Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komentimi i kaptinës “Et-Tekvir”

Shko poshtë

Komentimi i kaptinës “Et-Tekvir” Empty Komentimi i kaptinës “Et-Tekvir”

Mesazh nga Peace to you Fri Mar 12, 2010 3:57 pm

Komentimi i kaptinës “Et-Tekvir”

Kaptina “Et-Tekvir” është kaptinë mekase, e zbritur pas sures “El-Mesed” dhe ka gjithsej 29 ajete, 104 fjalë e 533 shkronja. 1 Në radhitjen e Mus’hafit mban numrin 81. Transmetojnë Ibn Durejsi, En-Nehasi, Ibn Merduvije dhe Bejhekiu nga Ibn Abasi, se kaptina “Et- Tekvir” ka zbritur në Mekë. Ibn Merduvije, transmeton njëjtin mendim edhe nga Aishja r.a. dhe Ibn Zubejri. 2
Kjo kaptinë është emërtuar “Et-Tekvir”, për shkak të ajetit të parë hyrës të saj, në të cilin Allahu xh.sh. sqaron momentet e kataklizmës, kur çdo gjë fillon të shkatërrohet, pra edhe Dielli ynë, i cili do të mbështillet në vete, do të errësohet dhe do ta humbë dritën e shkëlqimin e tij. Nga komentatorë njihet edhe me emërtimin: “Kuvviret”.

Vlera e kësaj kaptine

- Surja “Et-Tekvir” bën pjesë në suret “El-Mufassal”, me të cilat Resulullahi s.a.v.s. është nderuar ndaj të dërguarve të tjerë. Në lidhje me këtë, është transmetuar nga Vailete ibnul Eska’ë el-Lejthi, të ketë thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Më është dhënë në vend të Tevratit shtatëshja (suret prej El-Bekare deri tek ato El-Enfal dhe Et-Tevbe), më janë dhënë në vend të Zeburit, njëqindëshet (suret që kanë mbi 100 ajete), më është dhënë në vend të Inxhilit “El-Methani” – (Fatihaja), ndërsa jam nderuar (ndaj të dërguarve të tjerë) me suret “El-Mufassal” (prej sures “Kaf” e deri tek “En-Nas”). 3
- Transmetojnë Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi nga Ibn Umeri r.a., të ketë thënë: Ka thënë Resulullahu s.a.v.s.: ”Kush dëshiron të shohë me sytë e tij realitetin e Ditës së Kiametit, le të lexojë kaptinat: “Et Tekvir”, “El- Infitar” dhe “El-Inshikak”. 4
- Transmetohet nga Ibn Abasi të ketë thënë: Ebu Bekri i kishte thënë të Dërguarit të Allahut: Je thinjur o i Dërguar i Allahut, ndërsa ai ia kishte kthyer: “Më kanë thinjur (suret: “Hud”, “El-Vakiatu”, “El-Murselat”, “Amme jetesaelune” dhe “Idhe-sh-shemsu kuvviret”. (Tirmidhiu). 5
- Transmetojnë Ibn ebi Shejbe, Muslimi, Ibn Maxhe dhe Bejhekiu nga Amr ibn Hurejthe, se i Dërguari a.s. në namazin e sabahut lexonte: “Vel-lejli idha as’ase” (d.m.th, suren “Et-Tekvir”). 6
Lidhshmëria e kësaj kaptine me atë paraprake “Abese” qëndron në faktin se të dyja këto kaptina flasin dhe përshkruajnë tmerret dhe lemeritë e Ditës së Kiametit.
Përderisa në ajetet e fundit të sures “Abese”, Allahu xh.sh. dëfton për gjërat që do të ndodhin pas Kiametit –
Ringjalljen dhe fillimin e Llogarisë, në ajetet: “E kur të vijë ushtima (krisma e Kiametit); Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri mjafton çështja e vet...” (Abese, 33-37). Në këtë kaptinë, Allahu xh.sh. flet për realitetin se si do të ndodhë vetë çasti i Kiametit, ku ceken disa fenomene që do të ndodhin: Dielli do të mbështillet në vetvete dhe do të errësohet, yjet do të bien, kodrat do të lëvizin andej-këndej, detet do të vlojnë sikur zjarr etj: “Kur Dielli të jetë mbështjellë (dhe errësohet), dhe kur yjet të kenë rënë (e të jenë shkapërderdhur), dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e të jenë bërë pluhur në ajër), dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë, dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar), dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar”. (Et-Tekvir, 1-6)


Përmbajtje e shkurtër e kësaj kaptine

Edhe kjo kaptinë, sikurse edhe të tjerat mekase, ka të bëjë me besimin-akiden. Kjo vërteton të gjitha ato që do të ndodhin në Ditën e Kiametit, dhe po ashtu konfirmon fuqishëm faktin se nuk ka dyshim që ky Kur’an është
zbritje nga ana e Allahut xh.sh..

Komentimi i kaptinës “Et-Tekvir” 34j62v6

Kaptina fillon me përshkrimin e tmerreve të ditës së Kataklizmës dhe të ndryshimeve të çuditshme që do të ndodhin në këtë gjithësi, ku çdo gjë fillon të shkatërrohet dhe të humbë funksionin e saj paraprak.
Asgjë më nuk do të jetë sikur ka qenë; Dielli do të humbë shkëlqimin e tij dhe do të bëhet copë e thërrime, yjet do të eksplodojnë, Toka së bashku me kodrat do të dridhet e të shkatërrohet. Detet do të digjen flakë e do të trazohen. Për këto fenomene të çuditshme e të papara kurrë më parë në këtë ekzistencë, flasin ajetet:
(1-14). Ajetet: (15-29), flasin për Kur’anin dhe zbritjen e tij nga i Lartmadhërishmi, nëpërmjet Xhibrilit deri tek zemra dhe mendja e Muhamedit a.s.. Në këto ajete vërtetohet bindshëm pejgamberia e tij dhe përgjegjësia që ka ai në transmetimin e mesazhit hyjnor tek mbarë njerëzimi, sikur që flitet edhe për të parit e Xhibrilit nga ana e Muhamedit a.s. në pamjen e tij të vërtetë. Këto ajete të fundit flasin edhe për humbjen e qartë në të cilën gjenden idhujtarët, duke ua bërë me dije të gjithë mohuesve se ky Kur’an, vërtet është përkujtim dhe këshillë për të gjitha botët, duke përfshirë këtu edhe botën njerëzore edhe atë të exhinëve, natyrisht, për ata që dëshirojnë të udhëzohen e të përudhen në dritën e së vërtetës. Kaptina përmbyllet me mesazhin se vullneti i njeriut i nënshtrohet Vullnetit të Allahut, nga vetë fakti se njeriu nuk mund të bëjë asgjë pa dëshirën dhe vullnetin hyjnor.
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi