Çfarë ka ardhur për spermën
Feja Islame :: Fikh
Faqja 1 e 1
Çfarë ka ardhur për spermën
Çfarë ka ardhur për spermën
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “Unë e fërkoja spermën (e tharë) nga rrobja e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), pastaj ai shkonte dhe falej me atë rrobe.” E transmeton grupi, me përjashtim të Buhariut.
Në një transmetim tjetër të Ahmedit thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e fshinte spermën nga rrobja e tij me një rrobe të parfumosur me një lloj bime, pastaj falej me të, ose e kruante atë (spermën e rënë në rrobe), nëse ishte tharë, pastaj falej me atë rrobe.”
Ndërsa në një transmetim tjetër të Buhariut, Muslimit dhe Ahmedit thuhet: “(Thotë Aishja E laja spermën e rënë në rrobën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), pastaj ai dilte për t’u falur dhe gjurmët e larjes dalloheshin në rrobën e tij si njolla uji.”
Ndërsa në një transmetim tjetër të Darakutnit, transmetohet se Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka thënë: “E fshija spermën nga rrobja e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), nëse ajo ishte e thatë dhe e laja atë, nëse ishte e njomë.”
Them (autori): Nga të gjitha këto tekste, del qartë se që të dyja ato (fërkimi dhe larja e rrobës ku ka rënë sperma) janë të lejuara.
Transmetohet nga Is’hak ibën Jusuf se ka thënë: Na ka treguar Sheriku nga Muhamed ibën Abdurrahman e ky nga Ata e ky nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ky ka thënë: “U pyet i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për spermën që bie në rrobe dhe ai tha: ‘Ajo është njësoj si qurret apo gëlbazat. Të mjafton ta fshish atë me një rrobe apo me barishte që mban erë të mirë’.”
E transmeton Darakutni dhe thotë: Këtë hadith nuk e ka ngritur tek i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) veçse Is’hak el Ezrak nga Sheriku.
Them (autori): Kjo nuk ndikon në saktësinë e tij, pasi që Is’haku është imam nga i cili janë transmetuar hadithe në dy “Sahihat” e Buhariut dhe Muslimit, kështu që ngritja dhe shtesa e tij në hadith është e pranuar.
Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Similar topics
» Çfarë është Xhihadi, farz kifaje apo farz ajn?
» Çfarë thanë të tjerët për tolerancën islame?
» Çfarë duhet të bëj ai i cili ka thyer betimin?
» Çfarë kanë thënë Dijetarët e Ehli Sunnah`uel Xhemah për Shiitët (Rafidhat) ?
» Të mëkatosh, çfarë padrejtësie O njeri, si mund të jetosh në tokën e Allahut, të ushqehesh prej furnizimit të Tij, e megjithatë, me mëkat të pajtohes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi