Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët tanë dhe dashuria e Allahut të madhëruar

Shko poshtë

Fëmijët tanë dhe dashuria e Allahut të madhëruar Empty Fëmijët tanë dhe dashuria e Allahut të madhëruar

Mesazh nga Ebu Amar Sun Apr 11, 2010 6:34 pm

Fëmijët tanë dhe dashuria e Allahut të madhëruar – pjesa e parë

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Lavdërimi i takon Allahut të madhëruar, falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve, ashtu siç i përshtatet Fytyrës së Tij të ndritshme, e madhërisë së Tij sunduese.
Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, të Urtit, të Mençurit. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi vulën e të dërguarve, i cili u dërgua mëshirë për njerëzimin, e më pas:
Me të vërtetë fëmija është si një bimë e vogël, zhvillohet, lulëzohet, derisa bëhet pemë frytdhënëse ose të paktën hijebërëse, ose mund të bëhet ndonjë pemë e pafrut apo helmuese e me gjemba, na mbrojttë Allahu prej kësaj.
Në mënyrë që të kultivojmë një brez pemësh frytdhënëse apo të paktën hijebërëse, duhet që të kujdesemi për ta qysh në fillim, duke u mbështetur Allahut të madhëruar e duke kërkuar ndihmë prej Tij në përmirësimin e tyre.
E sa nevojë kemi për këtë kohë ku armiqtë e Islamit i janë vërsulur Islamit sikur të uriturit rreth ushqimit.
Ashtu sikur na ka lajmëruar i Dërguari i Allahut alejhi selam, prandaj detyra jonë është të kultivojmë brez me besim të fortë, i cili do t’i përqendrojë në të drejtë, do të ngrijnë lart fenë islame, e do ta mbrojnë atë me gjithë fuqinë e tyre.
Në rreshtat e mëposhtëm shkruesja e këtij artikulli na sqaron hapat e para që duhet të bëjmë në mënyrë që të arrijmë çka përmendëm më lartë, e kjo është: ndihma që duhet t'u japim fëmijëve tanë për të dashur Allahun e madhëruar… Çdo gjë të saktë që do të gjeni në të, dijeni se është nga Allahu dhe mirësia e Tij ndaj meje, e nëse do të gjeni gabime dijeni se kjo është nga shkruesja dhe shejtani. Falënderimi i takon Allahut në fillim e në fund.
1. Ç’është dashuria e Allahut?
Dashuria e Allahut është: të jetë Allahu i madhëruar më i dashur për njeriun se vetja e tij, fëmijët e tij, e çdo gjë që posedon.
2. Përse fëmijët?
Sepse fëmijët janë themeli i shoqërisë, nëse do ta vendosim në mënyrë të rregullt, e gjithë ndërtesa do të ishte e saktë, sado që kjo ndërtesë të lartësohej. Gjithashtu, fëmija është fara e brezave të ardhshëm. Pra ashtu siç kujdesemi për zhvillimin e trupit të fëmijës, ashtu duhet të kujdesemi edhe për zhvillimin e personalitetit të tij. Nëse do të kujdesemi për një gjë të tillë, dije se mundi i bërë do të japë frytin e tij.
Në momentin e rinisë së tij, në momentin kur do të ngrejë lart fenë e tij, e gjithë kjo arrihet nëse ai e do Zotin e tij, dhe çdo punë e kryen me sinqeritet ndaj Tij subhanehu ue teala. E nëse nuk e bëjmë një gjë të tillë, do ta shikojmë të jetojë pa perspektivë, i humbur, Allahu na ruajttë nga kjo, ashtu siç shikojmë shumë rreth nesh...
3. Përse t'ua mësojmë fëmijëve dashurinë ndaj Allahut?
a) Sepse Allahu i madhëruar ka thënë për ata të cilët e duan Atë në ajetin 31 në suren Al Imran: “Thuaj nëse e doni Allahun më ndiqni mua t'ju dojë juve Allahu, t'ju falë gabimet tuaja, e Allahu është Falës dhe mëshirues.”
b) Sepse Allahu i madhëruar është Ai i cili na ka krijuar nga asgjëja. E përsosi krijesën tonë, e na bëri më të mirë se shumë prej krijesave të Tij. Na dhuroi ne mirësinë më të madhe e ajo është feja islame, pastaj na furnizoi pa e merituar atë, e më pas na premton xhenetin e kjo mirësi e mëshirë nga Ai e jo me punët tona. Ai është më i miri, i pari dhe i fundit.
c) Sepse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem gjithmonë lutej duke thënë: “O Allah, bëje për mua dashurinë Tënde më të dashur se veten time, familjen time, pasurinë time, fëmijët e mi, …” E ne kemi në Resulullahun shembullin më të mirë.
d) Sepse dashuria për Allahun e madhëruar lind respekt për Të si në fshehtësi, ashtu edhe haptazi. E sa nevojë kemi ne që fëmijët tanë të respektojnë Zotin e tyre – në vend që marrëdhëniet me Të të jenë të ngritura në frikë nga dënimi i Tij e xhehenemi- atëherë do ta kryejnë ibadetin e tyre ndaj Tij me dashuri e me kënaqësi shpirtërore, e cila jeton me ta e i ruan nga tronditjet e jetës.
e) Sepse zakonisht fëmijët janë të lidhur me prindërit e tyre apo me edukuesit e tyre, duke ditur se prindërit, kujdestarët, apo edukuesit nuk do të rrinë përgjithmonë me ta dhe se është Allahu subhanehu ue teala Ai i cili është i Përjetshmi, i pafillim dhe i pambarim. Është ai i cili nuk e kap as kotje e as gjumë. Ai është me ta kudo që të jenë, e Ai i mbron e i ruan ata më shumë se prindërit. Prandaj lidhja me Të dhe dashuria ndaj Tij konsiderohet e domosdoshme.
Edhe nëse gjatë jetës i humbin prindërit e tyre apo njërin prej tyre, e dinë se kanë një kraharor të ngrohtë që i pret e prehen në Të. Mbështetje të fortë i cili është Allahu subhanehu ue teala.
f) Sepse ata nëse e duan Allahun e madhëruar dhe e mësuan se Kurani është fjala e Tij do ta duan edhe Kuranin.
Nëse e mësojnë se namazi është takim me Allahun, gëzohen me dëgjimin e ezanit, bëhen të kujdesshëm ndaj namazit dhe e falin atë me frikë-respekt.
Nëse e mësojnë se Allahu është i bukur dhe e do të bukurën, do të bëjnë çdo gjë të bukur e do t'i largohen çdo gjëje të shëmtuar. Nëse e mësojnë se Allahu i do, penduesit, të pastrit, bamirësit, sadakadhënësit, duruesit, të drejtët, ata të cilët i mbështeten Allahut dhe se Allahu është me durimtarët, dhe se Allahu është prijës i të devotshmëve, i atyre të cilët besojnë, e është gjithmonë në mbrojtje të tyre… mundohen atëherë të zbukurohen me këto cilësi që të arrijnë kënaqësinë dhe dashurinë e Tij.
Ndërsa, nëse e mësojnë gjithashtu se Allahu nuk i do tradhtarët, as jobesimtarët, as mendjemëdhenjtë, as zullumqarët, as prishësit, do t’i largohen sa të munden këtyre cilësive për hir të Dashurisë së Tij dhe dëshirën për të fituar kënaqësinë e Tij subhanehu ue teala.
h) Sepse ata nëse e duan Allahun e madhëruar i binden urdhrave të Tij e i largohen ndalesave të Tij, pa përtuar e me gjoks të hapur. Gjithashtu i japin përparësi kënaqësive së Tij ndaj kënaqësive të tyre. Shpenzojnë çdo gjë sado e vlefshme qoftë ajo për hir të Tij. Sakrifikojnë për hir të Tij, zotërimin e epsheve me qëllim që të arrijnë kënaqësinë e Tij. E duan çdokënd që e do Allahun e madhëruar.
i) Sepse dashuria e Allahut do të thotë të ndjesh se Ai subhanehu ue teala na ruan dhe na mbron në çdo kohë dhe në çdo vend. E kjo na bën që të ndjehemi të qetë dhe të rehatshëm e të qëndrueshëm. Nuk ka vend meraku e as mërzia… nga këtu e ruajmë veten dhe trupin nga sëmundjet shpirtërore… e më e rëndësishme se kjo është se e ruajmë veten dhe trupin nga gjynahet dhe gabimet.
j) Sepse në kohën tonë ka disa shembuj nga muslimanët, të cilët e shikojnë se më e mira zgjidhje për këtë çështje është të shmangurit nga kjo, e nga këto shembuj për fat të keq janë:
-Ata të cilët e ndajnë fenë nga dynjaja dhe thonë se feja e ka vendin në xhami dhe në sixhaden e namazit vetëm, e më pas bëjnë çka të duan.
-Ata të cilët u bëjnë dëm njerëzve në xhami e kjo ndodh edhe në xhaminë e Resulullahut apo në Kabe – fatkeqësisht dhe thonë se marrëdhëniet ditore dhe morali nuk kanë lidhje me fenë.
-Ata të cilët lënë një nga shtyllat e Islamit edhe pse kanë mundësi në kryerjen e tij – e kjo është kryerja e haxhit- me arsyetimin se kur të bëhen të moshuar do ta kryejnë dhe thonë se kanë përpara jetë të gjatë e kanë për të bërë shumë gjynahe, prandaj do ta kryejnë haxhin kur te jenë të moshuar, në mënyrë që të fshijnë gjynahet e kaluara të gjitha.
-Ato të cilat e refuzojnë veshjen e hixhabit me arsyetimin se zemrat e tyre besojnë dhe se rregullsia e zemrës është më e rëndësishme sesa pamja e jashtme. E neglizhojnë urdhrin e Allahut i cili është farz sikur edhe namazi. Gjithashtu, edhe nënat dhe baballarët edhe bashkëshortët ata të cilët i kundërshtojnë apo i luftojnë vajzat dhe bashkëshortët tyre e me veshjen e hixhabit.
-Ata të cilët i kanë harruar mexhliset e dijes, e sa herë që i përkujtojmë për një gjë të tillë thonë se "ke të drejtë edhe mbi trupin tënd" apo "feja është lehtësim e jo vështirësi" apo "mos harro nasibin tënd nga kjo dynja", në të njëjtën kohë ku ata kanë harruar nasibin e tyre nga ahireti.

Përktheu: F. Gurra
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët tanë dhe dashuria e Allahut të madhëruar Empty Re: Fëmijët tanë dhe dashuria e Allahut të madhëruar

Mesazh nga Ebu Amar Sun Apr 11, 2010 6:36 pm

Fëmijët tanë dhe dashuria e Allahut të madhëruar – pjesa e dytë

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem.

Si ta mbjellim dashurinë e Allahut në zemrat e fëmijëve tanë

Kërkon kjo punë, në fillim fare prej prindërve që t’i mbështeten Allahut të Plotfuqishmit, të Dijshmit, e të kërkojnë ndihmën e Tij, t’i luten Atij që t’ua shpërblejë mundin e bërë në edukimin e fëmijëve, e ta bëjnë atë për të fituar kënaqësinë e Allahut.

Vazhdimisht të përmendin: “O Zot, ma hap gjoksin e ma lehtëso çështjen, më zgjidh gjuhën time e bëje të kuptueshme fjalën time.” Ky është themeli i parë për të ndërtuar marrëdhëniet ndërmjet teje dhe Zotit tënd. E më pas kërkohet prej prindërve dhe edukuesve, interes, mund dhe kujdesje.

Duhet që fëmija ta mësojë këtë çështje me thellësi, me dashuri, e butësi, sepse këtu po flasim me gjënë më të çmueshme që do t'u mësojmë fëmijëve. Ndërsa nëse gabojmë në këtë çështje mund të ketë rezultate të hatashme. Prandaj, është shumë e rëndësishme të kihet kujdes kërkesave të moshës së fëmijës.
Sa më herët që të fillojmë në këtë çështje, aq më mirë do të ishte.
Gjithashtu, nëse do të interesoheshim me fëmijën e madh, do të ishte kjo edhe më e lehtë për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat e tjerë që të duan Allahun e madhëruar.
Sepse fëmija i madh është shembull për ta dhe se ai ndikon tek ta më shumë se prindërit.
Duhet që të gjejmë kohën dhe mënyrën e duhur për të folur me ta në këtë temë.

Më poshtë do të sqarojmë se si t'ua mësojmë fëmijëve dashurinë e Allahut të madhëruar në çdo nivel moshe.

Së pari: Faza paramartesore.

Me të vërtetë fara e mirë nëse hidhet në tokë të keqe mbytet dhe asgjësohet, e nuk do ta jap frutin e saj.
Prandaj, e ka bërë Islami një nga të drejtat e fëmijës mbi prindërit zgjedhjen e bashkëshortit e të bashkëshortes. Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “E martojnë gruan katër gjëra: pasuria, bukuria, prejardhja, dhe feja e saj; zgjidh atë me fe, i ke kapur të gjitha.”

Gjithashtu e ka cilësuar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem që bashkëshort i pranuar është ai i cili është i pajisur me këto dy gjëra: feja dhe morali. I cili ka thënë: “Nëse u vjen ai i cili është i pajisur me moral dhe fe, martojeni atë.”

Dhe na e sqaroi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem rrezikshmërinë nëse ne e refuzojmë një gjë të tillë duke shtuar: “E nëse nuk e bëni një gjë të tillë, do të ketë fitne në tokë dhe fesad të madh.”

Gjithashtu, kërkesën për martesë e shoqëron edhe namazi i istikhares, pastaj vjen zgjedhja e bashkëshortit apo bashkëshortes së mirë. Duke bërë dua’ që Allahu i madhëruar t’ju dhurojë pasardhës të khajrit, sic bëri Zekerija alejhi selam duke thënë: “O Zoti im! Më dhuro mua nga ana Jote pasardhës të mirë, Ti je me të vërtetë Dëgjues i duasë.”

Gjithashtu, edhe salihinët janë lutur me këtë dua: ”O Zoti ynë! Na dhuro neve nga bashkëshortet tona dhe pasardhësit tanë lumturi, e na bëj prijës për të devotshmit.”

Së dyti: Faza e zhvillimit.

Shkruesja e këtyre rreshtave jep mendimin e saj për çdo nënë muslimane e cila pret fëmijë, të fillojë menjëherë sapo ta marrë vesh se Allahu i madhëruar e ka furnizuar me bebe.
Ta shtojë afrimin e saj për tek Allahu i madhëruar duke e falënderuar për mirësinë e dhënë, e të përgatitet për pritjen e kësaj dhurate. Të jetë me zemër sa më të qetë, dhe e rehatuar shpirtërisht, sepse kjo ndikon në rehatinë shpirtërore të foshnjës.
Duhet që ta shtosh dëgjimin e Kuranit, i cili gjithashtu arrin tek foshnja. Mësohet me dëgjimin e tij dhe bëhet i lidhur me të në jetën e tij të ardhshme insha’Allah.

Ne kemi shembullin më të mirë në gruan e Imranit -nënën e Merjemes- e cila tha: “O Zoti im! Të jam betuar Ty se (fëmija) që është në barkun tim t’i përkushtohet shërbimit Tënd. Prandaj, ma prano mua se me të vërtetë Ti je Dëgjues e i Dijshëm.”E rezultati i kësaj ishte: “E pranoi Zoti i saj me plot mirësi.”

Është vërtetuar se ushqimi më i mirë që merr fëmija është ai që nëna e tij e shton ngrënien e tij gjatë shtatzënisë. Gjithashtu, lëvizjet më të shumta tek nëna e tij foshnja i bën në barkun e saj, kështu që çdo lëvizje apo gjendje e nënës së tij ndikon në të shumë.

Inxhinieria e trashëgimisë na vërteton ndodhjen e shumë ndikimeve të cilat formojnë gjendjen e foshnjës, qofshin këto ndikime biologjike, fiziologjike, shpirtërore, apo dashurore.

Të gjithë ne e dimë se çfarë dëmi pëson foshnja tek ajo nënë e cila pi duhan. Kur duhani ndikon kaq shumë në shëndetin trupor të foshnjës, çfarë mendon atëherë si do të ishte ndikimi moral në foshnjën, nëse nëna e tij do të merreshe me thashetheme apo spiunllëqe?!

Shton gjithashtu, shejkh Ali Karnij duke thënë: “Është vërtetuar shkencërisht se gjendja e foshnjës nuk ndahet prej gjendjes së nënës së tij, ndonjëherë gëzohet, ndonjëherë hidhërohet, e mërzitet ndonjëherë kur nëna e tij e bezdis me disa veprime sikur pirja e duhanit etj.”

Mjekët kanë bërë një provë tek një grua shtatzëne në muajin e shtatë e cila pinte duhan.
Kërkuan prej saj t’i largohej pirjes së duhanit 24 orë. Në të njëjtën kohë lëvizjet e foshnjës ndiqeshin me anë të fotografimit ndriçues.
Gjetën se foshnja gjatë gjithë kësaj kohe ishte i qetë e i rehatshëm, mbas kësaj kohe mjekët i dhanë nënës një cigare e në momentin e thithjes së parë filloi zemra e foshnjës të rrihte me shpejtësi, sikur zemra e nënës.

Gjithashtu, shkenca ka zbuluar se ndjenjat e nënës transportohen për tek foshnja, lëviz i rehatshëm kur e ndjen se nëna nuk është e bezdisur me ndodhjen e tij dhe se është shumë e gëzuar në pritjen e tij.
E kundërta ndodh në momentin kur nëna e tij është e pakënaqshme, fillon e përpiqet, lëviz këmbët me inat kur ndjen se nëna e tij është e mërzitur në pritjen e tij.

Një nënë kishte ngelur shtatzëne pa dëshirë, e shumë herë u mundua të bënte abort, porse nuk mundi.
Kur erdhi koha e lindjes refuzoi vajza të pinte qumësht nga nëna e saj. Në të njëjtën kohë ia çuan një gruaje tjetër e cila pranoi të pinte prej saj. Porse kur e kthyen përsëri për tek nëna e saj e refuzoi përsëri derisa ia mbyllën sytë me një shami e ajo filloi të pinte.

Në anën tjetër shikojmë një nënë e cila qysh në fillim të shtatzënisë kujdeset në leximin e Kuranit dhe dëgjimin e tij në çdo gjendje, ulur, ngritur, mbështetur etj.
E rezultati i kësaj ishte që me ardhjen e këtij fëmije në dynja ia mundësoi Allahu i madhëruar mësimin përmendësh të Kuranit me texhuid e ai ishte vetëm pesë vjeç. Lavdia i takon Allahut më të mirit Krijues!

Nga ato ç’ka përmendëm kuptojmë se edukimi i fëmijës fillon qysh në fazën paralindjes.

Përktheu: F. Gurra
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi