Ç’detyrime ka muslimani ndaj Kuranit
Faqja 1 e 1
Ç’detyrime ka muslimani ndaj Kuranit
Ç’detyrime ka muslimani ndaj Kuranit
Gjendja e tmershme dhe e përçmuar që ka kapluar sot mbarë botën muslimane, i dedikohet braktisjes së Kuranit nga ana e muslimanëve. Ky qëndrim mospërfillës i vazhdueshëm ndaj shpalljes së fundit të Allahut të Latësuar, i shoqëruar me premtimet tona boshe e hipokrite, është njësoj si të tallelsh me të. Gjithësesi, ne duhet të kuptojmë përgjegjësitë dhe detyrimet që kemi ndaj Kuranit dhe të bëjmë të pamundurën për t’i përmbushur këto detyrime. Përndryshe, nuk mund të shpresojmë për të përmirësuar punët tona në këtë botë e as për shpëtim në botën e amshuar.
Pesë gjëra i kërkohen muslimanit në lidhje me Kuranin:
1. Ta besosjë
2. Ta lexojë
3. Ta kuptojë
4. Të veprojë sipas mësimeve të tij
5. T’i transmetojë mësimet e tij tek të tjerët
Detyra jonë parësore është të besojmë në burimin Hynor të Kuranit. Ky besim ndahet në dy degëzime të mëtejshme: dëshmia gojore dhe bindja e zemrës. Të besosh Kuranin do të thotë të dëshmosh me gojë se Kurani është fjala e Allahut të Gjithfuqishëm dhe që i’u shpall profetit Muhamed (pqmt) nëpërmjet engjëllit Xhibril.
Kjo është një kërkesë zyrtare për pranimin e një personi si anëtar i shoqërisë muslimane. Megjithatë, pasi të kemi arritur këtë, ne kemi nevojë të ushqejmë brenda vetes një bindje të fortë për Kuranin. Vetëm kur të jemi plotësisht të bindur për këtë dëshmi gojore, do t’i kemi zemrat dhe mendjet përherë nën ndikim kuranor, që do të na çojë në një përkushtim dhe respekt të sinqertë ndaj këtij libri.
Për fat të keq, në mesin e muslimanëve të sotëm vihet re mjaft dukshëm mungesa e një besimi të palëkundur në burimin Hyjnor të Kuranit. Dhe kjo është arsyeja se pse ne nuk i kemi zemrat të përulura ndaj këtij libri, pse nuk ndihemi të frymëzuar për ta lexuar atë, pse nuk shfaqim ndonjë interes për të menduar dhe medituar mbi mësimet e tij apo pse nuk mundohemi të kërkojmë udhëzimin e tij në jetën tonë të përditshme.
Vetvetiu lind pyetja: Si mund ta arrijmë vallë, besimin e vërtetë?
Përgjigja e kësaj pyetje është se besimi buron nga vetë Kurani. Nëse ne e studiojmë librin dhe meditojmë rreth mësimeve të tij me një dëshirë të zjarrtë për të vërtetën, nga zemra do të largohet çdo lloj perdeje e errët dhe e brendshmja jonë- pra shpriti ynë - do të ndriçohet nga drita e besimit të vërtetë.
Ne duhet të kemi parasysh se besimi nuk është diçka që mund të planifikohet nga jashtë. Ai është mishërim i të vërtetave themelore që ekzistojnë tashmë brenda nesh; meditimi mbi ajetet e Kuranit shërben për t’i sjellë ata në sipërfaqe të vetëdijes sonë.
Detyrë e dytë e jona është leximi i vëmendshëm, i përqendruar dhe me shqiptim të saktë i këtij Libri, i përshkruar përgjithësisht si Tilauah, Tartil dhe Texhuid. Këtu duhet patur parasysh se Tilauah nuk është thjesht një formë e rëndësishme adhurimi por githashtu dhe një metodë mjaft efikase për të rifreskuar vazhdimisht besimin tonë.
Kurani nuk është një libër që do lexuar vetëm njëherë dhe të lihet mënjanë në ndonjë cep të bibliotekës; ai është një libër që do lexuar herë pas here. Ne duhet ta lexojmë atë me vëmendje dhe të meditojmë rreth mesazhit të tij dhe të kërkojmë vazhdimisht udhëzimin e tij në jetën tonë. Ashtu sikurse nevoja e trupit për ushqim të vazhdueshëm, ashtu do ushqyer dhe shpirti, vazhdimisht. Dhe ashtu si ushqimi trupor që e ka zanafillën nga toka, ashtu edhe ushqimi shpirtëror e ka zanafillën nga fjala e Zotit, vetë Kurani Famëlartë.
Më tepër se kaq, njeriut i nevojitet një program i rregullt dhe i vazhdueshëm për leximin e Kuranit, pasi ai është mjet rifreskimi dhe gjallërimi për beismin si dhe një armë që na ndihmon të kapërcejmë pengesat në rrugën drejt Zotit. Mënyra me ideale për leximin e këtij libri, është të qëndruarit në namaz para Zotit në pjesën e tretë të natës duke i lexuar ajetet e tij avash dhe me durim, sidhe duke pushuar në vendet e duhura në mënyrë që t’i mundësojmë zemrës të thithë mesazhin e tij. (Megjithëse leximi i Kuranit në çdo kohë është një vepër e lartësuar, leximi i tij në pjesën e tretë të natës është vepër akoma më e lartë.)
Detyrë e tretë e jona është ta kuptojmë Kuranin. Ai është shpallur që ne ta kuptojmë dhe të meditojmë rreth tij. Nuk ka dyshim që ka shumë nivele dhe grada të kuptuari sipas persona të ndryshëm, në varësi të intelektit dhe ndërgjegjësimit të tyre.
Lloji i parë i të kuptuarit të Kuranit quhet Tazakkur, një term që përmend tërthorazi faktin se mësimet e Kuranit nuk janë të huaja për natyrën njerëzore. Përkundrazi, ata shfaqin të vërtetat e përhershme që qëndrojnë fjetur në shpirtin e njeriut, dhe leximi apo dëgjimi i Kuranit vetëm sa e lehtëson të përkujtuarit e këtyre të vërtetave të harruara.
Allahu i Lartësuar e ka shpallur Kuranin të lehtë me qëllim që të arrijë këtë nivel udhëzimi. Nuk ka rëndësi nëse inteligjenca e njeriut është e kufizuar, dituria dhe filozofia e tij e varfër, apo nëse nuk ka një gjuhë dhe literaturë të pasur. Pavarësisht nga gjithë këto disavantazhe, ai ende mund ta kuptojë Kuranin, por vetëm nëse ka një natyrë të pastër që nuk është përlyer në gjëra të pandershme.
Lloji i dytë i të kuptuarit të Kuranit qëndron shumë larg së lehtës. Tadabbur përshkruhet si një studim tërthorazi dhe reflektim i thellë në shqyrtim të së tërës së mundshme si dhe shihet si një not i thellë në oqeanin e pafundëm të urtësisë kuranore.
Ky lloj i të kuptuarit është i pamundur nëse dikush nuk ia përkushton jetën, gjithë talentin dhe të gjitha energjitë një qëllimi të vetëm; të kuptuarit të Kuranit Famëlartë.
Si duket jo çdokush është në atë nivel përkushtimi dhe përpjekjeje sa të kërkojë një brendësim dhe perceptim kaq të thellë. Por, gjithësesi, në çdo kohë duhen njerëz që merren me këtë punë.
Veçse, nuk mund të ketë të tillë persona, nëse nuk ka një rrjet universitetesh në mbarë botën muslimane, që përqendrohet në kërkime kuranore dhe që e bën këtë Libër epiqendrën e gjithë aktiviteteve të tyre intelektuale.
Detytrë e katërt e jona është të vepruarit sipas mësimeve të Kuranit pasi qëllimi për të cilin zbriti ky libër ishte ‘Udhëzim për njerëzimin’. Por ky qëllim nuk do të kuptohet krejtësisht, poqese njerëzit nuk do të veprojnë sipas mësimeve të tij dhe poqese nuk e marrin atë udhëzues në çdo fushë të jetës. Nëse ne nuk i përfillim urdhërat e Kuranit, atëherë leximi dhe të kuptuarit e tij në vend që të na sjellë dobi, do të na e rrisë shkallën e fajësisë përpara Allahut.
Në nivel individual është e detyrueshme që muslimani apo muslimanja ta ndërtojë jetën sipas mësimeve të Kuranit. Profeti ynë Muhamedi (pqmt) ka thënë: “Asnjëri prej jush nuk do të jetë besimtar i vërtetë, derisa dëshirat e tij t’i nënshtrohen asaj të cilën unë kam sjellë”. Mënyra më e mirë për të përfituar nga Kurani famëlartë është të vazhdojmë të ndryshojmë stilin e jetës sonë dhe ta përmirësojmë këtë stil sipas mësimeve të tij.
Ndërsa në shkallë bashkësie, urdhëri është i njëjtë për të gjithë: të përpiqemi të ndërtojmë sistemin e drejtësisë shoqërore siç na është paraqitur në Kuran. Muslimanët janë si një e tërë, përgjëgjës për të themeluar sovranitetin e Allahut të Gjthëfuqishëm si në jetën publike ashtu dhe në atë private.
Detyra jonë e pestë është ta përçojmë këtë mesazh në çdo cep të botës. Kjo ishte dhe përgjegjësia e profetit Muhamed (pqmt) që e kreu misionin e tij dhe i’a përçoi mesazhin Hynor gjithë Umetit. Duke qenë se profetsia përfundoi me ardhjen e profetit Muhamed (pqmt), që përbën hallkën e fundit në zinxhirin e profetëve (pqmt), është detyrë e të gjithë muslimanëve t’a përçojnë këtë mesazh në mbarë njerëzimin.
Për fat të keq, shpallja e mesazhit Hyjnor në mbarë botën shihet si një ide e mbinatyrshme dhe fantastike, duke u nisur nga fakti se dhe vetë muslimanët e ditëve të sotme janë injorantë ndaj mësimeve të Kuranit.
Sëkëndejmi na del se duhet patjetër një lëvizje e fuqishme intelektuale dhe akademike- duke iu kthyer Kuranit- për të përhapur dijen dhe urtësinë e tij si në shkallë të përgjithshmë për të mirën e masave ashtu dhe në një nivel më të lartë diturie me qëllim që të rikthejë në origjinë elitën e shkolluar dhe intelekuale të shoqërisë muslimane.

Similar topics
» BIK; i ashper ndaj GJ.DUKES, i but ndaj Don Anton Kçirës
» Vlera e Kuranit
» Shkencat e Kuranit
» Recitim i Bukur i Kuranit
» Disa statistika të Kuranit të Shenjtë
» Vlera e Kuranit
» Shkencat e Kuranit
» Recitim i Bukur i Kuranit
» Disa statistika të Kuranit të Shenjtë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi