Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur Dielli të jetë mbështjellë (dhe të errësohet)

Shko poshtë

Kur Dielli të jetë mbështjellë (dhe të errësohet) Empty Kur Dielli të jetë mbështjellë (dhe të errësohet)

Mesazh nga Ebu Amar Wed Mar 10, 2010 6:07 pm

1.Kur Dielli të jetë mbështjellë (dhe të errësohet).

Kur Dielli të jetë mbështjellë (dhe të errësohet) Einxu1

Një prej shenjave të para të Kiametit, ndërlidhet me Diellin, më saktësisht me lindjen e tij nga perëndimi, ndodhi pas së cilës fillojnë çrregullimet zinxhirore në tërë këtë gjithësi. Ky është një prej momenteve të fundit të kësaj bote. Edhe ajeti i parë i kësaj sureje dëfton për njërin nga momentet më të llahtarshme, që i paraprijnë shkatërrimit tërësor të kësaj gjithësie, që është errësimi i Diellit, humbja e dritës dhe e shkëlqimit të tij, që për pasojë ka vdekjen e çdo qenieje të gjallë mbi sipërfaqen e Tokës. Jeta në Tokë, nuk mund të imagjinohet pa dritën dhe shkëlqimin e Diellit. Rrezet e tij i japin gjallëri çdo gjëje të gjallë në tokë, duke filluar nga bimët, dhe
gjallesat e tjera, përfshirë kafshët e insektet, deri tek njerëzit.
Fjala “kuvviret”, e përmendur në këtë ajet, ka disa kuptime, nga të cilat: ‘të mbështjellësh diçka, të palosësh diçka mbi diçka’; ‘të rënët’, ‘shkatërrimi’, ‘zhdukja’, ‘errësimi”. Në lidhje me këtë errësim dhe mbështjellje të Diellit dhe Hënës, i Dërguari i Allahut ka thënë: “Dielli dhe Hëna do të mbështillen e do të errësohen në Ditën e Kiametit”. 7 Disa nga mufesirët kanë shfaqur mendimin se Dielli me tërë nxehtësinë e tij përcëlluese do të bjerë në Xhehenem, për t’ua shtuar edhe më shumë ndëshkimin banorëve të skëterrës, në mënyrë që banorët e tij të cilin e kishin adhuruar, ta shohin atë me sytë e vet.8 Dijetarët që përkrahin këtë mendim, mbështeten në këtë ajet Kur’anor: “Ju dhe ata që i adhuruat përveç Allahut, do të jeni lëndë e Xhehenemit”. (El-Enbija’ë, 98).
Po dijetarë të tjerë e kanë kundërshtuar këtë mendim duke thënë se drita e Diellit është “Nur”, që buron nga Arshi i Allahut, e nuri nuk përzihet me flakën e zjarrit.
Grupi i tretë që u përpoqën të gjenin një mendim të mesëm karshi të këtyre dy grupeve, kanë thënë se
Dielli në përbërjen e tij përmban dritë-nur, po edhe zjarr, kështu që nuri i tij do të jetë dritë për banorët e Xhenetit, kurse zjarri i tij përcëllues, ndëshkim për banorët e Xhehenemit. Sidoqoftë, ajo që synon të thotë ajeti në fjalë, është se drita e Diellit do të shuhet përfundimisht. Nga ana shkencore e dimë se përmbajtja e Diellit është e tëra helium dhe hidrogjen i lëngët, prandaj, kur kjo materie të fillojë të harxhohet, do të pasojë ftohja e
tij graduale. Në mungesë të energjisë së tij, çdo gjë vdes dhe ngurtësohet, dhe kjo di të shkaktojë një varg
zinxhiror të shkatërrimit masiv të yjeve dhe planetëve, si të sistemit tonë diellor, ashtu edhe të sistemeve dhe
galaktikave të tjera në këtë Univers.

2.Dhe kur yjet të kenë rënë (e të jenë shkapërderdhur).

Pamja tjetër trishtuese e kataklizmës së llahtarshme, do të jetë rënia dhe shkapërderdhja e yjeve në kupën qiellit. Sipas Ibn Abasit, fjala “inkederet” do të thotë rënia e tyre në Tokë. Ai po ashtu ka thënë se yjet janë si kandila (llambadarë-shandanë) ndriçues, të varur në mes qiellit dhe Tokës, me zinxhirë të padukshëm, nga nuri-drita. Këta zinxhirë nga drita qëndrojnë në duart e engjëjve, e kur pas fryrjes së parë në sur, vdesin të gjitha krijesat, përfshirë këtu edhe engjëjt, atëherë yjet dhe planetët, të cilët qëndrojnë pezull, do të bien njëri pas tjetrit, dhe kjo botë e edhe gjithësia do të shkatërrohet. 9 Ky komentim nga Ibn Abasi, absolutisht nuk vjen në kundërshtim me faktin e pamohueshëm shkencor, po dhe të atij Kur’anor, se yjet dhe planetët në këtë gjithësi, qëndrojnë pezull, për shkak se ndërmjet tyre ekziston forca e tërheqjes së gravitacionit, dhe kur kjo forcë të jetë zhdukur, ata detyrimisht do të bien njëri mbi tjetrin, sepse tashmë janë thyer rregullat e deriatëhershme të gravitacionit, të cilat i kishte krijuar më parë i Gjithëfuqishmi, e të cilat ua kishte lënë për t’i ruajtur engjëjve të Tij, të cilët asnjëherë nuk i thyejnë Urdhrat e Tij, prandaj edhe nëse kjo fjalë është thënë nga Ibn Abasi në mënyrë alegorike apo simbolike, megjithatë, në të ka një të vërtetë të madhe...
Yjet që i shohim gjatë natës në kupën e qiellit, janë trupa të largët nga Toka, e madhësia e tyre është shumë herë më e madhe edhe se e Diellit tonë, por megjithatë, edhe drita e tyre një ditë do të shuhetfiket, sepse kështu është përcaktimi i Allahut. Fikja e tyre do të thotë se drita që buron prej tyre, do të shuhet gradualisht dhe më pastaj do të ndodhë shkapërderdhja e tyre, duke u ndeshur me njëri-tjetrin dhe duke shkatërruar në këtë mënyrë edhe Tokën tonë, e cila në krahasim me madhësinë e tyre i ngjason një xhuxhi të vogël, si trup planetar.
S’ka dyshim se shkapërderdhja e yjeve të gjithësisë do të ndodhë shumë shpejt. Kjo do të shkaktojë çrregullime të mëdha në gjithësi, që do të reflektohet edhe në Tokë, po njerëzit, thjesht, nuk do të arrijnë t’i vërejnë këto momente, sepse llahtaria që do t’i kaplojë ata, sapo të vërejnë ndryshimin e fenomeneve natyrore, do t’i shtangojë në vend. Ata, mbase edhe nuk do të arrijnë të kuptojnë se ç’u ndodh atyre dhe rreth tyre, sepse vdekja e tmerrshme do t’i arrijë për një çast të shkurtër, sa çel e mbyll sytë.
Jona është që të shpjegojmë at që do të ndodhin në vazhdim në Tokë, sepse në ato momente llahtarie, çdo
gjë do të shembet, dhe kodrat do të fluturojnë sa andej e sa këndej, duke përmbysur çdo gjë...

3.Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e të jenë bërë pluhur në ajër).

Në këtë kaos dhe pështjellim që do të ndodhë në ekzistencë, me lejen dhe dëshirën e Allahut, Toka do të përfshihet nga ndryshime të mëdha, të cilat kurrë më parë nuk i ka përjetuar. Çdo gjë në të e mbi të, do ta humbë përqendrimin. Kodrat, si një prej faktorëve stabilizues të baraspeshës së Tokës, do të fluturojnë sa andej, sa këndej, pa ndonjë kontroll. Kjo vjen nga shkaku se bërthama e Tokës do ta humbë forcën e gravitacionit, dhe më asgjë nuk do të jetë sikur ishte më përpara. Në Kur’an, shumë ajete flasin për fenomenin e mos-stabilitetit të tokës dhe kodrave në momentet e fundit të kësaj bote, si: “Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.” (El-Hakkah, 14). Kjo nënkupton se lëvizja e Tokës dhe e kodrave do të jetë e pakontrolluar dhe, për rrjedhojë, do të ketë ndeshje të kodrave e të shkëmbinjve në mes tyre, të cilat do të sjellin edhe më shumë shkatërrim e llahtari.Madje kodrat, sipas asaj që është theksuar në suren “El-Kariatu”, ajeti 5: “Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.”, do t’u shëmbëllejnë shtëllungave të leshit të shprishur, të cilat fluturojnë në hapësirë, të rrëmbyera nga erërat e stuhishme. Momenti që do t’i paraprijë bërjes së kodrave si shtëllunga leshi të shprishur që fluturojnë në ajër, është kur qielli do t’i ngjasojë një kallaji të shkrirë, ashtu siç e përshkruan Kur’ani fisnik:“Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë e kodrat të bëhen si leshi i lënurur.” (El-Mearixh, 8-9).
Ajete që përshkruajnë shndërrimin e kodrave në pluhur të imët, i cili me forcë nxirret nga brendia e Tokës dhe shkapërderdhet në hapësirë, hasim edhe në suren “El-Vakiatu”:“(Ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta. E kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërrmija. E bëhen pluhur i shpërndarë.”(ajetet 4-6).
Që të gjitha këto përshkrime na bëjnë me dije se kodrat në Ditën e Kiametit do të shkatërrohen nga themeli ndërsa toka në të cilën do të ringjallen njerëzit, do të jetë e rrafshët, pa asnjë bregore të vogël, tërësisht e lëmuar, pa asnjë shenjë jete a gjallërie, sikur e përshkruajnë edhe ajetet 106-107 të sures “Taha”:“Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese. E nuk do të shohësh në të as ultësirë dhe as lartësirë.” (vijon)
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi