Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbërriti autobusi i parë me azilkërkuesit

Shko poshtë

Mbërriti autobusi i parë me azilkërkuesit Empty Mbërriti autobusi i parë me azilkërkuesit

Mesazh nga Peace to you Sat Mar 13, 2010 12:21 am

Mbërriti autobusi i parë me azilkërkuesit

Rreth orës 18.00 të mbrëmjes mbërriti në Kumanovë autobusi i parë me azilkërkuesit që ishin paraqitur vullnetarisht për t’u kthyer në vendlindje. Kamerat televizive prisnin me orë të tëra autobusin në vendin ku duhej të mbërrinte, por ai erdhi i zbrazët për shkak se pasagjerët kishin ndaluar që në autostradë në hyrje të Kumanovës, për të shmangur kamerat dhe interesin e gazetarëve.
Gjithsej, në autobus ishin 44 udhëtarë, të shoqëruar nga autoritete belge të komisariatit për migrim, të cilët pas mbërritjes në Kumanovë, thanë se udhëtimi kishte kaluar mirë.
Një grup udhëtarësh kishin zbritur në Luginën e Preshevës, ndërsa të tjerët në Kumanovë.
Autoritet belge nuk treguan për ndonjë autobus tjetër të mundshëm, pasi kthimi varet nga vullneti i shtetasve të Maqedonisë.
Ndërkaq, autoritetet belge, njoftuan së fundi se numri i kërkesave për azil, nga shtetas maqedonas apo serbë në Belgjik, ka rënë në zero.
Kryeministri i Belgjikës Iv Leterm pas kthimit nga vizitat në Ballkan, tha se Belgjika nuk pendohet lidhur me vendimin për heqjen e vizave, por theksoi se gjatë presidencës së BE-së, Belgjika do të tregohet e kujdesshme me vendet e ardhshme që do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave.
Leterm, theksoi sërish sot, në një intervistë për “Dojçe Velen’ se Belgjika nuk do të japë azil, dhe shtetasit që do të kërkojë strehim bëjnë mirë të mos e provojnë këtë eksperiencë mashtrimi nga njerëz që shfrytëzojnë gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, për të përfituar.
“Ishte një udhëtim i mirë.
Por njerëzit u larguan sepse ishin të frikësuar nga kamerat dhe gazetarët. 2 blloqe më tej.
Nuk kam ide për kthim të ndonjë autobusi tjetër. Nëse do të ketë vullnetarë të tjerë që duan të kthehen.
Por, për momentin nuk kemi vendosur ende”, tha përfaqësues i Zyrës belge për migrim.
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi