Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 Këshilla nga selefët

Shko poshtë

10 Këshilla nga selefët Empty 10 Këshilla nga selefët

Mesazh nga melika Thu Apr 22, 2010 5:56 pm

10 Këshilla nga selefët

1. Ebu Sulejman Ed-Darani ka thënë: “Nëse dëshiron të bësh ndonjë vepër për të cilën mendon se është vepër e mirë, shiko nëse është transmetuar nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, bëje. E nëse jo, lëre fare atë. Nëse të shkon mendja të bësh ndonjë gjynah,menjëherë kujto përfundimin e tij të keq.
Kujto se Allahu i Lartësuar të shikon ty, të mbikëqyr në çdo çast dhe thuaji vetes tënde: “Nëse dikush prej njerëzve të mirë të popullit tim do të më shihte, do të më vinte turp prej tij e si të mos kem turp prej Zotit tim të Madhëruar? E mundet që Zoti im të ma përshpejtojë dënimin dhe të ma zbulojë gjynahun.”

2. Një herë Ahmed ibn Ebil-Hauari hyri tek Ebu Sulejman Ed-Darani dhe e gjeti duke qarë. Ahmedi i tha: “Çfarë të bëri të qash?”
Ebu Sulejmani ia ktheu: “E si të mos qaj?! Sikur t’i shihje namazfalësit e natës, duke u falur në mihrabët e tyre e lotët e syve nëpër faqet e tyre u kanë rrjedhur ndër këmbë, ndërsa i Madhërishmi që ndodhet shumë pranë thërret:
“Xhebrail! Unë e kam në kujdes të veçantë atë që shijon kënaqësinë e fjalëve të Mia dhe gjen çlodhje e rehati te bashkëbisedimi me Mua.
Përse o Xhebrail, nuk thërret tek ata: “Ç’është ky shqetësim që shoh tek ju? A mos vallë keni dëgjuar që i dashuri të dënojë të dashurin e tij?”
Si mund të ndodhë kjo që Unë i strehova disa njerëz dhe gjatë natës i gjeta të ngritur duke m’u lutur Mua. Pasha krenarinë Time, kur të vinë para meje, shpërblimi për ta është që Unë ta zbuloj për ta mbulesën nga Fytyra Ime dhe të më shikojnë kur i shoh.”

3. Mensur bin Amari tregon: “Kam dëgjuar një njeri shumë adhurues, i cili falej natën e i drejtohej Allahut me këto fjalë: “Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Tënde, me gjynahun tim nuk kam pasur për qëllim të të kundërshtoj Ty, e as t’i ekspozohem dënimit Tënd, as nuk jam i paditur dhe injorant në shembujt që ke dhënë, as nuk dëshiroj dënimin Tënd, as nuk nënvlerësoj shikimin Tënd, porse vetja ime më mashtroi e ndihmuar nga shoqëria ime, më mashtroi fakti që Ti mbulon dhe na fsheh mëkatin, prandaj të kundërshtova me injorancë dhe pa turp harxhova mund në këtë gjë.
Po tani, O Zoti im! Kush më shpëton prej dënimit Tënd? Me kë të lidhem nëse ti e shkëput lidhjen Tënde me mua? Oh mjerë për mua kur të qëndroj nesër para Teje, kur atyre që janë të lehtësuar nga pesha e mëkateve t’u thuhet “Kaloni!”
Ndërsa atyre që janë të rënduar me gjynahe t’u thuhet: “Bini poshtë.”
Oh për mua…! A do të jem me ata që do të kalojnë apo me ata që bien, O Zoti im! Mjerë për mua! Sa më shumë zgjaten ditët e mia, aq më shumë shtohen gjynahet. Mjerë për mua, sa më shumë shtohet mosha ime, aq më shumë shtohen fajet e mia! Për çfarë të pendohem më parë, cilin gjynah apo faj të lë? Ah, rinia ime si ke kaluar…”

4. Një njeri fali dy rekate namaz pranë një varri (pa e ditur që aty ka varr) dhe më pas u mbështet të çlodhej. E zuri gjumi. Në ëndërr pa njeriun që ishte i varrosur aty dhe po i thoshte: “Mënjanohu pak nga unë se më mundove për Zotin. Ata dy rekate namaz që fale sikur të ishin të miat, do të ishin më të dashura për mua sesa e gjithë dynjaja dhe çka në të. Ju jeni në një botë ku mund të punoni, por nuk i dini shumë gjëra, ndërsa ne jemi në një botë ku dimë, por nuk mund të punojmë.”

5. Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur kaloi pranë një grumbulli rëre tha:
“Mjerë banorët e zjarrit! Sikur ta dinin se do të qëndrojnë në zjarr sa numri i kokrrizave të këtij grumbulli rëre, e pastaj do të dilnin nga dënimi, do t’u mbetej goxha shpresë tek e cila do të gjenin prehje, por për ta dënimi nuk ka fund.”

6. Jezid Err-Rrishkani qante shumë
Kur hynte në banesën e tij qante, kur dilte qante, kur hynte në xhami qante, kur vëllezërit i uleshin pranë qante. Një herë i biri e pyeti: “Pse qan? Pasha Allahun, sikur zjarri të ishte krijuar vetëm për ty, nuk do të mund të shtoje më shumë se kaq.”
Jezidi qau dhe tha: “Të pastë nëna, o biri im, a nuk është krijuar zjarri për mua dhe vëllezërit e mi prej njerëzve dhe xhinëve? A nuk e ke lexuar o bir ajetin: “O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi…”
A nuk e ke lexuar ajetin: “Juve të dy grumbujve do t’u derdhet flakë zjarri dhe plumb i shkrirë, e ju nuk mund të mbroheni.”
A nuk e ke lexuar?... “E kur të qahet qielli…” derisa të arrish tek thënia e
Allahut: “Ja, ky është xhehenemi, të cilin kriminelët e mohonin. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet zjarrit dhe ujit të vluar deri në kulminacion.”
Pastaj u ngrit duke bërtitur e duke u sjellë nëpër shtëpi derisa i ra të fikët.
E ëma pastaj i tha: “O biri im,pse e çove deri aty babanë tënd?”
Tha: “Pasha Allahun, desha vetëm t’ia lehtësoja, e jo t’ia shtoj derisa të vrasë veten.”

7. Ummu Darda i ka thënë Shehr bin Haushebit: “Frika që përshkon zemrën e birit të Ademit i ngjan afshit të djegies së degëve të thata të palmës. A nuk e ke vënë re se si zemra në një frikë të tillë i përcjell trupit rrënqethje?”
Tha: “Po.”
Ajo tha: “Në ato çaste bëj dua, se pa dyshim atëherë duaja gjen përgjigje.”

8. Ebil-Xheled ka thënë: “Allahu i ka shpallur Musait a.s.: “Nëse më përmend Mua, më përmend kur gjymtyrët e tua të jenë të rrënqethura, nëse më lutesh Mua, gjuhën tënde lidhe me zemrën, nëse çohesh të falesh për Mua, qëndro i përulur e i përgjëruar, fajëso vetveten se ajo meriton më shumë se gjithçka tjetër të fajësohet, më thirr atëherë kur zemrën ta kesh që të dridhet nga frika Ime, kur gjuha të ketë folur vetëm drejt. Çështjen tënde parashtroja Allahut të Lartësuar, përgjërohu me lutje para Tij, bëje zemrën të ndjejë se nuk mund të arrijë prej riskut dhe mirësisë asgjë më shumë sesa i kam caktuar Unë, çfarëdo lloj shkaku të përdorje në qiej e në tokë, nuk mund të të godasë e keqja më shumë sesa kam lejuar Unë, edhe sikur të mblidhej për këtë gjë kush është në qiej e në tokë. Ajo që të ka goditur (nga vështirësitë e sprovat) nuk ka pasur se si të mos ndodhte dhe çfarë nuk të ka goditur nuk ka pasur kurrsesi mundësi të të godasë. Dije se ai që është duke mbijetuar mbi një dru në dallgët e detit nuk është më i nevojshëm për Allahun dhe Mëshirën e Tij sesa ai që është në shtëpi midis familjes dhe pasurisë së tij. Sepse edhe shkaqet e jetës së të dytit janë në Dorën e Allahut ashtu siç janë edhe shkaqet e mbijetesës së atij që është duke u mbytur. Nëse këto i ke plotësuar në zemrën tënde, atëherë mbështetju Allahut siç i mbështetet ai që nuk di rrugë shpëtimi për veten e vet përveç Allahut të Lartësuar.”

9. Dikush ka thënë: “Kam kaluar malet e Shamit e në një prej tyre gjendej një njeri shumë adhurues. E kish mbuluar e qara dhe vaji e unë dëgjoja që thoshte:
“A të duket se e qara ime më bën dobi tek Ti, o Zoti im?
A mendon se më shpëton kokën prej dënimit dhe zemërimit Tënd?
Apo dëshiron të më dënosh me zjarr për fajet që kam bërë?
E do të më qortosh përpara gjithë njerëzimit për çka kam lënë mangët në hakun Tënd?
Ah, mjerë për mua nëse më zbulohen gjynahet.
Ah sa turp për fytyrën time. Ah i mjeri trupi im nëse hidhet në zjarr@”
Pastaj e shtoi të qarën derisa më bëri që për çastin të harroj gjithçka ndodhi më parë. Ndërkohë një burrë e thirri: “Të lutem na e trego pak rrugën, Allahu të mëshiroftë.”
Qau pastaj tha: “Si t’ia bëjmë që të jemi të qëndrueshëm në rrugën tonë?
Si t’ia bëjmë të kemi stabilitet në këtë rrugë? U lut:
“O Zoti im! Tregoju rrugën atyre dhe mua e mos më lejo të humbas unë dhe as ata.”

10. Muadh ibn Xhebeli, kur i ish afruar çasti i vdekjes, herë e humbte vetëdijen e herë vinte në vete. Në një çast, kur i erdhi vetëdija, tha:
“Merr o Zot, atë çka do të marrësh prej meje! Pasha Krenarinë Tënde, Ti e din se unë të dua.” Pastaj tha: “Shkoni shihni, a ka dalë dielli?”
Dikush i tha: “Po.”
Muadhi vazhdoi: “O Allah! Të lutem më mbro nga ajo natë, mëngjesi i së cilës të çon në zjarr! Mirëseardhje për vdekjen, vizitorin e dashur që vjen pas kësaj kohe të gjatë në çast nevoje e varfërie. O Allah! Ti e din që unë nuk e kam dashur qëndrimin në këtë botë për mbjelljen e pemëve, e as për rrjedhjen e lumenjve në kopshte. Por e kam dashur për etjen e agjërimit në mesditën e nxehtë, për namazin e netëve të ftohta të dimrit dhe për uljen në gjunjë përpara dijetarëve në mexhliset e dijes.”
Harith ibn Amireh qau. Muadhi i tha: “Pse qan?” Tha: “Për Zotin nuk qaj për ndonjë lidhje farefisnore të ngushtë midis meje dhe teje, e as për ndonjë interes dynjaje se s’do e përfitoja më prej teje. Porse unë prej teje merrja dije për të cilën kam frikë se do të ndërpritet.”
Muadhi i tha: “Mos qaj, me të vërtetë atij që e do sinqerisht dijen, Allahu ia dhuron siç ia dhuroi Ibrahimit, mikut të Tij të ngushtë, kur në atë kohë s’kishte as dije e as besim.”


Përmblodhi: Eroll Nesimi
Klubikulturor.com

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi