Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Siç je me robërit e Allahut ashtu do të jetë Allahu me ty

Shko poshtë

Siç je me robërit e Allahut ashtu do të jetë Allahu me ty Empty Siç je me robërit e Allahut ashtu do të jetë Allahu me ty

Mesazh nga Ebu Beker Thu Mar 18, 2010 12:48 am

Falënderimi i takon Allahut të Madhërishëm, përshëndetjet ia dërgojmë të Dërguarit tonë të fundit Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).

I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: "Allahu i mëshiron nga robërit e tij mëshiruesit.’’ Shënon Buhariu.

A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diçka tjetër, përveç së mirës? Andaj kush i mëshiron krijesat atë e mëshiron Krijuesi.

I Dërguari i Allahut thotë: "Mëshiruesit i mëshiron i Gjithëmëshirshmi, mëshironi atë që është në tokë, ju mëshiron Ai që është në qiell.’’ Shënon Tirmidhiu.

Shpërblimi është nga lloji i punës, ashtu siç sillet njeriu me krijesat, ashtu do të sillet Krijuesi me të, prandaj, vëlla i dashur, sillu me ta ashtu siç dëshiron të sillet Allahu me ty. Allahu i Lartësuar thotë: "E nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe Allahu është Mëkatfalës, Mëshirues.’’ Tegabun, 14.

Gjithashtu thotë: "Po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që Allahu t’u falë ju? Allahu falë dhe mëshiron shumë.’’ Nur, 22.

Ki kujdes dhe, mundësisht, lehtësoji vështirësitë njerëzve, në mënyrë që Allahu të të lehtësojë ty. I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!) thotë: "Kush ia largon myslimanit një brengë, Allahu atij do t’i largojë një brengë prej brengave të ditës së Gjykimit’’. Shënon Buhariu.

Ndihmoji njerëzve në kryerjen e nevojave të tyre, ke për të gjetur ndihmën e Allahut. I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: "Allahu është në ndihmën e robit, përderisa ai është në ndihmën e vëllait të tij. Kush është në ndihmë të vëllait të tij, Allahu do të jetë në ndihmë të tij’’. Shënon Muslimi.

Bëhu lehtësues ndaj atyre që i kanë punët e vështira, do të të lehtësojë Allahu ty. I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: "Kush ia lehtëson atij që ka vështirësi, Allahu do t’i lehtësojë atij në këtë dhe në botën tjetër’’. Shënon Muslimi.

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut, duke na treguar për popujt para nesh, thotë se një tregtar ishte huadhënës, e kur i shihte ata që gjendja e tyre ishte e vështirë u thoshte fëmijëve të tij: "Faleni atë se ndoshta Allahu do të na falë ne, e Allahu e fali atë’’. Shënon Buhariu.

Bëhu i butë ndaj robërve të Allahut, në mënyrë që të të përfshijë lutja e të Dërguarit të Allahut: "O Zot, kush bëhet i butë ndaj umetit tim, bëhu i butë ndaj tij, e kush u vështirëson, vështirësoju atyre”. Shënon Ahmedi. Gjithashtu thotë: "Vërtet Allahu është i butë dhe e do butësinë’’. Shënon Muslimi. Po ashtu thotë: "Kush është privuar nga butësia është privuar nga mirësitë’’. Shënon Muslimi.

Mbuloji njerëzit, në mënyrë që Allahu të të mbulojë ty. I Dërguari i Allahut thotë: "Kush mbulon një musliman, Allahu do ta mbulojë atë në këtë dhe në botën tjetër”. Shënon Muslimi.

Ushqeji muslimanët, Allahu do të ushqejë ty. I Dërguari i Allahut thotë: "Çdo besimtar i cili e ushqen një besimtar nga uria, Allahu atë do ta ushqejë me fruta të xhenetit’’. Shënon Tirmidhiu.

Andaj, si do të jesh ndaj robërve të Allahut, ashtu do të jetë Allahu me ty, prandaj zgjidhe mënyrën të cilën dëshiron që Allahu të jetë me ty.

Ki kujdes mos t’i mundosh njerëzit e të të dënojë Allahu. I Dërguari i Allahut thotë: "Vërtet Allahu i dënon ata të cilët i dënojnë njerëzit në dynja”. Shënon Muslimi. Allahu i Lartësuar thotë: "Përkujtoni edhe kur u shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të hidhët…’’ Bekare, 49). Gjithashtu thotë: "E Ditën e Kiametit (u thuhet engjëjve): ‘Ithtarët e faraonit futni në dënim më të rëndë’”. Gafir, 46.

Mos i dëmto muslimanët duke gjurmuar të metat e tyre. I Dërguari i Allahut thotë: "Kush zbulon të metat e vëllait të tij musliman, Allahu ka për t’ia zbuluar të metat e tij, derisa t’ia nxjerrë në shesh në familjen e tij’’. Shënon Ibn Maxhe.

Ji i mëshirshëm ndaj njerëzve, sepse i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kush nuk mëshiron njerëzit, atë nuk e mëshiron Allahu”. Shënon Muslimi.

Sido që të sillesh me robërit e Allahut, ke për të gjetur shpërblimin tek Allahu i Lartësuar.

Ibn Kajim thotë: "Allahu është fisnik dhe e do fisnikërinë nga robërit e Tij, është i Gjithëdijshëm dhe i do dijetarët, është i Plotfuqishëm dhe i do të guximtarët, është i bukur dhe e do bukurinë, është i Gjithëmëshirshëm dhe i do të mëshirshmit dhe i mëshiron nga robërit e Tij mëshiruesit, është që mbulon shumë dhe i do ata që i mbulojnë të metat e robërve të Tij, është Falës dhe i do ata që falin, është i Butë dhe i do ata që sillen butë me robërit e Tij dhe e urren vrazhdësinë dhe të vrazhdit nga robërit e Tij, është Bujar dhe i do ata që janë bujarë nga robërit e Tij, është i Drejtë dhe e do drejtësinë, i pranon arsyetimet dhe p do ata që pranojnë arsyetimet nga robërit e Tij’’.

Prandaj dhe i shpërblen robërit e Tij sipas këtyre cilësive. Kush fal, atij ka për t’i falur; kush bëhet i butë ndaj robërve të Tij, Ai do të jetë i butë ndaj tij; kush mëshiron, Ai do ta mëshirojë; kush i sjell dobi njerëzve, Ai ka për t’i sjellë dobi atij; kush i mbulon të metat e njerëzve, Ai ka për t’i mbuluar të metat e tij; ndërsa kush kërkon të metat e njerëzve, Ai ka për t’i nxjerrë në shesh të metat e tij; kush bën kurthe, Ai ka për t’i bërë kurthe atij…

Kush pajiset dhe sillet sipas ndonjë cilësie prej këtyre cilësive, me të njëjtën mënyrë do të sillet Allahu me të, në këtë dhe në botën tjetër.

Prandaj ki kujdes dhe angazhohu që t’u sjellësh dobi njerëzve, duke praktikuar fjalën e të Dërguarit të Allahut: "Kush prej jush ka mundësi t’i sjellë dobi vëllait të tij, le ta bëjë’’. Shënon Muslimi. Ji bamirës ndaj tyre, se Allahu i do bamirësit.

Përktheu: Almedin Ejupi
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi