Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë thanë të tjerët për tolerancën islame?

Shko poshtë

Çfarë thanë të tjerët për tolerancën islame? Empty Çfarë thanë të tjerët për tolerancën islame?

Mesazh nga Dhulkarnejn Sat Feb 06, 2010 12:19 am

Çfarë thanë të tjerët për tolerancën islame?

Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi

Shembujt e përmendur në artikullin e javës së kaluar për tolerancën islame ishin vetëm disa nga shembujt e shumtë dhe të panumërt që mund të sillen rreth tolerancës dhe shkëlqesisë së kësaj feje, zaten vet fjala “islam”
jep të kuptohet një gjë e tillë ngase prej domethënieve të sajë është edhe paqe, siguri, pastaj shprehja e par e myslimanit kur të takohet me dikë dhe përshëndetet me të është po e këtij lloji “selam alejkum” duke i shprehur dhe ofruar tjetrit paqe, siguri, duke ia bërë me dije prej fjalës së parë se ti je i sigurt, i qetë nga unë që jam mysliman. Për paqen dhe tolerancën islame kanë dëshmuar edhe shumë njerëz të mëdhenj jo mysliman nga vetë të krishterët dhe të feve tjera, historian, filozof dhe të lamive të tjera, sa për ilustrim do të përmendim vetëm disa nga ato, duke pasur parasysh hapësirën e caktuar për këtë temë:



1. Thotë poetja e njohur angleze Karen Armstrong: “Profeti Muhamed pas çlirimit të Mekës nuk kishte qëllim gjakderdhje nga hakmarrja, ai asnjëherë askujt nuk ia imponoi islamin, asnjëherë askush nuk ndjeu ndonjë presion për tu futur në islam. Muhamedi nuk donte imponimin e njerëzve, por marrëveshje me ta”.

2. Thotë Tomas Ornold në librin e tij “ Thirrja në islam”:” Arabët janë sjellë ndaj të krishterëve me një tolerancë të madhe që nga shekulli i parë hixhri (nga fillimi i islamit) dhe ka vazhduar kjo tolerancë me shekuj. Kështu që mund të konkludojmë lirshëm se fiset e krishtera të cilat e kanë pranuar islamin e kanë pranuar me vetë dëshirë, bindje dhe liri të plotë dhe se arabët e krishterë të cilët jetojnë sot në mesin e komuniteteve myslimane janë dëshmitarë për këtë”.

3. Thotë amerikani i njohur Draber: myslimanët e pare në kohën e kalifëve nuk kanë mjaftuar vetëm në respektin e shkencës dhe të shkencëtarëve të krishterë dhe hebrenj, thjeshtë si respekt, por se atyre ju ngarkuan edhe shumë përgjegjësi të mëdha të shtetit, sa që Harun Errashidi ia ngarkoi Hinna Bin Masevejhi i krishterë të gjitha shkollat duke e bërë atë inspektorin më të lartë të arsimit. Ngase kalifja Harun nuk shikonte nga cili vend vinte ai njeri apo cilës fe i përket, por shikonte dhe çmonte shkencën dhe dijen.

4. Thotë historiani i njohur bashkëkohor Vilz kur fletë për parimet islame: Ato kanë vendosur baza të mëdha në mënyrën e të punuarit të drejt dhe të ndershëm, përhapin tek njerëzit zemrën e bujarisë dhe të tolerancës, ato parime janë njerëzore, të mundshme për ti praktikuar, ato kanë krijuar shoqëri dhe grupe në të cilat është eliminuar zullumi, padrejtësia dhe mizoria... – derisa thotë - ato parime janë të mbushura me shpirtin e butësisë, tolerancës dhe vëllazërisë”

5. Thotë: Rino në historinë e luftërave arabe në Francë Itali etj “ myslimanët në qytetet e Andaluzisë (Spanjës gjatë sundimit islam atje) janë sjell ndaj të krishterëve në mënyrën më të mirë, mirëpo edhe të krishterët i kishin parasysh parimet e myslimanëve saqë i bënin synet fëmijët e tyre dhe nuk e hanin mishin e derrit” .

6. Ndërsa Gostaf Lubon thotë se: “njerëzimi nuk njeh çlirimtarë të mëshirshëm e tolerant sikurse arabët, e as fe tolerante sikurse feja e tyre”.

7. Thotë orientalistja gjermane Zigrid Hunke: “ Nuk ka dhunë në fe” Kjo është ajo çfarë urdhëroi Kurani, andaj duke u nisur nga ky parim arabët nuk ua imponuan popujve të mundur (të pushtuar) hyrjen në islam dhe pa far dhune për tu konvertuar në islam u shkrin të krishterët sikurse akulli në fenë e re, sepse mbi ta lindi dielli me rrezet e tij ashtu siç anon lulja nga drita me qëllim për të jetuar më gjatë, kështu njerëzit u futën në lumturinë dhe tolerancën e islamit.

8. Thotë Gostaf Lobon: Muslimanët janë të vetmit njerëz të cilët kanë bërë bashkë mes (gires) fanatizmit dhe mes tolerancës ndaj feve të tjera, kështu që ata edhe pse bartën shpatën, megjithatë i lan njerëzit të lirë në pasimin e feve të tyre”

9. Thot Henri Di Kastri: Kam studiuar historinë e të krishterëve në shtetet islame, dhe kam dal me një të vërtet se myslimanët janë sjell me një butësi dhe tolerancë ndaj të krishterëve dhe këtë parim nuk e gjejmë askund vetëm te myslimanët.

10. Ndërsa poeti i njohur Gete sqaron këtë tolerancë islame në librin e tij “etika e myslimanëve” ku mes tjerash thotë:” thanë të vërtetën: toleranca e myslimanit nuk vjen si rezultat i dobësisë së tij, por se myslimani është tolerant kur është i fort në besimin e tij”. Natyrisht këto ishin vetëm një numër shumë i vogël i gjithë atyre dëshmive të përmendura nga jo myslimanët të cilët parim të tyre kanë pasur drejtësinë dhe realitetin pavarësisht a ju pëlqen, a e përqafojnë atë apo jo, por hakun dhe të vërtetën e thonë. Nga ky parim edhe kanë folur dhe dëshmuar tolerancën islame e cila gjithherë ka mbretëruar dhe ekzistuar që nga dita e parë e fillimit të shpalljes atje në shkretëtirën e Mekës para 14 shekujve e ka vazhduar me shekuj deri sot dhe do të vazhdoj si e tillë edhe më tej, dhe se të gjitha ato akuza të cilat i janë bërë islamit se është fe e vrazhdë, fe e dhunës dhe shkeljes së drejtave të njeriut dhe vazhdojnë ti bëhen edhe më tej, janë fjalë boshe të pa baza të cilat lindin si rrjedhojë e injorancës apo mosnjohjes së realitetit të islamit, apo si rrjedhojë e inatit dhe urrejtjes së islamit dhe myslimanëve dhe si do që të jenë ato, do ti marr era dhe do të tretën e do të mbetët realiteti apo haku. Shumë stuhi kanë fryrë drejt këtij islami në të kaluarën, të gjitha i ka mundur, e do ti mund edhe këto të sotmet. Faleminderit prej Allahut që e ka marr përsipër ruajtën e kësaj feje deri në kiamet.
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi