Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femijet palestinezë, 12-vjeçarë

Shko poshtë

Femijet palestinezë, 12-vjeçarë Empty Femijet palestinezë, 12-vjeçarë

Mesazh nga Ebu Hattab Sat Mar 20, 2010 7:35 pm

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shprehin shqetësimin e tyre për shkak të rritjes së numrit të të rinjve 12-vjeçarë që po mbahen prapa grilave nga izraelitët, dhe “të cilët trajtohen si terroristë”.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zyrtarët palestinezë janë tejet të shqetësuar me faktin se, si pasojë e aksioneve ushtarake të Izraelit, mbi 300 fëmijë palestinezë po mbahen nëpër burgjet izraelite.
Grupi izraelit B'Tselem pohon se forcat e sigurisë kanë “shkulur rëndë” të drejtat e një numri fëmijësh me moshë mes 12 dhe 15 vjeçare, të cilët janë dërguar në burg muajve të fundit.
Familja e një djaloshi 13-vjeçar nga Nebroni, i cili ishte arrestuar më 27 shkurt nga ana e një patrulle ushtarake, dhe pastaj ishte mbajtur në burg për tetët ditë, ka ngritur kallëzim penal kundër autoriteteve izraelite.
Adoleshenti, Al-Hasan Muhtaseb, e përshkroi se si ishte marrë në pyetje pa praninë e avokatit deri në orët e vona të natës, se si ishte detyruar të pranonte se kishte hedhur gurë, dhe se si kishte nënshkruar pranimin në gjuhën izraelite, të cilën ai fare nuk e kupton.
Ai ishte mbajtur në arrest për tetë ditë, së bashku me të rritur, para se të dërgohej para gjykatës ushtarake.
Ishte i vetmi që tetë ditë më vonë u lirua me kaucion, pas përpjekjeve të shumta ligjore që bënë disa grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Meqenëse e nënshkroi pranimin e veprës për të cilën ngarkohej, ai ende përballet me një dënim të mundshëm për hedhje gurësh – një akuzë kjo që zakonisht përfundon me disa muaj burgim, edhe pse dënimi maksimal shkon deri në 290 vjet burg.
Edhe pse pjesa më e madhe e vëmendjes ndërkombëtare fokusohet në përpjekjet diplomatike në Lindjen e Mesme, rastet, sikurse ky i arrestimit të këtij adoleshenti, e pasqyrojnë realitetin e palestinezëve që jetojnë nën okupimin ushtarak të Izraelit.
Befasi në rastin e përvojës së këtij adoleshenti nuk është se kjo ngjarje është një gjë e jashtëzakonshme, por se është një përvojë e zakonshme.
Sipas grupit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve Defence for Children Intenational (DCI), i cili po merret edhe me rastin e Muhtaseb, vetëm prej fundit të shkurtit e këndej, 343 fëmijë palestinezë vazhdojnë të mbahen në burgjet izraelite.
Izraeli në mënyrë rutinore ndjek penalisht edhe fëmijët palestinezë me moshë 12-vjeçare, ndërkohë që sistemi juridik izraelit i trajton fëmijët palestinezë njësoj sikurse të rriturit sapo ata t’i kenë mbushur 16 vjet, edhe pse vetë izraelitët i konsideron të rritur me 18 vjet.
Keqtrajtimi dhe torturimi i fëmijëve palestinezë është “tejet i përhapur, sistematik dhe i institucionalizuar”, pohon DCI në një raport të vitit të kaluar.
Al-Hasan Muhtaseb ishte arrestuar pasdite, derisa ai dhe vëllai i tij 10 vjeçar, Amir, po shkonin në shtëpi përmes Hebronit, në Bregun Perëndimor të okupuar, pasi që kishin vizituar dajën e tyre.
"Dy ushtarë na i afruan dhe na thanë: ‘Ejani këtu!’ Dhe ne shkuam”, tregon Al-Hasan, një djalosh i dobët por i veshur mirë, që mezi të bindë që ka 13 vjet.
"Ata e morën vëllanë tim, dhe nuk e di ku e çuan.
Mua më futën brenda stacionit, kështu që pas kësaj s’e pashë më fare ku e çuan atë”.
Ata u arrestuan ndarazi. Amir ishte liruar po atë natë, megjithëse shumë i traumatizuar.
"Ishte në një gjendje shumë, shumë të vështirë psikologjike”, tregon babai i tij, Fadel Muhtaseb (45). "Ishte përshurrur, por edhe i tmerruar”.
Djaloshi tregon se ia kishin mbyllur sytë me kapelë, dhe i kishin mbajtur në të njëjtën dhomë me një qen, të cilin e kishte dëgjuar duke gulçuar.
Al-Hasan ishte marrë në pyetja në postin ushtarak izraelit në Kiryat Arba, një koloni kjo çifute në Hebron.
"Me pyetën: A ke hedhur gurë? A e ke lënduar ndonjë ushtar apo dëmtuar ndonjë veturë ushtarake? Sa ishte afër ushtarëve?
Pse po hidhje gurë?”, thotë ai. Në fund, e kishte pranuar se ka hedhur gurë, edhe pse në intervistën e javës së kaluar Al-Hasan tregoi se kjo ishte e pavërtetë; atë ditë nuk kishte hedhur gurë, por një javë më parë po.
Ishte detyruar ta nënshkruante një deklaratë në gjuhën çifute, gjuhë kjo që ai nuk di as ta lexojë as ta flas.
I ishin mbyllur sytë dhe ishte dërguar në burgun ushtarak Ofer, ku kishte arritur rreth orës 3:30 të natës.
"Nuk pati fëmijë tjerë atje. Isha shumë i frikësuar”, tregon ai. Mirëpo, babai i tij, që punon si rrobaqepës, nuk kishte mundësi të paguante kaucionin prej 2,000 shekelësh (350 funta).
"Babai im iu tha se s’mund të paguante aq para”, shprehet Al-Hasan. Babait të tij, i cili gjatë intervistës u ulë aty afër, i rrodhën lotët.
Të dielën e kaluar djaloshi ishte liruar me kusht,që nënkuptonte arrestimin e babait të tij nëse ai nuk përgjigjet në ftesat e ardhshme të gjyqit.
"Edhe nëse ka hedhur gurë, ai është vetëm 13-vjeçar, e ata e trajtuan si një terrorist. Pohojnë se janë demokrat dhe human, por s’janë të tillë”, thekson Fadel.
Forcat Mbrojtëse izraelite mbrojnë arrestimin, duke pohuar se ushtarët izraelitë vepruan për të parandaluar dhunën.
Por dy djelmoshat tani janë të papërmbajtur, ndërkohë që Amir është në spital.
"Ai zgjohet në mes të natës duke bërtitur. Ne po mundohemi që ta qetësojmë, por gjendja e tij vetëm sa po përkeqësohet më shumë”, tregon Fadel.
Autoriteti Palestinez ka nxjerrë në pah rastin e dy vëllezërve Muhtaseb, duke theksuar se Izraeli po thyen ligjin ndërkombëtar dhe se kohëve të fundit po merr qëndrim më të ashpër ndaj sfidave rutinore që i shkakton okupimi, përfshirë këtu efektet e barrierës në Bregun Perëndimor.
Ndërkohë, forcat izraelite të sigurisë kanë tërhequr vërejtjen për ndërmarrjen e masave edhe më energjike nëse protestat eskalojnë./express/ (The Observer)
Ebu Hattab
Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi