Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami, fe e natyrshmërisë së pastër

Shko poshtë

Islami, fe e natyrshmërisë së pastër Empty Islami, fe e natyrshmërisë së pastër

Mesazh nga Ebu Beker Thu Mar 18, 2010 3:18 pm

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Secila foshnje lindet në natyrë të pastër islame, kurse prindërit e bëjnë të çifut, të krishterë apo zjarrputist, ashtu si kafsha e plotë e lind kafshën e plotë dhe pa mangësi.” Pastaj Ebu Hurejra lexoi ajetin: "…feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë." (Rum: 30) (Buhariu dhe Muslimi)


Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Ky hadith sinjalizon për një çështje shumë të rëndësishme e ajo është se origjina te njeriu është besimi në Allahun e Lartësuar e shprehur me natyrën e pastër. Njeriu del nga natyrshmëria e tij përmes ndikimeve dhe ndërhyrjeve të jashtme si edukata, ambienti, arsimimi etj. I Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka ngjasuar gjendjen e njeriut në momentet e lindjes së tij në natyrshmërinë me shembullin e kafshës së plotë dhe pa të meta e mangësi në krijimin e saj, ndërsa kur ajo rritet ia këpusin veshët, hundën dhe ia ndryshojnë natyrshmërinë e saj. Kësisoj edhe njeriu i ekspozohet devijimit, ndryshimit të natyrshmërisë së tij përmes ndikimit të jashtëm. Sikur njeriu të jetonte i vetmuar, të edukohej i vetmuar pa ndonjë ndikim të jashtëm, do të rritej si besimtar, njohës i Allahut të Lartësuar.


Dobitë prej këtij hadithi:

1- Obligimi parë i robërve është njësimi i Allahut. Besimi në Allahun e Lartësuar është shprehur me natyrën e pastër që është vulosur në shpirtin njerëzor kurse e panatyrshme është shirku dhe marrja e zotëve të tjerë për Zot. Prandaj, gjëja e parë që i drejtohet njeriut, që është në këtë situatë, është njësimi i Allahut dhe mohimi i zotave të tjerë, ndërsa kush e ka problemin në çështjen e ekzistimit të Zotit, si ateisti, atëherë duhet t'i ofrojmë argumentet e ekzistimit të Allahut.

2- Natyrshmëria nuk mund të çrrënjoset. Ajo mund të fshihet, të mbulohet me elementet e kufrit (mosbesimit), por kur të zhduken ato njeriu kthehet në natyrshmërinë e tij të pastër, beson Zotin dhe i kthehet Atij.

3- Të qenët fetar me fenë e vërtetë konsiderohet domosdoshmëri njerëzore, që njeriu nuk mund t'i ikë e t'i shmanget kësaj apo ta fshijë nga lista e prioriteteve të tij.

4- Fëmijët e besimtarëve do të jenë të shpëtuar në Ditën e Kiametit dhe kjo është një prej çështjeve unanime ndërmjet dijetarëve. Kurse dijetarët janë në mospajtim lidhur me fëmijët e jobesimtarëve, të cilët kanë vdekur para moshës së pjekurisë. Por mendimi më i saktë dhe më i qëndrueshëm është se edhe ata do të jenë prej të shpëtuarve për faktin se kanë vdekur në natyrshmërinë para se të ndryshohen. Imam Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, lidhur me fëmijët e idhujtarëve thotë se: "Ata janë në xhenet". Gjithashtu Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë se ky mendim është i saktë dhe i zgjedhur nga dijetarët duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar: "Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të Dërguar!" (Isra, 15) Gjithashtu prej argumenteve për shpëtimin e tyre është edhe hadithi i gjatë që shënon Buhariu nga Semurete b. Xhundub, hadithi i ëndrrës, ku i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: "... burri i gjatë në kopsht ishte Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, ndërsa fëmijët e vegjël rreth tij janë të gjithë ata fëmijë që vdesin para moshës së pjekurisë." Disa të pranishëm pyetën: "O i Dërguar i Allahut! Po fëmijët e jobesimtarëve? Ai u përgjigj: "Edhe fëmijët e jobesimtarëve."

5- Gjykimi për shpëtimin e fëmijëve të jobesimtarëve në botën tjetër nuk nënkupton edhe ndryshimin e gjykimit të prindërve të tyre në këtë botë. Ata në këtë botë e kanë statusin e jobesimtarëve, trashëgojnë prindërit e tyre dhe trashëgohen nga ata dhe varrosen në varrezat e jobesimtarëve. Për këtë dëshmon fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, kur është pyetur për fëmijët e jobesimtarëve, ai ka thënë: "Ata janë prej prindërve të tyre." (Shënon Muslimi)
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi