Nën hijen e shtëpisë së shenjtë
Feja Islame :: Shtyllat e Fesë :: Haxhi
Faqja 1 e 1
Nën hijen e shtëpisë së shenjtë
Nën hijen e shtëpisë së shenjtë
Haxhxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit. Ai është bazë shoqërore dhe shpirtërore, është pastrues i gjoksit të njeriut, shmangie nga joshjet dhe veprat e shëmtuara; njëkohësisht është edhe bosht i ummetit, njoftim i muslimanëve dhe bashkim i shpirtrave të besimtarëve. Tërë kjo realizohet në vendin e
shenjtë dhe nën hijen e shtëpisë së shenjtë të All-llahut.
All-llahu i Lartmadhëruar thotë:
“Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë.” (Es-Sexhde: 26)
Për të ekzistuar njerëzimi, patjetër duhet të ketë parime dhe baza mbi të cilën do të qëndrojë, si barazia, vëllazëria, dashuria e paqes dhe të mirës, lufta ndaj të keqes dhe lidhja e mirë me All-llahun e Madhërishëm.
Islami që nga fillimi thërret në këto baza dhe parime madhështore dhe po këto i bëri obligim për muslimanin. Pikërisht për këto gjëra në shumë vende flet Kur’ani Famëlartë, si dhe hadithet e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Mirëpo gjithmonë ajo që është teorike për t’u shfaqur dhe për të qenë efektive, është e nevojshme të materializohet ose të praktikohet, ashtu që të shijohet kuptimi dhe të depërtojë thellë në zemrën dhe shpirtin e njeriut.
Mëshiruesi, për ata të cilët kanë mundësi, e bëri obligim këtë ritual madhështor:
“Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo.” (Ali Imran: 97)
Vet veshja e ihramit nga musafirët e All-llahut sinjalizon madhështinë që ka ky adhurim i veçantë, të cilin All-llahu e bëri obligim për besimtarët një herë gjatë jetës, për ata që kanë mundësi të udhëtojnë drejt kësaj shtëpie të shenjtë. Që në momentin e parë shihet barazia ndërmjet tyre, duke larguar nga trupi i tyre çdo petk dhe duke mbuluar trupin e tyre me dy copa, izarin (copa e poshtme) dhe ridanë (copa e sipërme). Me ketë rast të gjithë i sheh të barabartë për nga pamja e tyre, të bardhin dhe të ziun, të Lindjes dhe të Perëndimit, të voglin dhe të madhin, kryetarin dhe masën e përgjithshme; të gjithë marrin një pamje të re që nuk i dallon njërin nga tjetri, të gjithë bëhen të barabartë.
Nuk ka gëzim më të madh se kur haxhiu thotë telbijen:
“Iu përgjigjëm thirrjes Tënde o Zot! Iu përgjigjëm thirrjes Tënde se Ti je i vetëm dhe i pashoq. Gjithë lavdërimi, mirësia dhe pushteti të takojnë vetëm Ty. S’ka dyshim se Ti je i vetëm dhe i pashoq”.
Siç shihet edhe nga përmbajtja, kjo frazë në mënyrë të qartë shpreh njohjen e një Zoti të vetëm, besimin e kulluar vetëm në Të dhe nënshtrimin e plotë vetëm ndaj Tij.
Nga ky moment haxhiu është në paqe dhe solidaritet me njerëzit, bimët, insektet etj. Atij nuk i lejohet të shkaktojë as gjakderdhjen më të vogël, as të mbytë mushkonjën apo mizën më të vogël, as t’i shkurtojë thonjtë dhe flokët e tij gjatë kësaj periudhe. Kjo është praktika dhe ky materializim i teorisë e nxjerr në pah paqen, barazinë, duke u thelluar në shpirt dhe duke i trajnuar pjesët e trupit drejt vlerave dhe respektit.
Haxhiut, që në momentin e parë kur ballafaqohet me shtëpinë e shenjtë, Qaben, i ngjallen emocionet kur mendon se pranë kujt gjendet dhe mysafir i kujt është. Njëkohësisht fillon të mendon se kjo shtëpi e shenjtë është qendër dhe qëllim. Është caku që i bashkon të gjithë muslimanët e botës. Të gjithë në namaz drejtohen nga Qabja. Është simbol i solidaritetit dhe i bashkimit. Ajo luan një rol të rëndësishëm në forcimin e vëllazërimit, harmonisë, marrëdhënieve reciproke, afrimit dhe njohjes së popujve, vendeve dhe bashkësive të ndryshme muslimane.
Gjithashtu, ky tempull i shenjtë mundëson jo vetëm bashkimin fetar, shpirtëror, moral dhe ideor, por edhe atë hapësinor. Prandaj Qabja, në krahasim me të gjitha xhamitë e botës, është qendra shpirtërore, morale, fetare e hapësinore në drejtim të së cilës janë të kthyera dhe pas së cilës janë të lidhura të gjitha xhamitë, mihrabet dhe shtëpitë e besimtarëve muslimanë kudo në botë. Kudo që janë, muslimanët, kur falin namazin, kthehen drejt Kibles (Qabes). Besimi në Një Zot (iman), të nënshtruarit vetëm Atij (islam), të robëruarit ndaj Tij (ibadet) dhe të kthyerit nga Kibla në namaz, bëjnë unitetin islam dhe bashkësinë muslimane botërore të pandashme dhe unike deri në Ditën e Gjykimit.
Kjo shtëpi e shenjtë gjatë tërë historisë ka luajtur rolin e krijimit të paqes dhe ibadetit. Ajo ka qenë e tillë madje edhe në ato momente kur përreth saj janë zhvilluar luftëra e vrasje.
Kur’ani e tregon këtë fakt duke thënë:
“A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Meken) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten e vriten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?” (Ankebut: 76)
Ajo është një bekim dhe udhërrëfyes (kible) për njerëzit. Ajo është një shtëpi të cilën e cakton dhe garanton All-llahu i Madhërishëm se do të jetë shtëpi përparimi, vatër e dashurisë së vërtetë, drejtësisë dhe solidaritetit.
Qaben e ndërtoi Ibrahimi [alejhis-selam] me Ismailin [alejhis-selam]. Ata ishin dy njerëz të lirë dhe njëkohësisht edhe të dorëzuarit e të nënshtruarit e All-llahut të Madhërishëm.
Dhe kur Ibrahimi dhe Ismaili [alejhimus-selam] i vendosën themelet e tempullit, u lutën:
“Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di! Zoti ynë, na bëj neve të dy besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit tonë dhe na fal neve, vërtet, Ti je që fal shumë, je Mëshirues! Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiri i tyre, të dërguar që t’ua lexojë atyre ajetet e Tua, t’ua mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastrojë ata (prej idhujtarisë). S’ka dyshim se Ti je Ngadhënjyesi, i Dijshmi.” (El-Bekare: 127-129)
Nuk do të harrojmë aspak edhe prekjen apo puthjen e gurit të zi, gjë që është dëshirë e flaktë e haxhiut, me ç’rast ngjallen ndjenjat njerëzore dhe vëllazërore, sepse kush e prek atë sikur i ka përshëndetur të gjithë vëllezërit që na tejkaluan me vepra të mira dhe ndoshta më veç e kanë takuar Zotin e tyre. Po ashtu, në çdo tavaf (rrotullim rreth Qabes) që haxhiu bën dhe e prek gurin e zi, i besatohet All-llahut se do të jetë një ushtar i Tij dhe nuk do të jetë një njeri siç ishte përpara së të bëjë këtë udhëtim, si dhe kurrë nuk do ta lejojë veten që të harrojë All-llahun dhe urdhrat e Tij, sepse ai e ka prekur këtë gurë të cilin i Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e quajti ndryshe edhe: “e djathta e All-llahut në tokë’’.
Kjo është madhështia e qëndrimit të haxhiut nën hijen e këtij tempulli të shenjtë duke përkujtuar madhështinë e All-llahut, kur njerëzve të mirë dhe të devotshëm u shtohet edhe më tepër besimi dhe bindja, shpresa dhe shpëtimi, vetëdija dhe vizioni i qartë, humaniteti dhe solidariteti, vëllazëria islame dhe uniteti.
Prej simboleve të haxhit është edhe Saji (kodrat Safa dhe Merva). Ndërmjet Safa-së dhe Merva-së i përkujtohet njeriut drama në mes jetës dhe vdekjes. Aty nëna (Haxherja) luftoi për të shpëtuar jetën e fëmijës së saj (Ismailit). Nuk iu dorëzua as rërës së shkretëtirës, as vapës diellore. Këtu besimi mbizotëroi dëshpërimin, jeta ngadhënjeu mbi vdekjen. Ky vend është dëshmitar i triumfit të dashurisë së nënës, besimit dhe jetës. Vallë, ai që e shkel me këmbën e tij dheun e këtij vendi a nuk do të mendojë për obligimet ndaj prindit?
Kur’ani flet për Safa-në dhe Merva-në dhe thotë:
“Safa” dhe “Merva” janë nga shenjat e All-llahut, e kush kryen haxhxhin apo umren, nuk është mëkat për të që t’i vizitojë ato të dyja. E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti, s’ka dyshim se All-llahu është Shpërblyes i Gjithëdijshëm.” (El-Bekare: 158)
Kodra e Safa-së na përkujton edhe një biografi që e regjistroi historia me shkronja të arta. Fjala është për shtëpinë e Erkam bin Erkamit, e cila ishte foleja e parë ku Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokët e tij, në ditët e para të shpalljes, tuboheshin për të mësuar fjalët e All-llahut dhe diskutonin për shumë çështje.
Qëndrimi në Arafat është dita me e lumtur e mysafirit të All-llahut. Arafati është kurora e të gjitha aktiviteteve të Haxhit. Në këto vende, jo pa arsye, haxhiu beson se All-llahu i Madhërishëm do t’ia falë gjynahet ashtu siç ia fali babait të tij Ademit [alejhis-selam]. Ai e ndjen mundësinë që të përmirësohet dhe që të hapë një faqe të re të pastër të jetës së tij. Njeriu aty e njeh veten, ashtu si thotë dijetari Raziu në tefsirin e tij se në atë vend All-llahu i Madhërishëm i tha Ademit dhe gruas së tij:
“Tani e njohët veten tuaj”.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Haxhxhi është Arafati”. Ibadeti kryesor në atë ditë është lutja dhe pendimi para Mëshiruesit; por jo se nuk bëhet fjalë vetëm për lutje dhe dëshira të njëjta, por edhe fjalët, të folurit dhe qëndrimet janë unike. Në hutben e njohur në Arafat, në vitin 630, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] unitetin dhe bashkimin ua la si amanetin më të madh gjeneratave të ardhshme të Islamit. E parandjeu se ai ishte fjalimi i tij i fundit dhe paraqitja e lamtumirës para masës. E pa se ishin hapur dyert e ngadhënjimit e të përhapjes së Islamit. Ishte i vetëdijshëm se po u drejtohet gjeneratave të ardhshme, prandaj edhe e theksoi në mënyrë të veçantë që ta dëgjojnë me kujdes. E paralajmëroi ummetin e tij që të ruhen nga rreziku i intolerancës etnike, religjioze, sociale, nga kamata, gjakmarrja, përçarja brenda radhëve të tyre, që të mos ndahen e përçahen në çështje të fesë dhe të mos krijohen fraksione prej saj të cilat do t’i rrënonin themelet e godinës së bashkësisë muslimane.
Riti i gjuajtjes së guralecëve në Mina përmban në vete një domethënie të madhe përskaj ngjarjes ku këtu njeriu (Ibrahimi) iu nënshtrua sprovimit më të vështirë. All-llahu i Madhërishëm e urdhëroi atë që të flijojë djalin e tij, kurse, nga ana tjetër, shejtani përpiqej që ta pengojë në zbatimin e këtij urdhri hyjnor duke iu paraqitur në formën e njeriut. Por Ibrahimi [alejhis-selam], bashkë me të birin, vendosën ta zbatojnë urdhrin e All-llahut të Madhërishëm, e pastaj All-llahu ia zëvendësoi të birin me një dash, sepse Ai nuk lejon të sakrifikohet jeta e njeriut me bindjen se po i bëhet mirë Zotit.
Ky ishte një hap civilizues, kur dihej se para Ibrahimit [alejhis-selam] ndër shumë popuj ishte bërë zakon flijimi i njerëzve. Ibrahimi i ndërpreu zakonet e tilla dhe vendosi një traditë tjetër.
Në këto momente, haxhiu, pasi që pastrohet nga mëkatet gjatë qëndrimit në Arafat dhe pas përkujtimit të ngjarjes, përplot bindje dhe qëndrim ka një qëllim, duke e parë se forca e së keqes është grumbulluar tek Iblisi, e lufton të keqen dhe atë që e nxit të keqen, dhe kjo bindje dhe qëndrim duhet të shndërrohet në pjesë e jetës së tij.
Pastaj së bashku ata të cilët kanë për të prerë kurban shkojnë dhe i therin në emër të All-llahut. Edhe aty manifestohet solidariteti dhe bujaria e muslimanëve kur ata ua dhurojnë mishin e kurbaneve të varfërve.
Janë këto përjetime shpirtërore para të cilave lapsi ngel i paaftë për të përshkruar realitetin e tyre.
Pas gjithë kësaj më qartë mund të kuptojmë përgëzimin e madh që bëri i Dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], për haxhiun i cili kështu e përjeton këtë vizitë: “Ai person kur kthehet nga haxhxhi, kthehet ne familjen e tij i pastër dhe i falur nga mëkatet, ashtu siç e ka lindur nëna e tij”.
Lusim All-llahun e Madhërishëm që të na thellojë në diturinë dhe urtësinë me të cilat Ai i ka pajisur robërit e Tij dhe të na bëjë prej atyre: “Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.” (Ez-Zumer: 18)
All-llahu e pranoftë dhe le të jetë i kënaqur nga ky ibadet madhështor prej robërve të Tij.
Fevzi Musliu

Dhulkarnejn- Forumist
- Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010
Similar topics
» Disa statistika të Kuranit të Shenjtë
» Sahabijket dhe punët e shtëpisë te tyre
» E moshuara jeton me varrin brenda shtepise
» Sahabijket dhe punët e shtëpisë te tyre
» E moshuara jeton me varrin brenda shtepise
Feja Islame :: Shtyllat e Fesë :: Haxhi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi