Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne nuk kuptojmë shumë nga ajo që na thua

Shko poshtë

Ne nuk kuptojmë shumë nga ajo që na thua Empty Ne nuk kuptojmë shumë nga ajo që na thua

Mesazh nga Ebu Amar Thu Mar 18, 2010 4:38 pm

Mosbesimtarët gjithashtu përhapnin dyshime dhe të pavërteta rreth mënyrës së thirrjes të përdorur nga të Dërguarët e Allahut, alejhimu selam.
Populli i Nuhit alejhi selam, i drejtohej Atij alejhi selam me këto fjalë:

“O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, silleni pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!” (Hud, 32)

Në këtë mënyrë ata e kanë shfaqur pakënaqësinë dhe irritimin e tyre të shkaktuar nga thirrja e Nuhit alejhi selam. Këshillat e tij të vazhdueshme i konsideronin biseda të zbrazta dhe të tepruara. Kjo mënyrë e debatimit, e përdorur prej mosbesimtarëve tregon mungesën e argumenteve nga ana e tyre dhe pamundësinë për t’iu përgjigjur Nuhit, alejhi selam. Për këtë shkak ata i kërkonin që t’i realizojë kërcënimet e tij.

Populli i Shuajbit, alejhi selam, përdorte të njëjtën mënyrë:

“O Shuajb, ne nuk po e kuptojmë shumicën nga ajo që thua dhe ne të konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur të mos ishte ai grup yti, ne do të gurëzonim ty, ngase ti nuk je i çmuar ndër ne”. (Hud 91)

E akuzonin me paraqitje të dobët të thirrjes së tij, me paqartësi dhe dobësi në mënyrën e argumentimit sepse ata nuk donin që t’i përgjigjeshin thirrjes së tij.

Zemrat e tyre ishin të njollosura dhe të ndryshkura, e për këtë shkak ata nuk e pranuan thirrjen e tij, edhe pse ata i kishin kuptuar shumë mirë fjalët e Shuajbit, alejhi selam, dhe domethënien e tyre të vërtetë.

Është fakt i pamohueshëm se Pejgamberët e Allahu, alejhimu selam, kanë folur qartë dhe kuptueshëm. Ata, Allahu subhanehu we teala, i ka zgjedhur nga elita e popujve të tyre. U ka dhënë argumente të qarta dhe në të njëjtën kohë u ka dhënë edhe bukuri e qartësi të shprehjes.

Allahu i Lartësuar, thotë:

“Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t’u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.” (Ibrahim, 4)

Kështu që ata nuk do të kenë argumente për të mos e pranuar thirrjen e të Dërguarve. Kur Allahu, subhanehu we teala, e zgjodhi Musain alejhi selam për pejgamber, Ai tha:

"(këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha. “Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)”. Ai (Musai) tha: “Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time! Më cakto një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, vëllain tim, Që me të të ma forcosh fuqinë time, Bëma shok atë në punën time, Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë, Dhe të përkujtojmë Ty shpesh. Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët”. (Ta Ha, 23-35)

Allahu subhanehu we teala, iu përgjigj kështu Musait, alejhi selam, duke i thënë:

“Ai (All-llahu) tha: “O Musa, t’u dha ajo që kërkove!” (Ta Ha, 36)

Me këtë, Allahu subhanehu we teala, ia ka zgjidhur nyjën e gjuhës Musaut alejhi selam dhe e bëri prej njerëzve më oratorë dhe që fliste rrjedhshëm. Si ndihmës të tij caktoi edhe vëllaun e tij Harunin, alejhi selam. Mirëpo, edhe krahas kësaj, faraoni vazhdonte sulmet e tij me këto fjalë:

“Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mezi flet!” (Zuhruf, 52)

Kështu, faraoni e përqeshte Musaun alejhi selam, duke iu referuar defektit në të folurit nga i cili vuante Musai alejhi selam, para pejgamberllëkut. Meqë Allahu, subhanehu we teala, e zgjodhi për pejgamber, faraoni vazhdoi duke trilluar të pavërteta rreth aftësisë për të folur të Musait alejhi selam, edhe pse Allahu, subhanehu we teala, e pat shërruar.

Këto janë fjalët e kundërshtarëve të pejgamberëve të Allahut, alejhimu selam, prej kohërave më të lashta dhe më vonë e në çdo kohë.
Ne sot jemi dëshmitarë për shumë kontradikta në fjalët e ushtarëve të së kotës. Këto kontradikta i sheh edhe njeriu më i thjeshtë. Ato janë të dukshme në shkrimet, analizat, fjalitë dhe propagandën e tyre. Shkaku kryesorë për këtë gjë është fakti se ata edhe pse janë të “mençur dhe inteligjentë”, mbartin flamurin e kotësisë e ai që e mbron gënjeshtrën, Allahu subhanehu we teala, do ta poshtërojë dhe do ta turpërojë herët apo vonë në jetë. Në anën tjetër, Allahu subhanehu we teala, do ta forcojë atë që e mbron të vërtetën dhe do ta bëjë prej të drejtëve.

Kur Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, u dërgua në Gadishullin Arabik, në mes të popullit që krenohej me gjuhën e tij dhe mburreshin para të tjerëve dhe ata, të cilët nuk flisnin arabisht i quanin të huaj. Ata nuk patën mundësi që ta sulmojnë Muhammedin, sal’allahu alejhi we selem me fjalët, të cilat populli i Shuajbit alejhi selam, ia drejtonte atij:

“O Shuajb ne nuk e kuptojmë shumicën nga ajo që thua”. (Hud, 91)

Arabët ishin në dijeni të plotë për aftësitë gjuhësore të Muhammedit, sal’allahu alejhi we selem, dhe nuk patën mundësi që të krijojnë barrierë mes tij dhe popullit të tij.
Për këtë shkak e akuzuan se është magjistar, i cili ndan burrin prej gruas dhe vëllaun prej vëllaut. Me këtë dashën që t’i frenojnë njerëzit nga thirrja e tij. Me këto shpifje shkuan te Tufejl ibn Amëri që ishte i mençur, duke bërë propagandë kundër Muhammedit, sal’allahu alejhi we selem, dhe e bindën që të fusë pambuk në veshët dhe të mos e dëgjojë çfarë thotë Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem.

Ata e dinin se fjalët e të Dërguarit sal’allahu alejhi we selem, janë të vërteta dhe se të vërtetës i takon fuqia mbi zemrat e njerëzve. Kjo është në përputhje të plotë me metodat që përdorin armiqtë e Islamit sot duke vendosur errësirë të plotë informative rreth Thirrjes Islame (information black out) me qëllim që ta kufizojnë dhe parandalojnë përhapjen e saj.

S.A

Teuhid.NET
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi