Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cvektoviç: Azilkërkuesit u mashtruan nga agjencitë e Maqedonisë

Shko poshtë

Cvektoviç: Azilkërkuesit u mashtruan nga agjencitë e Maqedonisë Empty Cvektoviç: Azilkërkuesit u mashtruan nga agjencitë e Maqedonisë

Mesazh nga Ebu Amar Sun Mar 07, 2010 12:59 am

Cvektoviç: Azilkërkuesit u mashtruan nga agjencitë e Maqedonisë

Kryeministri serb Mirko Cvektoviç ka akuzuar disa agjenci turistike të Maqedonisë për mashtrimin dhe organizimin e udhëtimit të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe nga Serbia me qëllim përfitimin e parave nga këto udhëtime.
Gjatë një vizite pune në Bruksel pranë institucioneve kryesore të Unionit Evropian, Cvetkoviç ka treguar se për këtë problem është takuar dhe ka diskutuar gjatë edhe me kryeministrin belg Yves Leterme.
“Organizuesit e gjithë kësaj ishin disa agjenci turistike që mbushnin autobusët dhe bëhej fjalë për udhëtime të organizuara dhe jo individuale.
Ne do të kontrollojmë këto organizata, tre prej të cilave, sipas informacionit që kam unë janë identifikuar të jenë nga Maqedonia dhe ato kalojnë nëpër Serbi.
Nëse gjejmë të tilla në Serbi do të ngremë padi kundër këtyre personave që shpërndajnë informacione të gabuara”, deklaroi Cvektoviç në një konferencë për shtyp me Presidentin e Komisionit Evropian Hose Manuel Barroson.
Nga ana e tij Presidenti i Komisionit deklaroi se ky problem duhet të zgjidhet në mënyre efikase, të përgjegjshme dhe serioze nga vendet e nga ku vijnë azilkërkuesit.
“Heqja e vizave është progres që duam ta ruajmë me vendet ku u aplikua dhe ta shtrijmë dhe në vende të tjera por është e rëndësishme të shihet se liberalizimi i vizave funksionin siç duhet”, deklaroi Barroso.
Pasi shpjegoi se azilkërkuesit kanë paraqitur arsye ekonomike dhe jo politike, kryeministri serb pranoi se krahinat në jugun e Serbisë nga të cilat vijnë azilkërkuesit janë më të pazhvilluara se pjesa tjetër e vendit.
Ai tregoi ndërkohë se qeveria serbe do të zhvillojë vizita në terren, takime, fushata informimi me qytetarët dhe kryebashkiakët e këtyre krahinave për tu shpjeguar se nuk ekzistojnë shanset për përfitimin e azilit në Belgjikë.
Cvektoviç premtoi se qeveria serbe planifikon të zhvillojë disa projekte për zhvillimin ekonomik të këtyre krahinave në mënyrë që problemet ekonomike të zgjidhen në Serbi e jo nëpërmjet ikjes së qytetarëve në Belgjikë dhe hapjes së problemeve të tjera në këtë vend./alsat-m/

Ernest Bunguri, BRUKSEL
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi