Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami nuk i ka bërë padrejtësi gruas

Shko poshtë

Islami nuk i ka bërë padrejtësi gruas Empty Islami nuk i ka bërë padrejtësi gruas

Mesazh nga Ebu Amar Wed Feb 17, 2010 12:08 am

Islami nuk i ka bërë padrejtësi gruas

Dëgjojmë zëra të shumtë të urryer të cilët thërrasin se Islami i ka rrënuar të drejtat e gruas, i ka bërë padrejtësi asaj, nuk i ka dhënë liri të plotë dhe nuk ka barazuar mes saj dhe burrit, e shumë shprehje të tilla të përkthyera nga ato që shkruajnë armiqtë e Islamit kundër Islamit.

Në realitet, thënësit e këtyre hipotezave janë një prej dy burrave:

Njëri prej tyre është një injorant i madh i cili ka dëgjuar njerëzit duke thënë këtë shprehje dhe ka pasuar atë saqë është bërë edhe mik i tyre, madje edhe tellall i tyre që përciell idetë e tyre, dhe sigurisht që nuk posedon dije që të bazohet tek ajo për atë që thotë, por vetëm bërtet e bën tellallin, flet atë që nuk e di.

Ndërsa me këtë janë mashtruar shumë nga njerëzit të cilët nuk kanë njohuri Islame aspak, e sidomos disa gra të cilat kanë marrë kulturë jo Islame apo disa injorante të cilat pasojnë verbërisht pa udhëzime.

Ky lloj i njerzëve humbin, e i humbin edhe të tjerët se ai në vete është injorant, por në të njëjtën kohë injoron se është injorant, ashtu siç thotë edhe poeti:

Nëse ti injoron se je injorant,

atëherë kjo është injorancë mbi injorancë!



Ndërsa i dyti është një intrigant i cili mundohet me përgatitë kurthe për Islamin dhe muslimanët, i cili dëshiron t'ua prishë atyre fenë dhe moralin e tyre, duke hyrë nga rrënimi i familjes, i ndikuar nga armiqtë e Islamit dhe zbatues i hartimeve të tyre në luftimin e Islamit.

Si ky edhe ai i pari janë ata të cilët e ngrenë këtë zë të urryer në çdo vend duke u munduar të mashtrojnë, dhe prej atyre janë ndikuar shumë nga muslimanët injorantë duke menduar se kjo thirrje është në dobi të tyre, kështu që zërave të tyre iu bashkuan edhe zëra të tjerë.

E me këtë gjë, ajo grua muslimane e ndikuar nga ato thirrje bëhet e padrejtë ndaj fesë dhe Islamit të saj duke e akuzuar atë se ai ka bërë padrejtësi asaj. Dhe kush? Ai Islam i cili e ngriti atë në vendin më të lartë, veç sikur ta dinte e ta perceptonte këtë, por ku është perceptimi te gratë tona, me përjashtim të atyre që dëshiron Allahu, dhe te Allahu ankohemi e Atij i kërkojmë ndihmë!

Andaj për çdo grua muslimane të kulturuar duhet që të mësojë fenë e saj dhe të njohë vendin dhe nderin që Islami i ka dhënë asaj, jo të pasojë çdo lloj tellalli mendjelehtë.

E në të njejtën kohë duhet që ajo të shikojë edhe ligjet e të huajve si ato Franceze dhe të tjera, që të mësojë qëndrimet e atyre ligjeve ndaj gruas. Pastaj të mësojë se si ka qenë pozita e gruas para Islamit, kur ajo konsiderohej prej gjërave të ulëta, të pavlera dhe pa asnjë lloj respekti e vendi. Dhe ka për të gjetur se atë nuk e ka ngritur dhe nderuar veçse Islami.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi