Njëzëri dënohet incidenti në sheshin e Shkupit
Faqja 1 e 1

Të gjitha partitë ashper dënuan incidentin e djeshëm në shesh të Shkupit ku një pjesë e grupit të tifozëve Komitët sulmuan qytetarët shqiptarë që në atë moment gjendeshin në shesh, kur u plagos një fëmijë 11 vjecar. Gjendja e tij është stabile dhe pas intervenimit mjekësaor ai është lëshur për kurim në shtëpi.
"Atë që mbrëmë ka ndodhur në Shesh, mund vetëm ta dënojë. Ajo është një zënkë, supozoj grup i huliganëve të cilët kanë sulmuar disa fëmijë, të cilët mesiguri se kanë qenë duke u argëtuar. Edhe një here dua të theksoj se çdo incident I tipit të këtillë, pa marrë parasysh se kush kë e ka sulmuar dhe kush cilës bashkësi etnike I takon, është për ta gjykuar dhe ajo që unë mund ta bëj dhe që e kam bërë deri tani është se kam kërkuar nga MPB-ja të zbardh rastin, të kapen fajtorët dhe të dënohet ashtu siç duhet", deklaroi kryeministri Nikola Gruevski.
Sipas BDI – "Projekti Shkupi 2014 tash më po i jep rezultatet për të cilat po paralajmërojmë në vazhdimësi – po i polarizon, po i fragmenton, që në fund t'i ndajë shqiptarët dhe maqedonasit.
Për fat të keq, sulmi ndaj shqiptarit 11 vjeçar është vetëm pasojë e atmosferes së përgjithshme të krijuar nga një sëri projektesh politike të cilat nisën me enciklopedinë ndërsa arritën kulminacionin me projektin për sheshin”.
Sipas partisë shqiptare në pushtet ’’Është kohë e fundit që kompetentët, ku bëjnë pjesë edhe vetë ata, të ballafaqohen me këto dukuri në shoqërinë tone të cilat po marrin elemente të fashizmit dhe njëher e përgjithmonë të zgjidhen që të pengohet rreziku nga eskalimi I tyre I mëtejshëm dhe pasojat e padëshiruara.
Edhe për DR incidenti i djeshëm është pasojë e politikave të gabura të qeverisë aktiuale.
Sipas tyre pas promovimit të projektit SHKUPI 2014 dikush tani dëshiron edhe fizikishtë të parandaloj prezencën e shqiptarëve në sheshin e Shkupit.
"Ashtu siç e dini, në Projektin Shkupi 2014 tregohet qartë se për shqiptarët nuk ka vend në sheshin e Shkupit.
Tani në vitin 2010 dmth dikush i inkurajuar nga po kjo Qeveri aktuale tregon se, ndoshta dhe tenton që edhe fizikisht shqiptarëve tua pamundëson të jenë prezent në Sheshin e Shkupit", thotë zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha.
LSDM në reagimin e saj thotë se të paktën prêt që edhe kryeministri dhe partiaj e tij të dalin të dënojnë këtë incident vandal.
“Për fat të keq ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji. Prej këtu mund të konstatojmë se dikush në MPB-ja përfundimishtë duhet të mbajë përgjegjësi se për çfarë arsye edhe krahas përvojave të hidhura të disa muajve më parë, siç ishte rasti në Nerez të Shkupit, kompetentët edhe dje dështuan në parandalimin e grupit huligan të tifozëve.
Nuk dëshirojmë të besojmë se bëhet fjalë për gabim sistematik të udhëheqësis politike të MPB-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Një Incident të përmasave të ngjashme grupi i tifozëve KOMITËT shkaktoi edhe Korrikun e vitit të kaluar me banorët shqiptarë të lagjes Nerez të Shkupit.
Në atë kohë MPB ngirti padi kundër 8 pjestarëve të këtij grupi dhe mbi 20 banorëve shqiptarë të kësaj lagje.

Ebu Beker- Anëtarë Aktiv
- Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010
Similar topics
» Komitët rëndë plagosin një fëmijë në sheshin e Shkupit
» Myftinia e Shkupit kërkon kthimin e Suli Hanit
» Myftinia e Shkupit kërkon kthimin e Suli Hanit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi