli kah perendimi.
Shkroi: Shejh Ahmed Ferid
Përktheu: Omer Bajrami

Ebu Beker- Anëtarë Aktiv
- Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010
Similar topics
» Namazi i pendimit
» Kushtet e Shehadetit
» Kushtet e namazit
» KUSHTET SHTYLLAT DHE NEVOJAT E NAMAZIT
» Kushtet per prezantimin e femres ne xhami

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi