Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Guardian: “Afganistani, një luftë drejt fundit”

Shko poshtë

Guardian: “Afganistani, një luftë drejt fundit” Empty Guardian: “Afganistani, një luftë drejt fundit”

Mesazh nga Ebu Amar Fri Mar 12, 2010 1:10 am

Guardian: “Afganistani, një luftë drejt fundit”

Guardian: “Afganistani, një luftë drejt fundit”

Dy fjalime kuptimplota, këtë javë, trajtuan luftën sfiduese amerikane mbi terrorin, duke hedhur një tjetër mesazh - atë të bisedimeve më shumë, sesa të luftës, shkruan në editorial “Guardian”.

Fjalimi i parë u bë në Londër nga Eliza Naningham Buller, ish-drejtuesja e M15, ku ajo foli rreth torturave të përdorura nga inteligjenca amerikane.

Sipas saj, Britania nuk përdori torturat, por e merrte informacionin nga të dyshuarit e nënshtruar deri te teknikat e paligjshme.

Sipas “Guardian”, fjalimi i dytë i rëndësishëm u bë në Boston nga David Miliband, i cili si, sekretar i jashtëm, u desh të merrej me pasojat e torturës dhe të luftës në Afganistan.

“Në vitin 1998, kurrë nuk e besoja se në 2010-ën do të isha sekretari i jashtëm britanik, duke dhënë shpjegime për luftën në Afganistan”, kështu e nisi fjalimin e tij Miliband.

Ai e di se lufta afgane shkoi gabim, pasi në aspektin ushtarak dhe forma me të cilën u luftua, më shumë e shkatërroi Afganistanin, sesa e shpëtoi, shkruan gazeta britanike.

“Të bisedohet me talebanët”- ka qenë një slogan për shumë kritikë të luftës, por gjithashtu është bërë edhe pjesë e tavolinave zyrtare britanike dhe në disa aspekte edhe politikë e SHBA-ve.

“Një zgjidhje politike në të gjitha konfliktet është një rezultat i pashmangshëm”, tha gjenerali amerikan, Stanli Mekristal, pas komenteve të analistëve.

Pak a shumë atë që Miliband e theksoi në fjalim, ku tha: “Ndërsa vrasjet nga dhuna dhe diskriminimi i të gjitha formave nisën luftën në Afganistan, politika do ta sjellë atë drejt fundit, pas përpjekjeve të përbashkëta ushtarake dhe civile.”

Sekretari i jashtëm, Miliband, nuk ka nevojë t’i bindë britanikët që kjo luftë duhet të marrë fund, pasi vetëm gjatë këtij muaji janë vrarë 6 britanikë.

Prezenca amerikane nuk do të rritet pas vitit 2011, ndërsa zgjedhjet presidenciale po afrohen. Kjo do të thotë se duhet të kërkohet për një alternativë tjetër.

Tentativat e kontaktit me disa udhëheqës të talebanëve dhe zgjedhjet me hile për të sjellë një president të diskredituar, nuk janë në vetvete një zgjidhje politike.

Një largim i beftë i NATO-s mund të çojë në rënien e shpejtë të regjimit të Kabulit dhe pas kësaj të nisë kaosi. Por, të luftosh nuk është më mirë. Përgjigjja që Miliband njeh, është të kombinohet pak luftë me shumë bisedime, që mund të çojë në një marrëveshje.

Kjo marrëveshje nuk do të jetë e njëjtë me “Pajtimin”, një ofertë e bërë talebanëve, që ka çuar në dorëzimin e tyre.

Perëndimi dhe Kabuli mund të arrijnë në një kompromis.

Një tjetër objektiv në fjalimin e Milibandit ishte presidenti Karzai, i cili, prej kohësh, nuk është asgjë, veçse një pengesë për zgjidhje.

Kushtet janë për një marrëveshje. Duhet të kufizohet influenca talebane në jug, duke krijuar përparim në edukimin e femrave, rritje të luftës ndaj korrupsionit dhe vendosjes së një numri trupash të huaja, konkludon “Guardian”./teuhid/
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi