Brenda 2 muajve 35 të vdekur në rrugët e Kosovës
Faqja 1 e 1

Prishtinë, 9 mars 2010 - Në javën e parë të muajit mars, 7 qytetarë kanë humbur jetën tragjikisht në 5 aksidente rrugore në Republikën e Kosovës. Statistikat e muajit janar dhe shkurt tërheqin vemendjen se situata është shqetësuese, ku vetëm për këta dy muaj ka pasur 35 të vdekur.
Duke marrë parasysh, faktet e lartpërmendura dhe kushtet atmosferike që mbretërojnë këto ditë, Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. "Ju këshilloj që të shmangeni, për aq sa ju lejojnë rrethanat, nga vozitja, në këto kushte atmosferike.
Shfrytëzoni për aq sa ju lejojnë mundësitë, transportin publik apo edhe transportet e tjera alternative", thuhet në apelin e ministrit Pajaziti. Ai sidomos u bën thirrje grupmoshave të reja, që t'i shmangen vozitjes, veçanërisht në orët e vona gjatë uikendeve. "Kërkoj nga të gjithë qytetarë e Kosovës që t'i bashkëngjiten kësaj thirrjeje për ruajtjen dhe shpëtimin e jetëve", thotë Pajaziti.
Policia e Kosovës tashmë ka hartuar një plan të përkohshëm të quajtur "Shpëtimi i jetës" me qëllim që të minimizojë aksidentet me fatalitet. Detajet e planit do t'i prezantohen publikut në ditët në vijim nga Policia e Kosovës.

Ebu Beker- Anëtarë Aktiv
- Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010
Similar topics
» Brenda vitit, digjitalizohen televizionet
» E moshuara jeton me varrin brenda shtepise
» Janë ndier dridhje të tokës në disa qytete të Kosovës
» Më shumë se 200 të vdekur në Nigeri
» Jovanoviq: Tadiq të takohet me liderët e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi