Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla për rininë!

Shko poshtë

Këshilla për rininë! Empty Këshilla për rininë!

Mesazh nga Ebu Beker Sat Feb 06, 2010 12:13 am

Këshilla për rininë!

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut subhanehu ue teala, i Cili ka thënë: ".Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga Allahu." suretu en-Nisaë: 131.

Selamet dhe përshëndetjet tona janë për të dërguarin e Allahut, Muhamedin alejhi selam, i cili ka thënë: "U porosisë juve me devotshmëri ndaj Allahut të Madhëruar, dëgjueshmëri dhe nënshtrim ndaj sunduesit."

Devotshmëria është përulje dhe nënshtrim ndaj Allahut subhanehu ue teala, duke i zbatuar Urdhërat e Tij dhe duke u larguar nga Ndalesat e Tij, dhe me anë të së cilës arrihet lumturia në këtë botë dhe në botën tjetër.

Këto janë disa këshilla të vlefshme islame në sfera të ndryshme, si në adhurime, marrëdhënie ndërnjerëzore, moral e mirësjellje si dhe në sfera të tjera jetësore. Ia drejtojmë këto këshilla rinisë islame, e cila kujdeset për njohjen e asaj që i shërben si përkujtim, sepse përkujtimi i bën dobi muslimanëve. Shpresojmë tek Allahu i Lartmadhëruar që ai i cili i lexon apo i dëgjon të ketë dobi prej tyre, si dhe ta shpërblejë atë që i ka shkruar, i ka shpërndarë apo ka punuar me to. Tek Allahu mbështetemi dhe Ai na mjafton neve.

Këto këshilla janë:

1. Ki nijet (qëllim) të pastër vetëm për Allah dhe ki kujdes nga syfaqësia në fjalë dhe punë.

2. Paso sunetin e Pejgamberit alejhi selam në çdo fjalë, vepër apo moral.

3. Ki frikë Allahun subhanehu ue teala, angazhohu në kryerjen e të gjitha obligimevedhe në largimin nga të gjitha ndalesat.

4. Pendohu tek Allahu subhanehu ue teala me një pendim të sinqertë dhe shpeshto istigfarin (kërkimin e faljes).

5. Ki parasyshë Allahun xhel-le ue ala në çdo lëvizje apo qëndrim tëndin, dije se Allahu të sheh, të dëgjon dhe e di se çfarë fsheh në zemren tënde.

6. Beso në Allahun subhanehu ue teala, në engjujt e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe në caktimin e Tij: të së mirës dhe të së keqës.

7. Mos paso askënd me një pasim të verbër dhe mos u bëj lajkatar.

8. Ji i pari në punë të mira, që të shpërblehesh për ato punë dhe për të gjithë ata që të pasojnë ty në to.

9. Lexo për veten tënde dhe për familjen tënde librin: "Rijadu Salihin" dhe librin: "Zadul Mead" të dijetarit të njohur Ibn Kajjim.

10. Kushtoji rëndësi abdesit, ripërtërije atë dhe qëndro vazhdimisht i pastër nga çdo papastërti.

11. Kushtoji rëndësi faljes së namazit në fillim të kohës së tij, dhe faljes me xhemat në xhami, sidomos jacinë dhe sabahun.

12. Mos ha gjëra që kanë erë të rëndë si qepë apo hudhër (para shkuarjes në xhami) dhe mos pi duhan, sepse e dëmton veten dhe muslimanët.

13. Ji i kujdesshëm për faljen e namazit me xhemat me qëllim që të arrishë shpërblimin që është në të.

14. Jepe zeqatin dhe mos u bëj përtac ndaj atyre që e meritojnë atë.

15. Shko në namaz të xhumasë herët dhe ki kujdes që të mos vonohesh deri pas ezanit të dytë e që të jeshë prej gabimtarëve.

16. Agjëro muajin e Ramazanit me besim të plotë duke shpresuar që Allahu subhanehu ue teala do t'i falë mëkatet e mëparshme dhe ato të mëvonshme.

17. Ki kujdes nga prishja e agjërimit të ndonjë diteje gjatë Ramazanit, pa ndonjë arsye fetare, e të jeshë prej mëkatarëve.

18. Falu gjatë netëve të Ramazanit, posaçërisht gjatë natës së Kadrit, me besim dhe llogaritur veten tek Allahu subhanehu ue teala, që të të falen ty mëkatet e kaluara.

19. Shpejto për ne Haxh dhe Umre nëse ke mundësi dhe ke kujdes nga vonesa në kryerjen e tyre.

20. Lexo Kur'anin dhe medito rreth kuptimeve të tij, zbato urdhërat e tij dhe largohu nga ndalesat e tij që të jetë argument dhe ndërmjetësues për ty para Allahut xhel-le ue ala Ditën e Gjykimit.

21. Vazhdo dhe shpeshto përmendjen e Allahut, fshehurazi dhe haptazi, në këmbë, ulur apo shtrirë dhe ke kujdes nga harresa e tij (dhikrit).

22. Prezanto në vendet e dijes, sepse ato janë prej kopshtijeve të xhenetit.

(Këshilla numër 23 mungon dhe nuk gjendet as në kopjen origjinale të fletushkës në gjuhën arabe, sh.p.)

24. Ule shikimin tënd nga gjërat e ndaluara dhe mos shiko pa kontroll, sepse shikimi është shigjetë e helmuar nga shigjetat e Iblisit.

25. Mos e lësho rroben tënde poshtë nyjes së këmbës dhe mos ec me mburrje e mendjemadhësi.

26. Mos vish mëndafsh dhe mos u stolis me ar, sepse ato janë të ndaluara për meshkujt.

27. Mos u përngjaj grave dhe mos lejo që gratë tuaja tu përngjajnë burrave.

28. Lësho mjekrrën, sepse Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni (rritini) mjekrrat."Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

29. Mos ha dhe mos pi vetëm se hallall dhe do të jeshë prej atyre që ju pranohen lutjet.

30. Fillo me Bismilah kur të fillosh ngrënien dhe pirjen, ndërsa kur të përfundosh Falendëroje Allahun, thuaj: " Elh."

31. Ha, pi, jep dhe merr me të djathtën.

32. Ki kujdes nga zullumi (padrejtësia) sepse ajo është errësirë Ditën e Gjykimit.

33. Mos e shoqëro vetëm se besimtarin dhe mos ta hajë ushqimin tënd vetëm se i devotshmi.

34. Largohu nga marrja, dhënia dhe ndërmjetësimi në rryshfet, sepse ai që e bën këtë është i mallkuar.

35. Mos e kërko kënaqësinë e njerëzve duke e hidhëruar Allahun subhanehu ue teala, e që Allahu të hidhërohet me ty.

36. Respekto udhëheqësitë tuaj në çdo gjë të lejuar me sheriat dhe lutu për përmirësimin e tyre.

37. Ki kujdes nga dëshmia e rrejshme dhe fshehja e dëshmisë. Ka thënë Allahu subhanehu ue teala "...sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar, me zemrën e vet, Allahu di për atë që veproni." Suretu el-Bekare: 283

38.Urdhëro për në të mirën dhe ndalo nga e keqja. Ka thënë Allahu subhanehu ue teala: ".urdhëro për punë të mira e ndalo nga të këqiat, dhe përballo me durim çdo gjë që të godet..." Suretu Llukman: 17

Punë të mira janë çdo gjë që ka urdhëruar Allahu dhe i dërguari i Tij, kurse të këqiat janë çdo gjë që ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij.

39. Largohu nga të gjitha gjërat e ndaluara (haramet): të voglat dhe të mëdhat, mos bëj mëkat ndaj Allahut subhanehu ue teala dhe mos e ndihmo askënd në mëkat.

40. Mos iu afro prostitucionit. Ka thënë Allahu subhanehu ue teala: "Mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtetë ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë e keqe."El-Israë: 32

41. Sillu mirë me prindërit e tu dhe ki kujdes nga mosrespektimi i tyre.

42. Mbaj lidhje farefisnore dhe ki kujdes nga shkëputja prej tyre.

43. Sillu mirë me fqiun tënd dhe mos e mundo atë.

44. Shpeshto vizitat e të mirëve dhe të vëllezërve të tu nga feja.

45. Duaj dhe urrej për hirë të Allahut subhanehu ue teala sepse kjo është prej pjesëve më të rëndësishme të imanit.

46. Rri më njeri të mirë dhe largohu nga i keqi.

47. Shpejto në kryerjen e nevojave të muslimanëve dhe fut në zemrat e tyre gëzim.

48. Pajisu me butësi, durim dhe tolerancë dhe ki kujdes nga vrazhdësia dhe nxitimi.

49. Mos ia ndërprej fjalën tjetrit, por ndëgjoje atë.

50. Pëshëndete me selam atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh.

51. Kur të japësh selam shprehe me fjalë (es-selamu alejkum) e mos u mjafto vetëm me lëvizjen e dorës apo të kokës.

52. Mos e ofendo askënd e as mos e cilëso me cilësi të këqija.

53. Mos e mallko askënd, madje as kafshët e as gjërat e ngurta.

54. Ki kujdes nga shpifja ndaj njerëzve ne nderin e tyre, sepse kjo është prej mëkateve të mëdha.

55. Ki kujdes nga nemimja(e që është): bartja e fjalëve në mes të njerëzve me qëllim fesadi (përçarjeje).

56. Ki kujdes nga gibeti(e që është): t'ia thuash vëllaut tënd atë që e urren.

57. Mos e frikëso asnjë musliman e as e mos e mundo atë.

58. Pajto në mes të njerëzve, sepse ajo është prej punëve më të mira.

59. Fol mirë ose përndryshe hesht.

60. Ji i drejtë dhe mos gënje, sepse gënjeshtra shpie deri në mëkate, kurse mëkatet të shpien ne zjarr.

61. Mos ji dyfytyrësh që t'iu paraqitesh disave me një fytyrë kurse të tjerëve me një fytyrë tjetër.

62. Mos u beto në emër të dikujt tjetër përveç Allahut xhel-le ue ala dhe mos e shpeshto betimin, edhe nëse është për të vërtetën.

63. Mos e nënçmo tjetrin, sepse askush nuk është më i mirë se tjetri vetëm se në devotshmëri.

64. Mos shko te fallxhorët, parashikuesit dhe magjistarët dhe mos u beso atyre.

65. Mos fotografo (vizato, pikturo) njerëz apo ndonjë gjallesë, sepse ata që e bëjnë këtë janë prej njerëzve që do ta kenë dënimin më të rëndë në Ditën e Gjykimit.

66. Mos mbaj në shtëpinë tënde fotografi të gjërave që kanë shpirt, e që të mos lejosh hyrjen e melekëve në të.

67. Kërko mëshirë për atë që teshtinë duke i thënë jerhamukallah "Allahu të mëshiroftë" nëse ai ka thënë: elh.

68. Mos e praktiko fishkëllimën e duartrokitjen.

69. Shpejto për në pendim nga çdo mëkat dhe punën e keqe pasoje me një punë të mirë, që ta fshijë të parën, si dhe ki kujdes nga fjala: "do ta, do ta" (lënia e punëve për më vonë).

70. Shpreso në faljen dhe mëshirën e Allahut dhe ki mendim të mirë për Allahun subhanehu ue teala.

71. Frikësohu nga dënimi i Allahut subhanehu ue teala dhe mos e mendo veten të shpëtuar (të sigurtë) nga ai dënim.

72. Bëj durim gjatë sprovave dhe falenderoje Allahun në begati.

73. Shpeshto punët e mira shpërblimi i të cilave të mbetë edhe pas vdekjes, si: ndërtimi i xhamive dhe shpërndarja e dijes.

74. Kërko nga Allahu xhenetin dhe kërko prej Tij mbrojtje nga zjarri.

75. Shpeshto selamet dhe pëshëndetjet (salavatet) e tuaja ndaj Pejgamberit alejhi selam.

Paqa dhe mëshira e Allahut qoftë përgjithmonë mbi të, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi